ILIRIADA PORTAL

Sondazhi tjetėr i PS-sė kundėr vizave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022010

Mesazh 

Sondazhi tjetėr i PS-sė kundėr vizave




Njė sondazh i publikuar dje lidhur me disa indikatorė qė lidhen me cilėsinė e jetės theksonte se tė paktėn njė milion shqiptarė janė gati tė lėnė Shqipėrinė nėse do tė kishin mundėsinė e marrjes sė njė vize.
Njė sondazh i publikuar dje lidhur me disa indikatorė qė lidhen me cilėsinė e jetės theksonte se tė paktėn njė milion shqiptarė janė gati tė lėnė Shqipėrinė nėse do tė kishin mundėsinė e marrjes sė njė vize. Kjo gjetje pėrveēse me prirjen emigruese tė shqiptarėve, rreth njė e treta e qytetarėve shqiptarė, ose njė e dyta e qytetarėve nė moshė tė rritur ose pothuajse tė gjithė qytetarėt nė moshėn nga 20 vjeē deri nė 50 vjeē, kanė dėshirė tė lėnė vendin, pa pėrcaktuar arsyen. Ndėrkaq kjo gjetje ndiqej nga njė tjetėr qė nuk shkonte shumė konform sė parės, kur konstatohej se shqiptarėt nė pėrgjithėsi ishin tė lumtur, krahasuar me qytetarė tė tjerė tė rajonit. Ky sondazh ėshtė zhvilluar nė “Gallup International” me qendėr nė Bullgari dhe me njė degė tė rėndėsishme nė Beograd, degė e cila ka pajtuar njė organizatė tė deputetit socialist, Ditmir Bushati, pėr tė nxjerrė kėto rezultate. Ditmir Bushati ėshtė autor i njė tjetėr studimi, pothuajse tė ngjashėm me kėtė qė ėshtė publikuar dje, i cili u relatua nė Bruksel dhe pėrbėnte thelbin e argumenteve se pse Shqipėria nuk ishte gati pėr liberalizimin e vizave pėr shkak tė prirjes sė tyre, pėr tė lėnė vendin nė rastin mė tė parė. Studimi i atėhershėm u shit nė kryeqytetin e BE-sė si i njė organizate tė pavarur, ēfarė tentoi tė dėmtonte sa mė shumė tė ishte e mundur shanset e vendit pėr tė siguruar heqjen e vizave qė nė dhjetorin e 2009-s. Rikthimi tek argumentet e vjeshtės, pothuaj nėpėrmjet tė njėjtit studim me tė njėjtat shifra ka tė njėjtin frymėzim si atėherė, pėrpjekjet e PS-sė dhe Edi Ramės pėr tė shfrytėzuar ēdo rast qė tė vėshtirėsojė sa mė shumė tė jetė e mundur liberalizmin e vizave. Lufta kundėr vizave ėshtė e kamufluar. Asnjė deputet socialist nuk del publikisht ta lanēojė kundėrshtimin e tyre ndaj progresit nė kėtė proces. Por nga ana tjetėr, nė fshehtėsi organizojnė lloj-lloj atentatesh ndaj tij, duke lėnė mėnjanė ēfarėdo lloj ndjeshmėrie njerėzore ndaj qytetarėve shqiptarė, tė cilėt edhe pas 20 vitesh u duhet tė vuajnė kufizimet e lėvizjes sė lirė edhe nė vendet fqinje, si Greqi dhe Itali. Aksioni antiviza i PS-sė ėshtė tėrėsisht i lidhur me egon e socialistėve pėr pushtet me ēdo kusht. Pushtet edhe nėpėrmjet sabotimit tė cilėsisė sė jetės sė shqiptarėve, duke ua shtuar sa mė shumė distancėn me Evropėn. PS nėpėrmjet deputetėve tė saj tė pėrfshirė nė organizata tė ndryshme joqeveritare, pėrpiqet tė pėrpunojė njė opinion nė Bruksel rreth mundėsisė sė njė emigracioni tė pakontrolluar tė shqiptarėve ndaj vendeve tė BE-sė, nė mėnyrė qė tė stepė me ēdo mėnyrė vendimin e paralajmėruar tė Brukselit pėr liberalizimin e vizave nė mesin e kėtij viti. Rama me tė vetėt kėrkon qė ta kodifikojė politikisht ēėshtjen e vizave, dhe mė pas ta sabotojė atė pėr ta kthyer nė njė instrument tė luftės politike nė Tiranė. Edhe tensioni mes mazhorancės e opozitės dhe bojkoti i Parlamentit janė nė tė njėjtėn linjė me sondazhin e publikuar dje, ku njė milion shqiptarė janė kthyer nė kuti njėsoj si 60 deputetėt e Edi Ramės. Ėshtė mė shumė se politikė, sondazhi i publikuar dje. Ai ėshtė njė dashakeqėsi dhe inat me integrimin e Shqipėrisė, me shqiptarėt e lirė dhe me vetė demokracinė. Pėrveēse ėshtė i pabesueshėm, sondazhi i PS-sė ėshtė njė gardh tjetėr qė socialistėt duan t’ia vėnė nė sy shqiptarėve dhe ėndrrave tė tyre pėr tė parė tė lirė rrugėn drejt Evropės, jo pėr emigrim, por pėr tė gjitha arsyet qė kanė evropianėt pėr tė lėvizur.

standart

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi