ILIRIADA PORTAL

Mbyllet komedia e protestave, Rama heq dorė nga numėrimi i votave, hetim mbi materialet zgjedhore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11022010

Mesazh 

Mbyllet komedia e protestave, Rama heq dorė nga numėrimi i votave, hetim mbi materialet zgjedhore




Konfirmohet nė Strasburg formula e Islamit pėr kompromisin e palėve nė tryezėn e Presidentit

Tėrhiqet kryetari i PS Edi Rama nga kėrkesa permanente pėr hapjen e kutive tė votimit, duke pranuar vetėm hetimin e materialeve zgjedhore. Pas vizitės nė Strasburg, Rama pranon formulėn e hedhur para dy ditėsh nė media nga deputeti i PS Kastriot Islami, i cili zbuloi skemėn e tryezės sė presidentit, duke saktėsuar se Rama, do tė pranojė vetėm hetimin e materialeve zgjedhore. Kjo tėrheqje e Ramės pėr hapjen e kutive tė votimit ka ardhur pas takimit

qė ai ka zhvilluar dje ne Strasburg me eurodeputet socialdemokratė, tė cilėt i kanė bėrė tė qartė se rruga e bojkotit nuk ėshtė e duhura dhe se ai duhet tė ndėrpritet duke i dhėnė zgjidhje kėshtu ngėrēit politik. Mė ketė tėrheqje tė Ramės nga hapja e kutive, duket se po i vjen fundi edhe bojkotit edhe protestave tė opozitės. Ky ėshtė dėshtimi i dytė pas 6 muajsh bojkoti e protestash tė opozitės, ndėrkohė qė ky dėshtim pason dėshtimin nė zgjedhjet e 28 qershorit 2010 dhe nėse Rama vazhdon nė kėtė rrugė do tė ndeshet me disfatėn e tretė qė janė zgjedhjet e ardhshme vendore.

Deklarata
Pas takimeve tė zhvilluara nė Strasburg kryetari i PS Edi Rama ėshtė shprehur se “ishte njė pasdite e ngjeshur nė vijim tė njė komunikimi intensiv me miq dhe partnerė ndėrkombėtarė, tė gjithė dashamirės tė vendit tonė, tė gjithė tė dėshiruar pėr njė zgjidhje tė krizės qė ka mbėrthyer vendin tonė. Ne padyshim, unė i ritheksova domosdoshmėrinė e transparencės sė plotė mbi procesin e shkuar zgjedhor pėr tė mos lejuar mė qė procesi i ardhshėm zgjedhor tė jetė i ngjashėm me tė shkuarin pėr t’i dhėnė fund korrupsionit elektoral. Transparenca e plotė, duke pėrfshirė edhe hapjen e kutive tė votimit, materialeve zgjedhore, pėr tė bėrė tė mundur qė populli shqiptar tė shikojė dritėn e diellit, ēfarė ka ndodhur para, gjatė dhe pas 28 qershorit dhe njėkohėsisht pėr tė krijuar kushtet qė administrata zgjedhore nė tė ardhmen tė garantojė vullnetin e popullit dhe ēdo komisioner tė mos jetė thjesht komisioneri i forcės qė pėrfaqėson por qytetari qė pėrgjigjet para ligjit pėr respektimin e tij nė procesin mė tė rėndėsishėm tė demokracisė, siē ėshtė ai i zgjedhjeve”.

Parlamenti Evropian
Zv.presidenti i Parlamentit Europian, Libor Roucek pjesė e grupit socialist nė PE, tha dje se njė hapje e pjesshme e kutive nė disa zona, ndoshta do tė ishte njė zgjidhje nė tryezėn e Presidentit tė Shqipėrisė Bamir Topi. “Unė besoj te ndėrmjetėsimi i Presidentit, besoj se ai mund ta bėjė dhe besoj edhe se ai ka vullnetin e duhur pėr tė ulur liderin e opozitės dhe kryeministrin nė njė tavolinė pėr tė gjetur kėshtu kompromisin qė i duhet vendit. Unė mendoj se nga ana tjetėr ėshtė shumė e nevojshme tė kryhet hetimi pėr kėto zgjedhje, qė kjo t'i shėrbejė jo asaj qė ka kaluar por sidomos sė ardhmes dhe qė nė tė ardhmen mos ketė as edhe njė problem me zgjedhjet, ashtu siē nga ana tjetėr ėshtė e rėndėsishme pėr opozitėn qė pas kėtij kompromisi tė futet nė parlament dhe tė vazhdojė rrjedhėn normale opozitare. Kjo do tė ishte njė rezultat shumė i mirė pėr tė gjithė, veēanėrisht pėr popullin shqiptar” ėshtė shprehur ai.

Eva Gjura



Sot
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24176
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi