ILIRIADA PORTAL

Rama pėrgatitet pėr zgjedhje tė parakohshme, ja lista e re e kandidatėve pėr deputet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022010

Mesazh 

Rama pėrgatitet pėr zgjedhje tė parakohshme, ja lista e re e kandidatėve pėr deputet




Pėrjashtohen reformatorėt dhe tė lėkundurit, pėrfshihen nė lista Ngjela, Ndoka, Veliaj dhe tė ikurit nga LSI

Pas skenarit tė Partisė Socialiste pėr orientimin e vendit drejt zgjedhje tė parakohshme, kryetari i saj Edi Rama nuk ka ngurruar pėr tė hartuar qysh tani listėn shumėemėrore tė kandidatėve pėr deputet. Ajo qė kemi zbuluar ne nuk ėshtė skenari qė fshihej pas politikės sė rrugės, sepse atė e ka thėnė vetė Rama, hapje kutish ose zgjedhje tė reja. Por gazeta “SOT” ka siguruar listėn e plotė shumėemrore tė kandidatėve tė rinj pėr deputetė si dhe tė

gjithė masat pėrgatitore tė Ramės pėr zgjedhjet e parakohshme. Humbja e zgjedhjeve tė 28 qershorit, natyrisht i ka shėrbyer Ramės si njė mundėsi ideale pėr tė testuar besnikėt e vėrtetė tė tij dhe kundėrshtarėt. Gjatė kėsaj kohe gjashtėmujore nė opozitė Rama gjithashtu ka mėsuar emrat e atyre qė duan ta largojnė nga kreu i PS, por qė e kanė mbėshtetur artificialisht para 28 qershorit, sa pėr tė fituar statusin e deputetit. Praktikisht, Rama i ka ndarė deputetėt nė tre kategori. Nė kategorinė e parė janė kundėrshtarėt publik, pėrkatėsisht Blushi, Bello, Islami, Harasani dhe Malaj. Tė pakuptueshmit, pėrkatėsisht Majko, Mixhozi, Meksi etj. Kurse nė grupin e tretė janė mbėshtetėsit e zjarrtė si Baraj, Ruēi, Klosi, Dade etj. Duke u bazuar nė kėtė ndarje Edi Rama ka pėrgatitur edhe listėn e shumėemrore tė kandidatėve pėr deputet qė do tė konkurrojnė nė zgjedhjet e parakohshme. Ashtu siē bėri mė 28 qershor edhe nė listėn e re Rama ka pėrjashtuar tė gjithė zėrat kundėr, siē janė Ben Blushi, Kastriot Islami, Marko Bello, Andis Harasani. Ēuditėrish Arben Malaj nuk ėshtė pėrjashtuar nga listat e reja. Ndėrsa, Ylli Bufin, Rexhep Mejdanin, Elmaz Sherifin, Bardhyl Agasin, Musa Ulqinin, Eva Allushin etj., ashtu siē i pėrjashtoi pėr zgjedhjet e qershorit, i ka pėrjashtuar edhe pėr zgjedhjet e parakohshme. Rama gjithashtu nuk ka pėrfshirė disa mbėshtetės tė vetėt, tė cilėt i ka piketuar pėr ministra. Kurse, nė listėn pėr deputet janė pėrshirė pothuajse tė gjithė aleatėt e tij pas humbjes sė zgjedhjeje, ose mė saktė anėtarėt e Frontit pėr Shqipėrinė, siē janė Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Erion Veliaj dhe tė larguarit nga LSI. Tani sfida mė e madhe pėr Edi Ramė ėshtė realizimi i zgjedhjeve tė parakohshme. Pėr tė realizuar kėtė qėllim ai ka shpikur njė kėrkesė tė parealizueshme nė kėmbim tė kthimit nė Kuvend. Duke e ditur se rinumėrimi i fletėve tė votimit nuk mund tė bėhet jo vetėm se zgjedhjet u firmosėn nga 20 mijė komisinerėt e tij nė tė gjitha komisionet e administrimit tė zgjedhjeve, por se gjykata e ka shqyrtuar njė herė njė kėrkesė tė tillė, Rama ka kėrkon hapjen e kutive si kusht pėr kthimin nė Kuvend. Pėrveē kėsaj, Rama gjithashtu ka kėrkuar mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme, nėse kėrkesa pėr kutitė nuk realizohet nga qeveria. Kėsisoj, duke shpresuar te realizimi i kėrkesės sė dytė, pra i zgjedhjeve tė reja, Rama ka bėrė gati edhe listėn e kandidatėve pėr deputet.

Rama, i pari i listės nė tė gjithė qarqet
Ndryshe nga zgjedhjet e 28 qershorit, ku nuk u tėrhoq nga Bashkia e Tiranės pėr t’u pėrballuar me Berishėn, kėtė radhė Rama e ka vendosur emrin e tij nė krye tė ēdo liste nė tė gjitha qarqet. Duke analizuar pėrvojėn e hidhur tė zgjedhje tė kaluara dhe aventurat e dėshtuara, Rama ka menduar qė kėtė herė t’i japė zemėr partisė duke kryesuar garėn si kandidat pėr deputet, ashtu siē bėri Erion Veliaj. Natyrisht ėshtė pak e dhimbshme ndarja e tij me Bashkinė e Tiranės, por gjithsesi kjo ėshtė njė dėshirė e bazės socialiste dhe Rama ka vendosur ta respektojė. Ashtu siē e pamė, refuzimi i Ramės pėr t’u bėrė pjesė e Parlamentit shkaktoi shumė debate nė PS si dhe i krijoi njė kauzė Berishės gjatė fushatės, ku theksoi se Rama fshihej pas bashkisė.

Emra tė rinj dhe tė pėrjashtuar
Nė qarkun e Vlorės Rama ka pėrjashtuar nga listat shumėemrore pėr deputetė vetėm Eltar Deden, ndėrsa ka pėrfshirė Arben Isarajn, i cili kryeson listėn, duke u ndjekur nga Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Mira Shehu dhe Fatmir Toēi. Kurse nė listėn e deputetėve pėr qarkun e Elbasanit ka pėrjashtuar Marko Bellon, duke pėrfshirė Erion Braēen, Fidel Yllin dhe Ermonela Felaj. Nė qarkun e Gjirokastrės listėn e kryeson, Arta Dade, ndjekur Auron Tare dhe Andrea Stefani. Kurse qarkun e Korēės e kryeson Skėnder Gjinushi, i ndjekur nga Pandeli Majko, Fatos Klosi, Lorenz Vangjeli, Arben Ahmetaj dhe Olta Xhacka, duke pėrjashtuar Ben Blushin, Mimi Kodhelin dhe Alfred Dalipin. Kodheli nuk ėshtė pėrfshirė, sepse Rama do ta shpėrbleje duke e bėrė ministre. Nė Fier kryeson Gramoz Ruēi dhe Paskal Milo, ku janė pėrjashtuar Bashkim Fino dhe Ermelinda Meksi. Nė Tiranė bie nė sy pėrjashtimi i Islamit dhe Harasanit, ku kryeson Erion Veliaj. Nė Shkodėr kryeson Nard Ndoka dhe ėshtė pėrjashtuar Astrit Beci.

Rama: Po punojmė pėr tė afruar zgjedhjet
Ndėrsa ka konfirmuar edhe njė herė vendosmėrinė e tij pėr tė mos u tėrhequr nga kėrkesa pėr hetimin e pakufizuar tė zgjedhjeve, Edi Rama ka pohuar se po punon ēdo ditė pėr afrimin e zgjedhjeve tė parakohshme. “Pa as mė tė voglin dyshim qė ne nuk jemi tėrhequr, pėrkundrazi, po punojmė pėrditė pėr tė afruar zgjedhjet nė Shqipėri”, tha Rama. Kėtė deklaratė kryesocialisti e ka bėrė gjatė njė bashkėbisedimi me gazetarėt nė kuadėr tė aksionit tė ri politik.



SOT

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi