ILIRIADA PORTAL

Tender 1.2 milion USD pėr bandėn terroriste kur Arta Dade ishte ministre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03022010

Mesazh 

Tender 1.2 milion USD pėr bandėn terroriste kur Arta Dade ishte ministre




I mbiquajtur prej bandės

Partia Socialiste nė opozitė po bėn pėrpjekje titanike pėr tė mbrojtur lidhjet e vjetra dhe ato tė reja me krimin e organizuar dhe organizatat terroriste. Pėrpėlitjet e ditėve tė fundit tė Edi Ramės dhe Arta Dades me manovra tė shumanshme janė shumė domethėnėse dhe dėshmojnė se baronėt e fundit tė krimit tė organizuar janė nė ditėt e fundit nė liri. Tė gjendur ngushtė pėrballė njė lufte pa kompromis tė shtetit ligjor ndaj tyre, kapobandat kanė nisur njė reaksion, duke u dėrguar mesazhe publike shėrbėtorėve tė tyre nė krye tė kupolės rozė ku u kėrkojnė mbrojtje politike si detyrim pėr tė ardhurat kriminale qė kanė ndarė dhe vazhdojnė tė ndajnė sė bashku. Nuk ėshtė e rastit qė ėshtė Arta Dade njė nga avokatet mė tė mėdha tė politikės radikale tė Ramės, pasi kjo lidhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me backgraundin e saj kriminal dhe lidhjet e shumta qė ka me krimin e organizuar. Pas Ramės, qė rezultoi nga Prokuroria italiane si bashkėortaku kryesor i organizatės terroriste "Hakmarrja pėr Drejtėsi", Dade shfaqet si njė nga sekseret dhe koordinatoret kryesore tė bandave dhe organizatave tė krimit. Gjatė periudhės qė ajo drejtonte Ministrinė e Jashtme nė vitin 2001-2002, ka ndėrhyrė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tek kryetari i Bashkisė sė Lushnjės pėr tė favorizuar bandat terroriste nė garėn pėr tenderin 1.2 milionė dollarėsh pėr pastrimin e qytetit myzeqar. Ky tender ku plekseshin interesat e dy bandave kriminale, "Hakmarrja pėr Drejtėsi" dhe banda e Lushnjės u kthye nė njė mollė sherri mes tyre, duke lėnė 5 tė vrarė dhe 6 tė plagosur nga tė dy palėt. Pėrplasja nisi nė pranverėn e vitit 2002 pasi njerėzit e bandės sė Bares dhe ata tė "Hakmarrjes pėr Drejtėsi", qė sipas pėrgjimeve tė bisedave nga Prokuroria italiane pėrfaqėsoheshin prej Roland Shytit, i mbiquajtur prej bandės "Mustaqekuqi", kėrkonin qė tė siguronin kėtė fond tė majmė me njė afat 5-vjeēar. Pas presioneve ndaj krerėve tė Bashkisė, tė dyja bandat u gjendėn, duke matur forcėn me njėra-tjetrėn. Roland Shyti kishte marrė njė kapar prej 500 mijė eurosh pėr tenderin e pastrimit tė qytetit tė Lushnjės dhe fillimisht tenderi i pastrimit tė qytetit u fitua nga firma qė kishte pas saj njerėzit e "Hakmarrjes". Mėsohet se pas atentateve dhe vrasjeve nga tė dyja krahėt, me ndėrhyrjen e Dades, tė dyja bandat u tėrhoqėn nga tenderi pasi atyre iu premtuan investime tė tjera qė dukeshin mė fitimprurėse. Ėshtė e qartė se Dade e kaloi me sukses misionin e saj si koordinatore e dy bandave, tė cilat mė pas vendosėn pasuri marramendėse, Aldo Bare duke pėrvetėsuar Lagunėn e Karavastasė, ndėrsa "Hakmarrja" duke pastruar paratė e krimit nėpėrmjet ndėrtimit tė pallateve luksoze nė qendėr tė kryeqytetit nė bashkėpunim me kryetarin e PS-sė, Edi Rama.
Dade ktheu Lushnjėn nė strehėzėn e bandave
Nė fundin e vitit 2001 kanė nisur procedurat pėr tė caktuar firmėn fituese tė tenderit tė pastrimit tė qytetit tė Lushnjės. Tenderi me njė vlerė 1.2 milionė dollarė organizohej nga bashkia e qytetit, e cila drejtohej nga njė pėrfaqėsues i PS. Nė atė tender kanė konkurruar firmat "Kondor-2", "Hidrotem", "Gledis", "Pegaso" dhe "Akoalba". Dy rivalėt kryesorė pėr fitimin e tenderit ishin firmat e mbėshtetura nga pjesėtarė tė bandės sė Lushnjės dhe nga Roland Shyti, njėri prej anėtarėve kryesorė tė organizatės "Hakmarrja pėr Drejtėsi". Shyti ishte vendosur nė qytetin e Lushnjės pėrpara vitit 2002. Ai kishte hapur njė aktivitet privat pėrballė stadiumit "Roza Haxhiu" tė Lushnjės, ku kishte marrė njė dyqan me qira. Dyqanin qė Shyti e pėrdorte si studio e kishte marrė nė emėr tė Bernard Linatopit, djalit tė Qani Linatopit, ish-sekretar organizativ i Partisė Socialiste tė rrethit. Ndėrsa vetė Shyti, sipas materialeve tė dosjes sė dėrguar nė gjykatė, nuk dilte nė skenė. Tė gjitha dokumentacionet dhe kėrkesat pėr tender nė Bashkinė e Lushnjės, ai ka mundur t'i bėjė nėpėrmjet djalit tė ish-sekretarit organizativ tė Partisė Socialiste pėr kėtė rreth, Qani Linatopi. Bernardi nė atė kohė punonte si shofer nė degėn e tatim-taksave. Shoqėrinė e Bernardit me Shytin, e ka pohuar nė procesin gjyqėsor gjatė dėshmisė sė tij, edhe Qani Linatopi, i cili ka punuar dhe si nėnprefekt i Qarkut tė Fierit.
Viktimat
Duke pėrdorur lidhjet me kryetarin e Bashkisė sė Lushnjės, i cili ishte eksponent i Partisė Socialiste dhe njė nga miqtė e ngushtė tė Dades, Roland Shyti fillimisht ia kishte dalė mbanė tė fitonte tenderin pėr mbledhjen e taksave tė tregut dhe kishte bėrė kėrkesė nė bashkinė e qytetit pėr tė fituar tenderin e pastrimit ku ishte pretendenti kryesor. Firma fituese nė tender do tė realizonte pastrimin e qytetit tė Lushnjės pėr njė periudhė pesėvjeēare. Nė momentin qė fitues u shpall firma qė mbėshtetej nga Roland Shyti, nisi dhe konflikti mes dy grupimeve rivale. Viktimat e tenderit ishin tė vrarėt Ilir Boriēi nga banda e Lushnjės, ndėrsa nga grupi i "Hakmarrjes pėr Drejtėsi" u vranė Alfred Pirra, Judmir Trifka, si dhe u plagosėn Artur Shehu dhe Bernard Linatopi.
Arta Dade, "engjėlli" mbrojtės i Bares
Deputetja e PS-sė, Arta Dade, e njohur si njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Edi Ramės, ishte mbrojtėsja kryesore e Aldo Bares gjatė gjithė kohės qė vendi drejtohej nga Partia Socialiste. E njohur pėr lidhjet e saj tė ngushta me kreun e bandės sė Lushnjės, Aldo Bare, sekretarja e Marrėdhėnieve me Jashtė e PS-sė, ka ndėrhyrė personalisht disa herė pėr tė shpėtuar kryekriminelin Bare nga aksionet e policisė. Ėshtė i njohur tashmė fakti se nė tetor tė 1999, ndėrsa PS po zhvillonte kongresin e saj dhe policia kishte ndėrmarrė njė aksion pėr shkatėrrimin e bandės sė Lushnjės, ishte Dade qė lajmėroi Baren dhe mundėsoi daljen e tij nga Tirana pa asnjė problem. Jo vetėm kaq, por njerėzit e Arta Dades nė Lushnjė i kanė kėrkuar llogari ish-ministrit tė Brendshėm socialist, Spartak Poēi, pėr disa arrestime tė bashkėpunėtorėve tė Aldo Bares, tė njohur si njerėzit qė kishin mbėshtetur gjithė drejtuesit e PS-sė, nga kryetari e deri tek anėtarėt e Kėshillit Drejtues. (rd)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi