ILIRIADA PORTAL

Dėshton sabotazhi i PS, KE njeh kredencialet e Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27012010

Mesazh 

Dėshton sabotazhi i PS, KE njeh kredencialet e Shqipėrisė




Opozita shqiptare konfirmon rolin e saj negativ nė integrimin e vendit



Mė nė fund, Anėtarėt e Komitetit tė Rregullores nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės votuan dje nė unanimitet rikthimin e kredencialeve tė delegacionit pėrfaqėsues tė Shqipėrisė. Kėshtu, pas njė refuzimi njėditor, Komiteti i Rregullores sė Kėshillit tė Evropės bėri tė vlefshme kredencialet e Shqipėrisė nė Asamblenė parlamentare tė kėtij organizmi. Sipas burimeve zyrtare, votimi ėshtė bėrė nė unanimitet edhe nga vetė europarlamentarėt e

majtė qė dje kishin propozuar heqjen e kredencialeve tė delegacionit Shqiptar. Votimi ėshtė bėrė me kėrkesė tė Shqipėrisė pasi nė rrugė zyrtare Asambleja ėshtė informuar nga Kuvendi i Shqipėrisė dhe Ministria e Jashtme pėr pėrbėrjen e delegacionit. Deputetėt e Partisė Demokratike nė delegacionin pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, thanė se ky institucion ka rikthyer kredencialet e pėrfaqėsisė sė Shqipėrisė me njė votim unanim. Sipas deputetėve, Asambleja pranoi pėrbėrjen e delegacionit pėrfaqėsues tė Shqipėrisė duke i rikthyer atij tė gjitha tė drejtat e votimit dhe pėrfaqėsimit nė punimet e sesionit tė dimrit tė parlamentarėve evropianė nė Strasburg. Lajla Pėrnaska, deputete e Partisė Demokratike, njėherazi dhe anėtare e delegacionit shqiptar nė Parlamentin evropian e kontaktuar nga Televizioni Klan sqaron se mbėshtetja e kredencialeve pėr vendin tonė u bė nė unanimitet tė plotė, madje dhe nga vetė kreu i grupit socialist nė kėtė asamble Andreas Gross i cili njė ditė mė parė ngriti shqetėsimin mbi pėrbėrjen e delegacionit shqiptar. Asambleja Parlamentare nuk konfirmoi dje pėrbėrjen e delegacionit shqiptar pėr shkak tė problemeve me deputetėt e opozitės duke i hequr Shqipėrisė tė drejtėn e votės.

Doda: Pėrpjekja e Ramės, e dėshtuar
Pėr anėtaren tjetėr tė delegacionit shqiptar nė Parlamentin Evropian Mesila Doda pėrpjekja e opozitės dhe lidershipit tė saj Rama, pėr tė nxjerrė jashtė institucioneve ndėrkombėtare Shqipėrinė rezultoi njė pėrpjekje e dėshtuar. Votimi nė unanimitet i anėtarėve tė Komitetit tė Rregullores sė Kėshillit tė Evropės erdhi pas njoftimit pėr ngrirjen e kredencialeve tė delegacionit shqiptar me argumentin se pėrfaqėsimi i tij nuk pėrputhej me vlerat evropiane. Por duket se dy ditė pėrpara publikimit tė raportit tė kėtij institucioni pėr vendin tonė, Kėshilli i Evropės ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit tė lartpėrmendur duke i njohur delegacionit shqiptar sėrish tė drejtėn e votės.

Ngrirja e delegacionit
Shkaka pėr refuzimin e delegacionit tonė nga Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, u bė njė letėr e dėrguar nga Partia Socialiste, e cila ankohej pėr pėrbėrjen e delegacionit. Letra ėshtė firmosur nga Sekretarja pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare Arta Dade, e cila ka theksuar se pėrfshirja e deputetėve tė opozitės nė delegacionin pėrfaqėsues tė Shqipėrisė, ėshtė bėrė nė shkelje tė rregullave nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Menjėherė pas kėsaj, Asambleja e KE ka pėrjashtuar Shqipėrinė nga pėrbėrja e saj. Mėsohet se ka qenė grupi socialist i asamblesė qė ka kėrkuar njė gjė tė tillė duke e argumentuar si cenim tė rregullores sė Kėshillit tė Evropės mėnyrėn e pėrfaqėsimit tė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, Partia Socialiste akuzoi maxhorancėn se po dėmton imazhin e vendit, ndėrkohė vendimin e Asamblesė sė PKE e ka konsideruar si njė leksion demokracie. Opozita gjithashtu akuzoi Topallin se ajo i ėshtė kthyer politikave tė diversionit me opozitėn, duke shkelur njėherazi rregulloren, jo vetėm tė Parlamentit tė Shqipėrisė, por edhe rregulloret e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Kurse mazhoranca ėshtė shprehur se ėshtė opozita ajo qė po dėmton imazhin e vendit, ku me letrėn e saj bėri qė delegacioni ynė tė refuzohej pėr njė ditė.



Dade, akuza Topallit
Sapo Parlamenti i Kėshillit tė Evropės ka refuzuar delegacionin tonė se me argumentin se ai nuk pėrfaqėson vlerat e Evropės, Sekretarja pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė PS Arta Dade, ka akuzuar Topallin se e ka kryer kėtė detyrė mė sė miri duke dėmtuar imazhin e vendit. Sipas Dades, KE ne vendimin e saj ka vėnė theksin se nė demokraci politikat me inat dhe politikat e diversionit nuk kanė sesi funksionojnė dhe se kėto politika e dėmtojnė imazhin e vendit. “Konstatimi sipas medias se delegacioni shqiptar nuk pėrfaqėson vlerat e Evropės ėshtė njė mėsim tjetėr qė mazhoranca duhet ta marrė. Gjithashtu ajo ēka zonja Topalli ka bėrė ditėt e fundit, bie ndesh me sugjerimet qė vijnė nga partnerėt ndėrkombėtarė prestigjiozė, tė cilėt i bėjnė thirrje politikės shqiptare qė tė zgjidhin krizėn funksionale, politike dhe institucionale pėrmes dialogut. Ajo ēfarė ka ndodhur sot nė Strasburg, pėrveēse i pėrkeqėson gjėrat, nuk sjell asgjė nė dobi tė zgjidhjes sė krizės”, ka deklaruar Dade.

PD: KE, pėrēmoi mashtrimin e Ramės dhe Dades
Menjėherė pas vendimit tė Komitetit tė Rregullores nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės pėr tė vlerėsuar kredencialet e delegacionit tonė, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Zėdhėnėsja e PD, Erla Mėhilli u shpreh dje se Kėshilli i Evropės, hodhi poshtė me votė unanime, kėrkesėn e turpshme e anti-shqiptare tė Edvin Kristaq Ramės dhe pinjollėve tė bllokut, pėr pėrjashtimin e Shqipėrisė nga ky organizėm i rėndėsishėm evropian. Mėhilli ka akuzuar Ramėn dhe Daden, tė cilėt me mashtrimet dhe shpifjet e tyre ndikuan vlerėsimin e Kėshillit tė Evropės nė dėm tė delegacionit tonė. “Kėshilli i Evropės, hodhi poshtė me votė unanime, kėrkesėn e turpshme e anti-shqiptare tė Edvin Kristaq Ramės dhe pinjollėve tė bllokut, pėr pėrjashtimin e Shqipėrisė nga ky organizėm i rėndėsishėm evropian. Pas kėtij dėshtimi tė merituar dhe pėrēmimit tė letrės sė mbushur kryekėput me trillime dhe mashtrime, e tė firmosur nga shoqja Arta Dade, Edvin Kristaq Rama sulmon me njė gjuhė ordinere tė denjė vetėm pėr shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajėson atė se ajo i njohu shqiptarėt me dokumentin e Kėshillit tė Evropės, i cili e ka gjetur brenda tė gjitha procedurave, pėrbėrjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar”, ka pohuar Mėhilli. Ajo u shpreh se Shqipėria qėndron si njė zonjė e vėrtetė nė Kėshillin e Evropės, dhe nuk mund tė pėrfaqėsohet as me gojėn e shthurur e aq mė pak me imazhin e shoqes Arta Dade. “Partia Demokratike, duke e dėnuar ashpėrsisht gjuhėn ordinere, thekson se Shqipėria ėshtė nė vendin e saj, si njė zonjė e vėrtetė nė Kėshillin e Evropės, dhe nuk mund tė pėrfaqėsohet as me gojėn e shthurur e aq mė pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atė tė zonjės dhe gruas sė vėrtetė shqiptare”, ka vijuar Mėhilli. Nga ana tjetėr, njė ndėr figurat e mė tė shquar tė PD dhe Ish-kreu i delegacionit Shqiptar nė KE, Aleksandėr Biberaj, ka theksuar se ky ėshtė dėmtim i rėndė i imazhit tė Shqipėrisė. Biberaj e ka konsideruar pėrjashtimin e delegacionit shqiptarė nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, i anti-reklamėn mė tė mirė pėr kombin shqiptarė. “Kjo ndodh pėr herė tė dytė brenda harkut kohor tė njė viti. Do tė thosha ėshtė antireklama mė e mirė pėr Shqipėrinė, nga ata qė kemi zgjedhur pėr tė drejtuar kėtė vend”, ka pohuar Aleksandėr Biberaj. Biberaj ka thėnė se nė bazė tė rregullores delegacionet duhet tė kenė pasur parasysh balancat politike. Biberaj ka pohuar se edhe herėn e kaluar delegacioni ynė nuk u diskutua as nė konferencėn e kryetarėve e as nuk ėshtė miratuar nė Kuvend, gjė e cila kjo sipas tij ndikon nė vendimmarrjen e PKE.

Debati pozitė-opozitė
Refuzimi njėditor i delegacionit tonė nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, ka bėrė qė opozita dhe maxhoranca tė akuzojnė njėra-tjetrėn pėr dėmtimin e imazhit tė vendit. Kėshtu, deputetja socialiste Arta Dade, ka reaguar pasi kryeparlamentarja Topalli ka emėruar anėtarėt e delegacionit parlamentar nė Kėshillin e Evropės. Dade e ka quajtur veprimin e Topallit, diversion dhe dhunim i tė drejtave tė opozitės, pėrmes shkeljes flagrante tė rregullores, pėr emėrimin e delegacioneve tė pėrhershme nė asambletė e organizmave ku Shqipėria bėn pjesė. Sipas Dades, nė mėnyrė flagrante Topalli ka bėrė edhe emėrimin e anėtarėve tė parlamentit qė parashikohen si zėvendėsues tė delegacionit kryesor. Kurse, Kuvendi ėshtė shprehur se pėr delegacionet parlamentare pėr nė Asamblesė sė Kėshillit tė Evropės, ėshtė zbatuar pikė pėr pikė Rregullorja e Kuvendit tė Shqipėrisė, duke shtuar se pėrpjekjet e Edi Ramės pėr tė sfiduar kredencialet e delegacionit parlamentar janė njė strategji e dėshtuar.

Adriatik Doēi



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi