ILIRIADA PORTAL

Ligji, “hapen” arkivat e komunizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25022010

Mesazh 

Ligji, “hapen” arkivat e komunizmit




Erald Kapri

Miratohet ligji pėr ngritjen e Institutit tė Kujtesės
Arkivat e komunizmit do tė hapen me ligj pėr tė studiuar krimet, por pėrsėri me ligj ato nuk do tė bėhen publike pėr qytetarėt. Komisioni i Ligjeve miratoi dje projektligjin pėr ngritjen e Institutit tė Studimeve tė Krimeve dhe tė Pasojave tė Komunizmit, duke pėrcaktuar formėn ligjore tė hapjes sė arkivave tė sistemit tė kaluar. Projektligji pėrcakton se instituti do tė ngrejė njė arkiv tė vetin nga hapja e dokumenteve sekrete tė sistemit komunizmit, por ky proces do tė bėhet nga ekspertė dhe historianė dhe pėr qėllime studimore e historike. Hapja e arkivave nuk do tė shoqėrohet me publikimin e plotė tė tyre pėr publikun e gjerė. “Arkiva do tė mbrohet sipas ligjit pėr arkivėn”, - tha ka kreu i komisionit, Ilir Rusmali. Nė kėtė mėnyrė, askush nuk mund tė dijė pėr dosjen e vet qė ka pasur nga Sigurimi i Shtetit, pasi ato dosje cilėsohen tė klasifikuara nga ligji shqiptar i arkivės, ēka e bėn tė pamundur qė ato dosje tė bėhen publike. Nė projektligj ėshtė parashikuar qė nėse njė qytetar bėn kėrkesė pėr tė kėrkuar njė dosje, duhet tė mblidhet i gjithė bordi dhe tė konsultohet me ligjin. Pjesa mė e madhe e arkivės pėrmban detyrimin qė tė kenė kaluar 20 vite, por njė pjesė tjetėr konsiderohet Top-Sekret dhe informacion i klasifikuar, ēka e bėn tė pamundur kėrkimin e tyre. Hapja e dosjeve tė Sigurimit mund tė bėhet vetėm me ligj tė veēantė, por ky projektligj qė u miratua dje, nuk e pėrmban kėtė pjesė. Anėtarėt e bordit tė institutit si dhe drejtori i tij kanė detyrim ligjor qė tė heshtin pėr zbulimet qė ata mund tė bėjnė, pasi nėse flasin, penalizohen nga ligji, pasi do tė akuzohen pėr nxjerrjen e sekretit shtetėror. Arkivat qė hapen Ligji pėrcakton praktikisht hapjen e ēdo arkive nė kohėn e komunizmit, qė nga dosjet e Sigurimit tė Shtetit, Partisė sė Punės e deri te mbledhjet e organizatave bazė. Sipas projektligjit: “Instituti ka tė drejtė tė bėjė fotokopje dhe tė ruajė nė arkiv tė gjitha dokumentet e materialet qė rezultojnė nga veprimtaria e zhvilluar gjatė periudhės 29 nėntor 1944 e deri 8 dhjetor 1990 nga organet e Sigurimit tė Shtetit, Partia e Punės sė Shqipėrisė, Fronti Demokratik i Shqipėrisė, organizatat, institucionet apo strukturat e tjera nė varėsi tė tyre”. Me anė tė kėtij ligji, instituti do tė ketė mundėsi tė hapė ēdo arkiv tė mundshėm. Por nė ligj parashikohet qė arkiva e institutit do tė ketė drejtues tė veēantė, i cili do ta ruajė atė. Dėshira pėr tė mėsuar emrat e persekutorėve do tė jetė e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur. Instituti do tė hapė dosjet pėr qėllime historike dhe kujtese, mbi tė gjitha, por qė projektligji i kėrkon qė tė evidentojė personat qė kanė qenė pjesė e autoriteteve keqbėrėse tė komunizmit. Nė kėtė pikė, nuk specifikohet nėse do tė publikohen emrat e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, pasi pėr publikimin e tyre do tė duhej njė ligj tjetėr i veēantė si ligji i dosjeve pasi ato dokumente konsiderohen sekret dhe mbrohen nga ligje tė veēanta. Nė nenin nr 4, pika 7, qė u miratuan nga deputetėt e djathtė thuhet se Instituti “evidenton personat qė kanė qenė pjesė e organeve tė autoriteteve vendimmarrėse pėrgjegjėse pėr propagandėn komuniste, pėr aktet administrative dhe vendimet, tė cilat kanė ēuar direkt ose indirekt nė veprime represive nė jetėn sociale dhe kulturore, pėrfshirė kėtu luftėn e klasave, kolektivizimin, luftėn kundėr fesė, izolimin nga perėndimi, pamundėsinė pėr tė informuar, censurėn nė art, kulturė, shkencė, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, pėrmes tollonave tė ushqimi”. Tė gjitha evidencat historike dhe faktet qė do tė publikohen do tė botohen edhe nė librat shkollorė. Detyrat e Institutit nė evidentimin e krimeve tė komunizmit - Identifikon aktet ligjore dhe jonėnligjore sekrete dhe josekrete tė pėrgatitura apo miratuar nga tė gjitha institucionet, organet dhe autoritetet shtetėrore dhe kushtetuese, tė cilat kanė shėrbyer si bazė e organizimit dhe funksionimit tė tė gjithė aparatit nė tėrėsi tė sistemit komunist. - Studion dhe vlerėson objektivisht ndėrtimin dhe organizimin institucional, si dhe veprimtarinė antidemokratike dhe kriminale tė strukturave shtetėrore tė regjimit komunist, veēanėrisht tė organeve dhe strukturave tė Sigurisė sė Shtetit. - Analizon shkaqet dhe rrugėt e vendosjes tė regjimit komunist, dokumente qė vėrtetojnė pėrfshirjen e personave shqiptarė, por edhe tė huaj qė mbėshtetėn ardhjen e kėtij regjimi, si dhe tė atyre qė bėnė rezistencė kundėr tij. - Grumbullon tė dhėna, dokumente dhe dėshmi qė i shėrbejnė ndriēimit tė veprimtarisė sė organeve dhe strukturave tė Sigurimit tė Shtetit, tė formave tė persekutimit dhe formave tė rezistencės kundėr tyre, si dhe tė gjitha veprimtarive qė kanė ēuar nė dhunimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut nė vitet e regjimit komunist. - Evidenton personat qė kanė qenė pjesė e organeve tė autoriteteve vendimmarrėse pėrgjegjėse pėr propagandėn komuniste, pėr aktet administrative dhe vendimet, tė cilat kanė ēuar direkt ose indirekt nė veprime represive nė jetėn sociale dhe kulturore, pėrfshirė kėtu luftėn e klasave, kolektivizimin, luftėn kundėr fesė, izolimin nga perėndimi, pamundėsinė pėr tė informuar, censurėn nė art, kulturė, shkencė, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, pėrmes tollonave tė ushqimi. - Sistemon dhe boton kujtime dhe memorie tė tė dėnuarve politikė nė burgjet dhe kampet e internimit. - Pėrpunon nė formėn elektronike tė gjithė dokumentacionin dhe krimet e regjimit komunist nė Shqipėri. - Publikon dhe pėrhap materiale tė shkruara nė letėr, si dhe nė rrugė elektronike, si dhe organizon ekspozita, seminare, konferenca dhe diskutime mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e tij nė Shqipėri. - Bashkėpunon me institucionet kėrkimore, kulturore, arsimore, si dhe institucione tė tjera, me qėllim shkėmbimin e informacioneve dhe pėrvojės sė lidhur me objektin e punės sė institutit. - Bashkėpunon me institucionet pėrgjegjėse tė arsimit pėr pėrfshirjen nė planet dhe programet mėsimore tė shkollave tė tė gjitha niveleve, tė informacionit tė mjaftueshėm mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e kėtij sistemi nė Shqipėri.

standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ligji, “hapen” arkivat e komunizmit :: Komentet

Mesazh prej Thu Feb 25, 2010 10:07 pm nga nardlushnja

bejne mire qe hapin arkivat.
Personalisht mendoj qe edhe te behen publike per ata persona qe jane ne politiken e sotme,cilido qofshin ata.
Po te behet kjo gje do te qesh me te madhe edhe keci laraman
Sali Berisha si njeriu me i drejte dhe demokrat le te ndihmoje ne kete pike(po pati ...)

Poshte te gjithe te korruptuarit dhe kriminelet e te gjitha kohrave.Historia do ti nxjerre ne drite te gjithe hordhiqet e maskarenjve

Problem eshte se kush do te merret me keto dosje????
A ka njeri te paster dhe te pakorruptuar???
A do te egzistoje spekullimi dhe presioni psikologjik mbi persona te trete???
a do te kete nje cikel te ri gjakmarrje???(mjafton ai qe kemi)
Edhe njehere e theksoj se duhet te hapen dosjet e politikaneve dhe vetem te tyre.Besoj se me kuptoni

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi