ILIRIADA PORTAL

Belgjika alarmohet nga azilkėrkuesit shqiptarė nga Maqedonia dhe Presheva

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23022010

Mesazh 

Belgjika alarmohet nga azilkėrkuesit shqiptarė nga Maqedonia dhe Presheva




Bruksel, 23 shkurt - Qė prej liberalizimit tė vizave vitin e kaluar me Maqedoninė dhe Serbinė, Belgjika ėshtė njė prej vendeve evropiane qė po pėrballet me rritjen e frikshme tė numrit tė azil kėrkuesve nga kėto dy vende. Vetėm dje ka pasur 250 kėrkesa pėr azil, 87 prej tyre nga Maqedonia dhe 51 nga Serbia, konfirmoi pėr Alsat M njė zėdhėnėse e Komisariatit tė Pėrgjithshėm pėr Refugjatėt dhe Apatridėt nė Belgjikė. Sipas saj bėhet fjalė pėr qytetarė tė etnisė shqiptare nga kėto dy vende. Qė tė kuptohet mė drejt gjendja e alarmit para tė cilit janė vėnė autoritetet belge duhen krahasuar shifrat e kėrkesave pėr azil tė muajve dhe viteve tė kaluara. Kėshtu, nė muajin janar nga Maqedonia janė regjistruar vetėm 60 kėrkesa pėr azil, pra gjatė njė muaji, 27 kėrkesa mė pak se vetėm gjatė ditės sė sotme. Ndėrsa nė vite, nė 2007 ka pasur 59 kėrkesa, 122 aplikime janė regjistruar nė vitin 2008, 201 gjatė gjithė vitit 2009, ndėrsa rreth 168 gjithsej nga 1 janari deri nė 17 shkurt tė vitit 2010, thuhet nė njė raport tė televizionit Alsat nga Brukseli. Njė ndėr problemet qė nuk njihet nga personat qė aplikojnė pėr azil ėshtė se Belgjika qė prej vitit 2009 ėshtė e tejmbytur nga kėrkesat pėr azil dhe se qendrat pritėse nė vend kanė kapėrcyer nivelin e 109% duke u detyruar tė strehojnė nė hotele personat qė presin pėrgjigje pėr kėrkesėn e tyre. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave tė Komisariatit pėr refugjatėt, nga kėrkesat nė fillim tė vitit 2010, asnjė qytetar nga Maqedonia nuk ka marrė pėrgjigje pozitive pėr azil. Ndėrsa vitin e kaluar, nga 201 aplikime, vetėm 2 kanė marrė pėrgjigje provizore pozitive, pra vetėm 1%.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi