ILIRIADA PORTAL

OSBE kundėr hapjes sė kutive, kompromisi sipas Kushtetutės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28012010

Mesazh 

OSBE kundėr hapjes sė kutive, kompromisi sipas Kushtetutės




Bosch: Presidenti Topi mund tė luajė rolin e negociatorit mes palėve

Ndėrkombėtarėt vazhdojnė tė kėmbėngulin duke bėrė thirrje pėr njė dialog politik midis opozitės dhe maxhorancės, duke u bazuar nė Kushtetutė. Kambana e diplomacisė sė huaj bie mė shumė pėr Partinė Socialiste, e cila tė gjitha pretendimet e saj duhet t’i shtrojė nė Kuvend, por qė nga ana e saj nuk pranon tė bėjė njė gjė tė tillė. Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė Robert Borch, ka bėrė dje apel pėr bashkėpunim mes maxhorancės dhe opozitės pėr tė zgjidhur

krizėn politike, sipas Kushtetutės. Me kėtė kėrkesė sugjerim, Borsh i lė tė kuptojė opozitės se gjėja mė e vlefshme qė mund tė bėjė, ėshtė tė hyjė nė kuven, sepse kushtetuta nuk lė hapėsirė ligjore pėr hapje kutish, duke qenė se ka njė vendim gjykate, njė vendim nga KQZ si dhe njė miratim nga komisionerėt socialistė tė zgjedhur nga vetė Rama, tė cilėt kanė pranuar dhe certifikuar rezultatin zgjedhor tė 28 qershorit. “Ėshtė koha e dialogut nė tė mirė tė tė gjithė shqiptarėve”, ka theksuar Borch. Ambasadori Bosch i bėri thirrje partive politike tė zbatojnė rekomandimet qė Kėshilli Evropian do tė japė nė rezolutėn e cila do tė pranohet kėtė javė nė Strasburg. “Shpresoj qė draft rezoluta e Kėshillit tė Evropės qė do tė pranohet kėtė javė nė Strasburg do tė krijojė njė situatė nė tė cilėn partitė do tė mund tė mblidhen sė bashku. Kam parė reagime pozitive nga tė dyja palėt, dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė, por tani duhet tė merren hapa tė tjerė pasues. Sigurisht sa here qė kemi dy palė qė kanė opinion tė ndryshėm pėr njė ēėshtje duhet tė arrihet kompromis, sepse nuk ėshtė njė ndeshje futbolli, qė nė fund ka vetėm njė fitues. Ai qė duhet tė respektohet nė kėtė rast ėshtė interesi i vendit. Ndaj fitues nuk mund te jenė njė apo dy persona, por 3 milionė shqiptarė. Shpresoj vėrtetė qė tė zbatohet rekomandimi qė do tė jepet nga Kėshilli Evropės”, pohoi Borch. Ambasadori tha mė tej se faktori ndėrkombėtar mbetej i angazhuar pėr tė ndėrhyrė nė zgjidhjen e krizės politike, por theksoi se hapi i parė dhe konkret duhej hedhur nga politika shqiptare. “Edhe nė kėtė ēėshtje, hapat duhet tė merren nga tė gjithė njėherėsh, prandaj edhe sugjerimi i Kėshillit tė Evropės pėr t’i dhėnė njė rol Presidentit ishte njė sugjerim shumė i mirė. Kėshtu, tė gjithė mund tė ndėrmarrin nė tė njėjtėn kohė hapin e parė. Nuk ka nevojė qė njėra apo tjetra palė ta ndėrmarrė e para kėtė hap. Nėse kemi dy grupe apo palė qė kanė opinione tė ndryshme, duhet arritur njė lloj kompromisi, se nuk ėshtė njė lojė futbolli qė mund tė ketė njė fitues, madje, kėtu, pėr hir tė interesave tė vendit, nuk duhet tė ketė nė fakt as dy fitues, por fitues duhen tė jenė tė gjithė 3.5 milionė njerėzit qė jetojnė nė kėtė vend. Ėshtė nė tė mirė tė vendit qė tė kėrkohet njė kompromis, nė pėrputhje me sugjerimin e bėrė nga Kėshilli i Evropės”, vijoi ai.

Ndėrhyrja e Topit
Ambasadori Robert Borsh ka theksuar se ndėrmjetėsimi i Presidentit pėr tė ulur nė tavolinėn e bisedimeve tė dy palėt, do tė ishte vendim i drejtė. “Kėshilli i Evropės sugjeron qė kompromisi tė jetė njė hap qė duhet tė hedhin tė gjithė se bashku. Mė pėlqen fakti qė iu dha njė rol presidentit tė republikės. Presidenti duhet tė jetė mbi palėt dhe ai do tė dalė mbi to. Nuk besoj se do tė binte dakord me njė konsensus qė shkel kushtetutėn. Duhet tė jetė njė kompromis qė duhet tė mbrojė ligjin dhe kushtetutėn. Ne ndėrkombėtarėt jemi kėtu pikėrisht pėr tė garantuar kėtė dhe nuk besoj se do tė ketė ndonjė lloj kompromisi qė do tė thyejė kushtetutėn”, tha Bosh. Pra Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, tha se as Presidenti dhe as ndėrkombėtarėt nuk duhet dhe as nuk mund tė dalin mbi kushtetutėn, duke lėnė tė kuptohej se edhe nėse do tė njė dialog politik, ēėshtje e kutive ėshtė e panegociueshme. “Sigurisht qė jo. Po pse thoni se konsensusi i arritur do tė shkelte Kushtetutėn? Nuk ka arsye... Njė zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurrė tė shkelė Kushtetutėn. Kjo nuk do tė mbėshtetej as nga Kėshilli i Evropės, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi kėtu pėr tė mbrojtur shtetin e sė drejtės. Duhet tė jetė njė kompromis i pranuar nga tė gjithė, por, patjetėr, pa shkelur kushtetutėn”, tha Bosh.



Stanila: Dialogu politik mund tė realizohet edhe pa ndėrhyrjen e tė huajve
Ambasadori i Rumanisė nė Tiranė Viorel Stanila, bėri apel pėr tė gjetur njė zgjidhje politike nė interes tė vendit. Stanila shprehur bindjen se palėt politike kanė mundėsi ta gjejnė vetė rrugėn e dialoguar edhe pa ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve. “BE dhe vendet anėtare tė BE kanė kėrkuar vazhdimisht pėr dialog politik, kanė kėrkuar vazhdimisht tė dy palėt tė ulen sė bashku rreth njė tryeze dhe tė bisedojnė. Kjo ėshtė mėnyra pėr zgjidhje i njė problemi nė politike nė rakordance me praktika evropiane”, tha Stanila. Duke folur pėr tė drejtat e komunitetit arumun nė Shqipėri ambasadori Stanila tha se ai nuk gėzon ende statusin e njė minoriteti, ndėrkohė qė u shpreh pro regjistrimit tė popullsisė mbi bazė fetare dhe etnike. “Praktika ndėrkombėtare ėshtė tė kemi njė regjistrim aq mė i detajuar. Njė regjistrim ėshtė njė proces shumė kompleks dhe ėshtė nevoje pėr tė gjithė kėto informacione”, vijoi Stanila.


Ndėrkombėtarėt, gati tė ndėrhyjnė
Gjithashtu pėr herė tė parė, Bosh shpreh angazhimin e ndėrkombėtarėve pėr tė luajtur rolin e ndėrmjetėsit. Por megjithatė kompromisi sipas ambasadorit tė OSBE nuk do tė cenojė kushtetutėn dhe konkretisht pavarėsinė e gjyqėsorit e vendimeve tė tij. “Ne sigurisht qė do tė mbetemi gjithmonė tė gatshėm tė ndihmojmė, nėse na kėrkohet, por vazhdoj tė besoj se, duke pasur parasysh pėrparimin e madh qė ka bėrė vendi nė rrugėn e integrimit evropian, ju pėrket juve nė radhė tė parė, pra politikės shqiptare. OSBE-ja, Kėshilli i Evropės apo edhe ndėrkombėtarė tė tjerė janė tė gatshėm tė ndihmojnė. Siē e patė edhe nė sugjerimin e Kėshillit tė Evropės, dy reporterėt janė gati tė vijnė nė Shqipėri dhe ata janė sigurisht tė mirėpritur, por edhe njė herė, mendoj se ju pėrket juve”, theksoi Borsh.


Rezoluta e KE dėnoi bojkotin
Rezoluta e Komisionit Evropian pėr situatėn politike nė vendin tonė theksonte se bojkoti parlamentar i Partisė Socialiste dėmton jo vetėm popullin shqiptar por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian. Kjo ishte kryefjala e KE pėr angazhimet dhe detyrimet demokratike tė vendeve anėtare. Nė projeketrezolutėn e pėrpiluar nga Z Jaakko Laakso dhe David Uilshire i bėhej thirrje qeverisė qė tė ngrejė njė komision parlamentar qė tė hetojė zgjedhjet e 28 qershorit tė vitit tė kaluar dhe opozitės qe tė kthehet nė parlament dhe tė bashkėpunojė plotėsisht nė kėtė komision. Ky bojkot dhe mungesa e dialogut vėrente ekipi monitorues i Kėshillit tė Evropės, dėmton funksionimin e institucioneve demokratike. Mirėpo opozita tha se kjo rezolutė i jep tė drejtė asaj si dhe kėrkon hapjen e kutive.

Adriatik Doēi



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi