ILIRIADA PORTAL

Divorcet nė Shqipėri, shifra alarmante, nė njė vit 5621 divorce

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11032010

Mesazh 

Divorcet nė Shqipėri, shifra alarmante, nė njė vit 5621 divorce




Sipas statistikave nga Gjykata e Tiranės, pėr vitin 2009 numėrohen 5621 divorce.

Gjykata e Tiranės jep shifrat nė total, pėr vitin 2009-tė
Zgjidhja e martesės ose ndryshe, divorcet nė Shqipėri po arrijnė shifra alarmante. Ēdo ditė e mė shumė, Gjykata e Tiranės, regjistron emra tė cilat janė pretendentė pėr tė zgjidhur martesėn e tyre. Sipas statistikave, pėr vitin 2009 numėrohen 5621 divorce. Shkaqet e divorcit janė tė shumta, duke filluar qė nga dhuna nė familja, mos respektimi i tė drejtave tė partnerėve, etj. Nė kėtė rast shumė psikologė mendojnė se divorci nuk ėshtė opsion i keq, pasi ėshtė mė mirė tė kėtė divorc, se sa te kemi vrasje ne familje, pėrdhunime, etj. Pėr ta ėshtė mė mirė qė njė marrėdhėnie qė nuk funksionon tė pėrfundojė. Shumė gra, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė vendit, pavarėsisht keqtrajtimit te tyre nga bashkėshorti, pėrpiqen ti shmangen aktit tė divorcit pėr arsye tė ndryshme. Kėto divorce nė shumicėn e rasteve vijnė si pasojė e dhunės qė ushtrojnė burrat tek gratė e tyre, shkaqeve sociale e ekonomike, por dhe tė disnivelit nė angazhimet mes bashkėshortėve. Nė tė dyja rastet viktima tė kėtyre marrėdhėnieve janė fėmijėt. Sipas shifrave tė marra nė Gjykatėn e Lartė tė Tiranės pėr vitin fundit, shohim njė rritje tė numrit tė divorceve.
Divorci
Divorci, njė ngjarje njėherėsh publike dhe personale ėshtė pėrgjithėsisht i dhimbshėm madje shkaktar krizash pėr shumicėn e atyre qė e pėrjetojnė atė. Divorci pėrfaqėson njė tranzicion tė madh nė jetėn e njeriut me probleme e pasoja sociale, psikologjike, ligjore, ekonomike. Pėr kėtė arsye studiuesit janė tė mendimit se divorci ėshtė njė tranzicion nė jetėn e njeriut, ėshtė njė akt civil aq edhe juridiko- ligjor. Ai realizohet vetėm me vendim tė gjykatės, pėrfaqėson njė shpėrbėrje tė njėsisė sė pėrbashkėt.
Pasojat e divorcit
Nė njė pikė, ku marrėdhėnia nuk funksionon mė, alternativa e vetme e saj mbetet divorci. Ajo qė mbetet nė fund ėshtė njė ndjenje indiferentizmi, boshllėku dhe zemėrimi shpėrthyes. Si njė problem sa juridik aq edhe social, divorci kryesisht shkaktohet, kur ndėrmjet dy partnerėve ėshtė thyer komunikimi, ndjenja, intimiteti, dhe padyshim qė marrėdhėnia nuk funksionon mė, duke pėrfshirė nė njė stres tė pėrgjithshėm tė gjithė anėtarėt. Njė familje qė kalon njė proces tė tillė gjatė jetės sė saj, pėrfshihet nė njė mori ērregullimesh emocionale. Procesi i divorcit mund tė rrisė brenda anėtarėve tė familjes ndjenja tė forta zemėrimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesė kuraje tė dukshme nė personalitetin e individėve. Tė dyja sekset gjatė kėsaj periudhe shfaqin probleme tė dukshme psiko-emocionale dhe jo pak herė gjenden nė mes tė njė konflikti tė pashpjegueshėm pėr ta. Por mėnyra e paraqitjes dhe transmetimit tė kėtyre ndjenjave pėr ta ėshtė e ndryshme.
Pasojat e divorcit tek fėmijėt
Fėmijėt janė ata qė shfaqin hapur ndjenja tė fuqishme dėshpėrimi, agresiviteti, zemėrimi dhe frike. Shpesh herė ata ndjehen fajtorė dhe tė pafuqishėm pėr ndarjen e prindėrve. Nė disa raste ata fajėsojnė veten pėr ndarjen e tyre. Vlen pėr t'u theksuar se nė ato momente qė ndodh procesi i ndarjes dhe ndjenjat e fėmijės injorohen totalisht, pa tentuar qė tė shpjegohen shkaqet e kėtij divorci, kėta fėmijė do tė shfaqin probleme tė dukshme nė shkollė dhe shoqėri tė reflektuar nė sjellje, komunikim, bashkėpunim me bashkėmoshatarėt si edhe do tė pėrfshihen nė vetėvlerėsime dhe imazhe tė ulėta mbi veten e tyre. Njė nga problemet mė tė dukshme tek ta ėshtė se nė tė ardhmen shfaqin vėshtirėsi nė komunikim me prindėrit e tyre. Mungesa e njė modeli prindėror sjell tek fėmijėt gjendje konfuzioni psikologjik, duke sjellė mė pas pengesa nė komunikimin e tij me tė tjerėt. Ndėr tė tjera kėta fėmijė duke jetuar nėn stres tė vazhdueshėm pėr shkaqe tė ndryshme, qė mund tė jenė, psikologjike, sociale dhe ekonomike mbyten nga presionet dhe konfliktet e vazhdueshme qė hasin brenda familjeve tė tyre. Si rrjedhojė, ata rriten dhe zhvillohen nėn ndikimin e vėshtirėsive tė mėdha duke humbur besimin dhe kurajėn mbi veten e shoqėrinė.
Sajmira Dhoska

Tirana Observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi