ILIRIADA PORTAL

Meta: Fitore ne 20 bashki e 100 komuna

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08032010

Mesazh 

Meta: Fitore ne 20 bashki e 100 komuna




Denis Dedej
Levizja Socialiste per Integrim vijon pergatitjet per zgjedhjet lokale dhe per realizimin e objektivave te tyre. Kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, ne vijim te turit te tij ne baze per pergatitjen e strukturave per zgjedhjet lokale, i ndaluar ne qytetin e Lezhes, i ka kushtuar nje vemendje te vecante procesit te pergatitjes per zgjedhjet lokale. Ne kete takim me anetaret dhe simpatizantet, ai shoqerohej edhe nga zevendeskryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto. Gjate fjales se mbajtur ne kete takim, Meta eshte ndalur gjeresisht ne procesin e integrimit te Shqiperise dhe reformat integruese qe perbejne angazhimin kryesor te kesaj Qeverie. Zevendeskryeministri dhe njeheresh minister i Jashtem ka folur ne vecanti per sfidat e zgjedhjeve te ardhshme lokale, duke kerkuar nga baza nje bashkepunim maksimal per arritjen e objektivave. Ai ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme tashme po trokasin dhe Levizja Socialiste per Integrim duhet te percaktoje dhe objektivat e saj per nje fitore sa me te madhe ne garen elektorale. Duke vijuar me tej arsyetimin e tij, Meta theksoi se partia qe i drejton do te perpiqet qe te marre nje rezultat sa me te madh ne shkalle vendi. "Disa nga objektivat tona paraprake per zgjedhjet e ardhshme vendore, qe tashme po trokasin, kane te bejne me te pakten fitoren e 100 kryetareve te komunave ne te gjithe vendin, te 20 kryetareve te bashkive, te tre kryetareve te qarqeve dhe te pakten te 1500 keshilltareve ne te gjitha nivelet, komuna, bashki dhe qarqe", shprehu objektivat e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Per te, me kete fitore do te kete mundesi me te medha per koordinimin e bashkepunimit ne mes te qeverise qendrore me ato vendore. Me tej ai tha se "kuptohet qe numri me i madh i tyre te ishin kryetare dhe keshilltare, por kjo do te varet nga angazhimi i femrave dhe grave gjate kesaj periudhe ne Levizjen Socialiste per Integrim". Sipas tij, angazhimi per te arritur nje rezultat bindes dhe te kete nje rol edhe me te madh ne qeverisjen vendore, e cila me pas do te perkthehet ne sherbim per qytetaret shqiptar dhe eshte detyrimi qe duhet te marre persiper LSI ne vendin tone. LSI: Kerkojne ndryshimin e Kodit Zgjedhor per lokalet Levizja Socialiste per Integrim prej kohesh ka kerkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Per kete arsye ajo ka ndermarre nismen duke ngritur nje grup ekspertesh per te paraqitur nje platforme ndryshimesh. Por, nga ana tjeter Partia Socialiste ne deklaratat e saj publike, nuk ka kerkuar ndryshime te tilla, megjithese Partia Demokratike eshte shprehur e hapur per modifikime. Ligji per Kodin Zgjedhor kerkon 84 vota, qe do te thote konsensusin e PD dhe PS.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi