ILIRIADA PORTAL

Kavushoglu: Vetėm Topi zbatoi rezolutėn e KE-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22022010

Mesazh 

Kavushoglu: Vetėm Topi zbatoi rezolutėn e KE-sė




Tiranė – Ka pėrfunduar takimit midis presidentit tė Republikės Bamir Topi dhe delegacionit tė Kėshillit tė Evropės, tė kryesuar nga Mevlut Kavushoglu.Gjatė takimit, Kavushoglu vlerėsoi rolin pozitiv tė Presidentit Topi nė thirrjen dhe mbajtjen e tryezės politike mes maxhorancės dhe opozitės duke theksuar se “ėshtė udhėheqėsi dhe njeriu i parė nė Shqipėri qė ka zbatuar rezolutėn e miratuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Evropės”.

Nga ana e tij, Topi bėri njė panoramė tė gjendjes politike, por pėrqendrimin kryesor kjo bisedė mes personaliteteve tė larta e pati nė zhvillimin e tryezės politike tė bisedimeve mes maxhorancės dhe opozitės, nėn drejtimin e Presidentit tė Republikės.

Lidhur me kėtė, Presidenti vuri nė dukje dhe vlerėsoi vullnetin politik tė palėve pėr arritjen e njė zgjidhjeve konstruktive qė do i shėrbente jo vetėm pėrmirėsimit tė klimės politike nė vend, por nė radhė tė parė konsolidimit tė demokracisė shqiptare dhe tė imazhit tė jetės institucionale nė Shqipėri, po ashtu dhe interesave madhorė tė qytetarėve shqiptarė. Kryetari i Shtetit theksoi gatishmėrinė dhe angazhimin e tij nė kėtė drejtim, duke pėrdorur tė gjithė mekanizmat kushtetuese dhe institucionale pėr arritjen e njė rezultatit pozitiv.

Presidenti Topi vuri nė dukje gjithashtu se gjatė takimeve dhe diskutimeve nė kuadėr tė tryezės politike, palėt u janė referuar nė mėnyrė tė veēantė pikave tė rezolutės sė Asamblesė Parlamentare tė KiE-sė. Nga ana tij, Kavushoglu, edhe nė emėr tė anėtarėve tė tjerė tė Komitetit Presidencial tė Kėshillit tė Evropės shprehu kėnaqėsinė e tij pėr takimin me Presidentin Topi dhe e konsideroi tė rėndėsishme kėtė bisedė me Kryetarin e shtetit shqiptar.

Mė pas Presidenti Topi dhe anėtarėt e tjerė tė Komitetit Presidencial shkėmbyen mendime dhe pikėpamje rreth mundėsive tė gjetjes sė pikėtakimeve mes maxhorancės dhe opozitės dhe zgjidhjes pėrfundimtare tė ngėrēit politik qė ka mbėrthyer skenėn politike dhe disa institucione tė vendit.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi