ILIRIADA PORTAL

Rezoluta per BE: Te liberalizohen vizat me Shqiperine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06032010

Mesazh 

Rezoluta per BE: Te liberalizohen vizat me Shqiperine




Ministrat e pese vendeve te rajonit ne Evropen Juglindore firmosin rezoluten drejtuar Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. Marreveshja eshte firmosur dje, ne diten e dyte te Konferences se 7-te Ministrore mbi Bashkepunimin ne Fushen e Sigurise, mes vendeve te Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Malit te Zi, Maqedonise dhe Serbise. Ministrat dhe perfaqesuesit e vendeve pjesemarrese raportuan mbi progresin e bere ne fushen e sigurise kufitare gjate vitit 2009 dhe paraqiten propozimet per forcimin e bashkepunimin operacional rajonal per t'u implementuar ne vazhdim. Marreveshja e arritur per t'i kerkuar BE-se liberalizimin e vizave eshte lexuar nga ministri i Brendshem Lulzim Basha. Progresi ne fushen e sigurise se kufijve, ne sigurine e dokumenteve te identitetit dhe arritjet ne luften kunder kriminalitetit perbenin pjesen me te rendesishme te raportimeve te vendeve te rajonit, nderkohe nga te gjitha vendet u shpreh angazhimi dhe vendosmeria e plote per te thelluar me tej bashkepunimin nder rajonal. Ministri Lulzim Basha, ne raportin qe paraqiti evidentoi arritjet kryesore te Shqiperise ne fushen e sigurise se kufijve dhe reformat e ndermarra ne kete drejtim. Ai permendi nder te tjera shtrirjen dhe funksionimin e sistemit TIMS ne te gjitha sherbimet e Policise Kufitare dhe te Migracionit, integrimin e ketij sistemi me sistemet e tjera, zgjerimin e perdorimit te ketij sistemi edhe per regjistrin per te huajt, monitorimin viziv te pikave te kalimit kufitar etj. Persa i perket bashkepunimit me vendet fqinje, Ministri Basha vleresoi efektivitetin e sherbimeve te policise kufitare te cilat kane demonstruar me rezultate konkrete se mund te punojne shume mire se bashku. "Mesazhi yne eshte se me te vertete krimi eshte transnacional, nuk njeh kufi, shtetesi apo kombesi, nuk ka pasaporte, por kufiri i pathyeshem per ta eshte vendosmeria jone per t'u perballur dhe per te fituar cdo beteje, kunder cdo fenomeni kriminal",-tha Basha. Per veshtiresine e levizjes ne rajon, ministri u propozoi vendeve te rajonit te shqyrtojne mundesine e krijimit te nje "Shengeni ballkanik", per te nxitur shkembimin me intensiv te mallrave, kapitaleve dhe ideve. Ne kete kuader ai apeloi edhe "per nje vendim sa me te shpejte te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen". "Shqiperia si dhe Bosnje-Hercegovina jane ne pritje eshte ne pritje te raportit te vleresimit dhe vendimit mbi liberalizimin e vizave per shtetasit e tyre. Shpresojme qe kjo kerkese e perseritur ne menyra dhe forma te ndryshme nga ky ministerial keto dy dite do te gjeje mbeshtetjen e duhur ne javet dhe muajt ne vazhdim per te permbushur angazhimin e shprehur ne rezoluten e Bashkimit Evropian me 12 Nentor te vitit qe shkoi", tha ministri Basha. Ne fund ai shpjegoi edhe qellimin e marreveshjes ne perfundim te konferences, ku "vendet pjesemarrese nxisin BE-ne te njohe perparimin e bere nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercergovina ne permbushje te kritereve per liberalizimin e vizave dhe i bejne thirrje Bashkimit Evropian te pershpejtoje vendimmarrjen per te liberalizuar regjimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen sa me shpejt qe te jete e mundur". Deklarata e Ministrave te Brendshem Ne, Ministrat e Brendshem te Sigurise, te mbledhur ne Tirane,(Shqiperi) ne Konferencen e Shtate Ministrore mbi Bashkepunimin ne Fushen e Sigurise se Kufijve ne Evropen Juglindore (SEE) me 4- 5 Mars 2010: "......Duke shprehur bindjen se ne jemi duke arritur progres ne harmonizimin e kerkesave te BE/Scheengen, jemi duke perfituar nga asistenca e ofruar nga qeverite e Austrise, Kroacise, Estonise, Finlandes, Gjermanise, Hungarise, Sllovenise, Spanjes, Suedise dhe Zvicres, te cilat sigurojne menyren e zhvillimit te veprimit te koordinuar midis kerkesave ne nivel kombetar dhe nderkombetar; Nxisim Bashkimin Evropian te njohe perparimin e bere nga Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina ne permbushje te kritereve per liberalizimin e vizave, dhe i bejme thirrje Bashkimit Evropian te pershpejtoje vendimmarrjen per te liberalizuar regjimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen sa me shpejt qe te jete e mundur. Duke shprehur vullnetin tone te zgjerojme me tej bashkepunimin me aktoret nderkombetare ne fushen e sigurise se kufijve si dhe thellimin e bashkepunimit ndermjet nesh; Duke njohur mbeshtetjen e cmuar te ofruar nga DCAF, qe ka rritur vizionin strategjik dhe ka permiresuar kapacitetin operacional qe shtrihet pertej kufijve tane; Duke perseritur vendosmerine tone per implementimin sa me efikas te konceptit te menaxhimit te integruar te kufijve, suksesi i te cilit varet nga mbeshtetja e nivelit te larte dhe investimin e mjaftueshem nga qeverite kombetare dhe nje perpjekje te koordinuar nga donatoret nderkombetare, te gjitha keto te cilat ne shpresojme t'i arrijme ne vazhdimesi".

Koha Jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi