ILIRIADA PORTAL

“Alo 116”, 400 fėmijė nė ditė kėrkojnė mbrojtje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11032010

Mesazh 

“Alo 116”, 400 fėmijė nė ditė kėrkojnė mbrojtje




Blerta Mrishaj
Studimet: Abuzimi ndaj fėmijėve kryhet nga tė afėrmit

“Alo 116”, njė thirrje matanė telefonit, njė zė fėminor qė kėrkon mbrojtjen, pasi ėshtė dhunuar nė familje, ka probleme me prindėrit dhe shpesh dhunohet edhe nga mėsues e bashkėmoshatar.[ Janė jo pak, por rreth 400 fėmijė qė telefonojnė nė ditė Qendrėn pėr Mbrojtjen e Fėmijėve nė Shqipėri. Drejtuesit e kėtij institucioni pranojnė se nė vend ka akoma probleme tė dhunės nė shoqėri, nė familje.

Rastet

“Ata dhunohen nė familje dhe kanė probleme tė komunikimit me prindėrit, ndeshin probleme tė dhunės nė shkollė nga mėsuesit apo edhe fėmijėt, kanė probleme tė ndihmės shėndetėsore dhe aksesit nė shėrbimet sociale. Kjo do tė thotė se Shqipėria ka ende shumė pėr tė bėrė pėr t'i garantuar ēdo fėmije qė mirėqenia dhe tė drejtat e tij tė jenė tė mbrojtura dhe tė respektuara”, - u shpreh drejtori i CRCA/DCI Shqipėri Altin Hazizaj, dje gjatė pėrurimit tė zyrave tė reja.

Gjatė ceremonisė sė prezantimit tė zyrave tė reja tė kėtij shėrbimi mori pjesė Zonja e Parė e vendit, znj. Teuta Topi, znj. Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe Shkencės, z. Detlef Palm, pėrfaqėsues i UNICEF-it nė vend. Topi u shpreh: “Roli ynė ėshtė tė takojmė fėmijėt, t’i dėgjojmė se ēfarė kanė pėr tė thėnė e tė flasim me ta”. “Mė pas, - theksoi ajo, - duke punuar sė bashku, mund tė trajtojmė ēėshtjet qė i shqetėsojnė ata mė shumė si dhe tė reflektojmė pėr dėshirat, shpresat dhe ėndrrat e tyre pėr tė ardhmen”.

Linja

Linja e Telefonit pėr Fėmijėt nė Shqipėri, qė nga 1 qershori i vitit 2009 e deri tani ka marrė mbi 100 mijė telefonata nga e gjithė Shqipėria. Nė Qendrėn Operacionale tė “ALO 116” mbėrrijnė mesatarisht nė ditė mbi 400 telefonata ose 16 deri nė 17 telefonata nė orė. Numri i Linjės “Alo 116” mund tė merret nga ēdo telefon dhe ėshtė falas.

Ndėrsa numri 116-111 mund tė merret nga vende evropiane pėr tė marrė njė shėrbim tė ngjashėm. Pjesa mė e madhe e telefonuesve janė tė shqetėsuar pėr marrėdhėniet me partnerin.

Bėhet fjalė nė tė tilla raste pėr adoleshentėt e shkollave tė mesme. Ka pasur ndėrkohė shumė telefonata tė tjera tė fėmijėve tė shqetėsuar pėr marrėdhėniet e tyre brenda familjes, pėr problemet me duhanin, alkoolin, me shėndetin, me shokėt nė shkollė. Shumė prej tyre janė tė shqetėsuar pėr shkak tė formave tė ndryshme tė diskriminimit, pėr neglizhim, nė raste tė tjera pėr abuzime seksuale dhe nė disa raste i mituri ka dashur tė kryejė vetėvrasje.

Sipas studimeve tė ndryshme, abuzimi ndaj fėmijėve shpesh ndodh pas dyerve tė mbyllura dhe kryhen nga ata tek tė cilėt fėmijėt kanė mė tepėr besim: prindėrit, anėtarė tė tjerė tė familjes apo miqtė.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi