ILIRIADA PORTAL

Evropa kunder Rames: Kutite s'hapen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13022010

Mesazh 

Evropa kunder Rames: Kutite s'hapen




Rozeta Rapushi
Deputetet e Partise Socialiste, duhet te rikthehen ne Parlament dhe te bashkepunojne per reformat. Thirrja u be diten e djeshme, nga kryetari i grupit te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian, Joseph Daul. Vetem pak ore para zhvillimit te tryezes se dialogut mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites, Edi Rama tek Presidenti, Daul u shpreh se politika ne Shqiperi nuk duhet te ece me keto ritme. "Ne shprehim shqetesimin tone te thelle per situaten aktuale politike ne Shqiperi. Partia Socialiste, duhet te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te rregullta dhe te kthehet te punoje ne interes te shqiptareve", u shpreh Daul. Sipas tij, gjate procesit te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi, pati vezhgues vendas dhe te huaj dhe asnje nuk dha deshmi se numerimi i votave u manipulua apo u zhvillua ne menyre te parregullt. Duke dhene keshtu mesazhin, se kutite e votimit nuk kane pse te hapen, por opozita te ulet dhe te punoje se bashku me qeverine. "Opozita shqiptare, duhet te punoje se bashku me qeverine, ne rrugen e reformave ekonomike dhe sociale, per te mundesuar qe Shqiperia te permbushe te gjitha kriteret e kerkuara per anetaresimin ne Bashkimin Evropian", u shpreh kreu i Partive Popullore Evropiane. Sipas Daul, Parlamenti Evropian ne qendrimin e shprehur per Shqiperine ne 25 nentor te vitit 2009 ne raportin e progresit, vlereson se Shqiperia ka bere progres ne vecanti ne procesin e pajisjes me karta identiteti te shtetasve si dhe permiresimet e bera ne kuadrin ligjor per zgjedhjet. Madje sipas Daul, aty u kerkua dhe ju be thirrje edhe opozites, qe te ndaloje bojkotin ndaj Parlamentit dhe te kryeje detyren e saj per te perfaqesuar zgjedhesit ne te. Eurodeputeti i beri thirrje si qeverise ashtu edhe opozites, qe te gjejne gjuhen e perbashket brenda institucionit te Parlamentit. Grupi i PPE eshte e shqetesuar thelle per situaten e veshtire politike ne Shqiperi, shkaktuar nga bojkoti i Parlamentit shqiptar nga Socialiste Partia e Shqiperise pas zgjedhjeve parlamentare ne vend te fundit qershor 2009. Keshilla e Daul, u be pak ore para celjes se negociatave mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites, Edi Rama, ne zyren e Presidentit Bamir Topi, i cili luan rolin e negociatorit mes dy paleve.



Buzek-PE: "Dialog per t'i dhene fund krizes, presim lajme te mira nga Tirana"

Pak ore perpara tryezes se shumepritur te Presidentit Topi, per t'i dhene fund krizes politike, kreu i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek inkurajon lideret politike te zgjidhin permes dialogut ngercin politik ne vend. Permes nje deklarate per mediat, Presidenti PE ka pershendetur iniciativen e Presidentit Topi per organizimin e tryezes se dialogut.

"Mirepres iniciativen e Presidentit Topi per organizimin e tryezes se negociatave me liderin e qeverise dhe opozites shqiptare neser ne Tirane. Shpresoj qe keto bisedime do te sjellin zgjidhjen e krizes politike e cila lindi qe nga zgjedhjet e pergjithshme te qershorit" thuhet ne deklaraten e Presidentit te PE. Duke nenvizuar nevojen e dialogut politik si te rendesishem ne rrugen e integrimit te vendit, Buzek shpreh urimet e tij qe bisedimet e neserme te jene te suksesshme dhe te zgjidhin krizen. "I uroj fat politikaneve shqiptare dhe jemi ne pritje te lajmeve inkurajuese neser nga Tirana", perfundon deklarata e Buzek, ku ne fund theksohet dhe njehere rezoluta e 26 nentorit 2009, e miratuar nga Parlamenti Evropian lidhur me zgjedhjet.



Jagland-KiE: "Tryeza e Presidentit, t'i jepet fund krizes politike ne Shqiperi"

Keshilli i Evropes pershendet tryezen e sotme per dialog politik mes pozites dhe opozites ne Shqiperi, si nje hap i rendesishem per t'i dhene fund krizes politike ne vend. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Thorbjorn Jagland u shpreh dje se e mirepret iniciativen e Presidentit, Bamir Topi per te organizuar nje tryeze te rrumbullaket me lideret e partive politike Shqiptare. "E mirepres iniciativen e Presidentit Topi per te organizuar nje tryeze te rrumbullaket me lideret e partive politike Shqiptare me 13 Shkurt, ne pergjigje te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes mbi funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi"- thuhet ne deklarate. Sipas Jagland, i duhet dhene fund krizes politike qe vendi te perparoje me reformat e integrimit evropian. Iniciativa sjell nje mundesi te rendesishme per t'i dhene fund krizes politike dhe per te perparuar me reformat e vendit dhe me axhenden e Integrimit Evropian", deklaroi drejtuesi i Larte i Keshillit te Evropes.



Kukan: Udheheqesit politike te gjejne zgjidhjen e krizes, zbatoni rezoluten

Kryetari dhe zevendeskryetari i Delegacionit te Evropes Juglindore, Eduard Kukan dhe Viktor Bostinaru, i bene dje thirrje politikaneve shqiptare per te gjetur zgjidhje te krizes se fundit politike. Deklarata e dy zyrtareve te lart nderkombetar, erdhi si rrjedhoje e situates aktuale politike ne Shqiperi te krijuar pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Ne i bejme thirrje te gjithe udheheqesve politike, qe te kerkojne zgjidhjen e krizave. Ata duhet te perdorin "dritaret" e mundesise se krijuar nga Rezoluta 1709 e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe rekomandimet e tij", vlereson drejtuesi i Delegacionit te Evropes Juglindore. Ato shprehen mbeshtetjen per rezoluten 1709 dhe u bene thirrje politikaneve shqiptare, "per te vepruar ne baze te kesaj rezolute". Sipas tyre, institucioni qe perfaqesojne, mirepret nismen e tryezes se rrumbullaket te organizuar nga Presidenti Topi dhe shpresojne se kjo do te sherbeje si nje terren per te gjetur zgjidhje, per situaten aktuale politike. "Ne gjithashtu theksojme se situata e qendrueshme dhe transparente politike, luan rol jetik ne procesin e implementimit te Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin e vizave. Ne do te donim te theksonim se vazhdimi i situates ka nje ndikim negativ ne ambiciet evropiane te popullit shqiptar", u shprehen permes nje deklarate te perbashket, Eduard Kukan dhe Viktor Bostinaru. Situata aktuale politike ne Shqiperi ka terhequr se fundmi vemendjen e strukturave te larta Evropiane, te cilet ndjekin nga afer zhvillimet e fundit politike ne vendin tone. Ne deklaratat e zyrtareve nderkombetare behet thirrje per dialog dhe gjetjen e mundesise per zgjidhjen e ngercit aktual politik. D.Dedej



Albertini: "Rama, ktheu ne Kuvend, gjykatat dhe KQZ e kane dhene vendimin e tyre"

Presidenti i Komisionit per Punet e Jashtme ne Parlamentin Evropian, Gabriele Albertini, tha dje se kerkesa e Partise Socialiste per te rihapur kutite dhe rinumeruar votat e zgjedhjeve, nuk mundet dhe nuk duhet degjuar. Teper i prere, Albertini u shpreh se Parlamenti Evropian eshte shprehur nderkohe per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, te zhvilluara ne 28 qershor dhe ne kete menyre, deputetet socialiste sipas tij, duhet te jene pjese e kuvendit dhe te perfaqesojne popullin qe i zgjodhi. "Kerkesa e opozites ne Shqiperi per eshte analizuar tashme dhe mungesa totale e provave si dhe vendimi qe ka dhene Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit per zgjedhjet eshte dhene, nuk shkojne ne favor te opozites. Eshte e nevojshme qe t'i kujtojme zotit Edi Rama, se bojkoti i punimeve te Kuvendit nuk do te sjelle asnje avantazh ne te berjen e tij te opozites por as tek popullit", theksoi Albertini. Ai shpreson se Parlamenti keshtu do te rikthehet shume shpejt ne aktivitetin e tij normal.



Roucek, pergenjeshtron: Nuk jam shprehur per hapjen e kutive

Zv presidenti i Parlamentit Evropian, Libor Roucek ka pergenjeshtruar shkrimet e disa gazetave shqiptare ku thuhet se ai vete ka kerkuar nje hetim te plote te zgjedhjeve dhe hapjen e kutive. Ne nje komunikate per shtyp te zyres se tij, Roucek deklaron se qendrimi i tij ka qene i qarte gjithmone dhe se ai kurre nuk eshte shprehur ne favor te hetimit te plote te zgjedhjeve dhe hapjes se kutive. Qendrimi im, deklaron Roucek ne kete komunikate- eshte qe Partia Socialiste e Shqiperise duhet te njohe rezultatin e zgjedhjeve te vitit te shkuar ne perputhje me raportin e OSBE-se. PS duhet te filloje te marre detyrat e veta parlamentare sa me shpejt qe te jete e mundur kerkon zv.presidenti i PE-se. Per me teper ai shpreh mbeshtetjen e plote ndaj propozimit per themelimin e nje komiteti parlamentar qe do te hetoje ceshtje zgjedhore, per te parandaluar perseritjen e argumenteve destruktive dhe kontroversiale ne te ardhmen.
koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi