ILIRIADA PORTAL

Shoku Edi Rama, me rastin e 20 shkurtit ngushėllon familjen Hoxha nė Kombinat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21022010

Mesazh 

Shoku Edi Rama, me rastin e 20 shkurtit ngushėllon familjen Hoxha nė Kombinat




Dje nė Kombinat, i biri i Kristaq Ramės e ka kaluar vijėn e kuqe, kur ka kėrkuar Ditėn e pėrkujtimit tė viktimave tė diktaturės enveriste, qė sheshi i lagjes kryeqytetase tė pėrjetėsojė kujtimin e diktatorit. Prandaj edhe kundėr-reagimi duhet i pėrshtatshėm pėr tė shuar kėto shpresa tė nomenklaturės

Dje kemi asistuar nė njė shfaqje cinike tė ringjalljes sė arrogancės sė nomenklaturės komuniste, e cila ka dashur tė tregojė se tashmė s’ka frikė t’i shfaqė edhe publikisht rreshtimet qė deri mė tani, pėr sytė e publikut, janė pėrpjekur t’i lėnė latente. Nė lagjen “Kombinat”, adresėn qė dikur shėrbente si referencė pėr klasėn punėtore e vitalitetin e “njeriut tė ri”, i biri i Kristaq Ramės ka pėrmendur 20 shkurtin dhe shembjen e bustit tė Enver Hoxhės, pa i rėnė fare matanė aksioneve mazhoritare qė ai dhe familja e tij kanė nė mbijetesėn e diktaturės dhe ngritjen e kultit tė diktatorit. Tė gjithė shqiptarėt e mbajnė mend identifikimin e Kristaq Ramės me njeriun qė ideonte dhe mbikėqyrte sa mundej ngritjen e pėrbindėshave prej bronzi anekėnd vendit, qė do tė shėrbenin si roje tė diktaturės. Njėri prej kėtyre pėrbindėshave mbante personalisht daltėn e tij dhe u vendos nė piramidėn-mumje nė qendėr tė kryeqytetit. Kujtesa e publikut ėshtė e freskėt edhe pėr reportazhet e propagandės komuniste teksa raportonin hap pas hapi se si dalta e Kristaqit po i afrohej pėrfundimit tė pėrbindėshit prej bronzi.
Dje nė lagjen e Kombinatit, nė njė ditė qė ėshtė caktuar prej parlamentit si dita pėr pėrkujtimin e viktimave tė diktaturės komuniste, Edi Rama ka qenė pėr t’i paraqitur familjes “Hoxha” ngushėllimet pėr shembjen e pėrbindėshit nė qendėr tė kryeqytetit 19 vjet mė parė, por edhe pėr tė marrė angazhimin publik se do tė punojė pėr vazhdimin e punės sė tė atit pėr pėrjetėsimin e veprės sė diktaturės. Angazhimi i parė i turpshėm ėshtė marrė pėr lagjen e Kombinatit, atje ku Edi Rama thotė se do tė shpallė njė konkurs pėr sheshin qendror, nė mėnyrė qė tė mundėsojė “bashkėjetesėn nė tė njėjtin vend tė sė shkuarės si formė e kujtesės, dhe tė sė ardhmes si pjesėmarrje e gjallė e tė gjithė fėmijėve dhe tė rinjve e tė rejave tė Kombinatit”. Pra, qė kujtesa e familjes Hoxha, nė bronx e nė arkitekturė tė mbizotėrojė mbi rininė e tulatur nga ringjallja e nomenklaturės nėpėrmjet Edi Ramės, Dashit, erionėve dhe ylberistėve tė tjerė.
Deri mė dje, drejtuesit e ish-komunistėve nuk kishin guxuar tė ndėrhynin nė pėrkujtimoren e antikomunistėve, demokratėve dhe ish-tė pėrndjekurve politikė, duke respektuar qėndresėn e tyre e nė njėfarė mėnyre edhe duke pranuar bashkėfajėsinė pėr krimet e tmerrshme tė enverizmit. Por dje, Edvini i Kristaq Ramės, me ngushėllimet pėr familjen Hoxha nė ditėn kur antikomunistėt kremtojnė triumfin mbi diktaturėn, ka kapėrcyer vijėn e kuqe, prandaj edhe reagimi duhet tė jetė adekuat, nė mėnyrė qė tė shuhet ēfarėdolloj shprese pėr restaurimin e pushtetit tė nomenklaturės.

55

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi