ILIRIADA PORTAL

Dokumenti i zv.ministrit tė Brendshėm: Pse nuk e mbrojtėm statujėn e Enverit nė 20 shkurt 1991

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21022010

Mesazh 

Dokumenti i zv.ministrit tė Brendshėm: Pse nuk e mbrojtėm statujėn e Enverit nė 20 shkurt 1991




Ferdinand Dervishi

“Ishte njė veprimtari e organizuar mė parė dhe policia ishte e paaftė tė ndalonte rrėzimin e monumentit, qoftė edhe duke pėrdorur armėt”. Kėto janė konkluzionet e Aredin Shytit, Zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme, pėr ngjarjet e 20 shkurtit 1991, qė kulmuan me rrėzimin demonstrativ tė statujės sė Enver Hoxhės nė qendėr tė Tiranės e tėrheqjen e saj zvarrė nė drejtim tė Qytetit Studenti. Konkluzione qė nė formėn e njė informacioni tė detajuar i janė dėrguar 12 ditė mė pas, mė 2 mars 1991, Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės. Informacioni nis me parapėrgatitjet, apo planet e policisė tė hartuara njė ditė mė parė, me tė mėsuar pėr ndėrprerjen e punės nga sindikatat me qėllim solidarizimin me grevėn e studentėve. Nė informacion pėrshkruhen saktėsisht ngjarjet nė Qytetin Studenti, montimi i njė qendre zėri tė jashtėligjshme nga punonjėsit e uzinės “Traktori”, pėrmendet me emėr disa herė artistja Rajmonda Bulku, e cila pėrkundėr thirrjeve pėr tolerancė e qetėsi tė folėsve tė ndryshėm, ndryshon gjuhė duke e ftuar masėn e njerėzve tė shkonin tė protestonin para Televizionit e Presidencės.
Po kėshtu nė material pėrshkruhet situata e konfrontimit tė policisė me protestuesit nė disa pika tė qytetit, lėvizja e komanduar e tyre nė drejtim tė qendrės sė qytetit dhe mė tej pėrplasjet nė shesh deri nė rrėzimin e statujės. Nė fund tė materialit, ish-zv/ministri i Punėve tė Brendshme rreshton edhe tri arsyet pėrse sipas tij monumenti u rrėzua, duke i bėrė analizė edhe pasojės sė pėrdorimit eventual tė armėve tė zjarrit.
Dokumenti ekskluziv
Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė
Ministria e Punėve tė Brendshme
Drejtoria e Policisė Popullore
Sekret/Ekzemp. Nr. 2
Nr. 179 Prot. Tiranė mė 2.3.1991
Raport
Pėr ngjarjet e datės 20 shkurt 1991 ndodhur nė qytetin e Tiranės
Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė
Nė mbrėmjen e datės 19 shkurt Drejtoria e Tiranės mori informacion se nė sallėn e leksioneve tė Pallatit tė Kulturės sapo kishte pėrfunduar mbledhja e sindikatės sė pavarur me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė Partisė Demokratike, ku ishte vendosur qė nė datėn 20 tė lihej puna nga gjithė punėtorėt e ndėrmarrjeve dhe nė shenjė solidariteti me studentėt grevistė tė shkohej nė qytezėn e tyre. Lajmin pėr kėtė vendim e dhanė edhe radioja e televizioni.
Pėr tė vlerėsuar informacionin dhe pėrballuar situatat qė mund tė krijoheshin, u mblodhėn drejtuesit e Ministrisė dhe tė Drejtorisė sė Tiranės.
Konkluzioni ishte se punėtorėt mund tė linin punėn edhe ata tė ndėrmarrjeve tė tilla si tė miellit, tė bukės, tė qumėshtit e tė tjerė, do krijonin shqetėsime serioze. Prandaj edhe informacioni u transmetua edhe nė organet e tjera me sugjerimin qė tė merreshin masat e mundshme pėr tė parandaluar pasojat.
Mbledhjen e kuadrove tė pėrmendura e pėrshkoi po ai shqetėsim qė kishin shkaktuar grumbullimet e mėparshme nė mjediset e qytetit tė studentėve. Pra si do tė evitohej pėrqendrimi i turmave nėse merrej njė vendim nga organizatorėt apo bėhej njė thirrje spontane qė ato tė bėnin manifestime te Presidiumi i Kuvendit Popullor, Kryeministria, Komiteti Qendror ose nė sheshin “Skėnderbej”. U vendos qė tė merreshin ato masa qė ishin marrė edhe herė tė tjera, por me pėrqendrim maksimal tė forcave.
Konkretisht u vendos qė tė mbylleshin me forca tė pėrqendruara, duke paralizuar sulmin e turmave, tė gjitha rrugėt qė lidhin rrugėn “Labinoti” me bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” dhe sheshin “Skėnderbej”. Kalimi nė kėto rrugė do tė lejohej vetėm pėr individė ose grupe tė vogla njerėzish qė lėviznin qetėsisht. U vendos gjithashtu, qė punėtorėt qė mund tė linin punėn pėr tė shkuar te studentėt, tė lėviznin nė mėnyrė tė detyruar nė drejtime tė caktuara pa u dhėnė mundėsi qė tė pėrqendroheshin nė sheshin “Skėnderbej” e pranė objekteve qė pėrmendėm.
Forcat e policisė zunė vendet e tyre nė orėn 07:00. Rreth njė orė mė vonė erdhėn informacionet se nga qendrat e punės filloi lėnia e punės dhe ngjitja e punėtorėve drejt qytezės sė studentėve. Kolonat lėviznin paqėsisht me pėrjashtim tė punėtorėve tė Valiasit qė hidhnin parulla politike me pėrmbajtje fyese e shpifėse. Rreth orės 10:00 sheshi i emėrtuar “Demokracia” u mbush si nė asnjė nga rastet e tjera, ndėrkohė qė kolonat e njerėzve qė vinin nga ndėrmarrjet vazhdonin tė ngjiteshin.
Tė grumbulluarit rreth godinės ku ishin grevistėt e urisė hidhnin parulla tė njohura politike, ndėrsa mė lart punonjės tė uzinės “Traktori” montuan njė qendėr zėri. Ata u paralajmėruan pėr cenim tė ligjit dhe pėr tė mos e pėrdorur atė. Kėrkesa e policisė nuk u zbatua dhe pėrfaqėsues tė Partisė Demokratike, tė sindikatės sė pavarur, tė uzinės “Traktori”, uzinės “Dinamo”, Rajmonda Bulku dhe ndonjė person tjetėr, u folėn masės sė grumbulluar. Folėsit shprehėn solidaritetin me studentėt, kritikuan me fjalė tė ashpra qeverinė dhe Kryetarin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Me pėrjashtim tė Rajmondės, tė tjerėt bėnė thirrje pėr “qetėsi”, pėr “t’u ruajtur” nga provokacionet etj..., ndėrsa Rajmonda bėri thirrje qė gratė tė mblidheshin te Presidiumi dhe televizioni pėr tė protestuar. Afėrsisht nė kėtė kohė nė njė nga ballkonet e konvikteve u shpalos njė banderolė ku shkruhej “drejt sheshit Skėnderbej”.
Pas fjalėve tė Rajmondės masa e njerėzve filloi lėvizjen me thirrje tė ashpra drejt rrugės “Labinoti”, duke tentuar tė ēante bllokun e forcave nė tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė nė bulevardin kryesor. Nė tė gjitha rrugėt u sulmuan forcat e rendit, por nė rrugėn tek Liceu Artistik dhe nė rrugėt mė poshtė saj sulmi mbi forcat e rendit ishte mė i egėr.
Pėrpjekjet e forcave pėr ti penguar zgjatėn 45 min dhe pėrgjithėsisht nė sajė edhe tė pėrforcimeve qė u dėrguan nga forcat e dislokuara tek sheshi “Skėnderbej”, turmat u shpėrndanė, grupe tė vogla arritėn te ushtarėt e gardės qė i stepėn duke hapur zjarr nė ajėr prapa Kryeministrisė. Pjesa tjetėr e turmės u vu pėrballė forcave tė policisė qė kishin edhe qenė (Bėhet fjalė pėr qentė e policisė qė u pėrdorėn edhe nė shesh mė pas. Red.) nė hapėsirėn midis kinema “Partizanit” dhe Pallatit tė Kulturės. Kjo pjesė nuk sulmoi, por mbasi qėndroi disa minuta, vazhdoi tė dilte mbrapa hotel “Tiranės” dhe qė aty u pėrqendrua para Muzeut Historik Kombėtar dhe duke dalė nga prapa tij u vendos edhe nė lulishtet dhe kryqėzimet prapa monumentit tė Enver Hoxhės.
Njė grup i madh njerėzish u vendos pėrpara muzeut, nė rreshtat e parė fėmijė e gra, disa prej tė cilave, tė ulura nė tokė, hapėn gjoksin pėrballė policėve. Forcat e caktuara pėr mbrojtjen e sheshit me ndihmėn e njė zjarrfikėse e boshatisėn atė. Pėr tė ruajtur gjendjen dhe duke qenė se forcat qė kishin zėnė vijėn e bllokimit nuk e justifikoi plotėsisht qėndrimin, pjesa mė e madhe e tyre u thirrėn pėr tė mbrojtur rendin nė sheshin “Skėnderbej”.
Sheshi u bllokua dhe u pastrua nga demonstruesit nė tė gjithė perimetrin e tij duke pėrfshirė edhe shtatoren e shokut Enver. Mirėpo kjo nuk zgjati shumė, valė tė tjera demonstruesish qė erdhėn nga banka e rritėn presionin mbi forcat e rendit. Rrethimi i policisė nga krahu i shtatores u ēa. Turma u shty katėr herė, por pas kėsaj forcat e policisė ishin krejtėsisht tė pa zonjat pėr ta mbrojtur monumentin me forcėn e krahėve, megjithėse morėn detyrė tė rrethonin e mbronin vetėm monumentin. Forcat rezervė ishin pėrdorur, tė tjera nuk kishte.
Njė grup nga turma filloi tė shtyjė me supe monumentin dhe ai nisi tė luhatej djathtas, derisa u anua. Nė kėtė pozicion u lidh me tė njė litar dhe me tėrheqje u rrėzua.
Kishte kohė qė pėr mbrojtjen e shtatores ishte organizuar njė shėrbim pėr tė evituar shkatėrrimet me dinamit, ose rrėzimin me tėrheqje nga automjete tė tonazhit tė madh. Pėr tė plotėsuar detyrėn, si mė parė, edhe nė datėn 20 qėndronte i gatshėm veē forcave edhe njė oficer xhenier, ndėrsa hyrja e automjeteve ishte e bllokuar.
Megjithėse u parashtrua, policia nuk ishte njė gjendje tė evitonte as zvarritjen e monumentit, edhe pasdite me shumė vėshtirėsi ajo mundi t’i hiqte njė turme njė pjesė tė shtatores.
Pa pėrjashtuar faktorė tė tjerė duke pėrfshirė nė to edhe ata organizativė e drejtues, na duket se tre janė tė dukshmit qė e vunė nė pamundėsi policinė pėr tė mbrojtur shtatoren dhe nė pėrgjithėsi rendin nė datėn 20 shkurt:
1. Raporti i forcave ishte nė disfavor tė forcave tė sigurimit tė rendit. Gjithsej Ministria e Punėve tė Brendshme kishte 1200 forca qė pėrbėheshin nga reparti 326 e 711, tė Drejtorisė sė Tiranės dhe tė dy shkollave.
2. Forcat tona ishin dhe janė tė pa pajisura, shkopinjtė e gomės dhe mburojat plastike nuk janė tė mjaftueshme. Armėt e zjarrit qė nuk u pėrdorėn mund tė evitonin rrėzimin e shtatores, por edhe mund tė mos e evitonin.
3. Njė pjesė e konsiderueshme e forcave ishin lodhur para se tė vinin nė sheshin “Skėnderbej”. Por edhe ato qė nuk ishin ndeshur mė parė, nuk rezistuan mė shumė se njė orė.
Grumbullimi i grave te Presidiumi i Kuvendit Popullor qė u hoqėn forcėrisht nga policia para se tė bėhej thirrja pėr miting, grumbujt nė sheshin “Skėnderbej”, dalja e punonjėsve tė Radiotelevizionit dhe presioni qė bėnin ata mbi forcat e rendit pėr t’i lejuar turmat tė kalonin drejt Kryeministrisė, banderola e shkruar dhe veprime tė tjera, dėshmojnė pėr veprimtari tė organizuar mė parė qė nuk ishte e njohur nga organet e punėve tė brendshme.

Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme
Aredin Shyti
(firma, vula)

Rajmonda Bulku, e vetmja qė pėrmendet me emėr nė raport

Artistja Rajmonda Bulku ėshtė e vetmja pjesėmarrėse nė protestėn e 20 shkurtit 1991 qė pėrmendet me emėr nė raportin e pėrpiluar nga Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Aredin Shyti. Sipas kėtij dokumenti, artistja, pėrkundėr folėsve tė tjerė nė Qytetin Studenti, qė bėnė thirrje pėr tolerancė e qetėsi, e nisi masėn e qytetarėve tė mbledhur aty tė niseshin nė drejtim tė Televizionit dhe Presidencės pėr tė protestuar. Po sipas kėtij dokumenti, vetėm pas fjalėve tė artistes sė njohur turma lėvizi nė drejtim tė qendrės sė qytetit duke tentuar tė shpėrthente kordonėt e policisė qė i ndalonin tė kalonin nė rrugicat qė tė ēonin nė shėtitoren “Dėshmorėt e Kombit”.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi