ILIRIADA PORTAL

Flet pas masakres babai i tre vėllezėrve: Policia s’na mbrojti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31012010

Mesazh 

Flet pas masakres babai i tre vėllezėrve: Policia s’na mbrojti




Nga i dėrguari ynė nė Devoll

Babai i tre djemve tė vrarė, Xhevahir Mulliri nuk mund tė mbajė lotėt pėr tragjedinė qė i ndodhi familjes sė tij. Dhimbja iu shtua akoma mė shumė kur njė telefonatė e papritur e njoftoi atė pėr vdekjen e djalit tė vogėl tė tij, Edlevanin. Pas njė ndėrhyrjeje tė gjatė kirurgjikale nė Tiranė, 18-vjeēari nuk mundi t’i mbijetojė plagėve tė shumta qė kishte marrė nga breshėria e Besim Karajt. Ai do tė varroset sot, afėr dy vėllezėrve tė tij tė cilėt u pėrcollėn vetėm njė ditė mė parė. Sipas Mullirit, njė ngjarje e tillė ishte e pritshme, pasi vrasėsi i kishte kėrcėnuar ata disa herė se do t’i shfaroste tė gjithė. Agresiviteti i tij ishte bėrė mjaft i frikshėm qė pasi ai kapi nė flagrancė gruan e tij me njėrin nga vėllezėrit e vrarė, pikėrisht Taulantin. Flirti ndėrmjet tė riut dhe gruas sė Besim Karaj dihej nga i gjithė fshati. Kėtė fakt e pohoi dje edhe babai i viktimės, i cili tha se kishte qenė nė dijeni tė lidhjes sė fshehtė tė djalit tė tij me gruan 33-vjeēare, nėnė e 3 fėmijėve. Pas kėrcėnimeve qė 45- vjeēari i kishte bėrė familjes Mulliri, babai i djemve i kishte kėrkuar Karajt t’i linte tė qetė. “Nėse do tė ishte pėr vrasje, atėherė ti duhej ta kishe vrarė tim bir bashkė me gruan tėnde nė momentin qė i kape nė flagrancė”. Kėshtu i ėshtė drejtuar Xhevahir Mulliri, Besim Karajt menjėherė pasi nė fshat plasi “skandali”. Tashmė babai i djemve tė vrarė akuzon policinė e cila nuk ka marrė masat e duhura pėr tė evituar njė tragjedi tė pritshme. Ministria e Brendshme reagoi dje se hetimet mbi akuzat e babait tė djemve do tė verifikohen pas zbardhjes sė krimit tė sė premtes. Mulliri u shpreh se Karaj ishte larguar nga Thumana pikėrisht pėr shkak tė hasmėrive qė kishte krijuar nė kėtė zonė pasi ai ishte njė person mjaft problematik.
Z. Mulliri, vrasja e dy djemve tuaj ka qenė e momentit apo pėr hakmarrje?
Ka qenė njė vrasje e paramenduar. Prej gati dy muajsh ne jemi ndier tė kėrcėnuar nga Besim Karaj. Ai na ka ardhur disa herė nė banesė pėr tė na kėrcėnuar. Tė gjitha herėt ishte i armatosur. Madje edhe natėn dilte me armė automatike nė fshat dhe kėrcėnonte se do tė vriste djalin tim, Taulantin. Thoshte se do tė na vriste dhe do tė na zhdukte tė gjithėve.
Keni denoncuar nė polici pėr kėto kėrcėnime?
Jemi ndier vėrtet tė kėrcėnuar nga Besimi dhe u detyruam tė ankohemi nė komisariatin e Devollit. Por policia nuk mori asnjėherė masa qė tė parandalonte kėtė qė ndodhi. E parandieja si njė njeri tė rrezikshėm kėtė person tė ardhur nga Thumana, edhe pėr faktin se ai njihej si njė njeri qė kishte ikur qė andej pėr shkak tė hasmėrive qė kishte krijuar atje.
A mund tė na thoni nėse ka pasur nė tė vėrtetė lidhje mes djalit tuaj dhe bashkėshortes sė vrasėsit?
Ne kemi qenė vazhdimisht tė kėrcėnuar qė nga muaji nėntor i vitit tė kaluar, kohė kjo kur Besimi kapi nė flagrancė gruan e tij me djalin tim. Kėtė e di i gjithė fshati.
Po mė pas ēfarė ndodhi?
Qė nga ajo kohė ne jemi kėrcėnuar, por nuk e pandehnim se mund tė arrinte hakmarrja deri kėtu. I kam dėrguar fjalė Besimit dhe i kam thėnė se ai duhej t’i kishte vrarė qė kur i kapi nė flagrancė nė shtėpinė e tij si gruan e tij, ashtu edhe djalin tim. Tashmė ndodhi gjithė kjo tragjedi nė familjen time.
Drejt fshatit ėshtė nisur edhe bashkėshortja juaj pėr tė marrė pjesė nė varrim, ju do ta pranoni atė nė shtėpi?
Ajo ėshtė nėna e fėmijėve tė mi dhe ka tė drejtėn qė t’u japė atyre lamtumirėn e fundit. Nuk ka lidhje ajo qė ka kryer ish- gruaja ime dhe qėndrimi qė ajo ka mbajtur mė parė, me kėtė qė ndodhi tani. Siē e shikoni, varrimi qė ėshtė lėnė tė zhvillohet pėr nė orėn 12.00, po shtyhet pasi ne po presim qė tė mbėrrijė nėna e tyre. Edhe unė po pres qė ajo tė jetė e pranishme nė varrim.


“Gruaja abortoi fėmijėn me Taulantin”

Avni Mici, rreth 60 vjeē, ėshtė njė banor i fshatit Vidohovė qė dėshmon pėr ngjarjen e rėndė dhe si ėshtė njohur autori i vrasjes sė tre vėllezėrve Mulliri nė kėtė fshat. Ai pohon se tė gjithė fshatarėt e dinin lidhjen jashtėmartesore tė 23-vjeēarit me gruan e autorit tė krimit.
Si ka ardhur nė fshatin tuaj Besim Karaj?
Fshati ynė ka njė histori tė ēuditshme me martesat nė zonėn e veriut. Qė nga vitet 1970, me sa mbaj mend, kanė filluar lidhjet e para tė krushqisė me zonėn e Thumanės apo Lezhės. Kėtu kanė qenė ushtarė qė shėrbenin nė kufi, tė cilėt janė lidhur me vajzat tona. Motra e Besimit ėshtė martuar nė fshatin tonė dhe tashmė ndodhet nė Greqi. Njė mbesė e tyre po ashtu. Vetė Besimi ka ardhur kėtu rreth viteve 1995-1996 dhe u martua me Tinėn. Eshtė i vetmi burrė nga zona e veriut qė ka hyrė dhėndėr nė fshatin tonė, ndėrsa kemi 26 gra nga zona e Mamurrasit apo Lezhės qė janė martuar tek ne.
Besimi me se merrej nė fshat?
Si tė gjithė ne banorėt e fshatrave kufitarė nė Devollin e sipėrm, edhe ai ka nxjerrė bukėn e gojės me refugjatėt. Nxirrte shpesh klandestinė nė Greqi nga kufiri tokėsor. Me sa dimė, pėr kėtė edhe ishte shoqėruar nė polici.
Ka qenė problematik nė fshat?
Ishte si tip sherrxhiu, por nuk para i binte njeriu nė qafė. Reagonte dhe sillej keq vetėm kur e ndiente veten tė fyer dhe tė ofenduar.
Dihej nė fshat se gruaja e tij kishte marrėdhėnie jashtėmartesore me Taulant Mullirin?
Kjo dihej nga tė gjithė. Sidomos pasi Besimi kapi nė shtėpinė ku jetonte gruan dhe Taulant Mullirin. Ka qenė afėrsisht muaji nėntor i vitit tė kaluar. Pas kėsaj ai u nda nga e shoqja, por nuk e dimė se pėrse u bashkua sėrish me tė.
Thuhet se Tina, gruaja e Besimit ka qenė shtatzėnė me Taulantin. Ėshtė e vėrtetė?
Ne kemi dėgjuar se ajo ka dėshtuar njė barrė tė paligjshme. Flitet se kėtė fėmijė e kishte me Taulantin, por pėr shkak tė opinionit e dėshtoi fėmijėn. Me sa dimė, Tina tani nuk ėshtė shtatzėnė. Ajo ka tre fėmijė me burrin e saj, dy vajza dhe njė djalė tė moshės 3 deri nė 12 vjeē.
Po Taulanti vinte shpesh nė lagjen tuaj?
Jo, jo, nuk e kemi parė kėtej, sidomos pasi u kap nė flagrancė nga Besimi sė bashku me tė shoqen e tij.

Vdes nė spital i treti i masakrės

Nga i dėrguari ynė ne DEVOLL/ GEZIM ASHIMI

Masakra e Devollit shėnon viktimėn e tretė. Plumbat e marrė nga automatiku i Besim Karajt i kanė marrė jetėn Edlevan Mullirit, vėllait tė vogėl tė dy viktimave tė sė premtes. Pėr 45-vjeēarin Karaj tashmė rėndon akuza e vrasjes sė trefishtė. Njė grup hetimor po punon pėr vrasjen e tre vėllezėrve, duke u munduar tė zbardhė dhe momentet e fundit para se breshėria e kallashnikovit tė merrte jetėt e Xhiljanit 28-vjeēar, Taulantit, 23 vjeē dhe pak orė mė vonė, 18-vjeēarit. Ky i fundit ndėrroi jetė ditėn e djeshme nė spitalin ushtarak.
Hetimet mbi vrasjen
Dėshmitė e marra nė qendėr tė fshatit Vidohovė, ku ndodhi vrasja, tregojnė se nė orėt e para tė ditės 45-vjeēari Besim Karaj dukej i qetė. Asnjė shenjė tė krimit qė do tė ndodhte mė vonė nuk ishte shfaqur tek ai. Ndonėse, nė mendje kėtė plan ai mund ta kishte thurur prej kohėsh. Grupi hetimor i ngritur menjėherė pas vrasjes trefishe ka mėsuar nga banorėt se autori ėshtė pėrballur me tre viktimat pak kohė pasi ka dalė nga lokali ku kishte pirė kafen e mėngjesit. Mes tyre gjendja ka qenė e nderė, qė nga nėntori, kur Besim Karaj e kishte gjetur tė shoqen nė praninė e 23-vjeēarit. Banorėt e zonės kanė pohuar se Taulanti, pas kėsaj ngjarjeje qarkullonte i armatosur me thikė, ndonėse ditėn e krimit nuk ėshtė gjetur njė armė e tillė. Megjithėse pėrplasja e sė premtes cilėsohet si e rastėsishme nė pamje tė parė, fakti qė autori mbante njė armė automatike tė gatshme pėr tė qėlluar tregon tė kundėrtėn. Rreth mesditės sė tė premtes, Karaj ka parė se nga lagjja e pėrtejme e fshatit po vinin tre vėllezėrit, tė cilėt janė sjellė rrotull lokalit ku 45-vjeēari kishte pirė kafen. Burime tė rezervuara tė policisė, thanė se vrasja mund tė jetė provokuar nga qenia sė bashku e tre vėllezėrve Mulliri, tė cilėn Besim Karaj e ka marrė si njė sfidė. Nė kėtė moment, sipas hetuesve, Karaj ka shkuar nė shtėpi, duke marrė armėn kallashnikov. Me tė nė dorė ka dalė sėrish nė sheshin e lagjes sė tij dhe i ėshtė drejtuar tre vėllezėrve Mulliri, pak metra nga hyrja e lokalit ku tė rinj tė tjerė po luanin me letra. Fillimisht ka qėlluar Taulant Mullirin. Ndėrsa ky i fundit ka dashur t'i shpėtojė plumbave, duke hyrė nė loka, autori e ka qėlluar sėrish, derisa ka kuptuar se ai kishte vdekur. Kur vėllai tjetėr mė i vogėl filloi tė lutej qė tė mos i vriste, Besim Karaj ka shtėnė edhe mbi atė. Ai ka parė se Xhiljan Mulliri po tentonte tė largohej. Sipas dėshmive, Karaj ka zbrazur plumba tė tjerė drejt 28-vjeēarit, rreth 20 m mė larg.
Kėrkimet e policisė
Qė nga pasditja e sė premtes kur zbarkuan nė fshatin Vidohovė forca tė shumta policore, nuk kanė reshtur kontrollet e policisė nė zonė pėr gjetjen e tij. Policia tha se forcat RENEA, tė mbėshtetura nga efektivė tė komisariatit tė Korēės dhe Devollit kanė kryer kėrkime tė gjera pranė fshatit dhe nė kufi me Greqinė, i cili nuk ėshtė mė shumė se 500 metra larg kėtij fshati. Helikopteri qė pruri nė fshatin Vidohovė forcat RENEA mėsohet se do tė kryente kėrkime edhe nga ajri pėr kapjen e autorit tė krimit tė trefishtė, por pėr shkak tė mjegullės nuk ka kryer fluturime nė zonė. Ishte ora 11:30 e sė shtunės, njė ditė pas kėsaj vrasjeje tronditėse, kur qė nga vendi i krimit ku ishin dislokuar forcat e shumta tė policisė, u nis njė tjetėr ekip i specialėve pėr tė gjetur autorin e vrasjes. Tė armatosur mė sė miri, me kallashnikovė dhe snajpera, tė paktėn 10 efektivė tė forcave special morėn rrugėn mbi fshatin Vidohovė, ndėrsa ishin tė shoqėruar edhe nga njė koleg i tyre i pajisur me altoparlant, por pa sukses. Rreth orės 13:00, grupi i specialėve, kėtė herė dhe me njė polic qė mbante qenin me erė, zbritėn pa ndonjė rezultat atje ku qėndronin tė grumbulluar forcat e rendit. Nė zonėn rreth fshati Vidohovė, vazhdonte tė zotėronte njė mjegull qė i bėnte tė vėshtira kėrkimet. Nė kėto kėrkime policia ėshtė mbėshtetur edhe nga 5 ushtarakė grekė, pasi dyshohet se autori fshihet nė kufirin me shtetin fqinj, por deri nė mbrėmje nuk gjendeshin gjurmė tė tij.


Pronarja e lokalit: Besimi i qetė kur piu kafen

Nezaqete Qazolli, pronarja e lokalit para tė cilit ndodhi vrasja e trefishtė, ėshtė e tronditur dhe pas 24 orėsh. Ndėrsa tregon pamjet e kėsaj skene, ajo thotė se nga tronditja nuk ka ngrėnė asgjė, pasi i vijnė nė kujtesė ēastet e pėrgjakshme.
Ēfarė mbani mend nga dita e premte?
Rreth orės 09:00 tė mėngjesit Besim Karaj erdhi dhe piu kafe tek lokali im. Nuk dukej i tronditur apo i shqetėsuar. Piu kafen dhe iku.
Po mė pas?
Rreth orės 12:30 unė po shėrbeja nė lokal, ku luanin me letra katėr djem tė fshatit. Dera e lokalit ishte e mbyllur. Nuk kisha kėtu as burrin tim dhe as djalin qė zakonisht u shėrbejnė klientėve. Dėgjova njė breshėri plumbash nga jashtė, shumė pranė lokalit, ndėrsa isha duke larė disa gota. Pastaj, pashė Taulantin qė u pėrpoq i gjakosur tė hynte nė lokal. Nuk arriti tė bėnte as njė metėr brenda lokalit sepse u qėllua pėrsėri dhe ra pėrtokė.
Po Besimi si reagoi?
Qemė me fat qė nuk e kreu vrasjen nė lokal. Kėtu ishin katėr djem tė rinj qė po luanin me letra dhe unė nė banak. Po tė kishte dashur tė vriste Taulantin brenda nė lokal, nuk e di do tė kishim shpėtuar ne tė gjallė apo jo nė ato moment. Nuk mbaj mend mė shumė pasi pashė tė shtrirė nė dysheme Taulantin. M’u prenė gjunjėt dhe nuk e di se si shkova mė pas deri nė shtėpi. Vuaj edhe nga zemra dhe kjo ngjarje mė tronditi pa masė. Qė nga dita e djeshme nuk kam vėnė gjė nė gojė, duke kujtuar atė pamje tė tmerruar qė pashė me sy. Dy vėllezėrit u qėlluan para derės sė lokalit tim, dhe vetėm Taulanti arriti tė shtynte me gjoks derėn, pėr tė hyrė brenda ku ra pėrtokė i mbytur nė gjak.


“Liljana u trondit nga vrasja e djemve”

Fatos mahmutaj

TIRANE - Liljana Mulliri, nėna e burgosur e tre djemve tė ekzekutuar nė fshatin Vidohovė tė Devollit ėshtė pėrcjellė e shoqėruar dje nė banesėn e saj nė fshat, nga e cila u largua e prangosur katėr vjet mė parė. Burime zyrtare nga burgu 325 nė kryeqytet treguan dje se pasi Mulliri kishte kaluar momente tė vėshtira, kishin ndėrhyrė autoritetet e kėtij institucioni pėr ta dėrguar nė shtėpi pėr pak orė, nė mėnyrė qė t’iu jepte “lamtumirėn” djemve tė vrarė. Pėr mė tepėr, kur u bė i njohur edhe fakti i vdekjes sė djalit tė tretė tė Mullirit, autoritetet e burgut vendosėn t’ia shtynin lejen gruas 45-vjeēare. Pasditen e djeshme drejtoresha e burgut 325, Irena Ēela dha njė prononcim tė shkurtėr pėr gazetėn pėr kėtė ngjarje dhe momentet e reagimit tė institucionit pėrballė tragjedisė nė familjen e tė dėnuarės.
Drejtoreshė, si e mėsoi e dėnuara Liljana Mulliri lajmin e vrasjes sė djemve tė saj nė fshat dhe cila ka qenė gjendja shėndetėsore gjatė tė premtes?
Lajmin e kobshėm ajo e mėsoi nga televizori ndėrsa ndodhej nė qeli. E pėrjetoi shumė keq duke pasur njė ngarkesė tė menjėhershme psikologjike. Veē stafit psiko-social tė burgut u desh edhe ndihma e stafit mjekėsor tė institucionit, tė cilėt i injektuan medikamente qetėsuese. Gjatė gjithė kohės ajo ka qenė nė gjendje tė rėndė. Veē ngarkesės psikologjike iu shtuan edhe probleme tė shumta fizike, pėr tė cilat gjithashtu mori ndihmė mjekėsore, deri nė mėngjes kur vendosėm ta dėrgonim nė shtėpi. Gjatė tė premtes dhe natės duke u gdhirė e shtuna, Mulliri ka qenė nė gjendje tė psikologjike. Ajo ka pasur shqetėsime tė shumta, ndėrsa stafi psiko-social, ai mjekėsor dhe administrata e burgut i kanė qėndruar pranė, duke i lehtėsuar sadopak dhimbjen.
Kush ia dha lejen Mullirit dhe pėr sa kohė?
Me kėrkesėn e burgut 325, drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve vendosi t’i jepte tė dėnuarės Mulliri leje 12 orėshe me shoqėrim. Pra, do tė thotė, se ajo do tė shoqėrohet nga forca tė policisė sė burgjeve gjatė gjithė kohės. Leja nisi sot (dje) nė mėngjes dhe ishte pėrcaktuar pėr tė vazhduar deri nė mbrėmje. Por ndėrsa Mulliri ndodhej nė rrugė, duke shkuar drejt fshatit tė saj, vdiq nė spital edhe djali i tretė, kėshtu qė vendosėm t’ia shtynim lejen me disa orė tė tjera duke i dhėnė mundėsinė qė tė pėrcillte nė varreza edhe djalin e tretė. Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė sotme (dje) ajo u rikthye sėrish nė qeli.
Sa ėshtė e dėnuar?
Liljana Mulliri ėshtė dėnuar me 25 vjet burg. Ajo deri tani ka vuajtur 5.5 vjet dhe i kanė mbetur pėr tė vuajtur edhe 19.5 vjet burg. Gjatė kohės qė ajo ndodhet nė burgun 325 ka pasur sjellje tė mirė. Ajo ka pasur kontakte me djemtė, tė cilėt i vinin pėr takime. Takimin e fundit me njėrin prej tyre e ka pasur nė muajin korrik.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Flet pas masakres babai i tre vėllezėrve: Policia s’na mbrojti :: Komentet

Mesazh prej Sun Jan 31, 2010 6:52 pm nga Drini

Kta lloj njerezish duhen var.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 31, 2010 9:23 pm nga nardlushnja

Shume tragjike.
Ky maskara duhej te kishte vrare gruan e tij me pare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 31, 2010 10:19 pm nga neni 55

Te dy burre e gru jane kriminela. Krimet e tyre nuk shlyhen me burg.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:38 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi