ILIRIADA PORTAL

MB: Ja rregullat e reja pėr marrjen e pasaportave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06022010

Mesazh 

MB: Ja rregullat e reja pėr marrjen e pasaportave




Tiranė - Ministria e Brendshme informoi sot pėr masat e reja pėr pajisjen e qytetarėve me pasaporta biometrike.
Burime zyrtare nga kjo ministri bėjnė tė ditur se deri ditėn e djeshme, nė bazė tė tė dhėnave nga kompania “Aleat”, numėrohen rreth 475 mijė aplikime pėr pasaporta biometrike.

Zėdhėnsi i MB-sė, Fatmir Konja u shpreh se tė gjithė qytetarėve se pėr tė marrė nė dorėzim pasaportėn biometrike pėr tė cilėn kanė aplikuar, duhet tė paraqiten mė parė tek punonjėsi i policisė, i cili ndodhet nė tė njėjtin ambient me zyrat e “Aleat” qė shpėrndajnė pasaportat biometrike.

“Nė rast se shtetasi zotėron pasaportė tė tipit tė vjetėr, punonjėsi i policisė e bėn atė tė pavlefshme, duke i shpuar dy vrima nė kapak pa dėmtuar vizėn, lejen e qėndrimit apo shėnime tė tjera qė mund tė ndodhen nė pasaportė dhe mė pas ia dorėzon shtetasit”, theksoi ai.

Nė rast se shtetasi nuk ka qenė i pajisur me pasaportė tė tipit tė vjetėr, punonjėsi i policisė pas verifikimit nė sistem, i lėshon vėrtetimin pėrkatės “Nė rast se shtetasi rezulton nė sistem i pajisur me pasaportė tė tipit tė vjetėr dhe sqaron se nuk e ka pasaportėn, pėr arsye se i ka humbur, i ėshtė vjedhur apo dėmtuar, shtetasi drejtohet pėr tė deklaruar kėtė tek komisariati i policisė qė e ka lėshuar atė pasaportė. Aty pajiset me vėrtetimin pėrkatės nga specialistėt e policimit nė kom”, thuhet me tej nė sqarim.

Tė gjithė qytetarėt qė do tė shkojnė tė marrin pasaportat, duhet tė zbatojnė rregullat e vendosura, nė mėnyrė qė ta tėrheqin atė. Nė fund tė deklaratės, Ministria e Brendshme u bėn thirrje qytetarėve tė paraqiten pranė zyrave tė “Aleat” pėr tė aplikuar dhe pėr t’u pajisur me pasaporta biometrike duke pėrforcuar kėshtu suksesin e tė gjithė procesit tė pėrmbushjes sė kritereve pėr pėrfitimin sė shpejti tė liberalizimit tė vizave me Bashkimin Evropian.
start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi