ILIRIADA PORTAL

Drama e ēiftit shqiptar,u rrėmbejnė foshnjėn e sapolindur nė maternitetin e Athinės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022010

Mesazh 

Drama e ēiftit shqiptar,u rrėmbejnė foshnjėn e sapolindur nė maternitetin e Athinės




GREQI/ATHINĖ

Rrėmbehet nė Athinė fėmija e njė ēifti emigrantėsh shqiptarė, ngjarja alarmon policinė, e cila mė pas gjeti foshnjėn duke e kthyer te prindėrit e saj. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm kur njė grua greke, e zhgėnjyer nga disa shtatzėni tė dėshtuara e ka parė tė udhės tė vidhte njė fėmijė nė maternitet dhe mė pas t’ia tregonte bashkėshortit si tė vetin. Rreth orės 05:00 tė mėngjesit e ėma e fėmijės Bruna Shuti 28 vjeēe, ndodhej nė gjumė teksa kishte parė diēka si hije tė dilte me shpejtėsi nga dhoma. Menjėherė gruaja shqiptare ka vėnė re se mungonte fėmija qė kishte sjellė nė jetė njė ditė mė parė. Verifikimi i nėnės ishte bėrė shumė shpejt, pasi nė maternitetin “Elena Venizelu”, fėmijėt flenė bashkė me nėnat e tyre. Me tė shpejtė gruaja shqiptare ka pyetur infermieren nėse e kishte marrė ajo fėmijėn pėr ta ushqyer, por ka marrė pėrgjigje negative nga punonjėsja e maternitetit. Pikėrisht kėtu ka nisur tragjedia e rėndė. Tė alarmuar, mjekė, infermierė dhe nėna e fėmijės kanė nisur tė kėrkojnė foshnjėn! Me urdhėr tė stafit mjekėsor ėshtė mbyllur porta e maternitetit nė mėnyrė qė tė mos dilte askush prej andej, si dhe ėshtė njoftuar edhe policia. Kjo pėr faktin se njė ngjarje e tillė, siē ėshtė rrėmbimi i fėmijės nė maternitet ndodhte pėr herė tė parė nė Greqi. Pak mė vonė, njė shtetase greke nga zona Egaleo telefonon nė njė spital nė lagjen Aleksandra tė kryeqytetit helen, Athinė dhe kėrkon njė ambulancė. Telefonuesja 45 vjeēare, nėnė e dy fėmijėve 10 dhe 4 vjeē, pohon se lindi vetėm nė shtėpinė e saj dhe se fėmijėn do e dorėzonte nė maternitet pasi nuk e donte. Krerėt e spitalit dyshuan, pasi ndėrkohė ishte pėrhapur lajmi pėr rrėmbimin e bebes sė ēiftit shqiptar. Bashkė me ambulancėn, autoritetet e spitalit dėrguan edhe policinė nė adresėn qė dha telefonuesja. Pas kėsaj policia vuri nė pranga shtetasen greke dhe ktheu fėmijėn nė maternitetin “Elena” pėr t’ia dorėzuar nėnės sė tij. Dy prindėrit e fėmijės, Agron dhe Bruna Shuti, tė cilėt ndodheshin nė tension prej disa orėsh e kanė pritur me gėzim tė madh lajmin e gjetjes sė fėmijės sė tyre. Pas kėsaj Agroni ka pohuar pėr mediat greke: “Falėnderoj nė veēanti policinė greke dhe popullin grek qė mė mbėshtetėn nė kėtė moment tė vėshtirė tė jetės time, gjithashtu falėnderoj ambasadėn shqiptare nė Athinė, e cila na ndihmoi shumė”. Kurse xhaxhai i foshnjės, Albert Shuti, i cili jeton prej disa vitesh nė shtetin grek, pohoi se dėshmitarėt okularė kishin informuar se ishte parė njė grua me pallto tė zezė tė dalė nga spitali. Ndėrkohė edhe opinioni publik grek nuk e ka kapėrdirė ngjarjen shokuese. Tė tronditur, qytetarėt helenė kanė shprehur indinjatė nisur nga fakti qė njė nėnė ka hyrė nė maternitet dhe ka rrėmbyer njė foshnjė nė orėn 05:00 tė mėngjesit. Dhoma ku qėndronte emigrantja shqiptare Bruna Shuti me foshnjėn e saj njė ditėshe, kishte tre krevate. Lehona shqiptare ndodhej nė krevatin e tretė, pranė dritares, kėshtu qė grabitėses i ishte dashur tė kalonte pėrmes dhomės, pranė dy krevateve tė tjerė duke bėrė qė nga zhurma tė zgjonte nėnėn e foshnjės. Ky fakt e ndihmoi mjaft policinė nė identifikimin e grabitėses sė foshnjės. Rrėmbimin e fėmijės nė mjediset e maternitetit e denoncuan edhe stafi mjekėsor dhe administrata e spitalit. Ata denoncuan faktin se spitali nuk ka siguri edhe pse nga njėra anė e tij ėshtė Ambasada Amerikane e Athinės. Sekretari i Pėrgjithshėm Nikos Poluzos, sqaroi dje se spitali ruhet 24 orė, por punonjėsit e sigurisė nuk janė tė mjaftueshėm, pasi nė secilin kat tė kėtij institucioni qėndrojnė vetėm nga dy infermiere. f.m.

Plani i rrėmbimit ishte pėrgatitur prej tre muajsh
Policia: 45-vjeēarja abortoi,foshnjėn e rrėmbeu nė krevat

ATHINE – Policia greke ka mohuar dje faktin se 45 vjeēarja qė rrėmbeu fėmijėn e ēifti tė emigrantėve shqiptarė nuk ishte e ēmendur, siē u pretendua nė fillim. Prej tre muajsh gruaja me profesion ekonomiste, po pėrgatitej tė rrėmbente njė fėmijė. Sipas policisė zonja nė fjalė ishte shtatzėnė, mirėpo nė muajin e gjashtė abortoi fėmijėn. Ajo e ka fshehur faktin e humbjes sė shtatzėnisė duke mos i treguar bashkėshortit, me tė cilin ka njė vajzė 4 vjeē, ndėrsa nga martesa e saj e parė ka njė djalė 10 vjeē, i cili jeton me babanė e tij. Duke pasur ankth se bashkėshorti mund ta braktiste nėse merrte vesh se gruaja e tij kishte abortuar, 45-vjeēarja prej tre muajsh kishte pėrgatitur planin pėr grabitjen e njė fėmije, tė cilin mė pas do ia prezantonte bashkėshortit si tė tyrin. Mėngjesin e djeshėm, pasi kishte veshur njė bluzė me mėngė tė gjera, ekonomistja 45 vjeēare, rreth orės 04:30 tė mėngjesit, hyri nė maternitetin “Elena Venizelu” dhe u drejtua pėr te dhoma ku ishte fėmija. Hyri brenda nė qetėsi tė plotė, mori fėmijėn dhe e fshehu poshtė bluzės sė gjerė. Pas kėsaj doli jashtė, mori taksi dhe u drejtua pėr nė rrugėn “Dhoridhos 3” nė lagjen Argjiro Spiridhona nė zonėn Egaleo tė Athinės. Mbrėmjen e sė mėrkurės 45-vjeēarja ishte paraqitur nė spitalin “Elena Venizelu” dhe ishte regjistruar si e shtruar aty pėr tė mos dyshuar njeri. Pas ngjarjes sė mėngjesit tė djeshėm, doktori qė e kishte vizituar dyshoi dhe dha tė dhėnat e saj nė polici duke lehtėsuar nė maksimum punėn e uniformave blu. Mjeku dyshoi nga fakti se si njė femėr i thoshte qė ishte shtatzėnė ndėrsa ai e pa nga EKO se nuk ishte e vėrtetė diēka e tillė. Po kėshtu njė fqinj i saj, pas deklarimit tė lajmit nė media informoi menjėherė policinė se kishte parė 45-vjeēaren tė hynte nė shtėpi ndėrsa mbante nė dorė foshnjėn e rrėmbyer nė maternitet.

Panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi