ILIRIADA PORTAL

Masakra e 2 prillit '91 nė Shkodėr, e ėma e Arben Brocit akuzon Gramoz Ruēin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08032010

Mesazh 

Masakra e 2 prillit '91 nė Shkodėr, e ėma e Arben Brocit akuzon Gramoz Ruēin




Ministri i Sigurimit tė Shtetit urdhėroi ekzekutimin e katėr studentėve qė protestonin kundėr diktaturės

Lije Broci, e ėma e Arben Brocit, Dėshmorit tė Demokracisė akuzon si vrasės tė martirėve tė tė Shkodrės, Ramiz Alinė dhe Gramoz Ruēin. Me plagėn e madhe tė nėnės pėr humbjen e djalit nė moshėn mė tė bukur, rrėfen disa detaje lidhur me atė qė ndodhi nė atė ditė tė zezė tė prillit. Sipas nėnės sė Dėshmorit tė Demokracisė, personat qė urdhėruan vrasjen e katėr tė rinjve dhe plagosjen e disa dhjetėra tė tjerėve janė Ramiz Alia e Gramoz Ruēi. Ajo thekson se ka njohur nė mėnyrė tė rastėsishme edhe personin qė ka shtėnė mbi tė birin. Sipas Lije Brocit, vrasja ka qenė e qėllimshme. "Im bir ishte pėrcaktuar tė vritej. Ai e dinte kėtė dhe shpesh mė thoshte se do tė mė vrasin nėnė, por t'i duhet tė jesh e fortė. Ishte pikasur qė nė dhjetor tė vitit 1990, nė takimin qė studentėt e Dhjetorit, patėn me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinė. Pas fjalėve mashtruese tė Alisė, im bir kishte kundėrshtuar duke i kujtuar Presidentit qėllimin e atij takimi, pluralizmin", kujton nėna e Dėshmorit tė Demokracisė. "Kur dolėn, shton ajo, Beni mė ka treguar se Ramiz Alia i kishte kapur lehtė flokėt. Ishte njė veprim tipik i Enver Hoxhės, qė u rrihte shpatullat atyre qė donte t'i eliminonte. Beni e kishte kuptuar kėtė dhe e ruajtėn rastin mė 2 prill", tregon Lije Broci. Sipas saj, ajo qė ka ndodhur mė pas ka qenė edhe mė e rėndė, kur, dy muaj pas ngjarjes, ėshtė thirrur nga Ramiz Alia. "Edhe pse nuk desha nė fillim, mė pas mė shtyu kurioziteti. Ai mė ėshtė lutur tė mbyll ēshtjen. Ti, mė ka thėnė Alia, duhet tė falėsh, ose tė dhurosh gjakun e djalit tėnd dhe ne mund tė tė pėrgjigjemi edhe me lekė sa tė duash nė milionė. Ndėrsa unė i jam pėrgjigjur se edhe sikur tė mė shtrojnė nė ar tė gjithė Shqipėrinė nga Vermoshi nė Konispol, nuk e fal gjakun e tim biri. Pas kėsaj, Alia mė pyeti nėse ndokush e dinte qe isha aty. I thashė se kam biseduar me doktorin (Berishėn) dhe se kanė ardhur me mua tė paktėn 2000 shkodranė. Edhe njė fije floku po tė mė preket, do tė bėhet nami nė Tiranė. Kur dola nuk kam folur me askėnd deri nė Shkodėr", shton me tej Lija. Ajo thekson se ėshtė e zhgėnjyer nga vendimi i drejtėsisė lidhur me masakrėn, ndėrkohė qė ėshtė e dukshme se sa dhimbje i shkakton kapardisja e vrasėsit tė tė birit nė Parlament si kryetar i Grupit parlamentar tė Partisė Socialiste. "Nuk doli asnjė nga tė vėrtetat. Gjyqi dihet se u shpejtua nga qė ne, nėnat e dėshmorėve, e kėrkuam sa mė shpejt. Ata qė ishin nė bankėn e tė akuzuarve nuk ishin pa faj. Nė radhė tė parė, pėr shkak se pranuan tė qėllonin me armė", thotė Lija, duke shpresuar pėr njė rihapje tė gjyqit dhe vėnien e drejtėsisė nė vend. Ajo rrėfen edhe pėr njė moment tronditės kur ka njohur njeriun qė qėlloi mbi tė birin. "Njė ditė teksa po vija nga varrezat njė polic i kohės sė regjimit donte tė mė paguante 20 lekėshin e biletės sė urbanit. I thashė tė mė linte tė qetė dhe ai reagoi shumė keq. Nuk desha ta vrisja, mė tha. Mė urdhėruan. I gjithė autobusi reagoi keq. I thashė se kishte shumė pėr tė paguar dhe pėr kėtė jam e tronditur akoma ", thotė Lije Broci. Ajo mban tė njėjtėn plagė qė duket se nuk ka pėr t'iu shėruar kurrė. Jeton nė Tiranė dhe herė pas here shkon nė Shkodėr vetėm pėr tė vajtur nė varreza pėr tė takuar tė birin qė tashmė nuk jeton mė. "Kam shkuar edhe nė mes tė plumbave nė 1997. Madje, mbaj mend se njė djalė i ri mė ndaloi dhe mė pyeti se ku po shkoja. I thashė tek im bir, Beni. Kur mori vesh se kush isha, u foli me zė tė lartė shokėve dhe i urdhėroi qė tė mos qėllonin sepse isha nėna e Arben Brocit", shprehet me lot nė sy Lija. Sipas saj, Arbeni qė u vra nė lule tė moshės, nuk ėshtė vlerėsuar aq sa duhet. Lija si nėnė vazhdon tė jetė e zhgėnjyer po njėsoj si pak ditė pas ngjarjes.
2 prilli i '91
Mė 2 prill tė vitit 1991, nė qendėr tė Shkodrės vriten katėr djem tė kėtij qyteti. Me urdhėr tė Gramoz Ruēit, nė atė kohė ministėr i Brendshėm, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, morėn plumbat e "bishės" qė pėrjetonte ditėt e fundit tė saj. Pak kohė pas ngjarjes, tė katėr u nderuan me emrin "Dėshmorė tė Demokracisė", ndėrsa me njė vendim tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit, 2 Prilli do tė ishte dita e "Dėshmorėve tė Shkodrės". Pėr 19 vite me radhė, krimi pėrkujtohet si njė ndėr mė makabrit, qė kishte nė sfond motive politike. Festimet e ēdo viti mbajnė emrin e pėrbashkėt tė shoqatės "2 Prilli", qė sė bashku me Bashkinė e Shkodrės, organizojnė nė sheshin me tė njėjtin emėr, ceremoninė pėrkujtimore, ku nėn tingujt e bandės sė qytetit, pranė pėrmendores sė ngritur nė kujtim tė kėtyre martirėve, kryhen ritet. Kjo ditė nė qytetin verior, njihet edhe si dita e fitores sė demokracisė.
Shqipėria rast unik ku ministri i Sigurimit tė Shtetit ngjitet nė njė post kaq tė lartė
Janė me mijėra familjet shqiptare nė tė cilat daljet publike tė Gramoz Ruēit shkaktojnė dhimbje, neveri e pėrbuzje. Kėto janė familjet, tė afėrmit e tė cilėve u vranė me urdhrin e ministrit tė fundit tė Sigurimit tė Shtetit nga falangat e krimit nė kufijtė e vendit apo nė sheshet ku protestonin kundėr diktaturės. Jo vetėm pėr kėto familje, por pėr shumicėn e shqiptarėve fytyra bolshevike e Ruēit ėshtė simboli mė i goditur i makthit 50-vjeēar qė kaloi vendi, tė cilin pasardhėsja e Partisė sė Punės po kėrkon ta riciklojė. Me zgjedhjen e tij nė krye tė Grupit parlamentar tė PS-sė, duket se daljet publike tė Ruēit do tė jenė edhe mė tė shpeshta, ēfarė nėnkupton se dhimbja pėr kėta qytetarė do tė shumėfishohet. Ēdo pėrvjetor, shtėpia e Lije Brocit mbushet plot me njerėz dashamirės, miq dhe tė afėrm. Por asaj i mungon Arbeni, djali inteligjent dhe njė prej tė rinjve qė nė vitin 1991, njihej si potencial pėr tė ardhmen e vendit. Shfaqjet e Gramoz Ruēit dhe sidomos leksionet e tij pėr demokraci, e pezmatojnė aq shumė Lijen dhe mijėra nėna e baballarė tė tjerė shqiptarė, fėmijėt e tė cilėve u vranė nė lulen e rinisė pėr fajin e vetėm se guxuan tė protestojnė kundėr diktaturės apo tentuan tė kalojnė kufirin pėr tė lėnė pas krahėve jetėn makabre qė u kishte krijuar partia-shtet. Me riciklimin e Gramoz Ruēit nė krye tė Grupit parlamentar tė partisė kryesore tė opozitės, Shqipėria shndėrrohet nė vendin e vetėm tė Europės ish-komuniste, qė ka nė njė post kaq tė lartė politik njė funksionar tė Sigurimit tė Shtetit. Kjo sigurisht ėshtė tepėr lėnduese pėr ata mijėra qytetarė qė kanė pėrjetuar mort nė familjet e tyre vetėm nga njė urdhėr qė ish-ministri i fundit i Sigurimit ka dhėnė pėr vrasjet e njerėzve tė tyre tė dashur.
Martirėt e 2 prillit
Arben Broci
Mosha: 21 vjeē
Profesioni: Student
Vrarė: 2 prill 1991
Vendi: Shkodėr
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeē
Profesioni: Student
Vrarė: 2 prill 1991
Vendi: Shkodėr
Motivi: Politik
Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeē
Profesioni: Student
Vrarė: 2 prill 1991
Vendi: Shkodėr
Motivi: Politik
Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeē
Profesioni: Student
Vrarė: 2 prill 1991
Vendi: Shkodėr
Motivi: Politik

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Masakra e 2 prillit '91 nė Shkodėr, e ėma e Arben Brocit akuzon Gramoz Ruēin :: Komentet

Mesazh prej Sat Mar 13, 2010 2:22 am nga dini

Tė gjithe socialistet jane kriminel dhe antishqiptare te perbetuar!
Posht mafia e kuqe me ne krye Ramiqin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi