ILIRIADA PORTAL

Zbardhen 3 orėt e bisedės, batutat Berisha-Rama

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15022010

Mesazh 

Zbardhen 3 orėt e bisedės, batutat Berisha-Rama




ADI SHKEMBI

Tre vjet pas bisedimeve tė mbajtura nė presidencė pėr tė mundėsuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale, njė tjetėr tryezė e tė njėjtės rėndėsi mbahet nė kėtė institucion. Kėtė herė jo pėr tė zhvilluar njė palė zgjedhje, por pėr t’i hetuar ato. Edhe dje protagonistėt ishin tė njėjtėt. Edi Rama, sėrish nė krye tė PS-sė, Bamir Topi, atėherė nėnkryetar i PD-sė dhe tani President dhe Sali Berisha, i cili nė 2007 nuk ishte i pranishėm. Pėr rreth 3 orė nėn moderacionin e kreut tė shtetit ėshtė debatuar mbi kėrkesat e dy forcave politike, tė cilat edhe nė kėtė tryeza ishin diametralisht tė kundėrta. Gazeta ka mundur tė zbardhė pėrmes tė tre palėve nė tryezė pjesė nga dialogu, duke e rindėrtuar atė. Nė bisedime pėrveē pėrfaqėsuesve tė dy forcave politike, kreu i shtetit shoqėrohej edhe nga dy kėshilltarėt e tij, Spiro Peēi dhe Arben Cici tė cilėt gjatė gjithė kohės kanė mbajtur shėnime. Nė tryezė kryeministri Berisha ka kėrkuar qė bisedimet tė vazhdojnė nė nivel ekspertėsh, tė cilėt tė pėrgatisin njė draft me pėlqimin e tė dyja palėve. Propozimi i kreut tė qeverisė ėshtė pranuar parimisht nga Ruēi, por ėshtė kundėrshtuar menjėherė nga Rama, i cili ka insistuar qė edhe nė tryezėn e ardhshme niveli politik tė jetė mė i larti. Nė kėto kushte kreu i shtetit do tė thėrrasė njė tjetėr tryezė, kur palėt tė jenė afruar nė qėndrime, nė nivel kryetarėsh.
Tryeza
Mėsohet se rreth dy orė tė takimit tė djeshėm i ka marrė kreu i PS-sė, Edi Rama, i cili ka argumentuar gjerėsisht pėrse hapja e kutive nuk shkel vendimin e gjykatave dhe nuk del mbi Kushtetutėn. Zgjatja e kreut tė opozitės nė argumente tė shumtė juridikė, por edhe teknikė, ka detyruar Presidentin Topi nė njė moment t’i kėrkojė Ramės tė mos flasė gjatė, pasi sipas tij harrohen ēėshtjet e para dhe mbahen mend ato tė fundit. Nė 180 minuta bisedime, negociata dhe batuta ka pasur dy momente kur kreu i shtetit ka ndėrhyrė, madje edhe duke ngritur zėrin. Kanė qenė episode kur Berisha e Rama kanė shkėmbyer replika mes tyre, ndėrsa Presidentit i ėshtė dashur tė ndėrpresė krerėt e partive, edhe pėr tė treguar se nė atė tryezė ishin pikėrisht pėr tė gjetur zgjidhje dhe jo pėr tė thelluar hendekun mes tyre.
Batutat
Gjatė tryezės sė thirrur nga Presidenti kanė qenė tė shumta batutat, ironitė dhe akuzat mes kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama dhe kreut tė maxhorancės, Sali Berisha. Qė nė fillim tė saj Rama ka akuzuar Berishėn se ka dashur tė pėrēajė opozitėn duke tentuar tė blejė deputetėt e saj. Por menjėherė pas kėtyre fjalėve ka ndėrhyrė Topi, duke i rikujtuar Ramės se nuk ėshtė ky qėllimi i kėsaj tavoline. Nga ana tjetėr kryeministri Berisha, teksa ka sjellė shembuj se gjykatat i kanė marrė mandatet partisė sė tij, nuk ka kursyer as aleatin aktual, ish kundėrshtarin, Nikollė Lesi. Sipas Berishės zv.ministri aktual i uroi nė vitin 2001 urime kandidatit tė PD-sė dhe mė pas kreu i Gjykatės Kushtetuese i asaj kohe, Fehmi Abdiu ia dha botuesit mandatin e deputetit. Njė tjetėr moment batutash ishte ai nė mesin e mbledhjes kur Rama ka thėnė se ai ėshtė fituesi moral i kėtyre zgjedhjeve, ndėrsa Berisha i ėshtė pėrgjigjur “Urime, tė pėrgėzoj, por unė jam Kryeministri i Shqipėri”.


Dialogu nė tryezėn e Presidentit

Topi: Unė nė bazė tė Kushtetutės dhe nė bazė tė Rezolutės sė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe kėrkesės sė Faktorit Ndėrkombėtar kam thirrur kėtė tryezė tė gjejmė njė zgjidhje pėr ngėrēin politik.
Berisha: Unė jam i gatshėm pėr ēdo zgjidhje pėr ēdo lloj kompromisi ēfarė kėrkon opozita qė ta zgjidhim, pėrjashtuar shkeljen e vendimit tė Gjykatave dhe Kushtetutės.
Rama: Ti ke dashur tė blesh deputetė e Partisė Socialiste dhe tė pėrēash PS-nė. Nuk je kaq luajal sa thua.
Topi: Nuk ėshtė kjo ēėshtja qė ne jemi mbledhur. Ne jemi mbledhur pėr tė diskutuar Rezolutėn e Kėshillit tė Evropės.
Berisha: Jo s’ka problem unė mund tė diskutoj pėr ēdo gjė. Kėto janė ēėshtje tipike qė mund t’i zgjidh unė dhe zoti Rama. Le tė bėjė njė listė ai me problemet e tij dhe tė diskutojmė ēfarė duhet tė zgjidhim.
Rama: Kėto janė sa pėr hyrje, por kėrkesa ime kryesore ėshtė qė tė hapen kutitė. Nė bazė tė Kushtetutės, kėrkojmė transparencėn e zgjedhjeve, nuk kėrkojmė pushtet nė tavolinė. Kėrkesa jonė pėr hapje kutish nuk shkel asnjė vendim gjykate dhe nuk e shkel Kushtetutėn. Faktin qė s’duam pushtet nė tavolinė e shprehim edhe nė memorandumin qė ju kemi dėrguar edhe juve, ku garantohet kjo gjė dhe kėrkojmė vetėm transparencėn e zgjedhjeve. Ne nuk duam tė kemi zgjedhje si ato tė 2009.

***
Berisha: Kutitė mos m’i kėrko mua se nuk ėshtė ēėshtja ime. Ėshtė ēėshtja e jote me gjykatat. Unė nuk kam nė dorė as tė hap as tė mbyll kutitė.
Rama: Edhe ti ke deklaruar qė po tė hapeshin kutitė tė takon njė mandat nė Fier, kėshtu qė hajde tė hapim kutitė, tė verifikojmė kėto pretendime qė kemi. Ne e njohim rezultatin, por kėrkojmė hetim tė zgjedhjeve duke pėrfshirė materialet zgjedhore, votat dhe ēdo gjė qė kanė kutitė brenda.
Berisha: Ėshtė problemi yt me gjykatat. Edhe unė jam i penalizuar nga gjykatat. Partisė Demokratike Fehmi Abdiu i ka marrė mandatet qė kishte fituar. Ne s’na kanė pėlqyer por s’kishim ēfarė tė bėnim, I kemi pranuar. Nikollė Lesi i tha kandidatit tim urime dhe pastaj ia dha Fehmi Abdiu mandatin.
Rama: Hapja e kutive nuk shkel asnjė vendim gjykate, as Kushtetutėn.
Topi: Mos e zgjat kaq shumė se harrojmė ato qė ke thėnė nė fillim dhe mbajmė mend kėto qė thua nė fund.

***
Rama: Unė jam fituesi moral i kėtyre zgjedhjeve.
Berisha: Urime, tė pėrgėzoj, por unė jam Kryeministri i Shqipėri.

***
Pas 2 orė e 50 minuta bisedime
Berisha: Ne nuk kemi ca tė bisedojmė mė, unė them qė biseda tė vazhdojė nė nivel ekspertėsh, ose njė pėrfaqėsues politik dhe njė ekspertė ose dy ekspertė. Unė propozoj zotin Patozi dhe njė ekspert.
Ruēi: Bisedimet mund t’i vazhdojmė me nivel politiko- ekspertė.
Rama: Kjo nuk ėshtė ēėshtje ekspertėsh. Ne s’jemi pėr pazar, ne jemi kėtu qė tė na jepet e drejta jonė pėr tė hapur kutitė dhe pėr tė hetuar zgjedhjet. Kjo ėshtė ēėshtje vullneti politik, kėshtu qė tryeza duhet tė vazhdojė nė kėtė nivel politik qė ėshtė.
Berisha: Presidenti tė eksplorojė pika takimi mes argumenteve tona dhe tė na njoftojė nėse ka ndonjė formulė qė na afron.
Topi: E mbyllim mbledhjen, pėr t’u takuar sėrish pasi tė afrojmė qėndrimet.


Pritja nė Presidencė, vetėm kafe e ujė nė tryezė

Protokolli i Presidentit parashikon se personalitetet pėrpara se tė hyjnė nė takim me kreun e shtetit, duhet tė priten nė derėn kryesore tė kėtij institucioni. Shefi i Protokollit tė Presidencės, Enkes Shundi priti dje fillimisht kreun e PS-sė, Edi Rama i shoqėruar nga Gramoz Ruēi dhe mė pas kryeministrin Sali Berisha i shoqėruar nga kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi. Pjesė e pėrgatitjeve pėr tryezėn ishin edhe vėnia nė dispozicion tė pjesėmarrėsve tė njė blloku shėnimesh dhe njė stilolaps. Si pėr koincidencė ngjyra e bllokut ishte blu, qė pėrkon me ngjyrėn e forcės politike ku Bamir Topi ka qenė anėtar deri nė momentin e marrjes sė postit mė tė lartė. Ndėrkohė gjatė bisedimeve prej 3 orėsh, pjesėmarrėsve u ėshtė shėrbyer kafe dhe ujė, ndėrkohė qė kamerierit tė Presidencės i ėshtė dashur tė hyjė vetėm njė herė nė fillim tė mbledhjes pėr t’iu shėrbyer krerėve tė shtetit.


Takimi
Spastrohet rruga pranė Presidencės

Rreth 60 minuta pėrpara se tė mbahej nė Presidencė takimi mė i rėndėsishėm i kėtij fillim viti, forcat e rendit pėrmes njė aksioni tė shpejtė kanė pastruar tė gjitha ambientet pranė kėtij institucioni. Megjithėse trotuari pėrballė hyrjes veriore shėrben pėr parkimin e makinave tė punonjėsve tė Presidencės, dje ai nuk mund tė ishte i tillė, pasi blutė e kryeqytetit nuk e lejonin njė gjė tė tillė. E njėjta situatė ishte edhe nė trotuarin pėrballė hyrjes lindore, e cila ėshtė me drejtim nga Pallati i Kongreseve. Disa forca policore njoftonin gjatė gjithė kohės shoferėt tė mos parkonin nė atė zonė. Takimi u zhvillua nė ambientin ku zakonisht mbahen mbledhjet e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare. Nė kėtė zyrė, e cila ndodhet nė katin e parė tė ndėrtesės ėshtė e vendosur njė tryezė nė formė drejtkėndėshi dhe nė krye tė saj, mbrapa karriges sė Presidentit ėshtė njė pikturė dhe nė krahun e djathtė flamuri ynė kombėtar.


Nė tryezė ishin 7 vetė, Rama e nis me Memorandumin

Aristir Lumezi & Adi Shkėmbi

Kryetari socialist Edi Rama u paraqit dje para presidentit me njė Memorandum pėr zgjidhjen e krizės. Nė njė tekst prej pesė faqesh, kryetari socialist argumenton arsyet politike dhe ato kushtetuese qė mundėsojnė transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe hapjen e kutive tė votimit. Atmosfera
Reshjet e shiut tė cilat ranė gjatė gjithė mėngjesit tė djeshėm, detyruan punonjėsit e Presidencės tė pastronin edhe njėherė pjesėn pėrpara ndėrtesės, ku do tė ndalonin me radhė Presidenti, Kryeministri dhe kreu i opozitės. Ndonėse mikpritėsi i takimit, kreu i shtetit u fut nė zyrėn e tij vetėm 12 minuta pėrpara se ajo tė fillonte. Por ndryshe nga herėt e tjera kur njė eskortė e madhe shoqėronte kreun e shtetit, kėtė herė ai kishte zgjidhur tė hynte nė Presidencė me vetėm dy makina shoqėruese. Nė orėn 10.55 nė selinė e Presidencės ndaloi makina me targa Tiranė e kreut tė Partisė Socialiste, Edi Rama i cili doli prej saj sė bashku me kryetarin e Asamblesė Kombėtare, Gramoz Ruēi. Dy minuta mė vonė nė mesin e bulevardit “Dėshmorėt e kombit” u pa eskorta e Kryeministrit Berisha, ku sė bashku me tė ishte edhe nėnkryetari i PD-sė, Astrit Patozi. Megjithėse protokolli i shtetit parashikon qė Kryeministri tė hyjė nga dera kryesore e Presidencės dhe zyrtarėt e tjera nga hyrja dytėsore, kreu i shtetit nuk ka dashur tė bėjė diferencime nė kėtė pikė, teksa edhe Berisha por edhe Rama janė pritur nga dera me drejtim nga Pallati i Kongreseve. Pas hyrjes nė zyrėn ku do tė mbahej takimi, krerėt e shtetit kanė pritur jo mė shumė se 48 sekonda derisa operatorėt e televizioneve tė bėnin plane pėr tė nisur mė pas maratonėn e diskutimit prej tre orėsh. Por Presidenti Topi, Kryeministri Berisha me Patozin e Rama me Ruēin nuk ishin tė vetmit nė tryezėn e thirrur pėr zgjidhjen e ngėrēit politik qė pas 28 qershorit. Nė cepin e tryezės nga krahu ku rrinin pėrfaqėsuesit e majtė ishin edhe dy kėshilltarėt e Presidentit, Spiro Peēi, ish deputet i PBDNJ-sė gjatė kohės kur kjo parti ishte nė koalicion me PD-nė dhe ish ministėr i Drejtėsisė nė kohėn e PS-sė, tani kėshilltar ligjor, por edhe Arben Cici, ish shefi i protokollit tė shtetit, tani kėshilltar diplomatik i Presidentit.
Memorandumi
Nė Memon e paraqitur nė Presidencė dhe dorėzuar edhe Berishės, PS dėshmon vullnetin pėr tė kontribuar nė zgjidhjen e krizės politike qė siē theksohet nė tekst, i ka rrėnjėt nė deformimin e votės sė popullit dhe jep garancinė nė njė dokument tė shkruar se nuk tenton marrjen e pushtetit nė tavolinė. Sipas dokumentit tė Partisė Socialiste, “objekti, gjetjet dhe raporti i komisionit hetimor tė kėrkuar nga PS nuk synojnė ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit tė Kolegjit Zgjedhor, i cili ėshtė i formės sė prerė dhe i njohur nga PS me tė gjitha efektet juridike”. Pas tre orė bisedimesh nė fillim Berisha dhe mė pas Rama lanė zyrėn e kreut tė shtetit, pėr t’iu drejtuar mediave, siē kanė bėrė mė shumė se kurdo gjatė kėtyre tetė muajve qė nga mbajtja e zgjedhjeve.

Takimi

10:48- Makina e Presidentit Topi me targė TR 001 Z e shoqėruar nga dy autovetura tė tjera futet nė Presidencė.
10:55- Nė institucionin e kreut tė shtetit hyn makina e kreut tė PS-sė, Edi Rama, i cili ishte sė bashku me Gramoz Ruēin.
10:58- I fundit nė tryezė mbėrrin Kryeministri Berisha me kreun e grupit tė PD-sė, Astrit Patozi.
14:07- Kreu i Qeverisė del sė bashku me Patozin nga Presidenca dhe flet pėr mediat
14:09- Rama largohet nė drejtim tė PS-sė sė bashku me Ruēin.


Argumentet
PS: Pse duhen hapur kutitė

Memorandumi i hartuar nga Partia Socialiste i ėshtė dėrguar Kryeministrit Berisha dhe ambasadorėve mė tė rėndėsishėm nė Tiranė. Me Memorandumin janė njohur ambasadori amerikan Xhon Uidhėrs, ambasadori i KE, Helmut Lohan si dhe ambasadori i Spanjės, Manuel Montobios, vend qė mban presidencėn e radhės tė Bashkimit Evropian. Pėrmes tij, socialistėt argumentojnė se hapja e kutive tė votimit dhe hetimi i tyre pėrmes njė komisioni hetimor parlamentar nuk pengohen nga Kushtetuta, madje ėshtė njė e drejtė kushtetuese e opozitės parlamentare.

Memorandumi

Argumentet kushtetues pėr hapjen e kutive

Sqarojmė se hetimi parlamentar parashikohet nga Kushtetuta, ligji dhe jurisprudenca e Gjykatės Kushtetuese, si njė atribut i pakicės parlamentare qė realizohet brenda funksionit tė kontrollit parlamentar

Pengimi i hetimit parlamentar pėrmes vendimmarrjes sė shumicės parlamentare pėrbėn shkelje tė sė drejtės kushtetuese tė opozitės parlamentare

Objekti, gjetjet dhe raporti i komisionit hetimor pėr tė kėrkuar nga PS nuk synojnė ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit tė Kolegjit Zgjedhor, i cili ėshtė i formės sė prerė dhe i njohur nga PS me tė gjitha efektet juridike

Pėrcaktimi i objektit tė hetimit ėshtė njė e drejtė qė disponohet nga pakica parlamentare. Kufizimi i objektit tė hetimit deri nė atė masė sa tė bėjė tė pamundur kryerjen e veprimtarisė hetimore tė komisionit ėshtė ndaluar nė mėnyrė absolute nga Kushtetuta dhe praktika e Gjykatės Kushtetuese

Qeveria nuk mund tė marrė atribute tė Gjykatės Kushtetuese e tė gjykojė mbi kushtetutshmėrinė e kėrkesės sė pakicės mbi objektin, mjetet, veprimtarinė dhe raportin e hetimit parlamentar


Truprojat lėvizėn dy herė makinėn e kryeministrit
“Dolėn... s’dolėn”, lojė me operatorėt jashtė gardhit tė Presidencės

Takimi i parė nė rang kryetarėsh pėr daljen nga kriza qė pas zgjedhjeve tė fundit, nė fakt nuk ka pasur vetėm anėn politike. Pėr mė shumė se tre orė mediave u ėshtė dashur tė qėndrojnė pėrballė institucionit tė Presidencės nga ana e Pallatit tė Kongreseve pėr tė pritur rezultatet e bisedimeve. Njė urdhėr i policisė bėri qė trotuari pranė daljes sė kėtij institucioni tė ishte i boshatisur, ēka detyroi edhe qytetarėt e thjeshtė tė kalonin nė rrugė nėse destinacioni i tyre ishte nė drejtim tė Universitetit Politeknik. Por mė e vėshtirė kjo ishte pėr operatorėt e televizioneve dhe gazetarėt tė cilėt duhet tė ndiqnin nga afėr ēdo lėvizje tė badigardėve tė Kryeministrit dhe kryetarit tė Partisė Socialiste. Pas rreth njė ore nga momenti kur kishin nisur bisedimet nė tryezė, njė prej shoqėruesve tė tij hapi derėn kryesore tė Presidencės, ēka u duk sikur takimi ishte mbyllur, por brenda pak sekondash u kuptua se ishte njė alarm i rremė. Njė orė mė vonė, njė tjetėr fenomen i ngjashėm krijoi pėrshtypjen sikur palėt po linin takimin. Shoferi i Kryeministrit Berisha lėvizi pak metra makinėn, ēka mobilizoi menjėherė operatorėt, tė cilėt u zhgėnjyen sėrish se do tė rrinin edhe pėr mė shumė kohė nė pritje tė pėrfundimit tė bisedimeve. Qėndrimi prej tre orėsh para Presidencės koinēidoi edhe me zėvendėsimin e truprojave tė nderit qė janė pjesė e protokollit tė shtetit nė kėtė institucion. Por kohėzgjatjes sė takimit iu shtuan edhe temperaturat e ulėta dhe nė disa momente edhe reshjet, ēka duket se detyroi operatorėt ta merrnin mė me nge atė, teksa thėrrisnin herė pas here “dolėn, dolėn”, pėr pjesėmarrėsit nė bisedime. Pavarėsisht drejtimit qė morėn kėto bisedime tė para, nė orėn 14.05 pa dyshim qė ishin pikėrisht pėrfaqėsuesit e medias njerėzit mė tė lumtur kur i pari Kryeministri Berisha iu drejtua makinės sė tij me targė TR 0007 Z dhe doli nga Presidenca pėr tė folur pėr mediat, ndėrsa kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama mori drejtimin nga selia e forcės qė ai kryeson. Megjithatė puna e tyre nuk pėrfundoi nė kėtė moment pasi disa shkuan nė selinė e PS-sė, ku kreu i opozitės do tė flisni mbi punimet e tryezės dhe pjesa tjetėr priti orėn 15.30 kur nė njė deklarim pėr shtyp do tė dilte Presidenti.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zbardhen 3 orėt e bisedės, batutat Berisha-Rama :: Komentet

Mesazh prej Wed Feb 17, 2010 12:54 pm nga emigranti

Rama: Unė jam fituesi moral i kėtyre zgjedhjeve.
Berisha: Urime, tė pėrgėzoj, por unė jam Kryeministri i Shqipėri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi