ILIRIADA PORTAL

Tatimi pėr shitjen e shtėpive, Qeveria ndryshon ēmimet nė tė gjithė vendin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08022010

Mesazh 

Tatimi pėr shitjen e shtėpive, Qeveria ndryshon ēmimet nė tė gjithė vendin




BLEDAR HOTI

Qeveria rrit vlerat e apartamenteve nė tė gjithė qytetet e Shqipėrisė. Vendimi mė i fundit i Qeverisė pėr ēmimet mesatare tė apartamenteve flet pėr njė rritje tė tyre nė krahasim me vitet e kaluara. Pėrllogaritjet e kryera nga ana e Entit Kombėtar tė Banesave janė tė ndryshme nga viti 2008. Nė koston mesatare tė shitjes mbi bazėn e qyteteve ėshtė llogaritur njė rritje qė varion nga 3.000-5.000 lekė tė reja. Nė disa raste ekzistojnė dhe rritje maksimale qė nė krahasim me vitin e kaluar ka njė diferencė deri nė 8 mijė lekė tė reja. Kėtu vlen tė pėrmendet rasti i Vlorės ku ēmimi mesatar i shitjes sė apartamenteve pėr kėtė vitit ėshtė 59.101 lekė/m2, nė njė kohė qė nė 2008 ky ēmim ishte pėrcaktuar 50.988 lekė/m2. Pėrcaktimi i kėtyre ēmimeve ndėrmerret me qėllimin pėr tė sanksionuar mė pas taksėn qė do tė pėrdorin Zyrat e Regjistrimit tė Paluajtshme gjatė hipotekimit tė banesave. Nė bazė tė ligjit personi qė i shet shtėpinė e tij njė tjetri duhet tė paguajė tatimin mbi fitimin, i cili ėshtė nė masėn 10 pėr qind. Nėse shtėpia dikur ėshtė blerė me 400 lekė metri/2 dhe tani shitet me 800 lekė metri/2, diferenca qė mbetet nga kjo duhet tė paguhet nė formėn e tatimit mbi vlerėn e shtuar nė hipotekė. Njė vendim i tillė ndėrmerret dhe pėr tė shmangur ēdo abuzim tė mundshėm qė realizohet gjatė shitjes sė apartamenteve, duke ulur vlerėn reale tė shitjes, pėr shkak tė shmangies sė pagesės sė tatimit. Kjo shihet si masa parandaluese nga ana e qeverisė. Ndėrsa pėrcaktimi i ēmimeve fikse mund tė sjellė dhe pėrfitime pėr banorėt e zonės sė kryeqytetit, ku vlera e shitjes reale sė tyre shkon dhe deri nė 3 mijė euro pėr metėr katrorė. Ēmimi mesatar nė zonėn e Bllokut, nė pjesėn mė tė lakmuar tė Tiranės ėshtė 175.000 lekė pėr metėr katrorė. Ēmim tjetėr maksimal pėr metropolin shqiptar ėshtė ai qė prek rrugėn e Durrėsit, tė Kavajės, Sheshin "Skėnderbej", nė 140.000 lekė/m2. Qeveria e ka rritur me 1 mijė lekė ēmimin pėr kėtė zonė. Nė vlerėn e kostos mesatare, sipas vendimit tė qeverisė nuk janė pėrfshirė vlerat e "rrjetit inxhinierik; projektit,3. studimit gjeologjik, lejes sė ndėrtimit, truallit, shpenzimeve operacionale tė EKB-sė qė janė nė masėn 4%". Ēdo vit qeveria, nė bashkėpunim me Entin Kombėtar tė Banesave dhe tė Ministrisė sė Punėve Publike dhe Transportit kryen rivlerėsimin e ēmimeve mesatare tė apartamenteve, kjo pėr tė gjitha qytetet e Shqipėrisė. Nė vendim ėshtė pėrcaktuar se nė rast se mungon ndonjė qytet nė tabelat pasqyruese, do tė merret pėr bazė ēmimi mesatar qė ka qyteti mė i afėrt.

kostoja

Kostoja mesatare e ndėrtimit tė banesave, nga Enti Kombėtar i Banesave, nė shkallė republike, pėr vitin 2007, ishte 29.874 lekė/m2, pėr sipėrfaqe shfrytėzimi.

Kostoja mesatare e ndėrtimit tė banesave, nga Enti Kombėtar i Banesave, nė shkallė republike, pėr vitin 2008, ishte 33. 464 lekė/m2, sipėrfaqe shfrytėzimi.

Pėr pėrcaktimin e vlerės mesatare pėrdoret metoda e krahasimit
a) Kjo metode bazohet ne krahasimin e raporteve qe rezultojnė nga kėmbimi i truallit me sipėrfaqe ndėrtimi ne zonėn pėrreth truallit qe do te zhvillohet dhe nxjerrjen e njė mesatare aritmetike.

Institucionet

Tė dhėnat e Tregut tė lire tė apartamenteve
sipas tė dhėnave tė Entit (Ēmimi mesatar i shitjes, lekė/m2 sip. Shfrytėzimi)

1 Tirana (mesatare) 84.750
2 Vora 50.000
3 Kamza 49.980
4 Durresi 73.968
5 Kavaja 58.327
6 Shijak 43.794
7 Shkoder 51.405
8 Puke 13.290
9 Laē-Vau Dejes 26.350
10 Koplik 39.256
11 Fushe-Arrez 6.922
12 Lezhe 52.200
13 Vlore 59.101
14 Orikum 48.600
15 Himare 53.400
16 Korēe 45.500
17 Pogradec 46.057
18 Bilisht 35.680
19 Erseke 24.959
20 Maliq 29.406
21 Leskovik 20.243
22 Fier 56.094
23 Lushnje 41.202
24 Ballsh 34.800
25 Patos 31.692
26 Divjake 46.671
27 Roskovec 36.772
28 Berat 37.281
29 Kuēove 32.672
30 Poliēan 20.848
31 Corovode 15.946
32 Ura Vajgurore 29.750
33 Elbasan 48.984
34 Librazhd 42.240
35 Cerrik 39.658
36 Gramsh 38.666
37 Peqin 39.796
38 Prrenjas 38.650
39 Rrogozhine 3.700
40 Gjirokaster 48.035
41 Permet 27.456
42 Sarande 49.500
43 Delvine 39.800
44 Tepelene 20.260
45 Memaliaj 9.340
46 Kelcyre 23.250
47 Konispol 34.170
48 Libohove 29.400
49 Laē 40.552
50 Kruje 52.230
51 Fushe-Kruje 52.230
52 Mamurras 27.147
53 Rreshen 39.193
54 Kukes 34.030
55 Tropoje 27.300
56 Krume 27.060
57 Peshkopi 40.410
58 Burrel 36.860
59 Bulqize 36.610
60 Klos 35.000
61 Sukth 41.000
62 Belsh 34.300
63 Selenice 25.200
64 Rrubik 28.000
65 Komuna Krrabe 24.505
66 Komuna Shengjin 52.000
67 Komuna Molot 29.481
68 Komuna kashar 58.200
69 Komuna Dajt 57.000
70 Komuna Farke 70.000

“Diplomatėt tė ndėrhyjnė pėr pronat nė Jug”

Shoqata e pronarėve "Bregdeti" nė njė letėr drejtuar trupit diplomatik nė Tiranė kėrkojnė qė tė bėjnė presion ndaj qeverisė pėr tė realizuar zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė pronėsisė nė perlėn e jugut tė Shqipėrisė. Nė kėtė letėr theksohet se shteti vazhdon te shkeli detyrimet kushtetuese dhe tė drejtėn e pronės sė trashėguar. Shoqata Bregdeti i kėrkon ambasadorėve tė trupit diplomatik nė Shqipėri qė tė ndikojnė qė nga shteti Shqiptar tė respektohet e drejta e pronės private edhe nė zonėn turistike dhe ashtu siē ėshtė bėrė nė zonat veriore tė Shqipėrisė dhe nė afro 75% tė vendi , prona qė nuk ėshtė e shtetit, por qė ėshtė e grabitur nga shteti i diktaturės tė kthehet fizikisht tek pronari i ligjshėm. "Ligjet aktuale synojnė qė toka turistike tė pėrvetėsohet nga oligarkia politike dhe shkelėsit e ligjit. Qė kthimi i pronave tė futet nė rrugėn e zgjidhjes duhet qė procesi i kthimit tė ndahet nga ai i kompensimit, duke pėrcaktuar njė afat kohor tė shpejtė pėr pėrfundimin e procesit tė kthimit fizik nė pėrputhje me nenet 41 dhe 181 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė nė fuqi, dhe nė pėrputhje me kėrkesat e nenit 191 tė dokumentit nr. 11115 datė 20 dhjetor 2006 tė Asamblesė Parlamentare tė KE", thuhet nė letėr.



Kush shet shtėpinė, tatohet 10%

Me udhėzim tė veēantė qeveria ka pėrcaktuar mėnyrėn e tatimit tė pasurisė sė paluajtshme nė tė cilėn ajo shitet.
Masa e tatimit ėshtė 10 pėr qind, mbi diferencėn mes vlerės sė pronės qė shet dhe asaj qė ke blerė. Nė pikėn 1 tė udhėzimit tė firmosur nga ministri i Financave, Ridvan Bode ėshtė pėrcaktuar se "Kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi pasuritė e paluajtshme, tokė dhe ndėrtese, tatohet me 10 pėr qind tė fitimeve kapitale tė realizuara". Ky paragraf nuk zbatohet nė rastet e shkėmbimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn me tė drejtėn e pronėsisė mbi ndėrtesėn e ndėrtuar mbi tokė. Nė kėtė rast tatimi i tė ardhurave kryhet sipas ligjit " Pėr tatimin mbi tė ardhurat. Individi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes sė regjistrimit tė kėsaj pasurie, nė pėrputhje me aktet ligjore pėrkatėse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranė Zyrave Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. "Me kalim tė sė drejtės sė pronėsisė, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit tė pasurisė sė paluajtshme. Nė kuptim tė nenit 11 tė Ligjit "Pėr tatimin mbi tė ardhurat", me termin "fitim kapital i realizuar" kuptohet diferenca ndėrmjet vlerės nė shitje dhe vlerės nė blerje tė pasurisė ndėrtese apo tokė", thuhet nė pikėn tre tė udhėzimit. Gjithashtu ėshtė dhėnė dhe njė shembull pėr mėnyrėn e tatimit tė njė personi qė shet shtėpinė e tij. Njė shoqėri ndėrtimi i ka shitur individit A njė apartament me vlerėn 5.000.000 lekė. Ky individ e shet kėtė apartament pas disa vjetėsh, tek njė individ tjetėr B, pėr 6.000.000 leke. Individi A, do tė tatohet me 10% tė diferencės midis vlerės sė shitjes 6.000.000 lek dhe vlerės sė blerjes 5.000.000 Lekė. Pra 10% x (6.000.000-5.000.000) = 100.000 lekė, do tė jetė tatimi mbi tė ardhurat personale nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė, i cili paguhet nga individi A. Nė rastet e shitjes njėkohėsisht tė tokės truall dhe tė ndėrtesės "njollė" brenda kėtij trualli, pėr pėrllogaritjen e detyrimit tatimor do tė merren nė konsiderate tė dy elementėt: vlera e shitjes sė ndėrtesės dhe vlera e shitjes sė truallit.

Ēmimet e Tiranės

Nr. Zonat Vlera mesatare e shitjes lekė/m2 sip.shfrytėzimi 2008 2009

1 1/1 Unaza-Materniteti i Ri 90.000 90.000
2 1/2 Uzina e Autotraktorėve 67 500 68.000
3 2/1 Zona e Bllokut, Liceu 160 000 170.000
4 2/2 Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 120.000 123.000
5 2/3 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti 105.000 105.000
6 2/4 Mihal Grameno-Sauk-Parku kombėtar 115.000 110.000
7 2/5 Zona e Parkut 80 000 74.500
8 3/1 Spitalet - Shkolla e Bashkuar 77.500 78.500
9 3/2 Kinostudio 62.500 60.000
10 4/1 Unazė-Shishtufinė 67.500 70.500
11 4/2 Bregu i Lumit 62.500 61.000
12 5/1 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 175.000 175.000
13 5/2 V. Shanto, St.Dinamo, Garda 112.500 120.000
14 5/3 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit" 100.000 105.000
15 5/4 Rr. "K.Parisit", Unaza, sh.Teknologjike 82.500 88.000
16 6 Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 67.500 68.000
17 7/1 Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri 117.500 120.000
18 7/2 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave 117.500 117.000
19 7/3 Ish-Uzina Enver, Rr. e Durrėsit 85.000 87.500
20 7/4 Fusha e aviacionit, Unaza e re 65.000 61.500
21 8/1 Pazari i Ri 102.500 110.000
22 8/2 Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unazė 87.500 90.000
23 8/3 nga Tregu te i ish-Kombinati 67.500 67.500
24 9/1 Sheshi Skėnderbej, Muzeu, St. Trenit 130.000 130.000
25 9/2 Politeknikumi, St. i Trenit, Siri Kodra 102.500 100.000
26 9/3 Don Bosko 80.000 70.000
27 10/1 Qendra, Kafe Flora, Sheshi Skėnderbej, ish-Ekspozita 140.000 140.000
28 10/2 Rruga e Durrėsit, e Kavajės, Myslym Shyri 130.000 140.000
29 10/3 Qemal Stafa, Kafe Flora, Zogu i Zi 120.000 105.000
30 11/1 Rruga e Durrėsit, Don Bosko 85.000 86.000
31 11/2 Lapraka 70.000 69.000
32 11/3 Laprakė, Kthesė e Kamzės 65.000 64.000

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi