ILIRIADA PORTAL

Drejtori i Arkivit:Kemi emrat e saktė tė ekzekutuesve tė dėnimeve me vdekje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12022010

Mesazh 

Drejtori i Arkivit:Kemi emrat e saktė tė ekzekutuesve tė dėnimeve me vdekje




Ferdinand Dervishi

“Pėr tė shkuar te vendvarrimet e pazbuluara tė tė pushkatuarve tė kohės sė komunizmit kemi emrat e saktė tė prokurorėve, hetuesve, mjekėve e sekretarėve qė kanė marrė pjesė nė kėto ekzekutime. Ata mund tė shėrbejnė si dėshmitarė okularė, mund tė tregojnė me gisht se ku janė varrosur viktimat”. Ky ėshtė thelbi i pohimeve tė Drejtorit tė Arkivės sė Ministrisė sė Brendshme, Kastriot Dervishi, pėrgjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn “Panorama”. Sipas Dervishit, nė arkiv nuk ka asnjė dokument tė vetėm qė tė vėrtetojė vendndodhjen e varreve tė tė ekzekutuarve politikė, por pėr fat janė gjetur njė numėr i vogėl skicash qė tregojnė varre tė tė ekzekutuarve pėr krime ordinere. Nė tė njėjtėn intervistė, Dervishi rrėfen vendet e ekzekutimeve tė kohės sė komunizmit nė tė gjithė vendin dhe njė urdhėr tė Kadri Hazbiut pėr pėrpilimin e hartave tė vendndodhjeve, por qė fatkeqėsisht koha e ka bėrė tė pavlefshėm.
Gjatė kohės qė punoni nė drejtim tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, si u jeni pėrgjigjur kėrkesave tė qytetarėve tė ndryshėm pėr ndihmė pėr gjetjen e eshtrave tė tė afėrmve tė tyre tė pushkatuar nė kohėn e komunizmit? Si i keni trajtuar kėto raste?
Sigurisht gjetja e eshtrave tė personave qė janė ekzekutuar, kanė vdekur nė hetuesi, nė burg apo nė pėrpjekje me forcat e Sigurimit gjatė regjimit komunist ka qenė njė prej kėrkesave tė shumta qė qytetarėt kanė pasur ndaj Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme. Jo gjatė kėsaj kohe, por qysh nė vitet e para tė demokracisė, janė depozituar kėrkesa pėr gjetjen e eshtrave tė personave nė fjalė. Gatishmėria e Arkivit ka qenė maksimale duke vėnė nė pėrdorim gjithēka ndodhej nė fondet tona arkivore. Jo mė larg se sot (dje) ka ardhur e bija e tė ekzekutuarit O. I. dhe ėshtė pajisur me praktikėn e ekzekutimit tė babait tė saj, shoqėruar edhe me fjalėn e fundit ku kishte dhe njė amanet me vajzėn.
Arkivi do tė vėrė nė dispozicion tė tė interesuarve gjithēka ka dhe kjo nuk diskutohet, por duhet tė kuptohet thelbi i materialeve tė depozituara nė tė, pasi ai nuk ėshtė arkiv varreze.
Nga sa keni pasur mundėsinė tė shfletoni nėpėr dosjet e kohės sė komunizmit, si ėshtė vepruar me dokumentimin e pushkatimeve? A keni parė dokumente tė sakta pėr vendndodhjen e varreve, apo emra personash qė kanė marrė pjesė nė togat e pushkatimeve, qė mund tė shėrbejnė si dėshmitarė okularė?
Nė kuptimin e mirėfilltė, nuk ka ekzistuar ndonjė fond arkivor qė mund ta titulloj “fondi i ekzekutimeve”, apo diēka afėr tyre. Nga ne ka qenė nevoja tė krijohej dhe grumbullohej gjithēka nga e para. Kohė mė parė kam nisur tė grumbulloj praktikat e pushkatimeve nga viti 1972 e deri mė 1990 dhe mund tė them se nė njė farė mėnyre ėshtė krijuar njė fond unik arkivor, duke shfrytėzuar tė dhėnat nga fondet e Hetuesisė dhe ish-Drejtorisė sė Zbatim Vendimeve Penale. Ndėrkohė tė dhėna tė tjera ndodhen tė veēuara nė fonde tė tjera si ato tė degėve tė punėve tė brendshme, apo brenda dosjeve hetimore - gjyqėsore. Duke bėrė njė pėrmbledhje mund tė them se shumica e praktikave tė tė ekzekutuarve me vdekje ekzistojnė, por pa skicat e vendeve se ku janė kryer.
Tė ekzekutuarit me vendim tė formės sė prerė tė gjykatave komuniste, sipas tė dhėnave tė AMB-sė (Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme. Red) janė 1030 persona, ndėrsa sė bashku me kategoritė e tjera sipas pėrpilimit qė ka bėrė komisioni pėrkatės mė 1992 shkon nė 5157 vetė.
Tė ekzekutuarit me vendim tė formės sė prerė pasi dėnoheshin nga gjykatat e niveleve tė ndryshme (shkallės sė parė, Gjykata e Lartė, gjykatat ushtarake, etj), kalonin pėr miratim pėrfundimtar nė komandėn e pėrgjithshme tė ushtrisė (pėr gjykatat ushtarak) ose nė Presidiumin e Kuvendit Popullor pėr rastet e tjera. Me nxjerrjen e urdhrit (tek rastet ushtarake tė Enver Hoxhės), ose tė dekretit nga Presidiumi i Kuvendit Popullor pėr miratimin e ekzekutimit tė personit, dega e punėve tė brendshme e rrethit (nė raste tė veēanta grupi special) ku gjykohej ēėshtja, merrte urdhrin pėr ekzekutim vendimi. Urdhri pėr ekzekutim personi nxirrej nga Ministri i Punėve tė Brendshme. Nė kėtė urdhėr ngarkohej dega pėrkatėse qė tė kryente ekzekutimin. Mė pas titullari i degės hartonte planin e masave pėr kėtė ekzekutim. Pėrpilohej dokumentacioni pėr emrat e personave qė do merrnin pjesė nė ekzekutim (prokurori, hetuesi, mjeku, sekretari shkrues, komandanti i grupit ekzekutues, ekzekutuesit, personat qė stėrviteshin pėr tė parė skenėn, pėr tė marrė zemėr, etj). Procesverbali plotėsohej me fjalėt e fundit qė kishte thėnė i dėnuari me vdekje pėr herė tė fundit. Pėrgjithėsisht pėr personat tė dėnuar politikisht fjalėt e fundit kanė qenė pėr Shqipėrinė, ndėrsa pėr tė dėnuarit ordinerė (pėr vrasje, grabitje, etj), pėr partinė dhe udhėheqjen.
Pėr ekzekutimet e viteve tė para, pėr shkak tė kohės sė madhe qė ka kaluar, ėshtė e vėshtirė tė flitet pėr persona gjallė, ndėrsa pėr ekzekutimet e periudhės nga viti 1970 e lart, mundėsia e tė qenit gjallė e pjesėmarrėsve ėshtė e madhe. Ne kemi tė dhėna tė sakta mbi prokurorėt, hetuesit, mjekėt, sekretarėt, etj qė kanė qenė tė pranishėm nė kryerjen e njė ekzekutimi. Po ashtu janė edhe tė dhėnat pėr kryetarin dhe nėnkryetarin e degės sė Punėve tė Brendshme qė miratonte planin e masave pėr ekzekutim.
A pėrpiloheshin harta tė vendvarrimeve dhe sa kohė ruheshin kėto dokumente me ligj?
Pas proceseve tė viteve tė para, tė ecura pa rregull tė qartė, mė 10 janar 1947, doli dekreti nr.264 i Presidiumit tė Kuvendit Popullor, qė shpalli ligjin nr.390, datė 10 janar 1947 “Mbi ekzekutimet e dėnimeve”. Pas tre vjetėsh mė 9 shkurt 1950 ministri i Punėve tė Brendshme, Mehmet Shehu, nxori urdhrin mbi vendimet ekzekutim me vdekje qė jepeshin nga organet gjyqėsore. Sipas kėtij urdhri, dėnimi jepej: pasi ishte dhėnė vendimi i formės sė prerė si dhe dekreti i Presidiumit tė Kuvendit Popullor, pasi tė dilte urdhri i ministri me shkrim, urdhri pėrpilohej nga Dega e 7-tė e Sigurimit tė Shtetit, kur kishte karakter politik dhe nga ana policia, kur kishte karakter ordiner. Urdhri duhet tė pėrmbante: gjenealitetet e personit, numrin e vendimit dhe datėn e gjykatės, datėn, orėn dhe vendin e ekzekutimit, si dhe kush ngarkohet pėr ekzekutim, me emėr mbiemėr, gradėn dhe detyrėn. Pėr ēdo ekzekutim bėhej procesverbali ku shkruhej edhe fjala e fundit e tė dėnuarit. Procesverbali i dėrgohej degės nga ishte pėrpiluar urdhri, e cila ia dėrgonte ministrit.
Mė vonė ka dalė njė urdhėr tjetėr i Kadri Hazbiut, i cili pak a shumė i referohej urdhrit tė mėparshėm. Nė bazė tė kėtij urdhri nė atė kohė pėrpiloheshin skica tė vendit ku kryheshin ekzekutimet, por organi zbatues i urdhrit nuk i depozitonte kėto nė arkiv pasi e konsideronte dokument operativ tė pėrkohshėm me afat ruajtje 5 vjet.
Sot ne kemi nė Arkiv pak skica dhe vendvarrime tė tė ekzekutuarve jopolitikė, qė kanė mundur tė depozitohen.
Ka pasur vende tė caktuara pėr pushkatimet e kategorive tė ndryshme tė tė dėnuarve, apo kishte vetėm njė tė tillė? Si funksiononte kjo nė qytetet e ndryshme tė vendit?
Ēdo rreth ka pasur vendin ku kryheshin ekzekutimet. Mos pėrfytyroni se kanė qenė toga pushkatimi pėrballė personave tė dėnuar. Sė paku nė 20 – 30 vitet e fundit kjo punė ėshtė bėrė pėr ēdo rast nga njė person i besuar me njė plumb nė kokė, pasi nuk duheshin harxhuar plumbat. Pėr sa i takon vendeve tė ekzekutimit mund tė themi diēka.
Pėr Tiranėn janė pėrdorur disa vende si Kodra e Priftit (pėr gjyqin special tė 1945, etj), Lumi i Tiranės (zona e Paskuqanit dhe zona e quajtur Peshkės, rrugės pėr nė fshatin Brar), Ura e Beshirit (pėr grupin e Hamit Matjanit dhe tė “bombės nė ambasadėn sovjetike”, disa zona nė Dajt (Linzė), etj. Pėr Elbasanin ėshtė pėrdorur Krasta dhe pėrroi i Muēanit. Pėr Durrėsin ėshtė pėrdorur ura e Dajlanit dhe Mali i Robit. Pėr Lushnjėn njė rezervuar afėr qytetit. Pėr Korēėn rruga nė Qafėn e Qarrit. Pėr Vlorėn zona e pyllit tė sodės, pėr Shkodrėn zona e antenave, pėr Peshkopinė njė vend nė Drinin e Zi, etj. Kėto vende nė pjesėn mė tė madhe i kam lexuar, nuk i kam parasysh si mund tė jenė.
A keni dijeni tė pėrafėrt se sa grupeve tė pushkatuarish u janė gjetur eshtrat tashmė dhe tė cilave periudha kohore janė?
Pas vitit 1992 pati pėrpjekje tė shumta pėr gjetjen e eshtrave tė viktimave tė komunizmit. Nė atė kohė janė zhvilluar edhe ceremoni pėr nderimin e tyre. Me sa kam mundur tė mėsoj, informacioni mė i madh ėshtė marrė nė terren me anė tė dėshmitarėve tė kohės. Ajo qė ėshtė zbuluar dhe gjetur, sigurisht qė ėshtė fare pak nė krahasim me atė qė ndodhet nėn tokė. Kam qenė nė kontakt me shumė familje qė janė interesuar, ndėrsa kemi zhvilluar “hetime” duke shfrytėzuar emrat qė pėrmendeshin nė procesverbale. Sigurisht ka qenė e vėshtirė pėr shkak tė viteve qė kanė kaluar, kujtesės sė dobėt tė njerėzve dhe gojėkyējes sė protagonistėve tė asaj kohe qė i dukej “privilegj” i madh dhėnia e informacionit pėrkatės.
Keni tė dhėna pėr prishje tė vendeve tė varrimeve nga ndėrtime tė bėra nė kohė tė ndryshme?
Po kjo ėshtė ēėshtja mė e dhimbshme. Ndėrtimet e bėra para vitit 1990, si edhe atė tė bėra mė pas kanė sjellė shkatėrrime tė pariparueshme tė varreve. Kėshtu zona e Pusit tė Mezinit nė Vlorė, zonat e Lumit tė Tiranės dhe Kodra e Priftit nė Tiranė, pėr shembull, mund tė konsiderohen raste tė humbura pėrfundimisht.
Njė tjetėr problem janė tė varrosurit e vdekur nė burgje, tė varrosur nė varreza publike qė mė pas janė zhvendosur. Kėshtu pėr shembull janė bėrė varrime nė Varrin e Bamit nė Tiranė dhe eshtrat kanė ngelur aty.
A keni hasur ndonjė tė dhėnė pėr eshtrat e gjetura pak kohė mė parė nė fshatin Qerret tė Dajtit?
Nuk e di si quhet saktėsisht ky vend, por sigurisht qė kam dijeni se ėshtė njė nga vendet e pėrdorura pėr ekzekutime.


Pushkatimet, nė dosje vetėm fjalėt e fundit

Nė arkivat sekrete tė Ministrisė sė Brend-shme, saktėsisht nė materialet qė kanė mbėrritur tė padėmtuara deri nė ditėt tona, mungon nė ēdo rast saktėsimi i vendeve ku janė varrosur tė pushkatuarit e kohės sė komunizmit.Zyrtarė tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme pohojnė se kanė gjetur njė numėr dosjesh tė grupeve tė ekzekutuara me pushkatim nė kohėn e komunizmit, por nė asnjė rast nė kėto dokumente nuk ėshtė shkruar, qoftė njė fjalė e vetme pėr vendin e varrosjeve, apo tė vendndodhjes sė varreve masive. Nė dosjet ku ka pasur dokumentacion mė tė plotė, fleta e fundit e tyre, nė rastin mė tė mirė ka emrat e grupit tė ngarkuar me procedurėn e ekzekutimit, si pėr shembull emrin e komandantit tė grupit tė pushkatimit, emrin e prokurorit e hetuesit asistues, emrin e mjekut dhe tė njė sekretari. Gjithsesi procedura tė tilla, sipas tė njėjtėve, janė zbatuar mė sė shumti nė pjesėn e dytė tė kohės sė regjimit komunist, pasi nė pjesėn e parė, sidomos menjėherė pas ēlirimit tė vendit, dokumentacioni i ekzekutimeve me pushkatim ėshtė krejtėsisht i paplotė. Nė kėto raste, pėrfund dokumentit shėnohej vetėm emri i tė ashtuquajturit Prokuror i Popullit dhe asgjė mė tepėr. Pra nė asnjė rast nuk shėnohej vendi i varrimit, apo edhe emrat e personave tė ngarkuar me pushkatimin, qė nė mungesė tė hartave, mund tė shėrbejnė si dėshmitarė okularė. Pėrmbajtja e dokumentit tė mėposhtėm, njė ekzekutim i vitit 1945 nė Korēė, i marrė nga dosja pėrkatėse e gjykimit tė njė grupi kundėrshtarėsh tė komunistėve, nuk thotė asgjė veē emrit tė prokurorit, qė aktualisht nuk rron. Pra e gjithė dosja, nėse dikush do tė kėrkonte njė fill pėr tė mbėrritur te vendvarrimi i tre tė pushkatuarve, kishte vetėm njė emėr, qė mund tė shėrbente pėr identifikimin e varrit. Njė emėr qė tashmė, pas vdekjes, nuk ka mė asnjė vlerė pėr kėtė qėllim.
Dokumenti i 1945
Kėshilli Gjyqėsor Ushtarak
Nr. I Prot. 176. Res.
Korēė, mė 3/10/1945
Gjykatės sė Naltė Ushtarake, Tiranė
Nė mbrėmjen e datės 2/10/1945, ora 20, u ekzekutuan kriminelėt 1) Enver Agolli, 2) Rapo Zėmblaku, 3) Haki Nikolica. Nė minutėn qė u ngritėn nga burgu pėr t’u hipur nė automobil e pėr t’u ēuar nė vendin e ekzekutimit, krimineli Enver Agolli, ndėrmjet frikės bėrtiti, duke i’u drejtuar shkove tė tij qė i’u fal jeta, Hasan Xamės e Shezai Trenit, “Lamtumirė Hasan, Lamtumirė Shezai”; kėto fjalė i pasuan edhe Haki Nikolica e Rapo Zemblaku.
Me tė tilla fjalė, duke shtuar edhe Rroftė Shqipėria, iu drejtuan edhe tė burgosurve, qė nga dritaret e dhomave tė burgut kishin dalė tė shikonin.
Nė vendin e ekzekutimit, pa zbritur edhe mirė nga automobili, krimineli Enver Agolli filloi tė bėrtiste “poshtė komunizmi” dhe kėto fjalė i tha edhe krimineli tjetėr Haki Nikolica; ndėrsa krimineli i tretė Rapo Zėmblaku nuk nxori asnjė fjalė.
Kur u vunė nė rresht dhe partizanėt u pėrgatitėn pėr tė kryer veprimin, u kėrkua fjala e fundit nga ana e Prokurorit. Krimineli Rapo Zėmblaku tha: “Rroftė Shqipėria, qeveria tė mė ketė kujdes fėmijėn, mbasi kam edhe njė djalė partizan”. Haki Nikolica kėrkoi qė qeveria tė kujdeset pėr mėmėn dhe motrėn e tij; ndėrsa krimineli Enver Agolli, duke bėrtitur “nuk kam asnjė fjalė, thirri “poshtė komunizmi” e duke u thėnė shokėve vraponi tė ikim, pa u dhėnė urdhri i ekzekutimit, ata, si ishin tė tre tė lidhur, tentuan tė arratisen, dhe u vunė nė ikje. Nė kėtė kohė, njė partizan, me urdhėr tė Komandantit qė drejtonte togėn, plagos njėrin prej tyre, dhe dy tė tjerėt, duke mos mundur ta heqin zvarrė, ndalėn nė vend. Afrohen partizanėt dhe vihen nė rresht pėr tė kryer veprimin. Partizanėt tė gjithė qeshnin, megjithėse ata bėrtisnin duke thirrur, kėtė herė edhe Haki Nikolica, “poshtė Komunizmi”, ndėrsa krimineli Enver Agolli, derisa dha shpirt bėrtiste: “Do ta paguaj Nevzati, do ta paguaj Nevzati”. Nevzati ishte mbi kokėn e tyre dhe urdhėroi zjarr mbi ta.
Kėshtu pėrfunduan kriminelėt Enver Agolli, Haki Nikolica e Rapo Zėmblaku.
Falja e jetės tė kriminelit Hasan Xama u prit mirė nga rrethi i tij, ndėrsa nė popull ngjau e kundėrta.
Vdekje Fashizmit-Liri Popullit
(Prokurori i Popullit)
Kapiten I, Nevzat Haznedari
(Firma-vula)

“Skeletet janė zhvarrosur keq, mezi po i ndajmė nga njėri-tjetri”
TIRANE - Besim Ymaj, kreu i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore pohoi dje se institucioni qė ai drejton ka angazhuar katėr mjekė specialistė qė po ekspertojnė eshtrat e gjetura rrėzė malit tė Dajtit. Sipas tij, momentalisht po punohet me ndarjen e skeleteve nga njėri tjetri, ndėrsa mė pas do tė kryhen mjaft procedura tė tjera, derisa tė arrihet nė identifikimin pėrfundimtar tė tyre. Nė lidhje me kėtė mjeku Ymaj dha njė prononcim tė shkurtėr pėr gazetėn.
Doktor Ymaj, prej dy ditėsh nė morgun e kryeqytetit gjenden disa skelete, qė janė zbuluar rrėzė Malit tė Dajtit, sa mjekė po punojnė aktualisht me to dhe ē’proces pune po kryejnė?
Ėshtė njė grup prej katėr mjekėsh i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, tė cilėt po punojnė me eshtrat, duke i veēuar ato sipas personave. Ėshtė pjesė e profesionit tonė qė nė raste tė tilla fillimisht duhet tė ndajmė eshtrat e njėrit skelet nga tė tjerėt, kjo si fazė e parė e punės.
Ēfarė vėshtirėsish kanė hasur mjekėt?
Ėshtė fakt qė kėto skelete janė zhvarrosur pa kujdes dhe nga njerėz jo specialistė. Kėshtu qė ka ndodhur qė pa dashje eshtra qė i pėrkasin njėrit person tė futen gabimisht nė tė njėjtin thes plastik me eshtrat e dikujt tjetėr. Po kėshtu janė vėrejtur edhe skelete tė paplotė.
Ēfarė procesi pune po kryejnė mjekėt ligjorė?
Aktualisht grupi i mjekėve po punon pėr seleksionimin e eshtrave sipas karakteristikave kryesore. Kjo fazė pritet tė pėrfundojė gjatė ditės sė nesėrme (sot), mė pas pritet tė fillojė faza tjetėr qė ka tė bėjė me pėrcaktimin e karakteristikave tė veēanta tė skeleteve, si seksi, mosha, gjatėsia, koha kur ka vdekur, shenjat e veēanta qė ka secili, vendet ku ėshtė goditur dhe sa herė ėshtė goditur, format trupore, etj.
Kur pritet tė bėhet identifikimi i tyre dhe a do tė pėrdoret teknika e ADN-sė?
Pėr tė arritur nė identifikimin pėrfundimtar tė tyre do tė duhet ca kohė. Pasi tė pėrfundojnė proceset e mėsipėrme, pritet qė familjarėt e personave tė zhdukur, qė pretendojnė se tė afrimit e tyre kanė pasur tė njėjtat karakteristika me ato qė do pėrcaktojmė ne do tė thirren pėr identifikim. Nė kėtė moment do tė kryhet analiza e ADN-sė pėr ato raste qė do jetė e nevojshme. fa.ma.


“Do ngremė Task Forcė pėr eshtrat”

Kryeministri Berisha kėrkoi dje pėrgatitjen e vendimit pėr ngritjen e njė Task Force pėr kėrkimin dhe gjetjen e eshtrave tė tė vrarėve gjatė 50 viteve tė sistemit komunist nė vend. “Dua tu informoj se javėn qė vjen qeveria do tė vendosė ngritjen e njė Task Force, e cila do tė merret me kėrkimin, gjetjen, e trupave tė burrave dhe grave, intelektualėve tė kėtij vendi, punonjėsve qė u ekzekutuan barbarisht nga regjimi Hoxhist, vetėm e vetėm se besonin tek fjala e lirė, tek zoti, tek vendi i tyre, pra ne vlera qė janė sa hyjnore aq edhe njerėzore”, theksoi Berisha. Nga ana tjetėr PS-ja kėrkoi dje pėrmes deputetes Olta Xhaēka ngritjen e strukturave qė do merren me identifikimin e eshtrave, teksa akuzoi Berishėn se ka keqpėrdorur kauzėn e tė pėrndjekurve politike.


Eshtrat, dosja delegohet nė polici

TIRANE – Prokuroria e kryeqytetit ka urdhėruar dje shėrbimet e policisė tė zhvillojnė hetime nė lidhje me zbulimin e eshtrave tė 19 personave nė zonėn e Dajtit. Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzės mėsohet se Prokuroria i ka deleguar dosjen policisė duke lėnė disa detyra me qėllim avancimin e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave nė tė cilat kanė gjetur vdekjen personat nė fjalė. Prokuroria e kryeqytetit ende nuk ka regjistruar procedim penal, por dosja e hartuar gjatė ditėve tė para tė verifikimeve nė Dajt, ėshtė deleguar nė polici pėr plotėsim me prova penale. Faktet e mbledhura nga policia, sipas Prokurorisė do tė rivlerėsohen nė njė moment tė dytė. Akuza i ka kėrkuar policisė verifikime pėr identitetin e personave, mbledhjen e dėshmive nga tė afėrm tė tyre dhe njė sėrė veprimesh tjera.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi