ILIRIADA PORTAL

500 mijė shqiptarė do tė marrin pasaportėn greke

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06022010

Mesazh 

500 mijė shqiptarė do tė marrin pasaportėn greke




Ligji i ri grek

• Papandreu ka mbajtur premtimin e dhėnė, duke kaluar nė Parlament ligjin pėr emigrantėt, ku pėrfitojnė mė shumė se 500 mijė shqiptarė

• Gazeta “Tirana Observer” boton sot pikat e ligjit, kushtet e reja si merret nėnshtetėsia greke dhe cilat kategori kanė tė drejtė tė votojnė.


Ligji mbi shtetėsinė nuk ishte rreptėsishtė identik me problemin e emigracionit. Kjo ėshtė arsyeja pse shteti grek po shikon tashmė mė me kujdes kushtet nėn tė cilat do tė jepet shtetėsia greke. Papandreu mban premtimin e dhėnė gjatė takimeve qė ka bėrė me emigrantėt, mban premtimin e bėrė si burrat, ndryshe nga premtimet e ish-qeverisė Karamanlis, qė sot nė opozitė ėshtė kundėr tė drejtave sociale dhe politike tė emigrantėve. Qeveria Papandreu ka bėrė njė kthesė 180 gradė nga ish-politika e babait tė tij, si dhe 360 gradė nga ish kryeministri i parties sė tij Kosta Simitis. Ai e ka tė qartė koston politike pasi gjatė fushatave elektorale nuk kishte programuar njė gjė tė tillė. Ai ėshtė ndeshur me reagimet e opozitės si njė ēėshtje tė parakohshme, dhe protestave tė ekstremit tė djathtė, qė ende me nė krye Karaxhaferrin po mbledhin firma pėr njė referendum popullor. Greqia po bėn atė qė duhej ta kishte bėrė me kohė pėr lirimin e skllavėrisė sė emigrantėve, pėr barazinė e tyre me shoqėrinė.
Ligji vendos njė kusht tė nevojshėm dhe tė pacenueshme tė shtetėsisė greke pėr kthimin e emigrantė tė ligjshėm. Dy prindėr emigrantė dhe fėmijėt e tyre duhet tė jetojnė pėrgjithmonė dhe ligjėrisht nė Greqi, me tė drejta tė plota ligjore.
Nga shtatė masat e duhura pėr emigracionin qeveria greke ka marrė masėn e shtatė, duke lėnė tė fundit masėn e pare qė ėshtė legalizimi i emigrantėve qė jetojnė prej 20-30 vjetėsh, qė ende nuk mund tė lėvizin lirshėm.
Emigrantet marrin pasaportėn greke
Ligji i ri u jep tė drejtėn 500.000 emigrantėve tė ligjshėm qė tė marrin pasaportėn dhe shtetėsinė greke. Ėshtė ky ligj i porsa nė Parlamentin grek pėrball reagimeve tė ashpra tė opozitės dhe ekstremit tė djathtė. Ligji u hap rrugė 250 mijė fėmijėve qe tė pėrfitojnė shtetėsinė dhe 266 mijė emigrantėve pėr tė votuar nė zgjedhjet lokale ku jetojnė dhe punojnė tė ligjshėm para 1 janarit tė 2005. “Ne mbetemi tė vendosur nė qėllimet tona, duke pėrfshirė tė gjitha propozimet e arsyeshme dhe tė dobishme tė paraqitura nga qytetarėt, institucionet dhe partitė politike, tregon synimin tonė pėr tė marrė njė marrėveshje midis palėve”. Kėshtu ka theksuar ministri i Brendshėm Janis Ragusis.
Pėr tė realizuar me sa sukses kėtė ēėshtje, qeveria ka marrė njė sėrė masash dhe ka vendosur po ashtu edhe njė sėrė kushtesh tė specifikuara. Qėllimi i qeverisė ėshtė i qė emigrantėt tė pėrfshihen dhe tė integrohen tė qetė veprimit social dhe pjesėmarrjen nė ndonjė nga institucionet greke arsimore, nė organizatat shoqėrore dhe autoriteteve lokale.
Ligji
Pėr herė tė parė nga ana e qeverisė ėshtė paraqitur njė kėrkesė e tillė pėr tė kontrolluar ecurinė e procesit tė shtetėsisė. Emigranti i cili ėshtė kundėrshtuar nga Komisioni i Politografisė, mund tė paraqesė ankesė Komisionit pėr shqyrtimin e apelit nė Kėshillin e shtetėsisė. I njėjti projekt-ligj krijon tė njėjtėn tė drejtė pėr tė votuar e votohet nė zgjedhjet lokale tė qeverisė, pėr emigrantėt qė kanė pėrfunduar tė paktėn pesė vjet qėndrimi ligjor, tė licencuar me kohė tė kufizuar me afat, si dhe pėr njė periudhė tė pacaktuar ose dhjetė vjet. Emigrantėt mund tė zgjidhen pėr postin e kėshilltarėve nė zgjedhjet e pushtetit vendor. Sipas vlerėsimeve tė ministrisė sė brendshme llogaritet qė tė paktėn 266.000 emigrantė mund tė regjistrohen menjėherė pėr tė votuar, nė zgjedhjet e pushtetit lokal tė kėtij viti. Njė pjesė e rėndėsishme e projekt-ligj pėr kthimin e shtetėsisė pėr fėmijėt e emigrantėve. Fėmijėt e emigrantėve tė ashtuquajtur “brezi i dytė” u duhen qė tė pėrballen me dy kushte pėr tė marrė shtetėsinė. Kushti i parė ka tė bėjė qė tė dy prindėrit duhet tė kenė mbi pesė vjet qėndrim ligjor nė Greqi.
Kushti i dytė ka tė bėjė me vetė fėmijėt, tė cilėt duhet qė tė kenė ndjekur me sukses njė shkollė greke mbi gjashtė vjet. Kusht i tretė ėshtė pagesa taksė prej 100 euro. I njėjti kusht vlen edhe pėr prindėrit e emigrantėve, tė cilėt pėr arsye tė ndryshme nuk duan qė fėmijėt tė marrin shtetėsinė greke, mund tė bėjė njė deklaratė brenda fundvitit pasi fėmija tė ketė mbushur moshėn.
Kush mund tė regjistrohet pėr tė votuar
Numri i pėrgjithshėm ėshtė llogaritur nė 266.250 persona qė pėrbėjnė 0.65 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė votuesve, ku kėta duhet tė jenė tė ligjshėm nė Greqi, para i janarit tė 2005.
Pėrfituesit ligjore tė qėndrimit janė:
1. 160.000 emigrantėve
2. Leje qėndrim tė pakufizuar pėrhershėm, leje qėndrimi 10 vjeēare - 62.000 emigrantė
3. leje me afat te gjatė – 130 emigrantė
4. Leje qėndrimi 5 vjeēare - 14.000 emigrantė
5. me njė prindėrit tė huaj – 1.000 emigrantė
6. Pėrfituesit e mbrojtjes ndėrkombėtare – 1.000 emigrantė
7. Pa shtetėsi -120 emigrantė
8. Tė tjerė me kombėsi greke 3.000 emigrantė
9. Nė dhėnien e lejeve 25.000 emigrantė
Totali (i vlerėsuar) 266.250
Partia Liberale (SYRIZA)
Lidhur me kėtė ēėshtje qeveria ka bėrė njė tėrheqje tė dukshme nga presioni I opozitės sė djathtė “Demokracia e Re” dhe ekstremit tė djathtė, mbi projekt-ligjin pėr shtetėsinė. Tė drejtat e emigrantėve bien theror nė lojėn e partive nga uniteti “Demokracia e Re” dhe LAOS., pėr zbatimin e masave tė programit tė Stabilitetit qė shkatėrrojnė shoqėrinė. Reagimet e para. Ende pa kaluar minutat e para kanė filluar reagimet nga opozita e Partisė “Demokracia e Re”. I ngarkuari nė sekretin e Emigracionit brenda kėsaj partie z. Kristos Zois me anėn e njė peticioni ka reaguar ashpėr duke theksuar qėndrimin e partisė sė tij qė ėshtė nė kundėrshtim me atė tė qeverisė Papandreu, pasi ky po lėviz nė drejtim jo tė duhur nė dėm tė interesave tė vendit.
Kisha, kjo ēėshtje i takon shtetit
Ndėrkohė, njė fund tė protestave metropolitans mbi ēėshtjen e shtetėsisė ka dhėnė dje pėrfundimisht nė mbledhjen e arkipeskopėve kryesia e klirikėve grekė. Kryepeskopi i Greqisė z. Jeronimo me anėn e njė deklarate tė ekuilibruar ka theksuar qartė se: “kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon shtetit qė ta trajtojė. Bėri miratimin e ligjit mbi shtetėsinė, ku ligji nuk parashikon as tani ndėrhyrjen e Kishės sė Shenjtė. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e shtetit grek, nėpėrmjet Parlamentit grek...”.Shtetėsia nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė drejtat politike tė emigranteve, nė tė drejtat politike tė emigranteve llogariten sė janė rreth 250 mije tė cilėt janė minoritare nga Shqipėria (me kombėsi greke) dhe emigrante tė ardhur nga vendet e ish-Rusisė po qė mė vone fituan shtetėsinė greke.
Shtetėsia ka tė bėjė me fėmijėt e emigranteve dhe tė minoritareve qė llogariten nė 260 mijė.

Detyrimet nė projekt-ligj janė:
1. Njohuri tė mjaftueshme tė gjuhės greke, pėr tė mundėsuar emigrantin pėr tė pėrmbushur detyrimet qė rrjedhin nga qytetarėt e Greqisė.
2. Tė jetė integruar nė jetėn ekonomike dhe shoqėrore tė vendit.
Elementet e tjerė qė pėrfshihen janė:
a) Tė afėrmit nga martesa me qytetarėt grekė.
b) Pėrmbushjen e detyrimeve tatimore.
c)Pėrmbushja e angazhimeve.
d)Asetet dhe pėrfitimin e pronės e tė qėndrimit nė Greqi.
3. Tė kenė njohuri pėr institucionet dhe nė jetėn politike tė Greqisė, tė dinė pikat kyēe tė historisė dhe tė politike greke, sidomos ato bashkėkohore. Do tė marrin pjesė nė klube e shoqatave politike, sindikatave sė bashku me shtetasit grekė, madje edhe mė e rėndėsishme do tė jetė nėse emigranti ėshtė zgjedhur nė drejtim tė bordit tė subjekti tė tillė, dhe ēdo pjesėmarrje nė zgjedhjet e mėparshme pėr tė Pushtetit Lokal.
4. Nevojiten edhe tri letra tė qytetarėve grekė tė cilėt nuk kanė asnjė lidhje familjare me emigrantin. Nėnshkruesit e letrave duhet tė jetė banor i pėrhershėm nė komunėn qe ka deklaruar si njė banor i pėrhershėm ose si biznesmen emigrantin lidhur me tė. 5. Emigranti do t’i nėnshtrohen sė fundi njė test nė gjuhė tė veēantė tė provės, si dhe tė drejta civile, njohje tė greke pėrball komisionit tė Politografisė
6. Pagesa 100 €.



tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi