ILIRIADA PORTAL

Harasani: Rama po ben lojen e PD

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03022010

Mesazh 

Harasani: Rama po ben lojen e PD




Ne pergjigje te disa deklaratave mediatike te Rames, Andis Harasani pjese e grupimit te deputeteve qe kane kritikuar hapur aksionet politike te ndermarra nga kryesocialisti, pas humbjes ne 28 qershor, e akuzon Ramen se po ben nje loje te frymezuar nga mazhoranca, per te percare Partine Socialiste. Ne nje interviste te dhene per televizionin "Klan", deputeti socialist shprehu keqardhjen per mungesen e dialogut brenda partise dhe komunikimin inekzistent me strukturat e saj. Ai ka riperseritur edhe njehere vendimin per te qene ne Kuvend, brenda afateve qe parashikon Kushtetuta, nisem kjo qe sipas tij, do t'i bashkohet i gjithe grupi parlamentar, i cili ka kuptuar se bojkoti i ka sherbyer Edi Rames vetem per interesa personale.

Kryetari i PS ne komentin e levizjes suaj politike ka pretenduar se keto levizje jane te sponsorizuara nga Berisha. Ju si i vleresoni keto deklarata?

Me vjen keq qe pikerisht ne keto momente, kur edhe rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes bene te qarte tashme, ate cka ishte evidente, qe vendi ndodhet ne krize, diversioni i Sali Berishes ndaj Partise Socialiste, eshte ne fazen e tij me te ashper. Eshte nje diversion qe po vazhdon prej 18-vjetesh. Aq me shume me vjen keq si socialist, qe ky diversion artikulohet nepermjet gojes se Edi Rames, i cili pasi humbi cdo beteje elektorale, nga 2005, deri me sot, beteja te cilat i humbi per shkak te percarjes te se majtes, tani po i servir Berishes fitoren e ardhshme elektorale duke kerkuar te percaje Partine Socialiste. Jam i bindur se zoti Rama nuk do te arrije te realizoje cfaredolloj qellimi ose porosie qe do te kete nga ish-kryetari tij i partise, zoti Berisha.

Deri tani Rama ka heshtur, nuk ka bere asnje koment per deklaratat tuaj, per qendrimin tuaj. Pikerisht ne kete moment qe ju jeni me te vendosur per bojkotin, ka filluar t'ju sulmoje ne menyre indirekte...

Per mua, qe ne qershor te 2009 nuk kane rendesi me reagimet, qendrimet publike te kryetarit Rama, ajo cfare ka rendesi eshte se Partia Socialiste duhet te zgjohet nga gjumi, duhet te filloje te rimodelohet, te riformulohet, te afroje te gjitha vlerat e saj, te bashkohet perseri e majta, jo me me njerez te cilet nuk u votuan nga e djathta. Por duhet te bashkohet e majta e vertete, dhe duhet te fillojme te pergatitemi per zgjedhjet e ardhshme elektorale. PS duhet te fitoje zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe jo te kerkoje pazarin e radhes me zotin Berisha, te cili i bej thirrje te bej publik ate cka ai tha ne nje interviste televizive ne nje televizion, per nderet qe ai i ka bere zotit Rama.

A mendoni se do te vije zgjidhja nga nje tryeze e Presidentit te Republikes dhe grupit Parlamentar Socialist te rikthehet me pas ne Kuvend?

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste do te hyje ne Parlament, une jam i bindur per kete, do te hyje sepse ka kuptuar qe permes bojkotit nuk mund te arrije asgje, e ka kuptuar qe kryetari Rama e perdori bojkotin thjesht si justifikim, per te forcuar pozitat e tij brenda partise dhe per te kerkuar pazarin e ardhshem te zgjedhjeve lokale. Nuk dua te paragjykoj asnje tavoline, por nese do te mblidhet tavolina e Presidentit, sigurisht qe do te arrihet nje kompromis, por nuk shikoj edhe gjithe kete merak nga ana e kolegeve te mi te Partise Socialiste, ku vetem ne dy ditet e fundit ka pasur 14 deklarata publike, per t'i bere thirrje Presidentit per te mbledhur tryezen.

Ku bazoheni kur thoni se Grupi parlamentar Socialist do te hyje ne Parlament?

Une e bazoj sigurine tek bisedimet, tek diskutimet, tek direktivat e ardhura nga partneret tane nderkombetare, per nje pjesemarrje te Partise Socialiste ne Parlament. Shqiperia ka nevoje per nje opozite te vertete dhe ceshtjet integruese kane nevoje per nje opozite ashtu sic eshte, te gjithe ata qe kerkojne nje hetim te vertete te zgjedhjeve te 28 qershorit duhet te jene ne Parlament qe te kerkojne hetimin e zgjedhjeve.

Ka pasur akuza per drejtimin dhe mos mbledhjen e strukturave. Si i vleresoni ju?

Mua me vjen keq qe partia me e madhe politike, eshte bere pre e marrjes dhe dhenies se sinjaleve. Ka nje statut qe po shkelet ne te gjitha format, ne Partine Socialiste. Pashe ne nje emision qe eshte emeruar kryetarja e FRESSH-it, me vjen keq sepse keto jane vendime qe i merr Kryesia e Partise Socialiste. Kryesia e PS ka rreth 3 muaj qe nuk mblidhet, per te mos thene qe po behen kater muaj. Asamblete mblidhen per te bere diskutimet, por keto vazhdojne te jene shkelje statuti, qe kane vetem nje emer, emrin e Edi Rames.

Do te kerkoni nje votim te fshehte?

Nuk duhet te paragjykoj votimin, ne do te kerkojme nje votim te fshehte, sepse eshte nje ceshtje shume madhore per Partine Socialiste, ndaj do te kerkojme nje votim te fshehte te Grupit parlamentar Socialist. Mendoj qe do te ishte jashte cdolloj logjike, qe ne vitin 2010 te mos lejohej nje votim i fshehte.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Harasani: Rama po ben lojen e PD :: Komentet

Mesazh prej Wed Feb 03, 2010 1:07 pm nga ad

Ne fakt siē jam shprehur keto dite, ne nuk mund ti dime prapaskenat e politikes shqiptare por ne si qytetar ka kohe qe e kemi te qarte se loja e vertete e politikes shqiptare ne fakt gjithmone eshte luajtur ne prapaskene. ktu nuk perjashtoj as skenaret e luajtura brenda perbrenda partive politike. Me kete dua te ve ne pah se personalisht asnjeher nuk i kam besuar deklarimeve te te ashtequajturve "grup reformator brenda PS". Nuk e di por mendoj se ajo qe u nis si nje perpjekje per ta reformuar kreun e PS pas humbjes se PS ne zgjedhjet e fundit, tashme gjithnje e me shume po del ne pah si nje skenar qe fillimisht sherbeu per ta mbajtur Raman ne krye te PS ne menyre te justifikueshme, dhe me pas per ti dhene koh Rames dhe PS per ti finalizuar perpjekjet e tyre per zgjedhje te parakohshme. Dalja e herepas'hereshme e "reformatoreve" te PS me deklarime te tilla eshte nje menyre per ta turbulluar, per ti ulur "vigjilencen" mazhorances duke i dhene shpresa se gjithsesi bojkoti i Rames do te thyhet qofte edhe nga dy ose tre deputete te vetem, ēka do ti jepte fund jo vetem bojkotit por do te godiste te gjitha skenaret e mundshme per zgjedhje te parakoheshme. Une nuk besoj ne seriozitetin e ketyre "reformatoreve" por besoj ne bashjfajesine e tyre persa i perket demeve qe PS po i sjell vendit ne ēdo pikpamje. Fakti qe "reformatoret" presin diten e fundit te skadimit te mandatit te tyre per tu "futur" ne parlament eshte deshmia me e qarte se gjithshka ata deklarojne eshte pjese e nje loje fundin e se ciles as ata vete nuk e dine.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi