ILIRIADA PORTAL

Protestat te shpejta, Rama kunder

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15022010

Mesazh 

Protestat te shpejta, Rama kunder




Denis Dedej

Pas tryezes se Rames dhe Berishes, opozita kerkon nga Presidenti i Republikes zgjidhjen e krizes aktuale politike. Nje dite pas takimit te dy kryetareve te partive me te medha ne vend, kryesocialisti mblodhi diten e djeshme aleatet per t'i informuar mbi takimin e ndodhur. Mesohet se takimi ishte thjesht informues dhe nuk u mor asnje vendim per vijen politike qe do te ndiqet. Por, burime brenda takimit bejne te ditur se ka pasur nje moment debatesh per qendrimin mbi organizimin e protestave midis kryetarit te PLD, Spartak Ngjela dhe kryesocialistit Rama. Ngjela kerkoje qe opozita te percaktoje nje date te shpejte per fillimin e protestave. Ne kete pike, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka qene kunder. Te njejtat burime saktesojne, se kryesocialisti u shpreh se nuk do te kete protesta te shpejta per sa kohe qe zhvillohen negociata, por tubimet do te vijojne ne momentin qe nuk ka rezultat nga tavolina. Pas tryezes se opozites, aleatet e Partise Socialiste kerkuan nje tryeze te dyte midis dy kryetareve dhe jo nje tryeze ne nivel ekspertesh. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paska Milo deklaroi se zgjidhja e krizes eshte ne zyren e Presidentit. Ai tha se gjate takimit kryesocialisti i ka informuar rreth takimit te realizuar ne presidence me zotin Berisha, ku Rama ka parashtruar ne emer te opozites te gjitha qendrimet tashme te njohura, me synimin konstruktiv per te gjetur nje zgjidhje. "Tani nuk ka bisede te drejtperdrejte te pakten per ditet e ardhshme midis dy drejtuesve, por tashme "topi" eshte ne zyren e Topit, tek Presidenti i Republikes. Gjej rastin t'i bej thirrje Presidentit te Republikes, qe te respektoj te drejten kushtetuese te opozites per hapjen e kutive", deklaroi Milo. Ndersa kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, deklaroi se "takimi i dy diteve me pare ishte progres, por tryeza s'ka zgjidhur gje". Sipas tij, e drejta e tyre per transparence te zgjedhjeve permes komisionit hetimor parlamentar eshte shkelur, kush do e marri persiper ta zgjidhi do te jete gje e madhe. "Duhet caktuar data per protesten e madhe. Tryeza ra dakord se data do qendroj si ceshtje e padiskutueshme, por per faktin se mund te shkaktoj shqetesim per tryezen do te mblidhemi te caktojme daten kur te shohim qe tryeza nuk vlen", deklaroi Ngjela. Ai tha se nuk ka bisedime ne nivel ekspertesh, pasi sic u shpreh kreu i PLD, "ekspertet fillojne kur do te fillojne te bejne modalitetet e hapjes se kutive dhe rinumerimit te votave". Duke vijuar me tej, aleati i PS tha se perderisa kjo nuk eshte vendosur, s'ka pse te kete ekspert. "Tryeza eshte mes dy kryetareve, kryetarit te qeverise dhe kryetarit te opozites. Kjo eshte demokracia perendimore, kjo eshte demokracia qe perkrahi. Jane Kryeministri aktual dhe Kryeministri hije, te dy do te diskutojne per krizen. Nese nuk e zgjidhin, ka dy rruge te zgjidhet ne tryeze, ose populli kerkon te drejten kushtetuese", u shpreh pas takimit te aleateve opozitar, Ngjela. Nga ana tjeter, kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi dje se "opozita s'ka kerkesa ndaj mazhorances, nuk ka nje liste kerkesash, por kerkon transparencen e zgjedhjeve, eshte e kushtetuese, e drejte e cdo qytetari dhe force politike per ta bere nje gje te tille".

Ndoka: Debate brenda tryezes, Ngjela kerkon protesta

Pas takimit te aleateve, kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi se "pati debate per daten e protestes, zoti Ngjela e kerkoi me kembengulje, u ra dakord qe me perfundimin e tryezes, qe te mos provokohet, te kete nje date per protestat ne nje date sa me te shpejte". "Sot opozita s'ka kerkesa ndaj mazhorances, nuk ka nje liste kerkesash, por kerkon transparencen e zgjedhjeve, eshte e kushtetuese, e drejte e cdo qytetari dhe force politike per ta bere nje gje te tille", u shpreh Ndoka.

Ngjela: Hetim zgjedhjeve, ose serish ne proteste

Kreu i PLD, Spartak Ngjela, deklaroi dje se takimi i dy diteve me pare ne Presidence ishte progres, por tryeza s'ka zgjidhur gje. "E drejta jone per transparence te zgjedhjeve permes komisionit hetimor parlamentar eshte shkelur, kush do e marri persiper ta zgjidhi do te jete gje e madhe. Duhet caktuar data per protesten e madhe", deklaroi Ngjela. Sipas tij, "tryeza ra dakord se data do qendroje si ceshtje e padiskutueshme, por per faktin se mund te shkaktoj shqetesim per tryezen do te mblidhemi te caktojme daten kur te shohim qe tryeza nuk vlen".

Milo: Zgjidhja e krizes, ne zyren e Presidentit

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi dje se "nuk ka bisede te drejtperdrejte te pakten per ditet e ardhshme midis dy drejtuesve, por tashme "topi" eshte ne zyren e Topit, tek Presidenti i Republikes". "Gjej rastin t'i bej thirrje Presidentit te Republikes, qe te respektoj te drejten kushtetuese te opozites per hapjen e kutive. Kam besim dhe shpreh bindjen se Presidenti i Republikes do te jete ne lartesine e detyres dhe do te respektoj me verdiktin e tij opoziten, te drejten e saj kushtetuese", u shpreh Milo.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi