ILIRIADA PORTAL

Berisha: Varreza masive e Dajtit, apel i fuqishėm pėr ndėrgjegjen qytetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09022010

Mesazh 

Berisha: Varreza masive e Dajtit, apel i fuqishėm pėr ndėrgjegjen qytetare




Kryeministri u shpreh i vendosur pėr miratimin e ligjit tė lustracionit duke nėnvizuar se demokracia s`mund tė flejė mbi varre

Lajmi tronditės i zbulimit tė njė varreze masive nė veri tė kryeqytetit solli dhe reagimin e menjėhershėm tė Kryeministrit Berisha, i cili e cilėsoi kėtė ngjarje si njė apel tė fuqishėm ndaj shoqėrisė shqiptare pėr tė dėnuar krimet e komunizmit. Gjatė mbledhjes sė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Kryeministri Berisha theksoi se gjetja e trupave tė 19 tė ekzekutuarve me njė plumb nė kokė ėshtė njė ngjarje tronditėse pėr mbarė opinionin publik. Megjithėse nuk dihet me saktėsi koha kur janė bėrė ekzekutimet, Kryeministri theksoi se ēdo gjė do tė bėhet e ditur pas kryerjes sė analizave pėrkatėse. "Mjerisht mė duhet tė kaloj nė njė lajm thellėsisht tronditės, prekės deri nė thellėsi tė shpirtit dhe ndėrgjegjjes njerėzore - zbulimin e varrezės masive nė veri tė Tiranės. Nė kėtė vend nė afėrsi tė njė reparti ushtarak janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve me njė plumb nė kokė. Nuk dihet koha. Nuk dihet nėse janė kėto tė grupit tė deputetėve, apo janė tė ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta janė tė vitit '90 dhe tė ngjarjeve tė ambasadave. Kėtė do ta thonė rezultatet e analizave", u shpreh Kryeministri. Por, duke iu referuar pikėrisht vitit 1990, Kryeministri theksoi se asaj kohe disa gazeta flisnin pėr rreth 50 tė ekzekutuar nė Malin me Gropa. Nga ana tjetėr, Kryeministri pėrmendi edhe takimin e 12 gushtit tė vitit 1990 tė intelektualėve me diktatorin Ramiz Alia, ku ky i fundit ėshtė pyetur pikėrisht pėr ekzistencėn e njė varri masiv tek Mali me Gropa dhe ky informacion ėshtė pėrgėnjeshtruar menjėherė nga regjimi i atėhershėm. Kryeministri kėrkoi nga autoritetet pėrkatėse ekzaminimin dhe analizėn e hollėsishme, ndėrsa theksoi rėndėsinė qė ka identifikimi i kufomave sipas ADN. "Pėr sa i pėrket vitit '90 unė nuk kam dijeni, por nė atė kohė, siē e dini, gazeta gojore fliste se janė rreth 50 tė ekzekutuar nė Malin me Gropa. Mė duhet t'u rrėfej kėtu se nė 12 gusht tė viti 1990 nė takimin me intelektualė qė diktatori Ramiz Alia zhvilloi ishte skulptori Montaz Dhrami, qė me njė kurajė qytetare teksa po diskutonin pėr lirinė e informacionit dhe po e kėrkonin lirinė e informacionit si njė tė drejtė, zoti Dhrami tha kėto fjalė: Shoku Ramiz, kjo ėshtė e domosdoshme sepse nė Tiranė flitet pėr 50 tė pushkatuar nė Malin me Gropa. Pėrgjigjja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma. Nuk mund tė bėj asnjė lidhje pėr kohėn e ekzekutimit, por e vėrteta ėshtė se ato janė ekzekutuar me njė plumb pas koke. Do tė bėhet njė analizė e hollėsishme. Duhet tė identifikohen kufomat nėpėrmjet ADN-sė dhe tė gjitha analizat e tjera", u shpreh Kryeministri. Nė sintoni me ngjarjen, kreu i qeverisė reagoi edhe pėr rrėzimin e ligjit tė dosjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim u mor nė konflikt tė hapur interesi. Megjithatė, ai theksoi se pavarėsisht kėtij gjykimi demokracia nuk mund tė heshtė mbi kėto krime, ndaj dhe kėrkoi ngritjen e njė strukture tė posaēme pėr tė kėrkuar dhe identifikuar mė pas njerėz tė ekzekutuar gjatė regjimit famėkeq komunist. "Ligji i lustracionit nė konflikt tė plotė interesi u hodh poshtė. Por pavarėsisht nga ky gjykim, demokracia mbi varre nuk mund tė flejė. Ne, sė pari, duhet tė krijojmė njė organizėm tė veēantė, ta pajisim me tė gjitha mekanizmat e duhura pėr tė kėrkuar tė ekzekutuarit, kudo. Di qė njė grup deputetėsh, intelektualėsh po shqyrtojė mundėsinė e referendumit", u shpreh kreu i ekzekutivit.
Institut i Kujtesės Kombėtare do tė zbardhė barbaritė e regjimit komunist
Berisha u kėrkoi dje deputetėve demokratė shqyrtimin me shpejtėsi tė ligjit pėr ngritjen e Institutit tė Kujtesės Kombėtare. Duke iu referuar pikėrisht kėtij ligji, Kryeministri vuri nė dukje ngjashmėritė e tij me institutin e ngritur nė Ēeki, i cili synon tė zbardhė tė gjithė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. Nga ana tjetėr, Kryeministri bėri tė ditur se instituti ka gjithashtu tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurorinė e vendit tė materialeve tė cilat faktojnė krime tė rėnda, por nuk ka tė drejtė tė ketė as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. "Nė Parlament kemi ligjin pėr ngritjen e Institutit tė Kujtesės Kombėtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe tė avanconi ngritjen e kėtij instituti, i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky ėshtė njė institut i ngjashėm me institutin ēek, i cili synon tė zbardhė tė gjithė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. Instituti ka gjithashtu tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurorinė e vendit tė materialeve tė cilat faktojnė krime tė rėnda, por nuk ka tė drejtė tė ketė as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. I tillė ėshtė vetėm Instituti i Kujtesės sė Republikės sė Polonisė. Edhe ky institut me punėn e tij, me studimet e tij, me tė vėrtetat qė do t'u paraqesė shqiptarėve, mund tė japė njė kontribut nė ndarjen e shoqėrisė shqiptare nga periudha mė e zezė, mė mizore, mė barbare e historisė sė saj, qė ishte diktatura hoxhiste. Por ngritja e njė institucioni apo e njė Task-Force, e cila tė mund tė gjejė trupat e tė rėnėve pėr liri dhe dinjitet njerėzor pėr besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, ėshtė e domosdoshme", u shpreh Berisha. Por nė mėnyrė tė veēantė, Kryeministri theksoi se janė tė shumtė qytetarėt qė atij i adresohen me mesazhe. Nga ana tjetėr, ai theksoi se nuk ka emision televiziv qė ata tė mos shprehin kėrkesėn e parė me aq pak zė sa kanė nė media, pikėrisht pėr mundėsinė e gjetjes sė varrit. "Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftėtarėve tė lirisė qė nė kuadrin e Kompanisė 4000 hynė nga tė gjitha anėt nė territorin e Shqipėrisė pėr tė pėrmbysur diktaturėn. Qeveria ka marrė njė vendim qė t'i shpallė dėshmorė tė lirisė ata. Vendimi duhet tė konkretizohet, sepse ata erdhėn me njė mision tė madh pėr tė ēliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hynė nga territore tė tjera me njė qėllim tė vetėm, pėrmbysjen e regjimit komunist. Po kėshtu, ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kanė shoqėruar diktaturėn deri nė fundin e saj, vitin '89", vijoi mė tej Kryeministri.
Qeveria, shpėrblime pėr ata qė japin informacion pėr varrezat e tė ekzekutuarve
Varri i pėrbashkėt qė u zbulua ėshtė njė apel i madh pėr shoqėrinė shqiptare. Duke theksuar se trupat e gjetur nė Malin me Gropa nė veri tė Tiranės i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhės, kreu i qeverisė kėrkoi qė kjo ēėshtje tė trajtohet nė mėnyrėn mė serioze. Gjithashtu, ai vuri nė dukje se nė vende tė tjera ish-komuniste ėshtė bėrė shumė pėr gjetjen e varrezave dhe trupave tė ekzekutuar. Kryeministri theksoi se nė kėto varreza masive dergjen trupat e njerėzve kolosė e intelektualė qė ngritėn zėrin e tyre pėr liri dhe demokraci. Gjithashtu, ai vuri nė dukje se qeveria do tė vendosė parime, do tė vendosė shpėrblim pėr tė gjithė ata qė do tė kontribuojnė dhe qė kanė dijeni. Nė kėtė drejtim, Berisha theksoi se personi qė e gjeti kėtė varrezė do tė shpėrblehet edhe pėr kėtė rast. Ne, u shpreh Kryeministri, e kemi njė detyrim tė madh qė tė mos i lemė nė harresė tė gjithė ata qė u martirizuan pėr lirinė dhe vlerat e saj. "Shpirtrat e tyre u dėrgojnė njė apel tė madh shqiptarėve: Mos na harroni, ky ėshtė apeli i tyre. Ata nuk i ekzekutoi as serbi, as pushtuesit e tjerė. Ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhės. Ndaj dhe ne duhet ta trajtojmė nė mėnyrėn mė serioze, mė tė vendosur kėtė ēėshtje. Nė vende tė tjera ish-komuniste ėshtė bėrė shumė mė tepėr pėr gjetjen e varrezave dhe tė trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolosė dhe intelektualė tė kombit, luftėtarė tė paepur tė lirisė sė tij, themelues tė pavarėsisė sė kėtij vendi, por edhe qytetarė tė thjeshtė, tė cilėt ekzekutoheshin vetėm e vetėm qė Shqipėria tė mbahej nėn terror. E nisa me njė lajm shumė pozitiv, por u detyrova tė ndalem kėtu sepse varreza e pėrbashkėt e Dajtit ėshtė njė apel pėr ndėrgjegjen qytetare, tė shqiptarėve qė sot janė tė lirė. Qeveria do tė vendosė parime, do tė vendosė shpėrblim pėr tė gjithė ata qė do tė kontribuojnė dhe qė kanė dijeni. Personi qė e gjeti kėtė varrezė do tė shpėrblehet edhe pėr kėtė rast. Ne e kemi njė detyrim tė madh qė tė mos i lemė nė harresė tė gjitha ata qė u martirizuan pėr lirinė dhe vlerat e saj", tha Kryeministri.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi