ILIRIADA PORTAL

Blushi: Rama kėrkoi marrjen e pushtetit me dhunė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26022010

Mesazh 

Blushi: Rama kėrkoi marrjen e pushtetit me dhunė




Tėrhiqet Gjinushi: Nuk duam hapje kutish, por pranojmė bashkėqeverisje me Berishėn


Deputeti socialist Ben Blushi, nėpėrmjet intervistės sė dhėnė nė “Opinion”, deklaroi se Rama e pėrdori bojkotin pėr tė nėnshtruar Partinė Socialiste dhe pėr ta kthyer kėtė bojkot nė kamxhik kundėr atyre qė i kėrkuan tė jepte dorėheqjen, pasi humbi. Ndėr tė tjera, sipas tij, Rama shkoi nė bojkot pėr tė shpėtuar karrigen e tij, duke theksuar se Rama doli mė i dobėt nga ky bojkot dhe dėshtoi me rrėzimin e pushtetit me dhunė. Blushi e konsideroi mėnyrė tė turpshme

hyrje-daljen e grupit parlamentar socialist nga kuvendi. Ai theksoi se kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama u detyrua tė kthehej nė parlament edhe falė presionit qė ai dhe deputetė tė tjerė kanė bėrė brenda partisė. “Ndaj shkoi nė bojkot, pėr tė nėnshtruar Partinė Socialiste, pėr ta kthyer bojkotin nė kamxhik, kundėr atyre qė kėrkuan tė jepte dorėheqjen. Njėri prej tyre jam unė. Kjo ėshtė arsyeja, qė ky bojkot nuk mund tė ishte i suksesshėm. Ne jemi bėrė qesharakė me kėtė hyrje. Do i shtrėngoja dorėn Ramės nėse do tė kishte shkuar deri nė fund dhe tė thoshte se nuk hyjmė nė parlament pa u hapur kutitė, edhe po tė digjeshin mandatet. Do i shtrėngoja dorėn si qėndrestar, si njė njeri qė i shkon deri nė fund versionit. Ky njeri e ka bojkotin pėr arsye tė vogla dhe po rrudh partinė mė tė madhe tė Shqipėrisė”, u shpreh Blushi. Ndėr tė tjera, ai theksoi se nė PS po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė tė flasėsh. Nė kėtė rast, Blushi pėrmendi ndėrprerjen e fjalės sė tij gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar socialist dy ditė mė parė. Ashtu si kryetari i PS, Rama, edhe Gjinushi ėshtė tėrhequr nga kauza pėr hapjen e kutive duke deklaruar nė kėtė emision qė ėshtė dakord qė opozita tė bashkėqeverisė me kryeministrin Berisha.




- Hytė nė Parlament, tashmė mund tė quheni realisht deputetė?

Formalisht jemi deputetė tė kuvendit. Shkova pėr tė bėrė betimin. Ne nė fillim nuk e pėrmendėm fjalėn bojkot nė shtator. Erdhi deri nė pikėn e fundit ku diskutohej nėse do tė digjeshin apo jo mandatet. Komuniteti ndėrkombėtar do tė kishte pasur prioritet hetimin e zgjedhjeve, ne i dhamė njė tjetėr plan. Komuniteti ndėrkombėtar renditi si prioritet themelor ndėrprerjen e bojkotit, nė rast se nuk do tė ishte ekstrem, vėmendja do ishte pėrqendruar tek hetimi. Nė rast se ne nuk do kishim provokuar se do e marrim pushtetin me dhunė, dalim nė protesta, rrėzojmė qeverinė dhe hyjmė nė Kryeministri, vėmendja do ishte pėrqendruar tek hetimi i zgjedhjeve, por u pėrqendrua tek thyerja e bojkotit. Kemi dėmtuar veten me kėtė rrugė. Kjo gjė nuk zgjidhet me protesta, kjo zgjidhej me raport tė kushtėzuar, duke u futur nė parlament. Nė fund tė gjashtė muajve, Partia Socialiste ka fituar njė tė drejtė kushtetuese qė e kishte dhe pa bojkot, ka fituar tė drejtėn pėr tė shkuar nė gjykatė. Kjo histori mė kujton historinė e Ngjelės. Kur humbte gjyqet nė shkallėn e parė, ai thoshte kemi fituar njė gjė tė madhe, shkojmė nė Gjykatė tė Apelit. Kjo psikozė e ka rrėnuar. Pėrveē kėsaj, ne dolėm mė tė dobėt nga bojkoti. Rama tha se mora mandat 95% pėr bojkot, saqė njerėzit qė erdhėn nė protestė nuk erdhėn pėr kutitė, por menduan se pėrmes protestės do shkonim nė zgjedhje tė parakohshme. Kjo ka bllokuar kauzėn e opozitės. Humbja e 28 qershorit ėshtė lehtėsi e pėrballueshme e humbjes, kurse humbja morale ėshtė akoma mė e rėndė. Nuk i kemi hapur dot kutitė me bojkot. Bojkoti e dėmtoi kauzėn e kutive. Mund t’i kishim hapur kutitė pa shkuar nė bojkot. Bojkoti ėshtė rrėnues pėr Partinė Socialiste.


- Amoraliteti i kėsaj loje?
Amoraliteti i kėsaj loje, ėshtė se Edi Rama si kryetari i Bashkisė sė Tiranės, nė Gjykatė Kushtuese ka apeluar mbi 6 herė pėr ligje, qė i konsideronte antikushtetuese. Pėr njė kauzė kaq tė madhe siē ėshtė hapja e kutive, pse tė mos shkojė nė gjykatė? Ka shkuar pėr KRRT, pse tė mos shkojė pėr kutitė?


- Kur tė dyja palėt nuk bien dakord, si e zgjidhin?

Opozita ka presupozuar se nuk ka legjislacion nė fuqi qė lejon hapjen e kutive, pėr sa kohė qė ka depozituar njė ligj me fuqi prapavepruese nė parlament, i cili presupozon hapjen e kutive. Ndaj shkuam nė kuvend ne. Opozita ka presupozuar se mungon legjislacioni dhe duhet legjislacion special, dhe ky ligj do tė rrėzohet. Nė momentin qė shumica rrėzon ligjin, apelon ligjin nė Gjykatė Kushtetuese. Kjo ėshtė tepėr e thjeshtė.


- Faktori ndėrkombėtar, sa ndikoi?

Jeni bėrė entuziastė se kanė ardhur ndėrkombėtarėt. Ėshtė sikur dikush tek lagja ime tė dalė t’i bjerė borisė sė makinės nė mes tė natės dhe tė thotė se nuk pushoj derisa tė mė blini makinė tė re. Ky zotėria thotė: Ju zgjova nga gjumi, ju zbrita nė pallati dhe thotė kam fituar. Nuk mund tė thotė se kam fituar. I bie borisė dhe zgjon tė gjithė banorėt e kėsaj lagjeje. Kanė gjashtė muaj qė i bien borisė, kjo ka ndodhur nė lagjen tonė. Hetimin e ke me Kushtetutė.


- Ky gjashtė muajsh, ē’do tė bėhet tani e tutje?
Mė vini nė vėshtirėsi, sepse nuk e pranoj dot tė hiqesh mė socialist se unė, Preē. Po mbron diēka, pjesė e sė cilės jam unė. Bojkoti nuk ishte kauzė, nėse do tė ishte kauzė do tė kishim fituar. Ishte dhe mbetet njė mjet i Ramės pėr tė nėnshtruar Partinė Socialiste. E dini pse nuk ka fituar Partia Socialiste? Bojkoti nuk ka fituar si kauzė, ishte mjet pėr tė nėnshtruar Partinė Socialiste. Ishte mjet pėr t’u kthyer nė kamxhik nė kurrizin tim dhe tė disa kolegėve tė tjerė, qė shkojmė nė njė mbledhje partie dhe na mbyllet dera. Kjo ėshtė kriza e Partisė Socialiste, e cila nuk ėshtė mė as e majtė dhe as demokratike, unė jam brenda shtėpisė. Kjo ishte njė alibi personale, sepse nėse do tė ishte kauzė do tė ishte kauzė qė nga dita e parė. Por Rama, ditėn e parė pas zgjedhjeve tha qė zgjedhjet ishin tė mira, ditėn e dytė tha po si humba, ditėn e tretė tha nuk ka bojkot. Kur iu vu karrigia nė rrezik, kur unė dhe tė tjerėt i kėrkuam dorėheqjen, se ka humbur zgjedhjet dhe vetėm ai mund t’i humbte, se nuk bashkoi opozitėn, u zu me shokėt e vet, nuk pėrfaqėsonte njė parti tė majtė, se humbi se nuk kishte program. Nė momentin qė karrigia e tij u rrezikua, se i kėrkuam dorėheqjen dhe ishte akt moral e kemi nė kod, atėherė tha: Jo do tė shkojė nė bojkot. Ndaj shkoi nė bojkot, pėr tė nėnshtruar Partinė Socialiste, pėr ta kthyer bojkotin nė kamxhik, kundėr atyre qė kėrkuan tė jepte dorėheqjen, njėri prej tyre jam unė. Kjo ėshtė arsyeja, qė ky bojkot nuk mund tė ishte i suksesshėm, ne jemi bėrė qesharak me kėtė hyrje. Do i shtrėngoja dorėn Ramės nėse do tė kishte shkuar deri nė fund dhe tė thoshte se nuk hyjmė nė parlament pa u hapur kutitė, edhe po tė digjeshin mandatet. Do i shtrėngoja dorėn si qėndrestar, si njė njeri qė i shkon deri nė fund versionit. Ky njeri e ka bojkotin pėr arsye tė vogla dhe po rrudh partinė, mė tė madhe tė Shqipėrisė.


- Pse nuk qėndruat nė Parlament ditėn e djeshme?

Ky bojkot ėshtė thyer edhe pėr shkak tė rezistencės sonė. Hyrja dhe dalja e grupit parlamentar socialist nga salla e parlamentit ėshtė qesharake, qė shkojmė, hyjmė dhe dalim. Kam qenė nė dy pozicione, nė 2001 kur bojkotonte Partia Demokratike. Ne si mazhorancė ishim tė lumtur aty brenda nė sallėn e Kuvendit, dje kur kemi dalė ne, nuk kam parė fytyra mė tė lumtura se tė mazhorancės, se janė shumė mė komod. Kjo ėshtė kriza e Partisė Socialiste, jo e zgjedhjeve. Rama nuk donte hapjen e kutive, njė nga njerėzit e interesuar pėr hapjen e kutive jam unė. Berisha dhe Rama nuk duan hapjen e kutive, sepse hapja e tyre heq nga politika njėrin dhe tjetrin. Nėse kutitė hapen, njėri nga tė dy duhet tė iki.


- Logoja e Partisė Socialiste, hap kutitė ose largohu. Nėse Berisha nuk do tė hap kutitė si zgjidhet kriza?
Unė mund tė them tė kundėrtėn, ndahemi nė instrumente. Instrumentet qė kemi ndjekur, kanė forcuar Saliun.


- Hap kutitė ose largohu?
E para nuk ka pasur dhe nuk ka slogan mė idiot se ky. Sepse njė opozitė, e cila e diskuton, nėse hap kutitė rri, ne nė ēdo rast duam qė ai tė iki. Ka kontradiktė. Kjo ėshtė njė idiotėsi. Njė opozitė qė i thotė Berishės po hape kutitė rri, po nuk i hape tė shohim. Duhet tė kishte vetėm largohu, ky ėshtė koncesion qė i ėshtė bėrė Berishės. Ky ėshtė koncesioni i parė qė i ėshtė bėrė Saliut, i ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė qėndruar. E ka parė dobėsinė tonė, Saliu po abuzon me dobėsinė tonė. Humbėm si tė ēarė, erdhėm si tė ēarė nė zgjedhje, po ēahemi akoma. Saliu po vazhdon tė rrijė nė pushtet, pėr shkak tė dobėsisė sė opozitės. Dobėsia e sė majtės ka nisur qė nė vitin 2001 dhe ėshtė kronike, kjo ėshtė arsyeja qė Berisha erdhi nė pushtet. Ai po kapėrcen hetimin e zgjedhjeve pėr shkak tė opozitės, qė zgjedhe instrumente tė gabuara. Ka njė rrugė pėr t’i provuar Shqipėrisė qė jemi shumicė, me miting nuk provohet. Ka vetėm njė rrugė. Slogani, “O hap kutitė o largohu”, ėshtė idiotėsi. Kjo nuk ka sens, po nuk i hape largohu, e vetmja mėnyrė qė ne tė provojmė, qė jemi shumicė ėshtė fitorja e zgjedhjeve lokale. Do tė mundim qeverinė e Berishės, qeverinė e Shqipėrisė. Jemi pėrballė qeverisė sė Sali Berishės. Ka vetėm njė mundėsi pėr tė rrėzuar qeverinė, e para tė rregullojmė Partinė Socialiste, ky ėshtė lajtmotiv i opozitės shqiptare. Njė PS shumė mė e mirė nga kjo qė kemi, nuk ka mundėsi tė bashkojė mė shumė interesa, sa bashkoi nė 28 qershor, nuk erdhėm nė pushtet se shqiptarėt patėn dilemė dhe vota ėshtė e ndarė nė mes. Votat u ndanė nė mes. E vetmja mundėsi, ėshtė tė shkojmė nė zgjedhje lokale dhe tė provojmė se jemi shumicė, sigurisht ėshtė mė e thjeshtė pėr tė rrėzuar Berishėn se i kėrkon zgjedhje tė parakohshme, tė nesėrmen. Nuk ka rrugė tjetėr, nga sot deri nė 10 muaj ėshtė e vetmja mundėsi, duke fituar zgjedhjet lokale tė provokojmė zgjedhjet e parakohshme. Nėse Partia Socialiste qeverisė me Partinė Demokratike, jam i pari qė iki. Nuk e di nga e ke gjetur kėtė opsion, tė hyjmė nė njė qeveri tė pėrbashkėt me Saliun. Kemi marrė mandate tė ndryshme ndaj kjo nuk ėshtė formulė, nuk mund tė bashkėqeveriset.


- Keni humbur pėr shkak tė sė majtės?
Kjo ėshtė teza e Ramės. Si nuk ka zgjedhje? Ne do tė hyjmė nė zgjedhje, sepse ka zgjedhje. Do tė hyjmė pėr tė mundur Berishėn. Gjinushi, po kėrkon tė qeverisė bashkė me Berishėn, pa e mundur.

- Bashkėqeverisja me Berishėn?
Kam thėnė se mund tė qeverisim nė njė tė ardhme tė largėt me Partinė Demokratike, pa Sali Berishėn.

- Opozita nuk duhet tė hyjė dhe tė dalė nga Parlamenti?
Nuk kam asnjė rrugė tjetėr pėr tė mundur Saliun, pėrveē pėr tė rregulluar tė majtėn dhe Partinė Socialiste. Mund ta rrėzoj PD vetėm duke rregulluar PS, unė kėtė po bėj.

- Pėrderisa Partia Socialiste nuk ka pasur program, atėherė e keni gėnjyer elektoratin e Korēės?
I kam thėnė elektoratit tim se do qeverisim mė mirė se Saliu. E kam pasur tė vėshtirė t’i premtoja njė diēka konkrete njerėzve, sepse ne nuk bėmė premtime nė fushatė dhe natyrisht jam xhentėlmen.

- Ēdo tė thotė se u linēuat nė grup?
Ishte njė klimė e keqe pėr tė cilėn nuk jam i prirur tė jap detaje. Ishte e pamundur tė flisja. Preēi duhet tė mė kuptojė se e ka vuajtur nė kurriz nė ‘92-‘97. Duhet tė kuptoni se nė Partinė Socialiste, po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė tė flasėsh. Nė mbledhjen e grupit parlamentar socialist, dhjetė veta pa pushim mė thoshin: Pusho se nuk ke pse flet. Kjo mė ka ndodhur mua para dyditėsh, nuk jam i prirur tė jap detaje.

- Komisionerėt socialistė?

Ėshtė njė nga turpet e kėsaj fushate, se pėr faje qė na takojnė ne, po akuzojmė komisionerė tė Partisė Socialiste, po i kryqėzojnė. Komisionerėt e mi, as kanė vjedhur vota dhe as kanė lejuar njeri tė vjedhin vota. Ka pasur deformime pėr arsye tė tjera. Kjo ėshtė njė tjetėr kryqėzatė brenda Partisė Socialiste. Po kryqėzohen komisionerėt e PS. Nė Shqipėri duhet tė mbarojė kjo fazė, se dikush mendon apo humb pėr shkaqe tė tjera, jo pėr shkaqe tė komisionerėve. Nuk mund tė dėnohen pa prova. Kam punuar me komisionerėt dhe e kam tė pamundur t’u them, se keni vjedhur apo ju ka blerė Berisha. Kė akuzon, shokėt e vet? Po kthehet nė kryqėzat pėr komisionerėt e Partisė Socialiste.



SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi