ILIRIADA PORTAL

Udhėzimi, si do tė ndryshojė hierarkia nė administratė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08032010

Mesazh 

Udhėzimi, si do tė ndryshojė hierarkia nė administratė




Valentina Madani

Nėpunėsit e emėruar, si do tė pėrdoren diplomat /Roli i drejtorėve dhe sekretarėve tė pėrgjithshėm
Udhėzimi mė i fundit i qeverisė specifikon nė mėnyrė tė qartė kriteret e reja pėr postet drejtuese nė administratėn civile, rolin qė do tė kenė sekretarėt e pėrgjithshėm nė tė gjitha institucionet, drejtorėt, pėrgjegjėsit e sektorėve, deri tek specialistėt e niveleve tė ulėta drejtuese. Pėr kėtė, udhėzimi i fundit i Kėshillit tė Ministrave i bėn shpjegimin e duhur edhe pėrdorimit tė diplomave nė shėrbimin civil. Pėr kėtė arsye, qeveria ka menduar tė bėjė sėrish disa ndryshime nė udhėzimin e datės 13.6.2000 pėr strukturėn e renditjes sė punėve nė shėrbimin civil, metodologjinė pėrkatėse dhe pėrshkrimin pėrgjithėsues tė rolit tė sekretarit tė pėrgjithshėm nė kėtė shėrbim. Sipas kėtij udhėzimi, “Nėpunėsit e emėruar, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlershme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė. Ndėrsa nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallės 12, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP), ose diploma tė barasvlershme me kėtė diplomė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, sė bashku me njė diplomė “Master tė nivelit tė parė” (MNP)”. Kėtij udhėzimi, Kėshilli i Ministrave i ka paraprirė me njė tjetėr, atė tė datės 19.12.2007. “Pėrgjegjėsia pėr skemėn”, ndryshohet, nė kėtė mėnyrė: “Nė ēdo ministri/institucion, drejtori i njėsisė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e burimeve njerėzore, sė bashku me anėtarėt e grupit tė vlerėsimit, marrin vendimin pėr vlerėsimin e pozicioneve tė punės, qė i propozohet Departamentit tė Administratės Publike, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr monitorimin e skemės sė pėrgjithshme tė vlerėsimit. Analisti i punės (i cili ėshtė njė funksion i atashuar nė njėsinė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e burimeve njerėzore), duke qenė i pėrfshirė nė procesin e hartimit tė pėrshkrimit tė punės, do tė marrė pjesė nė grupin e punės, nė rolin e kėshilluesit pėr grupin e vlerėsimit dhe do tė jetė pėrgjegjės pėr mbajtjen e procesverbalit gjatė diskutimeve kryesore dhe marrjen e vendimit nga ky grup. Anėtarėt e grupit tė vlerėsimit dhe analisti i punės trajnohen pėr funksionimin normal tė skemės”. Struktura e klasifikimit tė punėve nė shėrbimin civil nis me nivelet e larta drejtuese, qė ka tė bėjė me menaxhimin e njė ministrie apo institucioni, qė ka pėrgjegjėsinė pėr formulimin dhe ekzekutimin e politikave, pėrdorimin eficent tė tė gjitha burimeve financiare, njerėzore etj., arritjen e rezultateve tė pėrcaktuara, si dhe dhėnien e kėshillimit pėrfundimtar dhe tė drejtpėrdrejtė ministrit ose drejtuesit tė institucionit. Ky kėshillim mbulon ēėshtje komplekse dhe njė gamė tė gjerė aktivitetesh tė ministrisė apo institucionit. Pėr sa u pėrket emėrtimit tė pozicioneve, ato nisin me sekretarin e Pėrgjithshėm nė Kryeministri, Presidencė, Kuvend, Sekretar i Pėrgjithshėm nė ministritė e linjės, Drejtor Departamenti nė Kryeministri, Presidencė, Kuvend, Drejtor i Departamentit tė Administratės Publike dhe Drejtor i Pėrgjithshėm. Kurse nėpunėsit civilė tė nivelit tė mesėm drejtues kanė pėrgjegjėsi tė qartė pėr formulimin dhe zbatimin e politikės sė njė fushe tė caktuar, zbatimin e saj dhe arritjen e rezultateve tė pėrcaktuara. Gjithashtu, kjo klasė ėshtė burimi mė i rėndėsishėm i kėshillimit pėr tė gjitha ēėshtjet qė lidhen me kėtė fushė, si dhe kontribuon nė vendimmarrjen pėr fusha dhe aktivitete tė tjera, brenda ministrisė apo institucionit. Box Udhėzimi, ndryshimet qė bėhen Nė udhėzimin nr.1, datė 13.6.2000, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, tė bėhen kėto shtesa dhe ndryshime: 1. Nė fund tė titullit “Klasa I – nėpunės civilė tė nivelit tė lartė drejtues”, tė aneksit nr. 2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje: “Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė iu pėrkasin shkallėve 19, 21 e 22, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlershme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė”. 2. Nė fund tė titullit “Klasa II – nėpunės civilė tė nivelit tė mesėm drejtues”, tė aneksit nr. 2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje: “Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallėve 16 e 18, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlershme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė”. 3. Nė titullin “Klasa III – nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtues”, tė aneksit nr.2, tė bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme: a) Paragrafi i parė ndryshohet, si mė poshtė vijon: “Nė kėtė klasė pėrfshihen shkallėt: 12, 13 dhe 14”. b) Nė fund tė titullit “Klasa III – nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtues”, tė aneksit nr.2, shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje: “Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė iu pėrkasin shkallėve 13 e 14, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlershme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, ndėrsa nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallės 12, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP), ose diploma tė barasvlershme me kėtė diplomė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, sė bashku me njė diplomė “Master tė nivelit tė parė” (MNP)”. c) Nė fund tė titullit “Klasa IV – nėpunės civilė tė nivelit ekzekutues”, tė aneksit nr.2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje: “Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė iu pėrkasin shkallėve 8 e 10, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP), ose diplomė tė barasvlershme me tė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė”.

standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi