ILIRIADA PORTAL

Rama, terror deputetėve: Asnjė deklaratė pa urdhrin tim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27022010

Mesazh 

Rama, terror deputetėve: Asnjė deklaratė pa urdhrin tim




PS drejt bunkerizimit, deklaratat publike tė deputetėve tashmė vetėm me lejen e kreut tė partisė

Njė ditė pas kthimit nė Kuvend, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka vendosur tė instalojė rregulla tė reja nė parti, nė funksion tė interesave tė tij personale dhe kontrollit tė mendimit ndryshe. Deklaratat publike tė deputetėve socialistė pa lejen e Ramės nuk kanė qenė lejuar as para kthimin nė Kuvend, por tani e tutje kjo praktikė do tė zyrtarizohet publikisht.

Duke parė reagimet e mendimit ndryshe qysh pas humbjes sė zgjedhjeve e deri mė tani, tė cilėt kanė kritikuar sistematikisht menaxhimin e partisė nga kryetari aktual, Rama ka vendosur t’i shuajė kėto zėra nėpėrmjet mekanizmave komuniste, tė cilat ai do t’i krijojė sė bashku me mbėshtetėsit e tij. Mė konkretisht, Edi Rama, ditėn e hėnė do tė mbledhė grupin parlamentar tė PS, pėr tė marrė masa konkrete ndaj tė gjithė atyre qė kanė kritikuar dhe qė do ta kritikojnė tani e tutje punėn e tij nė krye tė partisė. Rregulli numėr njė ėshtė se asnjė nga deputetėt socialiste, asnjė nga anėtarėt e Kryesisė, anėtarėt e Asamblesė sė Partisė Socialiste dhe kushdo ēoftė funksionar nė PS, nuk do tė bėjė asnjė deklaratė publike pa lejen dhe firmėn e tij. Pra duke filluar nga dita e hėnė e tutje, deputetėt socialiste, nėse do tė ftohen nga njė televizion apo gazetė pėr tė dhėnė njė intervistė apo reagim nė lidhje me njė zhvillim politik tė caktuar, nuk u lejohet njė gjė e tillė, pa marrė miratimin e Edi Ramės. Ky rregull i ri dhe unik nė vendet demokratike, ka lindur pėr shuar pėrfundimisht zėrat kundėr nė parti. Pėr t’u dhėnė fund njėherė e pėrgjithmonė kritikave ndaj kryetarit, pavarėsisht se kryetari mund t’i humbė zgjedhjet apo merr vendime absurde dhe nė dėm tė vendit, siē ishte bojkoti i kuvendit pėr shembull. Mirėpo bunkerizimi i Partisė Socialiste nuk pėrfundon kėtu. Rama ka menduar edhe masat ndėshkimore pėr ata deputetė apo anėtarė qė gėzojnė tė hapin gojėn pa lejen e tij. Kėshtu, ata qė guxojnė tė shkelin rregullin e pashkelshėm qė do tė legalizojė Rama ditėn e hėnė, mė e paktė i pret pėrjashtimi nga partia, pavarėsisht kontributeve nė vite apo tė drejtės sė tyre pėr tė shprehur atė ēka mendojnė. Pra, nėse Blushi, Bello, Hrasani apo Islami e kanė kritikuar deri mė tani menaxhimin e partisė nga Rama, tani e tutje duhet tė largohen mė parė nga PS, mandej tė thonė atė ēka mendojnė. Pra, gjithė kjo fushatė kundėr mendimit ndryshe, bėhet pėr tė bėrė sa me thjeshtė dhe tė lehtė sundimin e partisė nga Rama. Ashtu siē ėshtė shprehur vetė Rama disa ditė mė parė, kush kritikon kryetarin e PS, ėshtė armik i opozitės dhe i kauzės sė saj si dhe ėshtė i shitur te Berisha. Nė bazė tė kėsaj devize do tė vendoset edhe ligji pėr ndėshkimin e tė gjithė zėrave kundėr.

Shuarje e mendimit ndryshe
Aksioni i ri pėr ta bėrė hermetike Partinė Socialiste, ka si qilim shuarjen e tė gjithė atyre qė kritikojnė kryetarin e partisė. Mungesa e lirisė sė mendimit nė Partinė Socialiste ėshtė instaluar qysh se Rama ka ardhur nė krye tė saj. Bashkė me idenė e kopjuar keq pėrtej sė majtės dhe sė djathtės, Ram solli edhe frynin e pėrjashtimi tė tė gjithė atyre qė vinin nė dyshim politikėn e tij. Kjo ėshtė dėshmuar nga vetė deputetėt, tė cilėt shpesh herė shpreheshin se nuk prononcoheshin dot pa lejen e Ramės. “Na ka thėnė Rama tė mos flasim pa mbajtur njė qėndrim ai, mė tej nė bazė tė atij qėndrimi ne mund shprehemi”, ėshtė shprehur njė deputet i PS. Sulmi ndaj ēdo mendimi ndryshe u dėshmua edhe nė mbledhjen e parafundit tė grupit parlamentar ku degjeneroi debati midis mbėshtetėsve tė Ramės dhe reformatorėve. Mė konkretisht debati ka degjeneruar midis deputetit Ben Blushi dhe Fatmir Toēi. Ideatori i mendimit ndryshe nė PS, Blushi i ka thėnė Toēit se nuk kishte moral pėr tė folur mbi strategjitė e PS, pasi Toēi e kishte sjellė vetė Blushi nė PS. I menjėhershėm dhe i papėrmbajtshėm ka qenė reagimi i deputetit Toēi, i cili ka hequr xhaketėn dhe e ka ftuar Blushin nė duel jashtė sallės. Kurse Rama i ka paralajmėruar reformatorėt se i ka duruar shumė, duke shtuar se herėn e tretė do t’i pėrjashtonte.


Rama: Nuk kemi nevojė pėr Komisionin e Venecias
Nė lidhje me propozimin e delegacionit tė KiE qė PS ti drejtohej Komisionit tė Venecias pėr ēėshtjen e kutive, Rama u shpreh se nuk kishte nevojė pėr Komisionin e Venecias. “Ne nuk kemi nevojė as ta pyesim Komisionin e Venecias dhe as presim nga Komisioni Venecias tė na zgjidhė ne problemin. Ēfarė bėn parlamenti? Parlamenti bėn ligje. Ēfarė ėshtė kontrolli parlamentar? Kontrolli i parlamentit pėr zbatimin e ligjeve. Pse janė komisionet hetimore? Pėr t’i dhėnė mundėsi parlamentit pėr ta ushtruar kėtė kontroll parlamentar duke hetuar pėr ēėshtje tė veēanta me interes publik nė funksion tė zbatimit tė ligjshmėrisė. Ēfarė po heton apo duhet tė hetojė parlamenti sipas nesh? Duhet tė hetojė mėnyrėn se si ligji i tij, ligjet e kėtij vendi zbatohet nė procesin mė tė rėndėsishėm tė demokracisė, qė janė zgjedhjet”, theksoi Rama.
SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi