ILIRIADA PORTAL

Ish-tė pėrdjekurit: Dosjet, Gjykata Kushtetuese ishte nė konflikt tė pastėr interesi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03022010

Mesazh 

Ish-tė pėrdjekurit: Dosjet, Gjykata Kushtetuese ishte nė konflikt tė pastėr interesi




Pas rrėzimit tė ligjit "Pėr pastėrtinė e figurės" nga Gjykata Kushtetuese, kanė reaguar ish-tė pėrndjekurit politikė, tė cilėt theksojnė se ligji u rrėzua nė konflikt tė pastėr interesi. Ish-tė pėrndjekurit politikė e cilėsojnė absurd vendimin e dhėnė nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e lustracionit, i hedhur poshtė me votė unanime nga ky institucion pak ditė mė parė. Pėrfaqėsues tė shoqatave tė ish-tė pėrndjekurve, sqarojnė se marrja e njė vendimi tė tillė ndaj zbardhjes sė krimeve tė komunizmit nga kjo gjykatė nuk ishte surprizė. Ish-tė pėrndjekurit theksojnė se Fehmi Abdiu me shokė nuk mund tė votonte kundėr vetes sė tij. Argumentin e tyre ish-tė burgosurit politikė e bazojnė nė konfliktin e interesit qė trupa gjyqėsore kishte pėr marrjen e njė vendimi ndaj ligjit. Kryetari i Shoqatės tė Intelektualėve tė ish-tė Pėrndjekurve, Agim Musta tha se, "vendimi i Gjykatės nuk ka shpjegim tjetėr, veēse njė pjesė e atyre zotėrinjve tė Gjykatės Kushtetuese janė nostalgjikė tė atij regjimi tė kaluar dhe nuk duan t'i heqin petat lakrorit. Gykatėsit e Kushtetueses janė elementė tė inkriminuar dhe nuk duhet tė jenė nė ato poste qė kanė sot". Ndėrkohė, Skėnder Qendro, kryetar i Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė Demokratė tė Shqipėrisė, tha se, "e prisnim kėtė vendim qė nė gjykatė, ku 6 nga anėtarėt e saj kanė konflikt interesi dhe kanė dhėnė vendime deri me vdekje pėr tė pafajshėm gjatė sistemit totalitar, siē ėshtė dhe rasti i Fehmi Abdiut, i cili urdhėroi varjen e poetit Havzi Nela". Ish-tė pėrndjekurit shprehen tė vendosur pėr tė kėrkuar deri nė fund zbatimin e kėtij ligji, qė sipas tyre, e rendit Shqipėrinė ndėr tė vetmit vende ish-komuniste ku ende nuk janė zbardhur krimet e bėra gjatė 50 viteve tė diktaturės. Sipas tyre, ky ligj nuk synonte as tė shėronte plagėt e vjetra dhe aq mė tepėr hakmarrjen ndaj funksionarėve tė lartė qė ende dhe sot, shprehen ata, janė nė poste drejtuese, por nėpėrmjet tij synohet qė vendi tė ndahet nga e kaluara e errėt totalitare.
Ish-i pėrndjekuri politik Rreshat Kripa u shpreh se, "nuk jemi pėr dėnimin nė formė hakmarrje, por jemi pėr zbatimin e drejtėsisė nė vend. Nė mungesė tė ligjit tė ri, duhet njė referendum popullor dhe tė vendosė populli pėr gjithēka". Vendimi nga Gjykata Kushtetuese pėr ligjin e pastėrtisė sė figurės sė zyrtarėve tė lartė, u mor pas ankesave qė Partia Socialiste, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata e Prokurorėve bėnė pranė kėtij institucioni.
Viktimat e sistemit komunist
Tė pushkatuar e tė vdekur nė burgjet e komunizmit 6535
Tė pushkatuar 5548, mes tyre 91 gra
Tė burgosur 14563, mes tyre 445 gra
Tė vdekur nė burg 987, mes tyre 7 gra
Tė futur nė psikiatri 308, mes tyre 35 gra
Tė internuar e tė dėbuar 21401, mes tyre 9322 gra
U pushkatuan, burgosėn dhe vdiqėn nė burgje:
Klerikė katolikė 120
Klerikė bektashinj 83
Klerikė myslimanė 60
Klerikė ortodoksė 39
U shkatėrruan dhe u mbyllėn 2169 institucione fetare
Xhami 740
Kisha e manastire ortodokse 608
Kisha e manastire katolike 157
Teqe e tyrbe 530

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi