ILIRIADA PORTAL

“Edi Rama ka marrė peng PS-nė, por deputetėt do hyjnė nė parlament”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07022010

Mesazh 

“Edi Rama ka marrė peng PS-nė, por deputetėt do hyjnė nė parlament”




Ylli Manjani, njė nga zėrat kritikė nė PS

Zėrat kundėr brenda Partisė Socialiste kritikojnė qėndrimin qė po ndjek kreu i kėsaj partie, nė prag tė tryezės sė Presidentit tė Republikės, ku opozita dhe pozita do tė pėrpiqen tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt.
“Njė nga lėvizjet e 5-6 muajt e fundit, tė drejtimit tė Partisė Socialiste, vazhdon tė jetė kaotike, e paqartė dhe pėrgjithėsisht nė panik, pėr shkak tė politikės personale, tė paqartė tė zotit Rama. Drejtimi i Partisė Socialiste ėshtė i marrė peng nga disa interesa fare tė vogla, fare tė pa rėndėsishme dhe fare tė pa qenė, nė raport me interesat e qytetarėve shqiptarė, tė cilėt presin tė lėvizin tė lirė nė hapėsirėn “Schengen” tė BE, brenda kėtij viti”, u shpreh anėtari i Asamblesė sė Partisė Socialiste, Ylli Manjani.
Ai shprehet i sigurt pėr rikthimin e Partisė Socialiste nė Parlament, pasi siē u shpreh, bojkoti ėshtė njė vendim personal i kryesocialistit Edi Rama.
“Askush nė PS dhe jashtė saj nuk e di se ēfarė ka ndodhur, pavarėsisht se ēfarė mendon zoti Rama, madje edhe kėtė nuk e di deri nė njė farė mase as Edi Rama, besoj. Duam apo nuk duam ne, PS do hyjė nė parlament, me apo pa zotin Rama. Kjo ėshtė njė histori qė nuk e ka nė dorė zoti Rama, tė urdhėrojė apo aq mė pak tė ndėshkojė askėnd. Ndarja qė bėhet ndėrmjet deputetėve dhe kandidatėve pėr deputetė ėshtė e padrejtė, sepse edhe kandidatėt pėr deputetė janė tė Partisė Socialiste gjithashtu. Nuk ka moral zoti Rama tė pėrzėrė socialistėt”, deklaroi Manjani.
Ashtu si edhe pėrfaqėsues tė tė mendimit ndryshe nė Partinė Socialiste, edhe Manjani thekson domosdoshmėrinė e bashkimit tė tė gjithė zėrave brenda sė majtės.
“E vetmja arsye qė e bėn Partinė Socialiste fituese nė pėrplasjet e hershme, ėshtė bashkimi. Nėse Partia Socialiste shkon pėrsėri drejt pėrēarjes ėshtė e sigurt qė do shkojė drejt katastrofės sė radhės”, tha mė tej ai.
Pėr anėtarin e Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, Manjani, ai qė duhet tė ndėshkohet pėr thyerje rregullash ėshtė kryetari Edi Rama, i cili nuk u largua nga partia, pasi humbi zgjedhjet.
Megjithatė, deputetėt e Partisė Socialiste paralajmėrojnė se grupi parlamentar i Partisė Socialiste, do jetė jashtė parlamentit edhe gjatė muajit shkurt, pasi nė fillim tė marsit, ata do t’i drejtohen sallės sė Kuvendit, pėr tė shpėtuar djegien e mandateve dhe njėherazi konfirmimin e linjės sė tyre politike drejt integrimit tė vendit nė proceset euro-atlantike.
Zėrat brenda selisė rozė shprehen tė sigurt se bojkoti do tė thyhet brenda javės sė parė tė marsit, ndėrsa konfirmohet qartė se vendimi personal i kryesocialistit nė detyrė, Edvin Rama, do tė shpėrfillet masivisht nga grupi parlamentar socialist.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi