ILIRIADA PORTAL

Islami: Kthimi i PS nė Parlament dėshtimi 2 i Ramės, tashmė tė japė dorėheqjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25022010

Mesazh 

Islami: Kthimi i PS nė Parlament dėshtimi 2 i Ramės, tashmė tė japė dorėheqjen




Shtohet presioni ndaj Ramės, reformatorėt kėrkojnė dorėheqjen
Kastriot Islami, njė ndėr zėrat kritikė pėr politikėn e ndjekur deri tani nga Partia Socialiste, ėshtė shprehur se futja nė parlament e grupit parlamentar, do tė thotė njė dėshtim i dytė pėr kryetarin Edi Rama. Anėtari i Lėvizjes pėr Mendimin Ndryshe ka kėrkuar qė nė rast se njė gjė e tillė ndodh, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama tė japė dorėheqjen, pasi pas betejės pėr fitoren e zgjedhjeve, ai ka humbur edhe betejėn pėr hapjen e kutive tė votimit pėrmes bojkotit tė parlamentit.

Islami ka pohuar se nuk ndjen eufori pėr njė veprim qė duhej tė ndodhte shumė kohė mė pare. Islami i quan humbje edhe opsionet pėr futje dhe dalje nga parlamenti si dhe variantin e zgjedhjeve tė parakohshme. Sipas tij, ēdo lloj pėrpėlitje do ta dėmtonte mė tej Partinė Socialiste. Islami bėn pėrgjegjės Ramėn pėr gjithė qėndrimin e opozitės, ndėrsa pohon se projekti i tretė i gabuar i tij, do tė jetė nėse do tė vendoset bojkotimi i zgjedhjeve tė ardhshme lokale. Vendimi i PS pėr tė thyer bojkotin dhe pėr tė marrė pjesė nė seancėn e sotme parlamentare duket se do tė rinis edhe njė herė tjetėr debatet pėr largimin nga kreu i Partisė Socialiste, Edi Ramėn. Njė ndėr deputetėt mė me peshė nė PS, ka kėrkuar qė Rama tė jap dorėheqjen pas futjes sė grupit parlamentar nė parlament, pasi politika e bojkotit pėr hapjen e kutive tė votimit ka dėshtuar. Ai ka theksuar se njė veprim i tillė duhet tė kishte ndodhur shumė kohė mė parė dhe vendi nuk duhet tė kishte shkuar nė krizė politike pėr shkak tė Ramės. Tashmė kryetarin e Partisė Socialiste e pret njė tjetėr sfidė, ajo e zėrave ndryshe, tė cilėt pas kthimit nė parlament do tė kėrkojnė mė me ngulm largimin e tij nga partia. Strategjia e bojkotit, ėshtė konsideruar si njė shpikje e kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama, pėr tė mbajtur vendin e tij si drejtues i partisė. Nė momentin qė ai humbi zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit, deputetėt e Lėvizjes pėr Mendimin Ndryshe, kanė kėrkuar largimin e Ramės nga kreu i PS, pėr tė respektuar nė kėtė mėnyrė edhe statutin e partisė. Rama megjithėse dha dorėheqjen rikandidoi dhe fitoi tė drejtėn pėr tė drejtuar PS, me pretendimin se zgjedhjet janė manipuluar. Ai hartoi strategjinė e bojkotit, e cila ka vazhduar pėr gjashtė muaj me radhė, si alibi pėr tė justifikuar humbjen e zgjedhjeve. Ai premtoi nė Kongresin e Partisė Socialiste se do tė kėrkonte hapjen e kutive tė votimit, pėr tė zbardhur manipulimet e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Futja e PS nė parlament, do tė thotė njė tjetėr dėshtim pėr Ramėn, sipas deputetit Kastriot Islami. Zėrat qė do tė kėrkojnė dorėheqjen e tij nga kreu i PS duket se do tė shtohen pas kthimit nė parlament. Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama, nuk arriti tė plotėsonte ėndrrėn e tij pėr tu bėrė kryeministėr i vendit dhe pas dėshtimit tė kėsaj ėndrre, ai duhej tė pėrballej me njė tjetėr realitet atė tė tė dhėnit llogari para bazės pėr humbjen dhe mė pas ta shoqėronte atė me dorėheqjen nga drejtimi i PS. Pėr tė shpėtuar nga njė ndėshkim i tillė, qė pėr Ramėn do tė ishte fundi i karrierės sė tij politike, kryetari i opozitės nxori njė kauzė tė re. Zgjedhjet nė Shqipėri megjithėse ishin cilėsuar si mė tė mira tė realizuar gjatė 20 viteve pluralizėm, janė manipuluar dhe pėr ta verifikuar kėtė duhet tė hapeshin kutitė e votimit megjithėse ligji dhe vendimet e gjykatave nuk e lejonin njė gjė tė tillė. Por kur bėhet fjalė pėr tekat dhe dėshirat e kryetarit tė PS Rama, ligji dhe vendimet e gjykatave pak rėndėsi kanė. Opozita ka bojkotuar Kuvendin prej gjashtė muajve dhe kryetari i PS, nuk ka pranuar tė lejojė grupin parlamentarė tė hyjė nė parlament, pa u rinumėruar kutitė e votimit nė disa qarqe. Pretendim, i cili deri mė tani nuk ėshtė pranuar nga kryeministri Berisha dhe maxhoranca, tė cilėt i kanė kujtuar vazhdimisht opozitės ti japė fund bojkotit pasi ėshtė i pa argumentuar dhe se kutitė e votimit nuk mund tė hapen sepse njė gjė tė tillė nuk e lejon ligji dhe vendimet e gjykatave, tė cilat i kanė certifikuar zgjedhjet e qershorit si mė tė mirat dhe pa asnjė ankesė.

Denisa PLAKA



SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi