ILIRIADA PORTAL

“Rrėfej 20 shkurtin, pse i nxita njerėzit tė dilnin nė shesh”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022010

Mesazh 

“Rrėfej 20 shkurtin, pse i nxita njerėzit tė dilnin nė shesh”




Ferdinand Dervishi

Rajmonda Bulku, pothuaj nuk ka folur pėr 20 shkurtin 1991. Ka qenė krejt e pa interesuar pėr tė trazuar, pėr tė ndėrhyrė sadopak nė kujtesėn e dobėt tė shqiptarėve. Ka ndenjur krejt nė hije, nuk ka thėnė kurrė “jam edhe unė” edhe kur ka parė gjokse tė panjohurish tė stolisen me dekorata pambarim meritash nė ngjarjet e 20 shkurtit 1991, tė dhėna drejtpėrdrejt nga Presidenti i Republikės. Por fatmirėsisht, mbase pėr faktin se ngjarja qė e pėrfshin ka qenė e pėrmasave tė pazakonta, bashkėkombėsit nuk e kanė harruar imazhin e artistes sė njohur. Shumica e tyre. Edhe pas 19 vitesh tė shkuara, ata vazhdojnė tė mos e ndajnė kėtė imazh nga zhvillimet e vrullshme tė kėsaj dite, qė i ndiqnin ose drejtpėrdrejt, rrugėve e shesheve tė Tiranės, ose tė mbėrthyer pas pamjeve qė emetoheshin nė ekranet e televizorėve. Njė imazh qė me kalimin e viteve, pėr mendjet e shėndosha, ėshtė konvertuar nė ikonėn e pazėvendėsueshme tė kėtyre ngjarjeve. Nė ikonėn e 20 shkurtit 1991. Nė ikonėn e rrėzimit tė monumentit tė Enver Hoxhės nė qendėr tė Tiranės. Nė ikonėn e zhvillimit mė tė rėndėsishėm tė kohės, fitores mė tė madhe, thyerjes mė tė zhurmshme, humbjes mė tė thellė...
Me njė zė qė duket sikur del nga thellėsia, qė tė kujton njeriun e pėrgjumur, apo artistin nė moment meditimi ajo bindet pėr njė takim. Njė takim me kusht qė tė mos i hedhė nė erė gjumin e mėngjesit tė vonė...
Nė orarin e caktuar afrohet me imazhin e hapin e pandryshuar pavarėsisht viteve. Duke i mbyllur gjithė dimensionet pas vetes. Ulet e tret e pėrqendruar sheqerin e bustinės nė filxhanin e ēajit me shegė. Njė ēast mė pas pėr pak hedh nė erė gjithēka. Sepse bllokohet, ndihet nė siklet, kėrkon tė ndryshohet vendi i intervistės, shkurt duhen edhe 30 minuta tė tjera tė hapėrdara nėpėr biseda pa zarar qė brishtėsia tė ambientohet.
“Nxita gratė tė shkonim te TVSH-ja”
“20 shkurti i vitit 1991 ishte njė ditė e zakonshme pėr tė qenė nė Qytetin Studenti”, formulon pėrgjigjen e pyetjes sė parė artistja e njohur duke tė parė nė sy. Mė tej e mbath fjalinė, qė nuk ka nevojė pėr asnjė fjalė mė tepėr, sidomos pėr ata qė i kanė pėrjetuar ato kohėra. Rrėfen se nė atė periudhė kishte gati dy muaj qė tė gjithė artistėt shkonin pėrditė nė Qytetin Studenti.
“Artistėt kanė qenė nga mė rebelėt e asaj kohe, nga mė agresivėt. Qė nga teatri, ku unė punoja, te ai i operės e shkuar te ata tė Kinostudios. Shteti nė tė njėjtėn kohė kishte ushtruar trysni, sidomos stafin e Kinostudios, ku nė njė rast ishte ushtruar edhe dhunė. Por aty, te studentėt, vinte pothuaj e gjithė elita intelektuale e Tiranės. Pothuaj. 20 shkurti duhet tė ishte njė nga ditėt e fundit tė grevės sė urisė sė studentėve. Ata kishin disa kėrkesa, mė kryesorja e tė cilave ishte heqja e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti i Tiranės. Nga vetė shteti pritej njė lėshim. Nga Ramiz Alia...”
Me statusin e njė qytetari jashtė radhėve tė Partisė Demokratike tė sapoformuar dhe duke mos pasur njė informacion mė tė plotė, artistja e njohur, rrėfen se ato ditė, me pėrkeqėsimin e shėndetit tė studentėve, gjithēka ishte duke e pėrjetuar shumė rėndė. Jo e vetme, sigurisht.
“Na dukej e tmerrshme qė studentėt tė vdisnin urie duke kėrkuar qė tė hiqej emri i Enver Hoxhės nga universiteti i tyre. Por e pazakontė na dukej gjithashtu qė tė rrinin duarkryq. Nuk na mbante vendi. Nė atė kohė televizioni i vetėm publik transmetonte ditėn e natėn mesazhe e telegrame nga reparte ushtarake, ndėrmarrje, lagje, shtėpi lindjesh, ku studentėt pėrbalteshin, bashkė me iniciativat e tyre. Kishte betime e stėrbetime nga tė quajturit “Vullnetarėt e Enverit” pėr besnikėri ndaj vijės sė diktatorit, pėr dhunė e gjak, nėse do tė lipsej, e tė tjera tė ngjashme. Qė tė gjitha dezinformacion, qė tė gjitha nė drejtim tė kundėrt me zhvillimet qė po ndodhnin. Nė njė moment tė tillė presioni psikologjik, sė bashku me njė grup artistėsh vendosėm qė tė shkonim tė bėnim njė protestė para televizionit shtetėror me qėllim qė tė paktėn tė mos lexoheshin mė tej ato telegrame tė zeza”, shpjegon.
Artistja e njohur rrėfen nė vazhdim se sa shumė tė lehtė e ka pasur tė bindė njė grumbull grash qė tė niseshin drejt televizionit shtetėror.”Mendova se policėt e shumtė nė numėr, qė vumė re rrugėve kur u ngjitėm nė Qytet Studenti, do tė tregoheshin me tė kujdesshėm me femrat. Meshkujt, ku i dihet, edhe mund ti qėllonin me armė. Ndėrsa gratė, tė gjitha, nuk ma bėnė fjalėn dysh, sepse ishin kohė tė vrullshme, zemrat e njerėzve zienin, nuk pyesnin fare se ku do tė shkonin, vetėm donin veprim. Por nė kohėn qė vargu ynė, i grave, doli poshtė nė rrugė, nga Qytet Studenti u dėgjuan thirrjet: Erdhi, erdhi!”, rrėfen Bulku fundin aksidental tė tentativės sė parė pėr tė ēuar nė drejtim tė televizionit shtetėror njė grup protestuesish me pamje tė brishtė. Artistja dhe grupi i grave kthehen mbrapsht duke menduar se mė nė fund shteti i kishte pranuar kėrkesat e studentėve, por gjithēka kishte qenė njė keqkuptim.
Momenti i artistes
Keqkuptimi kishte ardhur me mbėrritjen nė Qytetin Studenti tė grupeve tė punėtorėve tė sindikatave. Krerėt i kishin bindur punėtorėt tė linin punėn dhe momenti i bashkimit tė kėtyre grupeve me studentėt, ishte pėrjetuar me britma tė gėzueshme.
“Ndėrsa mua mė erdhi keq qė na u ndėrpre iniciativa pėr tė shkuar te televizioni. Ndėrkohė ata tė uzinės ‘Traktori’, mos gaboj, montuan njė qendėr zėri nė katin e fundit tė godinės, qė lartohej pėrballė sallės ku ishin studentėt e grevės. Policia e rrethoi nė sekondė vendin me qėllim qė tė bllokonte qendrėn e zėrit, por edhe vetė sindikalistėt ishte e vėshtirė t’i bindje qė tė merrje pėr pak ēaste mikrofonin. Sepse mu bė fiksim, doja ta nxirrja nga vetja, doja t’u bėja ftesė tė gjitha grave tė pranishme pėr tė shkuar drejt televizionit, doja t’u thosha: ta bėjmė kėtė, tė shkojmė atje dhe tė protestojmė qė tė ndihmonim sadopak nė zgjidhjen e fatit tė studentėve grevistė. Mė futėn vetėm mua. Sepse ne gratė jemi pak mė tė imunizuara...”
Artistja e njohur rrėfen se si ka kaluar nėpėr kėmbėt e policėve, tė cilėt i luste tė mos e ndalonin. Por edhe ata nuk e kishin ndalur, sepse kohėt kishin ndryshuar. Edhe vetė policėt e kishin kuptuar se duhet tė ishin paksa mė ndryshe nė veprimet e tyre, paksa mė lėshues.
“Kujtoj se u thashė policėve qė tė mos ndėrhynin tė hiqnin qendrėn e zėrit edhe pėr pak sekonda tė tjera, qė tė kisha mundėsi tė flisja edhe unė. Njė tjetėr polic u afrua ndėrkohė dhe zgjati duart drejt mikrofonit. Ishin sekondat e fundit. Por edhe nuk ishte e lehtė tė flisje para njė grumbulli aq tė madh njerėzish”, rrėfen artistja.
Ishte momenti kur spikeri i Radio Tiranės, Napoleon Roshi, do tė komunikonte pėr gjithė shqiptarėt: “Dėgjohet njė zė i bukur i aktores Rajmonda Bulku, qė bėn thirrje nė emėr tė grave, nėnave, motrave, pėr tė shkuar e pėr tė protestuar para televizionit e Presidencės...”.
“Unė duhet tė kem pėrsėritur tė njėjtėn frazė dy herė. Se nga emocionet nuk mbaj mend saktėsisht se ēfarė kam thėnė. Ndėrkohė policėt u futėn brenda nė dhomėn ku gjendej qendra e zėrit. Por fjalėt e mia kishin mjaftuar. Si me magji, qė tė gjithė njerėzit nisėn tė lėviznin drejt qendrės sė qytetit. Qyteti Studenti u boshatis nė pak minuta. Patėm edhe njė moment pasigurie. Menduam se meqė tė gjithė po largoheshin, policisė mund t’i jepej shansi tė ndėrhynte te studentėt e grevės. Ndaj pyeta ca burra se pėrse po niseshin edhe ata nė drejtim tė qendrės sė qytetit. Njėri m’u pėrgjigj se nė thirrjen e dytė unė kisha thėnė se duhet tė shkonim ‘tė gjithė’ drejt televizionit e Presidencės”, shpjegon me tė njėjtėn tingull tė zėrit, pa u nxituar, duke gėrmuar me nge nė kujtesė, artistja e njohur.
Rrėzimi i monumentit
“Kur zbritėm poshtė, te Liceu Artistik, vumė re se policia i mbante ende tė bllokuara rrugėt qė tė nxirrnin nė shėtitore. Aty u dėgjuan tė shtėna. Kujdes se do ju vrasin, u dėgjua njė zė pranė nesh. Njė mikja dhe kolegia ime nė teatėr mė tha se kishte dėgjuar ndėrkohė dy civilė tek flisnin me zė tė ulėt pėr tė na futur nė njė makinė e pėr tė na marrė me vete. Por unė sepse nuk kisha frikė. Sepse e gjithė qenia ime ishte tjetėrsuar. Janė momente tė rralla tė njeriut, kur ai futet nė njė gjendje mes jetės normale dhe heroikės. E gjithė qenia merr pėrmasa tė tjera, kur gjithkush, ēdo i huaj, qė tė gjendet pranė e konsideron si mik, tek i cili mund tė mbėshtetesh. Sepse bėhej fjalė pėr njė qėllim tė madh. Sepse masa e madhe e njerėzve tė mbushte me guxim. Sepse ajo masė aq e shumtė patjetėr qė do tė bėnte njė veprim, njė veprim qė tė shėnonte njė ndryshim nė faqen e njė historie qė kishte nisur tė shkruhej ndėrkohė”, flet artistja, pa u munduar nė asnjė rast tė pėrdorė gjestet me duar si ndihmė pėr pėrēimin e historisė qė rrėfen. Shteti ndėrkohė i kishte pėrforcuar shėrbimet e policisė pranė televizionit tė vetėm, Kryeministrisė e Presidencės. Madje nėpėr radiot e policisė, qarkullonte urdhri i krijimit tė mundėsive qė grumbujt e njerėzve tė largoheshin sa mė larg kėtyre pozicioneve, qoftė tė dėrgoheshin drejt qendrės, vetėm e vetėm qė t’i largoheshin Bllokut e institucioneve mė tė rėndėsishme tė shtetit. Gjithsesi gjendja nė afėrsi tė televizionit ishte e acaruar. Policia kishte rezistuar, njė pjesė kishte braktisur pozicionet duke u larguar. Njė breshėri automatiku, qė rrėzon pėrtokė degė pemėsh, e lėshuar nga njė oficer i Gardės i sjell tė gjithė nė botėn reale.
“Kujtoj se edhe unė kam bindur policė qė tė largoheshin. Duke u thėnė se tė gjithė ishim vėllezėr e motra dhe se nuk duhet tė urrenim e godisnim njėri-tjetrin. Disa edhe mė dėgjuan. Ulėn kokat e tytat e armėve dhe u larguan. Por kam takuar edhe nga ata qytetarė, tė cilėt tė pėrgjakur nga shkopinjtė e dhuna e policisė, nė tėrheqje e sipėr, nė panik, mė kaluan pranė duke mė hedhur mua fajin. Duke mė thėnė: Kėtė doje ti?”, dėshmon Bulku ndoshta momentin mė tė vėshtirė tė gjithė asaj dite.
Artistja e njohur rrėfen se atė ditė nuk arriti tė shkonte nė shesh. Atje ku kishte nisur ndėrkohė beteja pėr rrėzimin e shtatores sė diktatorit. “Vetėm se gjatė gjithė kohės ndjeja nga pas vėshtrimin e dy civilėve, tė njėjtėve qė kolegia ime i kishte dėgjuar tė shqiptonin atė dėshirėn pėr tė na rrėmbyer e futur nė makinė. Kėtė vėshtrim kisha nė shpinė edhe kur lajmi i rrėzimit tė monumentit mori dhe-nė. Sikur tė kishte mbėrritur fundi i botės, dy meshkujt panė njėri-tjetrin nė sy si tė mekur, fytyrat ju bėnė tė kuqe flakė, ndėrsa ai mė i frikshmi mu afrua tė mė sqarojė se nuk kishin asgjė me mua, se nuk donte qė tė keqkuptohesha e tė tjera shfajėsime. Si ai fėmija qė zihet nė faj, apo si njė luftėtar i ēarmatosur nga fati pėrballė kundėrshtarit, qė i ka vėnė ndėrkohė majėn e shpatės nė fyt. Se kam parė mė kurrė atė fytyrė. E rrėfeva kėtė pjesė vetėm pėr tė ilustruar impaktin e rrėzimit tė shtatores sė Enver Hoxhės ndėr njerėzit qė vazhdonin t’i shėrbenin regjimit, apo ishin pjesė biologjike e tij”, pėrmbyll kėtė moment tė rrėfimin Bulku.
Heroina
Nė kohėn kur i gjithė vendi kishte mbajtur frymėn, ishte rrėqethur, troshitur e shkundur nga rrėnjėt, vetėm duke parė pamjet nė televizion, kur pjesa e vuajtur e tij e ndiente zemrėn tė gufuar, kur pėrfaqėsuesit e nomenklaturės sė vjetėr kishin dalė nga shtėpitė e vrimat me duart nė kokė e mendjen tė lemerisur, kur nė Tiranė populli, po tėrhiqte pjesėn mė tė madhe tė shtatores sė Enver Hoxhės nė drejtim tė grevistėve nė Qytetin Studenti, artistja Bulku kishte marrė tė njėjtėn udhė, pėr t’u kthyer edhe ajo nė vendin nga ku vetėm pak orė mė parė i kishte nisur tė gjithė, i kishte ndezur tė gjithė.
“Thanė se turmat vepruan gabim duke shkatėrruar statujėn, duke e tėrhequr zvarrė atė. Por pėr mua ata njerėz e tėrhoqėn zvarrė monumentin vetėm sepse kishin mbetur pa ja bėrė njė tė keqe Enver Hoxhės sa qe gjallė. Pra tėrheqja zvarrė ishte njė hakmarrje pėr vuajtjet e gjithė njė populli nga krimet e njė diktatori. Njė hakmarrje ndaj statujės nė mungesė tė njeriut tė gjallė. Sepse unė jam e sigurt se po tė bėhej fjalė pėr monumentin e Mehmet Shehut, apo Ramiz Alisė, askush nuk do sillej nė atė mėnyrė. Ndėrsa rrėzimin e shtatores pėr mua atė ditė e provokuan vetė pushtetarėt. Ata i larguan njerėzit nga blloku, ku kishin familjet e tyre dhe nga televizioni, media e tyre mbrojtėse, duke i drejtuar nė shesh. Sepse rrėzimi i njė statuje i dėmtonte mė pak, ishte mė larg llogarive tė humbjeve tė mėdha. Por nuk e kuptuan kurrė nė kohė impaktin qė kjo do tė krijonte nė popull. Pėr fat tė mirė televizioni dhe radioja e dhanė drejtpėrdrejt rrėzimin, duke bėrė qė tė gjithė shqiptarėt, pėr herė tė parė pas 45 vitesh, tė ndiheshin ndryshe. Me njė fjalė ajo qė ndodhi atė ditė, pėr mua ishte krejt spontane, me njė pėrjashtim ama, sepse investimi ynė nuk ishte aspak spontan. Kėto janė konkluzionet e mia, tė pėrcjella nė mendje dhe tė skalitura mirė prej vitesh pėr kėtė ngjarje”, nxjerr nga vetja artistja duke kundruar pa asnjė shprehje tė lexueshme syprinėn e lėngut ende tė pa konsumuar nė filxhanin e saj tė ēajit.
Nė orėn 4 tė pasdites sė tė njėjtės dite, Rajmonda tregon se me tė mbėrritur nė Qytetin Studenti, ishte ndier si njeriu mė i lumtur nė botė.
“Sa mė shihnin, njerėz tė ndryshėm vinin e mė puthnin duart. Mė thoshin: ‘Ti e bėre, ti je heroinė’. Nuk kam pėr t’i harruar edhe ca gra tė moshuara, tė rreshkura nga jeta, por qė atė ditė u dukej vetja sikur tė kishin rilindur...”


Neser do te lexoni

Rrėfimi i njė prej ish-drejtuesve tė Policisė sė Tiranės pėr 20 shkurtin 1991.

“Si na urdhėruan tė ruanim Bllokun, Televizionin, Presidencėn e Kryeministrinė dhe tė ēonim turmat drejt qendrės sė qytetit”

“Njerėzit nuk kishin plan paraprak pėr rrėzimin e monumentit, por ideja u erdhi nė momentin kur panė policinė ta ruante”

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi