ILIRIADA PORTAL

Rama tėrhiqet nga zgjedhjet e parakohshme, kėrkon burgosjen e komisionerėve socialistė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07022010

Mesazh 

Rama tėrhiqet nga zgjedhjet e parakohshme, kėrkon burgosjen e komisionerėve socialistė




Ja sa komisionerė rrezikojnė tė penalizohen nga kėrkesat e kreut socialist

Pas premtimit disamujor se me anė tė protestave dhe bojkotit do tė realizoheshin zgjedhjet e parakohshme, dje kryesocialisti Rama deklaroi publikisht se nuk ka ndėrmend tė kėrkojė zgjedhje tė reja, por thjeshtė vetėm tė hapen kutitė e votimit. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Rama tani kėrkon dėnimin e tė gjithė atyre komisionerėve socialistė qė menaxhuan nė tė gjitha nivelet e procesin zgjedhor nė Tiranė, Shkodėr, Fier dhe Berat. Pra, nė fillim i gėnjeu

me zgjedhje tė parakohshme, tani kėrkon t’i dėnojė. Vetė komisionerėt e kanė quajtur kėtė njė tradhti tė dyfishtė, pasi zgjedhjet kanė qenė tė rregullta, ndaj dhe nuk kanė shėnuar asnjė vėrejtje nė procesverbalet e numėrimit dhe votimit. Megjithatė Rama nuk heq dorė nga dėnimi i tyre, madje kėtė kėrkesė e ka vendosur si kushtin themelor pėr tė hyrė nė Parlament. Kjo do tė thotė se Rama po tallet dhe po kėrkon t’i burgosė tė gjithė ato qindra komisionerė socialistė qė numėruan votat. Kjo do tė thotė se Rama ėshtė tallur me tė gjithė ato mijėra socialistė tė sinqertė, tė cilėt i mblodhi nėpėr sheshe pėr javė tė tėra, duke u premtuar qeveri teknike dhe zgjedhje tė parakohshme. Gėnjeshtra e zgjedhjeve tė parakohshme sa pėr tė forcuar pozitat nė parti pas “tėrmetit” qė pėsoi nga humbja, ishte njė taktikė qė funksionoi pėr Ramėn, por kjo ka venitur ėndrrėn e mijėrave socialistėve qė i besuan atij. Siē e dimė socialistėt nė protesta nuk dolėn pėr tė shuar zėrat qė kėrkonin pėrgjegjėsin e humbjes, as pėr tė mbajtur Ramėn nė krye tė PS, por ato dolėn pasi Rama u premtoi zgjedhje tė parakohshme. Ata e mbėshtetėn pasi Rama i siguroi pėr largimin e Berishės. Por, me deklaratėn e djeshme nė Durrės Rama e ka shkelur hapur kontratėn qė bėri me socialistėt pasi humbi zgjedhjet. Ky shpėrdorim besimi dėshmon edhe njė herė se kush e drejton Partinė Socialiste dhe nė dorė tė kujt janė shpresat e atyre mijėrave tė papunė qė presin ardhjen e PS nė pushtet. Mirėpo ēėshtja nuk mbaron kėtu. Edi Rama ka dalė sėrish t’i gėnjejė socialistėt pėr ta mbėshtetur nė protesta. Ai u thotė mė mbėshtesni nė protesta, jo pėr zgjedhje tė parakohshme, por thjeshtė sa tė hapen kutitė. Pra kėrkohet hapja e kutive, por jo zgjedhjet, kėrkohet mbėshtetja nė protesta, por jo pėr tė marrė pushtetit. Kur baza e pyet se pse nuk e pritėn nė Perėndim dhe kur do tė zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, Rama sulmon menjėherė reformatorėt socialistė si tradhtar, si tė shitur te Berisha si fajtor pėr humbjen, a thua se e kanė drejtuar ata PS e jo ai. Kur baza e pyet se pse nuk u bė deputet, Rama thekson se nuk e njollos karrierėn e tij me Parlamentin, duke e quajtur atė njė fasadė tė turpshme. Madje ai ka theksuar se nuk ka dėshirė fare tė vijė nė pushtet, por drejtojė demokracinė e deformuar. Tani qė deputetėt po i rrjedhin nga tė gjitha anėt dhe i duhet patjetėr qė tė shtiret duke bėrė sikur po e thyen bojkotin me dėshirė, Rama po sulmon mendimin ndryshe si parapritė ndaj pyetjeve pėr humbjen e zgjedhjeve dhe rezultatin e bojkotit. Ndėrkaq, Rama ka nisur aksionin e ri politik pėr t’u shpjeguar bazės se pse duhen vijuar protestat dhe bojkoti nėse nuk hapen kutitė. Nga ana tjetėr presidenti Topi pėr pėrgatit temėn e dialogut midis atij dhe Berishės.

Baza
Pas humbjes sė zgjedhjeve tė 28 qershorit, socialistėt po pėrjetojnė njė zhgėnjim tjetėr mė tė madh tė shkaktuar nga lideri i tyre, atė tė zgjedhjeve tė parakohshme. Si rrjedhojė kjo ka shkaktuar njė rebelim nė masė nė bazėn e socialistėve, tė cilėt kėrkojnė llogari pėr gjitha kėto. Nga ana tjetėr, kryesocialisti Rama, pasi humbi mundėsinė pėr tė fituar zgjedhjet e pėrgjithshme pėr shkaqe qė tashmė dihen, tani po humb edhe kontrollin e tij nė PS, ku kauzat dhe raportet me Parlamentin ndryshojnė ēdo ditė. Anėtari i Asamblesė sė Partisė Socialiste, Ylli Manjani, ėshtė shprehur se Rama duhet t’u thotė socialistėve qė e mbėshtetėn nė miting se kur do t’i realizojė zgjedhjet e parakohshme dhe pse nuk u hapen kutitė e votimit. Manjani gjithashtu ėshtė shprehur se kryetari i selisė rozė duhet t’u thotė socialistėve strategjinė qė ka ia pėr tė rrėzuar qeverinė mė tej tė kėrkojė mbėshtetje.

Reformatorėt, tė palėkundur nė thyerjen e bojkotit
Vijon tė mbetet e tendosur situata nė PS. Rama paralajmėron vijimin e bojkoti dhe protesta tė mėdha nesh nuk hapen kutitė. Nga ana tjetėr, pas apelit dhe argumenteve disamujore pėr kthimin nė Kuvend, 5 deputetėt reformatorė kanė shprehur vendosmėrinė e tyre se do tė futen nė Kuvend, pavarėsish vendimit tė shumicės. Reformatorėt janė tė bindur, se pas thyerjes sė akullit nga ana e tyre, mė shuma se gjysma e grupit parlamentar socialist do ta braktisin strategjinė e Ramės. 5 deputetėt socialistė, janė tė mendimit se protestat pėr votėn e lirė mund tė vazhdojnė edhe duke qenė nė Kuvend. Ata janė tė bindur se bojkotin e shpiku Edi Rama nė ēastin kur, kėtij tė fundit iu kėrkua dorėheqja pėr humbjen e zgjedhjeve.

Komisionerėt socialistė tė Shkodrės, qė rrezikojnė burgun
KZAZ nr. 40
Hamdi Shullani
Teuta Qytezashaj
Gledis Ēeliku

KZAZ nr. 41
Ejll Shuku, sekretar
Fred Zefi
Sokol Shkreli

KZAZ nr. 42
Genc Haxhaj
Prel Milani
Arban Gjoka

KZAZ nr. 43
Bardh Doda
Jorgje Dodani
Enver Sulejmani

KZAZ nr. 44
Xhevdet Ēulaj
Pjetėr Preēaj
Gėzim Zenelaj


Komisionerėt socialistė tė Tiranės, qė rrezikojnė burgun

KZAZ nr. 55
Pashk Aliaj
Liri Braēe
Luftar Hoxha

KZAZ nr. 56
Altin Xhixho
Ndue Nikolli
Hasan Bara

KZAZ nr. 57
Irena Babameto
Ylli Kazazi
Daut Buraj

KZAZ nr. 58
Ylli Bala
Njazi Deliu
Luveda Dardha

KZAZ nr. 59
Astrit Dobjani
Erbert Bodlli
Aida Gjeka

KZAZ nr. 60
Fatmir Meēja
Haxh Memolla
Gramoz Sokolaj


Berat
KZAZ nr. 1
Krenar Suku
Seit Dhėmbo
Gora Zaimi

KZAZ nr. 2
Fatime Plaku
Taulant Ēala
Pjerin Tumani

KZAZ nr. 3
Ferdinand Gjika
Leonora Dule
Sybi Shehu

KZAZ nr. 4
Manush Maksutaj
Ēelnik Nako
Rudina Llango



Sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rama tėrhiqet nga zgjedhjet e parakohshme, kėrkon burgosjen e komisionerėve socialistė :: Komentet

Mesazh prej Mon Feb 08, 2010 3:21 pm nga lidabica

Rama dfuhet ēuar ,i pari ne burg

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Feb 08, 2010 6:39 pm nga i persekutuari

ky mire se esht vet i ēmen po po ēmen gjith shqiptart

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Feb 11, 2010 12:21 pm nga lidabica

po kush s'ka mend le ti shkoje mbrapa ,se vetem degjenerim ka per ta mesu prej te degjenerumit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 8:58 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi