ILIRIADA PORTAL

Mediat botėrore japin lajmin tronditės tė varrezės masive

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11022010

Mesazh 

Mediat botėrore japin lajmin tronditės tė varrezės masive




Jehona e zbulimit tė varrezės sė krimeve komuniste nė rrjetet informative mė prestigjoze tė globit

Agjencitė ndėrkombėtare tė lajmeve i kanė kushtuar vėmendje tė veēantė lajmit tronditės pėr zbulimin e njė varri masiv nė periferi tė kryeqytetit nė Malin e Dajtit, ku janė varrosur njerėz tė pushkatuar gjatė regjimit komunist. Agjencia prestigjoze australiane e lajmeve online "The Earth Times" shkruan se, "eshtrat e personave qė besohet se janė vrarė nga regjimi komunist shqiptar nė vitet 1970-1980, u gjetėn pranė kryeqytetit tė vendit. Trupat u zbuluan nga njė person, i cili po kėrkonte trupin e tė atit tė tij dhe u dėrguan pėr ekzaminim mjeko-ligjor. Tė gjithė trupat tė cilėt kanė shenja se janė pushkatuar me nga njė plumb nė kokė, u gjetėn nė njė luginė mali shumė afėr njė vendpushimi nė malin e Dajtit, me pamje nga veriu i Tiranės. Kujdestari i njė ndėrtese qė ndodhet shumė afėr vendit ku u zbuluan eshtrat e tė pushkatuarve, Arkivės sė Bashkisė sė kryeqytetit - Tiranės, i tha medias lokale, se zona ishte e njohur si zonė ekzekutimi e pėrdorur nga regjimi komunist. Ai tha se ka shėrbyer si roje edhe nė kohėn e komunizmit, nė kėtė ndėrtesė duke theksuar se, "Ata ishin tė gjitha viktima politike dhe nganjėherė ata qenė ekzekutuar pa vendim gjyqėsor tė asaj kohe". Mendohet se roja ka parė ndoshta edhe ndonjė rast kur janė hedhur nė gropė tė pushkatuarit. "The Earth Times", shkruan se pas Luftės sė Dytė Botėrore, si dhe nė periudhėn 1980-1990, deri sa ra regjimi komunist nė Shqipėri nė vitet `90 ėshtė zhvilluar njė fushatė terrori, arrestimesh politike, torturash dhe ekzekutimesh tė intelektualėve dhe kundėrshtarėve politikė tė regjimit. "Zbulimi i njė varri masiv nė afėrsi tė Tiranės, ndodhi nė njė kohė kur nė Shqipėri, ligji shqiptar mbi policinė sekrete dhe krimet e komunizmit, i ashtuquajtur Ligji i Lustracionit, ėshtė anulluar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė, e cila ka hedhur poshtė njė ligj qė ndalonte ata qė kanė qenė pjesėtarė nga ish-personeli i Sigurimit tė Shtetit, nė regjimin komunist tė punojnė nė institucionet e larta shtetėrore dhe poste publike", shkruan Agjencia Ndėrkombėtare e Lajmeve, prestigjozja "Asociated Press". Gjithashtu, kanali televiziv Euronews ka transmetuar lajmin e shoqėruar me titullin "Zbulohet varri masiv i tė pushkatuarve politikė nė Shqipėri". Varri masiv, tha kanali televiziv Euronews, u zbulua nga njė njeri i zakonshėm, i cili udhėhoqi njė kėrkim afro dy dekada pėr tė gjetur eshtrat e babait tė tij, tė ekzekutuar nga regjimi komunist nė vitin 1976. Pas publikimit tė historisė sė tij nga media lokale, autoritetet kanė nisur njė hetim pėr tė identifikuar viktimat dhe tė kėrkojnė pėr varre tė tjera po nė atė zonė. Njeriu qė zbuloi fillimisht varrin, Jovan Plaku i tha agjencisė franceze tė lajmeve se kishte qenė nė kėrkim tė ish-kazermės ushtarake tė braktisur, pėr disa muaj pėr tė gjetur eshtrat e babait tė tij, njė ish i-burgosur politik, tė cilin regjimi komunist e pati ekzekutuar nė vitin 1976 pėr " tradhti" ndaj vendit, siē i quante regjimi komunist. Megjithatė, duket se babai i tij mbetet nė mesin e atyre qė janė zbuluar dje afėr ish-repartit ushtarak. "Kufomat dhe tė paktėn gjashtė qese qė pėrmbajnė eshtra janė marrė nga ekspertėt e Kriminalistikės dhe janė dėrguar nė morgun e Tiranės", tha Plaku.
Diēka qė ka ndodhur vetėm nė Shqipėri
Lajmi ėshtė pasqyruar edhe nga rrjeti audio-viziv i lajmeve Bloomberg News, i cili thekson se "Shqipėria gjen mbetjet e tė burgosurve politikė tė ekzekutuar gjatė regjimit komunist". Sipas kėtij rrjeti informativ, autoritetet shqiptare thanė tė hėnėn se janė gjetur disa skelete qė besohet se u pėrkasin tė burgosurve politikė, qė janė tė ekzekutuar gjatė sundimit komunist nė Shqipėri. "Mbetjet e trupave tė pushkatuar janė gjetur shumė afėr njė ish-kazerme ushtarake pranė kryeqytetit Tiranė, nė malin e Dajtit. Eshtrat u zbuluan fare rastėsisht tė hedhur nė disa gropa futur nė thasė plasmasi, nė njė luginė nė rrėzė tė malit tė Dajtit, rreth 15 km larg nga kryeqyteti i Shqipėrisė - Tirana", citon Bloomberg News. Gazeta turke "Hurrijet" shkruan: "Hetimi: I biri kėrkon tė atin e ekzekutuar nga regjimi komunist, krejt rastėsisht zbulon varrin masiv mė 8 shkurt 2010, nė njė mal me gropa afėr kryeqytetit tė Shqipėrisė nė Tiranė". Mė tej, gazeta thekson se Shqipėria ėshtė njė nga vendet e pakta tė ish-Perdes sė Hekurt ku sot njė student i ekonomikut nė Universitetin e Tiranės, gjen pas mė shumė se gjysmė shekulli kockat e mbetura tė babait tė tij, qė kishte qenė i ekzekutuar nė vitin 1976, si "armik i popullit". Ndėrsa gazeta mė e madhe nė Lindjen e Mesme, "Khaleej Times", shkruan se, "Diēka qė nga vendet ish-komuniste vetėm nė Shqipėri ndodhi". Gazeta shkruan se janė gjetur rastėsisht mbetjet e trupave tė pushkatuar nė njė varr masiv mė 8 shkurt nė njė mal nė veri tė Tiranės. Sipas gazetės, i mbetet kriminoligjistikės sė vendit ish-komunist tė bėjė ekspertizėn dhe tė identifikojė viktimat. Gazeta citon Kryeministrin Berisha, i cili ka premtuar identifikim tė shpejtė tė 19 viktimave, qė janė gjetur nė varrin masiv. "Berisha, duke folur tė hėnėn, tha se testet e ADN-sė do tė pėrdoren pėr tė identifikuar trupat zbuluar nė afėrsi tė njė ish-kazerme tė ushtrisė shqiptare, disa kilometra jashtė Tiranės", thotė mė tej gazeta. Hapėsirė tė veēantė lajmit tronditės i kushton edhe agjencia tjetėr e lajmeve Balkan Insight, e cila shton se zbulimi i njė varri masiv nė Tiranė, ka rihapur debatin mbi regjimin komunist dhe hapjen e dosjeve. "Skeletet e gjetura dyshohet se janė ekzekutuar nga regjimi komunist nė Shqipėri. Ato u pėrkasin njerėzve qė Enver Hoxha i quante armiq tė popullit", shkruan mė tej kjo agjenci, e cila shton se trupat u gjetėn nga persona qė nuk dinė se ku janė varrosur tė afėrmit e tyre tė vrarė nga regjimi diktatorial. Sipas kėsaj agjencie, dyshohet se tė vrarėt i pėrkasin periudhės 1970-1980. "Ata ishin tė goditur me nga njė plumb nė pjesėn e prapme tė kafkės", thekson mė tej agjencia. Ballkan Insight vazhdon duke shkruajtur nė njė artikull tė gjatė se Shqipėria, deri nė vdekjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, ėshtė udhėhequr nga njė dorė e hekurt. Shqipėria nė mė shumė se pesė dekada ishte nėn njė izolim ndėrkombėtar, qė nga nėntori 1944 - kur Shqipėria, u ēlirua pas Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe filloj tė hapej pak pas vdekjes sė Enver Hoxhės, nė vitin 1985. Megjithėse regjimi komunist pėrsėri mbeti nė pushtet deri nė 1990, kur u prezantua pėr herė tė parė sistemi shumėpartiak.
Sigurimi shkatėrroi njė pjesė tė madhe tė arkivave
Sipas shoqatave tė ish-tė burgosurve politikė, rreth 5.577 burra dhe 450 gra u vranė nėn regjimin komunist. Mė shumė se 26.000 persona janė burgosur, ndėrsa 32.000 ishin tė deportuar nė rajone tė largėta tė izoluar, tė internuar, thonė raportet e nxjerra nga shoqatat e tė burgosurve nė Shqipėri. Qė nga rėnia e komunizmit, familje tė shumta nė Shqipėri, kanė qenė nė kėrkim pėr mbetjet e tė afėrmve tė ekzekutuar, por nuk ka tė dhėna nė arkivat e periudhės komuniste, se ku policia sekrete i ka ekzekutuar e varrosur trupat. Ka pohime se policia sekrete, kur ra regjimi komunist, i ka shkatėrruar njė pjesė tė madhe tė arkivave. Shqipėria, thuhet se ėshtė njė nga pak vendet ish "Perdes sė Hekurt", qė ende nuk ka hapur arkivat e saj komuniste, ato tė shėrbimeve sekrete tė kohės. Si rezultat i kėsaj, mungojnė edhe tė dhėnat e sakta mbi numrin e tė burgosurve politikė tė vrarė nga regjimi dhe sa tė pushkatuar kur dhe ku janė pushkatuar. Asgjė deri tani nuk ėshtė vėnė nė dispozicion tė atyre qė kėrkojnė njerėzit e tyre. Gati dy dekada pas regjimit tė shembur, mijėra tė afėrm tė tė burgosurve politikė janė ekzekutuar dhe ende pyesin ku janė trupat e familjarėve tė tyre. Duke reaguar ndaj publikimit tė ngjarjes, sė zbulimit tė njė varri masiv nė malin e Dajtit tė hėnėn, ngjarje e cila ka marrė mbulim tė gjerė nė mediat nė Shqipėri, Kryeministri Sali Berisha, bėri thirrje pėr njė hetim gjithėpėrfshirės, duke u pėrpjekur tė prekė sadopak vetėdijen njerėzore. Duke folur para deputetėve nga qendra e tij e djathtė, Partia Demokratike, Kryeministri shqiptar bėri thirrje pėr krijimin e njė Instituti tė Kujtesės Kombėtare, modeluar sipas njė institucioni tė ngjashėm krijuar nė Republikėn ēeke qė merret me krimet e komunizmit. Krijimi i njė institucioni, Task-Forcė pėr tė gjetur varret e atyre qė ranė pėr liri dhe dinjitet njerėzor, pėr besimin nė Zot, ėshtė e nevojshme, ka theksuar Kryeministri Berisha.
Beqir Sina

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mediat botėrore japin lajmin tronditės tė varrezės masive :: Komentet

Mesazh prej Thu Feb 11, 2010 4:13 pm nga ad

Ky lajm duhet ti kishte ngritur ne kembe ish te perndjekurit dhe njerezit e thjeshte. Eshte per te ardhur keq nga rreagimi i tyre i vaket. Qe nga dita qe u zbulua ky varr e deri sot e neser sheshi
Ttiranes duhej te ushtonte nga zerat protestues te qytetareve dhe ish te perndjekurve ku te kerkohet sidomos largimi nga institucionet i njerezve te ish nomeklatures komuniste.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Feb 11, 2010 8:22 pm nga nardlushnja

Kjo gje eshte me te vertyete makaber.
Sisitemi totalitar komunist ne shqiperi ka qene shume i eger dhe i pameshirshem.
Mendoj se vendimi i gjykates per hapjen e dosjeve eshte i gabuar.Ato duhet te hapen dhe te ndahet shapi nga sheqeri.Le te dalin ne skene te gjitha flliqesirat e atij sistemi dhe kush e ka hak edhe te denohet.
Le te dalin ne skene te gjithe ata maskarenj qe ndoshta sot edhe na qeverisin .
Mendoj se gjetja e varreve eshte me te vertete makaber por edhe nje
evrikacion i vonuar.Ato duhej te ishin gjetur me para sepse ata qe sot jane demokrat dhe hiqen si te tille dikur kane qene edhe ne skuadrat e ekzekutimit bile mendoj se kane lepire edhe shale te shurrosura per te qene pjestare te ketyre skuadrave.
Qe te mos bjere mbi ta perdja e hekurt e dyshimit atehere me qenese jane edhe ne krye te qeverise le te ushtrojne presion mbi gjykaten(dine ata si te ushtrojne presion se jane specialista kur u intereson) dhe te hapen ato dosje te mykura dhe te pergjakosura.Eshte detyra e tyre sublime per te bere nje gje te tille.(vetem ne qofte se kane frike nga e verteta atehere ata nuk mund te ushtrojne presion mbi gjykaten sepse jemi ne ......demokraciiiiiiiiiiiii)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Feb 11, 2010 8:30 pm nga nardlushnja

Teuta shkruajti:Ky lajm duhet ti kishte ngritur ne kembe ish te perndjekurit dhe njerezit e thjeshte. Eshte per te ardhur keq nga rreagimi i tyre i vaket. Qe nga dita qe u zbulua ky varr e deri sot e neser sheshi
Ttiranes duhej te ushtonte nga zerat protestues te qytetareve dhe ish te perndjekurve ku te kerkohet sidomos largimi nga institucionet i njerezve te ish nomeklatures komuniste.

O Teuta mos te te beje pershtypje fare reagimi i tyre i vaket.Nuk kane kohe ata te shkrete te merren me reagime sepse duhet te punojne dhe te nxjerin buken e gojes se jane fukarenj si gjithe te tjeret.Ata vuani dje ...vuajne edhe sot ndoshta dhe pak me shume.
Ketu ku jetoj une njoh nje prej tyre ....qe kur tregon historite e tij .....te ngrihen qimet e kokes perpjete dhe sot eshte shume i zhgenjyer me politikanet tane qe i kane lene ne harrese dhe te mashtruar.
Nuk kane kohe ata te bejne presione politike ne favor te Berishes se edhe Berisha nuk ka bere asgje per ta.Ne qofte se fakton te kunderten me dergo ndonje fakt qe tia them ketij mikut tim ish i persekutuar qe ti ngroh pak shpirtin nga ftohtesira ku i ka rene

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Feb 12, 2010 12:44 pm nga ad

O Teuta mos te te beje pershtypje fare reagimi i tyre i vaket.Nuk kane kohe ata te shkrete te merren me reagime sepse duhet te punojne dhe te nxjerin buken e gojes se jane fukarenj si gjithe te tjeret.Ata vuani dje ...vuajne edhe sot ndoshta dhe pak me shume.
Per mua puna ēalon diku tjeter. Kjo shtrese eshte perēare ne disa shoqata , parti e organizata ēka i ka lejuar politikes qe ta perdore kete shtrese sipas interesave te veta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:34 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi