ILIRIADA PORTAL

Malaj-Islami: Rama po prish tryezen e Topit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11022010

Mesazh 

Malaj-Islami: Rama po prish tryezen e Topit




Deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS, jane shprehur qarte se ekzistojne mundesi per daljen nga kriza, vetem nese palet manifestojne vullnet per nje gje te tille. Madje deputeti Malaj, ne nje emision per median eshte shprehur qarte se "PS duhet te ndjeke rrugen e institucioneve. Por cfaredo zgjidhje qe te gjeje kjo krize, nuk do te funksionoje. Nuk do te lodhem te them deri ne fund se PS duhet te marre persiper pergjegjesite. Pra, cfaredo zgjidhje qe do te dale nga tryeza, eshte shterpe". Nje deklarate e qarte, qe tregon se nje tryeze e tille ka deshtuar, nese shkohet me te tilla deklarata, dhe kembengulje, per hapjen e kutive me patjeter. Nga ana e tij Islami, ne nje interviste per "Koha Jone" shprehet se "rasti me i rende do te ishte qe PS nuk futet ne Kuvend as per te bere betimin dhe ngercit aktual i shtohet 'komplikimi' politiko-kushtetues, per mandatin e cdo deputeti. Kjo do ta thellonte krizen ne menyre te konsiderueshme dhe realisht. Ne rastet e thellimit te krizes dhe te zgjidhjes se pjesshme do te duhej nderhyrja e faktorit nderkombetar, e cila ne rrugen e nisur do te shoqerohej me nje rezolute te re te APKE qe do te diskutohet e miratohej ne sesionin e APKE ne prill 2010. Ne skemen e mos gjetjes se zgjidhjes nga Presidenti me asistence te faktorit nderkombetar do te vihej maksimalisht ne dyshim ceshtja e liberalizimit te vizave". Islami ka deklaruar se "nisur nga vullnetet e shprehura nga sjelljet, kerkesat dhe qendrimet e paleve numri i zgjidhjeve duket i kufizuar. Ne kuadrin e tryezes, nese ne ulemi ne menyre racionale me te gjithe aktoret teknike, politik, deri tek niveli me i larte, me prezence te Presidentit dhe faktorit nderkombetar, mua nuk ma pret mendja se faktori nderkombetar ose Presidenti te marre presion nga kerkesat e PS, nuk me duket qe ky eshte nje mekanizem qe e con drejt zgjidhjes tavolinen e Presidentit". Nderkohe, ai ka paraqitur dhe tre variantet per te dale nga kriza, ku propozon qe te hapen kutite, duke kenaqur palen e socialisteve, nxirren dhe hetohen materialet zgjedhore, duke mos prekur fletet e votimit, kenaqet pala demokrate dhe ngrihet komisioni i hetimit per transparencen e zgjedhjeve, duke e zhvendosur debatin,qe do te sherbeje dhe si baze per riformulimin e nje Kodi te ri Zgjedhor, pas tre ose gjashte muajsh. "Gjykoj se propozimi i mesiperm i "marton" keto dy qendrime, nese ka vullnet politik dhe u lejon paleve te vazhdojne te bejne politike ne Kuvend, duke debatuar intensivisht per temen e parregullsise dhe cilesise se zgjedhjeve. Nese kjo nuk ndodh atehere mund te kishte nje zgjidhje te pjesshme, qe "PS futet dhe del nga Kuvendi duke bere betimin", por nuk gjendet kompromisi per "hapjen e kutive". Ne kete rast zgjidhja shtyhet ne kohe nderkohe qe kriza konsiderohet pjeserisht e zgjidhur", ka qene deklarata e Islamit per "KJ". Nga ana e tij, deputeti Malaj eshte shprehur "i gjithe qendrimi yne ka qene i qarte, PS po shkon drejt radikalizmit te saj. Kemi thene qarte se nuk do te bejme gare se kush do te hyje me pare ne Parlament, por nuk do te lodhemi asnje moment qe te themi brenda PS dhe pastaj ne publik, se PS duhet te ndjeke rrugen e institucioneve". Nderkohe qe Islami ka qene me konkret, teksa eshte shprehur ne lidhje me zgjedhjen mes hyrjes ne Kuvend ose mosrespektimit te Kushtetutes. "Kriza ne daten 4 mars mund te behet e pakthyeshme nese qasja legaliste behet mbi qasjen moraliste, nese aplikohet le te themi ceshtja e zevendesimit. Une vete jam legalist dhe do te zbatoj Kushtetuten, ne momentin qe une nuk zbatoj Kushtetuten nuk do te jem ne politike", tha Islami per mediat, teksa ka deklaruar se Rama e ka njohur dhe pranuar rezultatin legal.

Nderkohe qe jane shprehur pro krijimit te nje fronti opozitar, gje qe duhej bere para 28 qershorit, ata nenvizojne se "ky front ka nje problem. Kur takohet pothuajse cdo dite, madje ne restorante apo ne hotele luksoze, takohet kryetari i PS me personazhe qe kane luftuar kunder PS deri ne daten 28, nderkohe qe ne deri ne daten 28 edhe me tutje kemi luftuar per suksesin e PS dhe vazhdojme te luftojme per suksesin e PS. Konkretisht zoti Rama e ka me te lehte te takoje zotin Ngjela, se sa te takoje zotin Blushi apo te takoje zotin Nard Ndoka, se sa te takoje zotin Harasani, Bello apo ndonje tjeter nga ne. Pra e ka shume me kollaj te haje dreke me keta dhe te takohet se sa te beje nje mbledhje kryesie".



Propozimet konkrete te Islamit per zgjidhjen e krizes politike

Islami eshte shprehur optimist qe do te gjendet nje zgjidhje e ketij ngerci. Pavaresisht se sipas tij, nisur nga vullnetet shprehura nga sjelljet, kerkesat dhe qendrimet e paleve numri i zgjidhjeve duket i kufizuar. "Nese ka vullnet zgjidhja ekziston. Nje zgjidhje qe i vendos te dy palet ne rezultat fitore-fitore (uin-uin). Nje zgjidhje qe e kthen situaten ne normalitet. Nje zgjidhje qe rivendos veprimin politik brenda kontureve te demokracise parlamentare. Ceshtja me e "nxehte" eshte ajo e "hapjes se kutive". Per sa i perket kerkesave te tjera te opozites ekziston hapesira e mjaftueshme e manovrimit. Nje propozim qe do te mund te vendosej midis dy qendrimeve 1) "hapje e kutive" dhe 2) investigim sipas vendimeve te Gjykates Kushtetuese mund te ishte si me poshte. Pranohet si objekt hetimi i zgjedhjeve : A) Hapja e kutive dhe shqyrtimi vetem i Materialeve Zgjedhore: a) Librit te Protokollit; b) Fletores se vendimeve tip te KQV-se; c) Regjistrit te posacem te zgjedhesve dhe d) Listes se zgjedhesve. B) Nuk do te jene objekt hetimi a) fletet e votimit; b) kunder fletet e fleteve te votimit dhe c) gjithcka tjeter qe nuk eshte e shkruar ne trajte eksplicite ne objektin e hetimit ne piken A). Ky kompromis do te shoqerohej me 1) PS e konsideron te plotesuar kerkesen e saj per "hapjen e kutive" 2) PS nderpret bojkotin dhe grupi i PS futet ne Kuvend; 3) PD e konsideron objektin e hetimit ne perputhje me kerkesat e nenit 178 te Kodit zgjedhor dhe te nenit 6 pika b te UDHEZIM, Nr.1, date 30.01.2006, "Per hapjen e kutive te votimit, kutive te materialeve zgjedhore dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor te gjendur ne to, pas perfundimit te zgjedhjeve. 4)Ngrihet Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit 2010 me objekt hetimi si me siper; 5) Debati per parregullsite dhe cilesine e zgjedhjeve zhvendoset ne Kuvend per nje periudhe 3-6 muajsh. 6) Bazuar ne perfundimet dhe rekomandimet e raportit te ketij komisioni ngrihet Komisioni "ad hoc" per Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor", ka qene propozimi i plote i Islamit.

KOHA JONE

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi