ILIRIADA PORTAL

Prokuroria nė dilemė pėr hetimin, vajza e Liri Gegės: Kalvari 20-vjeēar pėr eshtrat e prindėrve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11022010

Mesazh 

Prokuroria nė dilemė pėr hetimin, vajza e Liri Gegės: Kalvari 20-vjeēar pėr eshtrat e prindėrve




Ferdinand Dervishi

Lavdije Merlikėn – Ndreun, njė grua tė thinjur, rreth tė gjashtėdhjetave, mesditėn e djeshme, nuk e kishin mbajtur dot muret brenda. Edhe pse nė shtėpinė e saj, diku nė lagjen Laprakė tė Tiranės, veē tė tjerave, duhet tė kujdesej pėr njėrin nga familjarėt, qė ishte i sėmurė. E kishin trazuar lajmet nė media. Gjatė gjithė ditės spikerėt, me njė seriozitet tė shtuar, kishin folur pėr gjetjen nė rrėzė tė malit Dajt tė eshtrave tė 19 tė pushkatuarve tė regjimit komunist. Ndėrsa gruas sė shkuar nė moshė i kishte elektrizuar trurin momenti, kur njė prej kėtyre zėrave kishte aluduar gjetjen, mes tė tjerėve, edhe tė skeletit tė njė femre. “Mendova se mund tė jenė eshtrat e nėnės sime, Liri Gega - Ndreu, dhe bashkė me to edhe tė babait, Dali Ndreut, qė kemi 20 vjet qė i kėrkojmė dhe kuturisa nė Tiranė tė thosha, tė nxirrja edhe unė fjalėt qė mė ngisnin shpirtin”, janė fjalėt e para qė Lavdija shqipton pas takimit.
Zonjė, mėsuam se sot keni qenė te Avokati i Popullit pėr eshtrat e gjetura nė rrėzė tė Dajtit. Ēfarė ju thanė aty?
Mė nxorėn nga shtėpia lajmet pėr gjetjen e eshtrave, sidomos momenti kur nė njė nga televizionet dėgjova se mes gjetjeve kishte edhe njė skelet femre. Sepse ne si familje kemi 20 vjet qė kėrkojmė eshtrat e nėnės, Liri Gega – Ndreu, dhe babait, Dali Ndreu, tė pushkatuar nga komunistėt nė vitin 1956. Im vėlla, Sokoli, qė tani jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė rropatur pėr ti gjetur, por e pa mundur. Prandaj nuk mė mbajti mė shtėpia brenda dhe erdha nė Tiranė tė interesohem. Bėra ca telefonata dhe mė rekomanduan tė shkoja tek Avokati i Popullit. Aty mirė mė pritėn. Mė dhanė tė plotėsoja njė kėrkesė, tip formulari, dhe e bėra. U kėrkova qė tė ekzaminoheshin eshtrat e gjetura se mos mes tyre ishin edhe ato tė prindėrve tė mi.
Thatė se vėllai ėshtė rropatur duke i kėrkuar eshtrat dhe nuk ka mundur. Kur ka ndodhur kjo dhe pse nuk ka pasur asnjė rezultat nė kėrkime?
Im vėlla nisi kėrkimet qė pas ndryshimit tė sistemit, mė 1991, apo 1992. Ndėrkohė ai punonte nė Drejtorinė e Burgjeve dhe pak vite mė vonė shkoi nė Ministrinė e Drejtėsisė. Pra kishte mundėsi tė investigonte dhe tė kėrkonte. Por nė asnjė rast ai nuk mundi ti gjente eshtrat. Kėrkoi gjithandej pėr dėshmitarė, dokumente, harta, por nuk i gjeti dot.
Sa vjeēe keni qenė kur ju arrestuan prindėrit? A i mbani mend?
Kam qenė jo mė shumė se 7-8 vjeēe dhe e kujtoj fare mirė ditėn kur i morėn. Ishte viti 1956 dhe ne, e gjithė familja, ndodheshim nė vendlindjen e babait, nė Sllovė tė Dibrės. Vėllai, Sokoli, qė ishte vetėm dy vjeē, vuante nga njė sėmundje dhe prindėrve u kishin thėnė se ajri nė fshat i bėnte mirė. Njė vit mė parė kishim qenė nė Pogradec, por shėndeti i vėllait nuk ishte pėrmirėsuar. Kujtoj se tė rriturit ishin mbledhur nė bahēe. Ishte njė bahēe e madhe me mollė. Ishin pothuaj gjithė burrat e fisit, se kėshtu e kishin zakon tė mblidheshin kur vinte Gjenerali, Dali Ndreu, siē vazhdonin ta thėrrisnin tim atė. Unė kam qenė nė afėrsi tė portės sė madhe kur ushtarėt e armatosur morėn babin, mamin dhe xhaxha Beshirin. Te porta ku ndodhesha u mblodhėn tė gjithė burrat e gratė e fisit. Pashė mamin tė kalonte e lidhur me litar dhe tė thoshte: “Amanet djalin!” Se Sokoli ishte vetėm dy vjeē nė atė kohė. Pas mamit kaloi babi. Ai foli sikur tė kundėrshtonte fjalėt e nėnės. Tha: “Ēfarė amanet djalin, thua?! Amanet vajzėn, thuaj, se kjo po i sheh tė gjitha dhe ka pėr ti mbajtur mend”. Ashtu i sjell nė mend pėr herė tė fundit. Tė lidhur, mes ushtarėsh tė armatosur, duke folur me kokėn kthyer nga ne, fėmijėt, duke lėnė amanetet pėr fatet e mėtejme tė jetėve tona.
E kujtoni si e mėsuat qė tė dy prindėrit ua kishin vrarė? Kur ka ndodhur?
Neve na rritėn xhaxhallarėt. Madje na rritėn me shumė ngrohtėsi. Kuptohet qė ata nuk na thanė kurrė se na kishin vrarė edhe nėnėn edhe babėn. Se ishim fare tė vegjėl, mund tė shokoheshim. Por unė e mbaj mend kur e mėsova pėr herė tė parė se prindėrit e mi i kishin vrarė. Dy vjet pas arrestimit tė prindėrve tė mi, shteti e internoi tė gjithė fisin Ndreu. Erdhėn nė fshat, nė Sllovė, rreth 20 kamionė dhe njė batalion me policė. Kujtoj se si lanė nga njė grua plakė pėr ēdo shtėpi, qė tė kujdesej pėr pasurinė e bagėtitė, ndėrsa tė tjerėt i tėrhoqėn zvarrė nėpėr kamionė. Nė kėtė moment njė nga pjesėtarėt e fisit iu lut komandantit tė forcave qė bashkė me nusen e xhaxhait, Beshirit, tė linin edhe Sokolin, tim vėlla, sepse ishte i vogėl. Por oficeri i bėrtiti: “Pėr kėtė qen bir qeni po e pėsoni qė tė gjithė”. Mė bėnė pėrshtypje kėto fjalė. Teksa u nisėm, oficeri duket pati njė zbutje tė sjelljes dhe i zgjati Sokolit njė frutė. Por ai, edhe pse vetėm 4 vjeē, e refuzoi. Ja hodhi nė fytyrė. Duket im vėlla e kishte kuptuar shumė shpejt se cilėt ishin tė mirėt dhe cilėt ishin tė ligėt. Kėshtu na internuan, na ēuan nė Shtyllas tė Fierit, ku unė mėsova se mi kishin vrarė prindėrit. Isha e vogėl fare, nė shkollėn fillore, kur dėgjova pėr herė tė parė shoqet tė pėshpėritnin se unė isha ajo nxėnėsja e re qė mi kishin vrarė prindėrit, “edhe babin, edhe mamin”. Por unė nuk i besova, apo mė saktė isha e rrethuar me aq shumė ngrohtėsi nga njerėzit e tim eti, saqė nė asnjė rast nuk e besova kėtė, gjersa u rrita. Sepse sa herė qė u kėrkoja shpjegime ata mė merrnin me tė mirė dhe mė bindnin se me prindėrit e mi asgjė e keqe nuk kishte ndodhur.
Kur u binde se prindėrit e tu nuk ishin mė?
Pati njė moment kur u binda se ata nuk ishin mė. Kjo ndodhi kur kisha mbaruar shkollėn 7-vjeēare dhe doja tė vazhdoja mė tej studimet. Kur kėrkova bursė pėr tė vazhduar studimet, sepse nė Fier, nė qytet, ku kishte shkolla tė mesme, nuk kisha ku tė rrija. Kujtoj se u nisa pėr nė Tiranė pėr kėtė qėllim, edhe pse e vogėl nė moshė. Diku, nė Ministrinė e Arsimit mė kthyen mbrapsht duke mė thėnė se bursat e studimeve i kishte Fieri. Ky ka qenė momenti kur unė e kam ndier shumė nevojėn e ndihmės prindėrore. Tė kishin qenė gjallė, prindėrit e mi do ishin kujdesur qė unė tė paktėn tė merrja arsimimin e duhur. Kėshtu u ktheva nė Shtyllas dhe nisa tė punoja fushave si bujkeshė, me kazmė, lopatė, ē’tė ishte. Sepse punėt mė tė vėshtira ishin pėr ne, tė pėrndjekurit.
Kėtu jetuat deri mė 1990?
Jo, jo. Mė 1971 u martova dhe shkova te bashkėshorti nė Krujė. Ai ishte nga dera e Merlikėve, por tė paktėn ata i kishin triskat e frontit...
Ēfarė ishin triskat e frontit?
Pa kėtė dokument nuk tė fuste askush nė punė...
Kėtu jetuat deri mė 1990?
Po. Nė Krujė u bėra nėna e tre fėmijėve dhe kalova njė pjesė tė mirė tė jetės. Kam vuajtur shumė sidomos me sėmundjen e njėrit prej tyre. Pas 1990 zbritėm sėrish nė Tiranė, ku edhe kisha jetuar para se tė mė arrestonin prindėrit.
Njėkohėsisht vėllai nisi kėrkimin e eshtrave?
Po. Ėshtė marrė vazhdimisht me kėtė punė. Por nuk mundi. Ai nga natyra ėshtė fjalė pak dhe unė nuk i di tė gjitha. Por kam dėgjuar se nė rastin e pushkatimit tė nėnės dhe babės sonė ka pasur njė ngatėrresė. Mbase sepse ata janė pushkatuar fare pa u bėrė gjyqi. Pra pa u zbatuar procedurat e zakonshme. Ndėrkohė nė fshat, nė Sllovė tė Dibrės, u rregulluan edhe varrezat e familjes, u bėnė ca varre tė reja tė pjesėtarėve tė fisit. Nė kėtė kohė Sokolin, tim vėlla, e kanė lutur ti bėnte edhe varret e Daliut dhe tė Lirisė, ti bėnte false, por ai ka refuzuar kategorikisht. Ka refuzuar me shpresėn se njė ditė eshtrat do tė dalin nė dritė. Prandaj edhe unė nxitova tė interesohem me tė dėgjuar pėr kėtė zbulim tė fundit tė skeleteve.

Haluci: Ka dy vjet qė vijnė kėrkesa
Avokati i Popullit, shtohen tė interesuarit pėr eshtrat

Tiranė - Pas zbulimit tė skeleteve tė 19 tė pushkatuarve nga regjimi komunist, njė numėr tė interesuarish kanė trokitur nė dyert e Avokatit tė Popullit duke shfaqur interesin e tyre pėr eshtrat e pazbuluara tė tė afėrmve. Sipas komisionarit tė Avokatit tė Popullit, Skėnder Haluci, interesimi pėr eshtrat e tė pushkatuarve tė kohės sė komunizmit ka nisur nė rreth dy vjet mė parė dhe se tashmė, nė dosjet qė ai ka ndėrtuar, janė depozituar rreth 100 kėrkesa. “Janė kėrkesa zyrtare tė bėra nga shoqatat e tė dėnuarve tė kohės sė komunizmit, por edhe nga familjarė tė ndryshėm, qė nuk kanė mundur ti gjejnė eshtrat e tė afėrmve”, pohoi pėr gazetėn komisionari Haluci. Sipas tė njėjtit, ankesa e parė ka mbėrritur nė fillim tė vitit 2008 dhe ėshtė bėrė nga Instituti i Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė. Ky dokument ėshtė shoqėruar me njė listė prej 41 emrash tė tė ekzekutuarve, qė nuk u janė gjetur eshtrat. Por ndėrkohė ka pasur edhe njė numėr tė shtuar kėrkesash nga individė tė ndryshėm, tė afėrm tė tė ekzekutuarve. “Duke parė kėtė numėr nė rritje tė kėrkesave, nė mesin e dhjetorit tė vitit tė shkuar, unė i propozova, me anė tė njė shkrese, Kryeministri Sali Berisha, qė tė ngrinte njė komision shtetėror pėr gjetjen e identifikimin e eshtrave tė tė pushkatuarve tė komunizmit, por krerėt e Avokatit tė Popullit, e sabotuan kėtė iniciativė”, shpjegoi komisionari Haluci njė iniciativė tė tijėn duke demonstruar edhe dokumentin autentik. Gjithsesi, sipas tij, nisma Kryeministrore e para dy ditėve vlen tė pėrshėndetet, pasi eshtrat e shumicės sė tė pushkatuarve tė diktaturės ende nuk janė gjetur dhe gjetja e dhėnia e tyre familjarėve ėshtė njė detyrim sublim i shtetit.


Dajt, disa eshtra janė zhdukur

Trazhgim Sokolaj

Ndėrhyrjet private tė pakontrolluara mund tė kenė zhdukur eshtrat e disa personave tė groposur nė varrezėn masive nė Dajt, pas ekzekutimit me vdekje gjatė regjimit komunist. Prej dy ditėsh, Prokuroria e Tiranės ka nisur verifikimet nė lidhje me eshtrat e tė paktėn 19 vetave tė gjetura nė njė varrezė masive nė afėrsi tė Dajtit, duke arritur nė pėrfundimin se nė tė gjithė terrenin, ka pasur ndėrhyrje private qė kanė tjetėrsuar vendin e ngjarjes. “Shumica e gėrmimeve janė bėrė pa kujdes dhe me ekskavatorė, kjo mund tė ketė shkatėrruar eshtra tė cilat nuk janė gjetur”, thanė burime tė Prokurorisė. Sipas tyre, nga verifikimesh e deritanishme rezulton se tė paktėn prej gjashtė muajsh, nė zonė janė kryer gėrmime privatisht nga njerėz qė kishin dyshime pėr varrosjen e tė afėrmve tė tyre tė ekzekutuar nė Dajt gjatė regjimit komunist. “Janė evidentuar disa raste kur tė afėrmit e personave, kanė gjetur eshtrat nė zonėn nė fjalė, i kanė marrė pėr analiza, deri edhe ekspertime tė AND-sė nė Itali” dhe i kanė kthyer eshtrat aty”, thanė burimet e Prokurorisė sė Tiranės. Sipas tyre ka dyshime se persona tė tjerė, qė kėrkonin tė afėrmit e tyre, mund t’i kenė hedhur eshtrat e gjetura, pasi nga analizat ka dalė se nuk ishin familjarė tė tyre. Mbetja njerėzore e fundit e cila ėshtė gjetur nė zonėn e ish-kampit tė Komitetit Qendror pėr Kohė Lufte nė Dajt, ėshtė njė kafkė njeriu, e cila sipas hetuesve nuk pėrputhet me asnjė nga sistemet kockore tė tjera tė gjetura nė tė njėjtėn zonė.
Hetimi nė udhėkryq
Prokuroria e Tiranės konfirmoi dje rreth orės 14:00 se deri nė kėtė kohė nuk kishte lėshuar urdhėr-ekspertimi nė adresė tė Mjekėsisė Ligjore pėr ekzaminime mbi eshtrat e gjetura nė Dajt. Mungesa e njė urdhri tė tillė shpjegohet me arsyen procedurale tė mungesės sė njė procedimi penal tė regjistruar nė lidhje me ngjarjen. Organi i akuzės, njoftoi se ende nuk ka vendosur tė regjistrojė procedim penal pėr varrezėn masive tė Dajtit, pėr shkak tė mungesės sė elementėve tė veprės penale. Asnjė prej eshtrave nuk ėshtė identifikuar ndėrsa janė tė paqarta rrethanat se si viktimat kanė vdekur, koha kur ka ndodhur kjo dhe mėnyra si kanė pėrfunduar nė terrenin e Komunės Qerret, nė Dajt. Nė mungesė tė kėtyre fakteve dhe rrethanave tė tjera, Prokuroria tha se ėshtė ende nė pamundėsi pėr tė nisur njė procedim penal pėr shkak se ky hap kėrkon patjetėr referimin nė njė vepėr penale e cila mungon deri mė tani. Rrjedhimisht edhe njė urdhėr i pritshėm i Prokurorisė pėr Mjekėsinė Ligjore, me qėllim fillimin e ekzaminimeve, ėshtė i pamundur tė paktėn pėr momentin. Prokuroria tha se Mjekėsia Ligjore mund tė vihet nė lėvizje ndėrkohė pėr tė kryer ekzaminime nga kėrkesa e familjarėve qė pretendojnė se tė afėrmit e tyre tė ekzekutuar nė vitet e regjimit komunist janė groposur nė zonėn ku u gjetėn eshtrat. Nė kėtė rast, familjarėt duhet tė paguajnė shpenzimet e ekspertizave. Prokuroria njoftoi se ėshtė duke parė bazėn ligjore tė njė hetimi me qėllim identifikimin e personave, por nuk ka njė vepėr penale qė mund ti referohet kėsaj dosje penale edhe nė rast hapje tė saj.
“Hetimet” mbi varrin
Prokuroria, e cila ka mbikėqyrur kėrkimet dhe gėrmimet e dy ditėve tė fundit nė zonėn e varrit masiv nė Dajt, tha se eshtrat e rreth 19 personave, janė gjetur nė njė thellėsi deri tre metra. Sipas hetuesve tė Prokurorisė, shumica e eshtrave kanė qenė vendosur nė qese, ēka konfirmon faktin e lėvizjes sė tyre. Nė kėtė rast sipas akuzės, dy janė variantet e hetimit: groposja diku tjetėr mė parė dhe mė pas rivarrosja e viktimave nė Dajt si dhe mundėsia e dytė, pėr tė cilėn ka edhe dėshmi, qė tregojnė se familjarė tė ndryshėm, kanė marrė eshtra nga varreza, i kanė verifikuar dhe pasi kanė dalė se nuk i pėrkisnin njerėzve tė tyre tė afėrt, i kanė rikthyer sėrish nė tė njėjtin vend.



Inspektim nė malin e Dajtit
PD: Nuk tėrhiqemi nga ligji i dosjeve

Deputetėt e Partisė Demokratike inspektuan dje vendin ku u gjetėn pak ditė mė parė eshtrat e 19 tė vrarėve nga regjimi komunist. Mesila Doda, Eduard Halimi dhe Genti Strazimiri panė nga afėr zonėn pranė Malit tė Dajtit ky kishte ndodhur ngjarja. Sipas deputetit Halimi, maxhoranca nuk do tė tėrhiqet nga largimi nga jeta publike tė zyrtarėve tė lartė qė kanė kryer krime nė kohėn e komunizmit. “Ne sot jemi kėtu pėr t’i thėnė persekutorėve, pinjollėve tė tyre pėr t’i thėnė ekzekutorėve por edhe atyre qė kanė vrarė natėn nė kėtė varr masiv dhe kanė qarė ditėn me lot krokodili se, ne do tė shkojmė deri nė fund me ēdo mjet me ēdo forcė pėr tė ēuar pėrpara amanetin e kėtyre shpirtrave tė lirė dhe misionin e PD-sė, qė kėta njerėz tė mos kenė kurrė akses nė jetėn publike dhe tė largohen njė herė e pėrgjithmonė nga jeta publike”, tha Halimi. Ndėrsa deputetja Doda theksoi se “njerėzit qė kanė dhėnė vendime, njerėzit qė kanė vrarė, njerėzit qė kanė ekzekutuar, sot nuk mund tė vazhdojnė mė tė qėndrojnė nė drejtime, nuk mund tė vazhdojnė tė jenė nė krye tė qeverisė, ky regjim duhet tė marrė fund njėherė e mirė”.

Odiseja nė kėrkim tė varrit tė babait
Skeletet e Dajtit i zbuloi mjeku, kėrkonte eshtrat e tė atit

TIRANE - Njė mjek kryeqytetas qė kėrkon eshtrat e babait tė pushkatuar nė mesin e viteve ’70, ėshtė autori i zbulimit tė 19 skeleteve nė fshatin Qerret tė Dajtit. Kėrkimet e tij, i cili pėr arsye familjare nuk pranon tė identifikohet, kanė nisur shumė vite mė parė dhe janė kryer nė mjaft vende nė zonėn e Linzės, por kanė rezultuar pa sukses. Pak kohė mė parė mjeku arrin tė gjejė njė nga ish-ushtarakėt e skuadrės sė pushkatimit dhe pas konsultave me tė, orientohet diku pranė vendit ku u gjetėn skeletet. Pasi pėrcakton mirė zonėn ku mund tė gjendej skeleti i babait, mjeku paguan njė ekskavator me tė nis tė gėrmojė. Pėr dy ditė me radhė ekskavatori zhvendos nga vendi njė sasi tė konsiderueshme dheu, por aty nuk gjendet asnjė skelet. Pas kėsaj, mjeku takon sėrish ish-ushtarakun i cili, i kėrkon ndjesė pėr “ngatėrresėn” dhe e orienton pikėrisht nė vendin ku u zbuluan 19 skeletet. Sapo nis nga puna, grupi i kėrkimit zbulon njėri pas tjetrit 19 skeletet, njė pjesė e tė cilėve gjenden tė futura nėpėr qese plastmasi. Nė fakt, persona tė tjerė pohojnė se eshtrat janė futur nėpėr qese plastmasi gjatė viteve 1992-93 nga persona tė tjerė qė kėrkonin eshtra tė familjarėve tė pushkatuar nga regjimi komunist. Kur nuk u rezultonin tė ishin tė njerėzve tė tyre ata i vendosnin eshtrat nėpėr qese dhe pastaj i vinin nė tė njėjtin varr ku edhe i gjenin. Kjo ka ndihmuar nė njė farė mėnyrė grupin e personave qė i kanė rizbuluar kėto skelete pėr t’i rifutur nėpėr qese tė padėmtuara dhe pėr t’i pėrcjellė mė pas drejt morgut tė kryeqytetit, i cili ndodhet nė tė njėjtėn godinė me Institutin e Mjekėsisė Ligjore, ku pritet t’iu nėnshtrohen ekspertizave. Ende nuk dihet nėse do vazhdojnė kėrkimet nė kėtė zonė, por sipas disa burimeve tė tjera, 19 skeletet e zbuluara pak ditė mė parė, ndoshta i pėrkasin tė pushkatuarve nga regjimi komunist pėr krime jo politike. Tė paktėn burime arkivore dhe dėshmitė e shumta tė ish-punonjėsve tė Sigurimit tė Shtetit, pohojnė se zona poshtė malit tė Dajtit ėshtė pėrdorur mė sė shumti nga regjimi komunist si njė vend ekzekutimesh. Gjatė 20 viteve tė fundit nė kėtė zonė janė zbuluar njė numėr i konsiderueshėm skeletesh, qė u pėrkasin ish-kundėrshtarėve tė regjimit komunist tė pushkatuar deri nė vitin 1990.

panorama fa.ma.

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi