ILIRIADA PORTAL

Zbulohet varri masiv i 80 viktimave tė komunizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01032010

Mesazh 

Zbulohet varri masiv i 80 viktimave tė komunizmit




Bisedoi: Valentina Madani

Alibeaj: Si e gjeta nė Ballsh varrezėn e pėrbashkėt.
Kėrkoi pėr 20 vjet me radhė eshtrat e gjyshit dhe xhaxhait tė pushkatuar nga komunistėt, por pas shumė kėrkimesh, ra nė gjurmėt e njė varreze masive nė Ballsh. Janė plot 80 tė ekzekutuar nga diktuara diku afėr njė pėrroi, nė kufirin qė ndan fshatrat Usojė dhe Kalenjė, nė zonėn e Fierit. Enkelejd Alibeaj, i cili lindi nė njė barakė prej kallamishteje nė internim, nė Seman, do tė donte qė mes atyre eshtrave tė ishin edhe ato tė tė afėrmve tė tij. Por ai ndjehet mirė, pasi nė fund tė fundit, njė mundėsi tė tillė do ta kenė familjarėt e tjerė tė viktimave tė komunizmit. Ekskluzivisht pėr “standard”, ish-ministri i Drejtėsisė dhe deputeti i PD-sė nė Qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, tregon pėr kėrkimet e pafund, qė e ēuan deri tek varreza masive nė zonėn e tij elektorale. Ai disponon listėn e plotė, me afro 80 emra tė ekzekutuar gjatė kohės sė diktaturės nė kėtė burg dhe tė groposur nė varrezat e repartit 309/1 nė Ballsh. Pėrbri ēdo emri ėshtė njė numėr qė korrespondon me vendndodhjen nė varrezė. Por z.Alibeaj nuk shmang dot historinė e tij familjare, qė nis me pushkatimin e gjyshit nė ‘43-shin, me xhaxhanė njė vit mė pas, internimin pėr 42 vjet me radhė nė Shterpas tė Fierit dhe pse vendosi tė studiojė pėr drejtėsi. Z. Alibeaj, qė e ka tė vėshtirė t’iu kthehet atyre ditėve plot ankth dhe frikė, ndonėse drejtoi Ministrinė e Drejtėsisė dhe aktualisht deputet i PD-sė, ende nuk ka mundur tė gjejė eshtrat e gjyshit ballist, dhe tė marrė dėmshpėrblimin si ish-i pėrndjekur politik. Sepse diktatori u fshiu edhe emrat, u fshehu dhe trupat, por nuk mundi dot tė zgjasė pafundėsisht mizorinė mbi jetė tė pafajshme...
Z. Alibeaj, fundjava juaj e zakonshme, ėshtė pranė elektoratit fierak?
Ēdo fundjavė, shkoj dhe bėj takime nė zonėn time elektorale, por kėtė herė vajtja ime nė Fier ka njė domethėnie tjetėr.
Cila ėshtė ajo?
Njė varrezė e pėrbashkėt me 80 kufoma qė i pėrkasin ekzekutimeve tė kohės sė diktaturės. Ju po thoni se keni zbuluar njė varr masiv tė viktimave tė komunizmit? Po, po, tamam kėshtu ėshtė. Kam arritur tė identifikoj 80 njerėz tė pushkatuar nė kohėn e diktaturės. Kam arritur tė gjej emrat, pozicionin ku ndodhet varreza e pėrbashkėt. Dhe ku ndodhet konkretisht kjo varrezė? Ndodhet nė Usojė, njė fshat nė Fier. Aty ka qenė njė burg nė kohėn e diktaturės. Bėhet fjalė pikėrisht pėr kufirin mes fshatit Usojė dhe Kalenjės, afėr njė pėrroi qė ndodhet nė atė zonė.
I pėrket zonės suaj elektorale?
Po, ndodhet nė zonėn time ku jam zgjedhur deputet.
Si arritėt deri tek gjurmėt e varrezės?
Kėrkimet e mia filluan nė maj tė vitit 2009. Atėherė isha ministėr i Drejtėsisė dhe bashkė me strukturat lokale nisėm nga puna, e cila u ndėrpre fillimisht pėr shkak tė fushatės elektorale tė qershorit dhe zgjedhjeve parlamentare. Kėshtu qė e rinisa sėrish punėn time tė nisur dhe po bashkėpunoj me shoqatat e ish-tė pėrndjekurve politikė dhe familjarė tė viktimave pėr listimin e plotė tė emrave.
Ku keni arritur deri tani?
Kemi gjetur listėn e njerėzve tė pushkatuar, vendlindjen, ditėlindjet, akuzat dhe arsyet e vrasjeve. Kemi listėn e plotė me numrat rendor, pėr tė cilėn u deshėn kontaktet me banorėt deri dhe hapjen e arkivave. Pėrbri ēdo emri ėshtė njė numėr qė korrespondon me vendndodhjen nė varrezė. Kemi skicėn e plotė tė vendndodhjes sė varrezės. Figurojnė emrat e tė afėrmve tuaj nė listėn qė dispononi? Pėr fat tė keq jo. As emri i gjyshit, as i xhaxhait. Nė listė janė tė burgosur nga e gjithė Shqipėria, nga veriu dhe jugu, por jo emrat e tyre.
Ju vjen keq pėr kėtė?
Sigurisht, por ndjehem mirė qė u arrit tė gjenden eshtrat e 80 tė pushkatuarve tė tjerė, tė cilėve familja ka mundėsi t’iu bėjė njė varr. Keni kontaktuar me ta? Momentalisht po procedojmė me gjetjen e familjarėve, tė personave tė pushkatuar dhe mė pas me zhvarrosjen e tė varrosurve. Jemi nė kontakte tė vazhdueshme pėr tė plotėsuar tė gjithė informacionin qė duhet. Dhe kur keni vendosur ta hapni varrezėn? Mė datėn 21 maj, nė shenjė simbolike tė ditės sė revoltės sė ish-tė burgosurve politikė nė burgun e Spaēit. Disponoj listėn e plotė me afro 80 emra tė ekzekutuar gjatė kohės sė diktaturės nė burgun e Ballshit dhe tė varrosur nė varrezat e repartit 309/1 po nė Ballsh. Ky burg ka funksionuar deri nė vitin 1990, ashtu si ai i Spaēit dhe Burrelit dhe ka pasur tė burgosur politikė. Z. Alibeaj, ju vetė vini nga njė familje e persekutuar nga diktatura, me njė gjysh dhe xhaxha tė pushkatuar.
Ua keni gjetur eshtrat?
Xhaxhait po, kurse gjyshit jo. Bashkė me familjen time kemi 20 vjet qė s’kemi lėnė vend pa kėrkuar dhe njeri pa pyetur, por deri tani nuk dimė asgjė.
Pėrse janė akuzuar?
Gjyshi im, Bektash Alibeaj, nga Cakrani i Fierit, ishte njė nga eksponentėt e Ballit sė bashku me bejlerėt e zonės, kurse xhaxhai im, Avni Alibeaj, ishte njė nga drejtuesit e batalionit tė Ballshit, po nė Fier. Nė tetor tė vitit 1943, komunistėt rrėmbejnė gjyshin dhe e pushkatojnė diku nė rrethinat e Fierit, nė njė fshat, Daullas, si anti-komunist. Ata erdhėn nė shtėpi, e morėn dhe nuk e kthyen kurrė mė. Edhe sot nuk e dimė vendndodhjen e varrit tė tij.
Ēfarė ndodhi me xhaxhanė tuaj?
Xhaxhai im bashkė me Zylyftar Zeleshnjėn drejtonin ēetėn e Ballit nė Skrapar dhe u kapėn nga komunistėt, po nė Skrapar, nė vitin 1944, pra njė vit pasi kishin vrarė gjyshin. Tė dy i morėn dhe i lidhėn me tela me gjemba. Xhaxhai nė atė kohė ishte vetėm 19 vjeē. I pushkatuan qė tė dy. Si arritėt tė gjenit eshtrat e tij? Mundėm t’i gjenin eshtrat vetėm nė vitin 1993. Na tregoi njė plakė nga Skrapari, qė nė atė kohė ajo kishte qenė njė vajzė shumė e re dhe kulloste delet nė momentin qė i kishte parė komunistėt dhe dy tė arrestuarit e tyre tė lidhur me tela e gjemba. Ajo kishte qenė duke bėrė triko dhe nė momentin qė i kishte parė u kishte thėnė komunistėve: “Pse kėtė tė riun?” ... dhe i kishte rėnė lėmshi nė tokė. Xhaxhai ishte pėrkulur dhe ia kishte dhėnė nė dorė. Pasi e kishin shtyrė komunistėt, ajo vajzė, vetėm pas disa ēastesh kishte dėgjuar tė shtėnat e armėve. Pra, i kishin vrarė qė tė dy me plumba pas koke.
Shoh qė ju bėheni keq kur e tregoni historinė e tij, kaq i dhembshur ishte momenti i gjetjes sė eshtrave?
Ishte shumė i rėndė, ndoshta edhe pėr faktin se ne i gjetėm tė dy trupat tė lidhur njėri me tjetrin bashkė me telat me gjemba. I kishin hedhur nė njė gropė ku nxirrej qymyri. Telat me gjemba i kishin nė kokė. Ishte tmerr t’i shikoje... (pėr njė moment hesht).
Cili ishte reagimi mė pas i komunistėve ndaj familjes suaj, qė tashmė kishte dy meshkuj tė pushkatuar? Fillimisht familjes sonė ia sekuestruan tė gjithė pasurinė (ishin bejlerė) dhe nė vitin 1948, tė gjithėve na ēuan nė internim nė Selenicė tė Vlorės. Nė atė kohė im atė ishte vetėm 10 vjeē, ndėrsa xhaxhai tjetėr, 8 vjeē. Hallat ishin pak mė tė rritura. Nė Selenicė qėndruan vetėm 2 vjet. Nė vitet ’50-tė, komunistėt ndėrtuan njė kamp pėrqendrimi nė Shtepas, kuptohet qartė nga emri, posaēėrisht pėr internimin e kosovarėve dhe i rrethuar nga ēdo anė me tela me gjemba. Aty e ēuan edhe familjen time. Mė vonė, Shtepasi mori emrin Semani i ri. Pėrveē kosovarėve dhe ne, aty erdhėn edhe tė internuar tė tjerė nga tė gjitha rrethet e vendit. Nė vitin 1973, shteti nė atė kohė filloi tė ndėrtonte disa banesa, por prindėrve tė mi nuk u dha shtėpi, edhe pse jetonin bashkė me xhaxhanė nė njė dhomė. Kėshtu qė ata nisėn tė ndėrtojnė pa marrė leje njė shtėpi me kallamishte, ku linda unė dhe mė pas im vėlla.
Kur e kuptuat se ishit njė i deklasuar?
Kam qenė nė shkollė, nė klasė tė parė. Mėsuesja ime bashkė me disa fėmijė tė tjerė e nxori emrin tim nė tabelėn e nderit, si nxėnės i dalluar nė mėsime. Por kjo nuk zgjati shumė. Emri im u hoq nga aty, pėr tė mos u vėnė mė asnjėherė. Pėr kėtė, pyeta prindėrit e mi nė shtėpi, se pse m’u bė kjo padrejtėsi dhe ndonėse nė shtėpi ata kishin frikė tė flisnin, e kuptova se diēka nuk shkonte... Ju si fėmijė e ndjenit frikėn qė kishin prindėrit tuaj? Mbaj mend qė ēdo dy javė, nė kamp kalonte njė “Zuk” i Degės sė Brendshme. Nė momentin qė e shikonim qė vinte, tė gjithė mblidheshim nė shtėpi dhe dėgjoja nga prindėrit: “Na erdhi radha...”. Pra ishte frika se do tė na merrnin dhe nuk dihej se ku do na ēonin.
Deri nė ēfarė viti qėndruat nė internim?
Familja ime qėndroi atje deri nė vitin 1992, por unė ika qė andej nė vitin 1987, sepse ma ndanė shkollėn pėrgjysmė dhe s’mė linin ta vazhdoja. Kėshtu qė prindėrit menduan tė mė sillnin fshehtas nė Tiranė, tek njė kushėri i familjes, ku u strehova dhe munda tė bėja klasėn e 8-tė dhe mė pas shkollėn e mesme tek shkolla “10 korriku”.
Mėsuesit e shkollės nė Tiranė, e dinin se ju ishit njė “armik i popullit”?
Fillimisht jo. Madje mėsuesja kujdestare, qė s’dinte gjė ngaqė mėsoja nė mėsime, mė pyeti se ēfarė do tė studiosh mė pas... Por pas njė jave, dikush nga zona ku kisha familjen tė internuar kishte ēuar nė shkollė njė letėr dhe tregonte se kush isha dhe nga ē’familje vija. Kur letra mbėrriti nė shkollė, mė erdhi zysha kujdestare dhe mė tha: “Po ti pse s’ke treguar se kush je...”. Kėshtu qė u detyrova tė largohesha dhe fati im ishte se nė shkollėn e mesme “10 korriku”, ishte drejtor njė kushėri i nėnės sime, i cili mė mori dhe bėri ēmos tė mė ruante nga “letrat” qė mund tė vinin nga Fieri.
Po nėna juaj, ēfarė familjeje i pėrkiste?
Edhe nėna ime vinte nga njė familje e pasur, nga Pobrati i Beratit. Gjyshi i saj, Islam Pobrati Shehu, ka qenė bejlerė, kurse i ati i saj, Hamza Pibrati, u burgos dhe u dėnua nė vitin 19949 si agjent i grekėve, kėtė akuzė i vunė komunistėt. Fillimisht e mbajtėn brenda 5 vjet dhe pasi e nxorėn, e riarrestuan nė vitin 1986. Dhe akuza ishte qesharake, se gjoja kishte mbledhur shokėt e tij dhe kishte festuar vdekjen e Enveri Hoxhės nė prill tė 1985-ės, bashkė me tre dajat e mi, tė cilėt i ēuan nė burgun e Spaēit. Kėshtu qė u dėnuan sėrish deri sa erdhi koha e demokracisė dhe u lirua. Ēfarė rrjedhe mori jeta juaj mė pas? Pasi mbarova shkollėn e mesme nė Tiranė, nė vitin 1991, pasioni im ishin shkencat ekzakte. Fillova studimet njė vit pėr fizikė. Por nė vitin 1992, sapo fitoi zgjedhjet PD-ja, u ndanė disa bursa pėr fėmijėt e ish-tė pėrndjekurve politikė. Nga kjo pėrfitova dhe unė njė bursė pėr nė Fakultetin Juridik, duke i ndėrprerė studimet pėr fizikė. Ju thatė se kishit pasion fizikėn, por a mos ishin studimet pėr juridik njė lloj sfide pėr tė vendosur mė nė fund drejtėsi? Dikur kishim frikė nga prokurorėt, gjykatėsit, hetuesit dhe tė studiuarit pėr drejtėsi ėshtė arsyeja pėr tė mposhtur frikėn dhe jo njė zgjedhje e lirė e imja. Sot pas 20 viteve tė rrėzimit tė diktaturės, si ndjeheni kur rikujtoni ato kohė tė vėshtira? Dua tė them vetėm njė gjė. Familja ime kur erdhi nga internimi nė Tiranė, nė kohėn e demokracisė, u vendos diku afėr burgut 313. Dhe sa herė kaloj aty, nuk guxoj tė hedhė sytė nga frika... Por ju arritėt tė bėheni edhe ministėr i Drejtėsisė shqiptare, por qė nuk mundėt tė merrnit dot dėmshpėrblimin e viteve tė burgut tė gjyshit dhe xhaxhit tuaj. Pėrse? As qė bėhet fjalė. Unė si ministėr i Drejtėsisė u mora me tė gjithė ish-tė pėrndjekurit politikė, por vetė si person nuk pėrfitoj dot dėmshpėrblimin e viteve tė burgut. Kjo, pėr faktin se as pėr gjyshin dhe as pėr xhaxhanė nuk ekziston asnjė dokument, as qė janė arrestuar dhe as qė janė pushkatuar. Dhe pa kėtė dokumentacion, dėmshpėrblimi ėshtė i pavlefshėm.

standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi