ILIRIADA PORTAL

Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: “Big Brother” duhet tė largojė Klodin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13032010

Mesazh 

Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: “Big Brother” duhet tė largojė Klodin




LEZHE/ ROLAND NIKOLLI

"Nė protesta derisa Klodi tė largohet nga Big-Brother". Pėr herė tė dytė brenda 1 jave, banorėt e Lezhės, kryesisht tė rinj, u ngritėn kundėr kandidatit tė reality-show, i cili deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale. Kėtė herė, grumbullimi i tyre nuk ishte spontan, por i organizuar, madje ėshtė marrė leje nė polici pėr zhvillimin e njė tubimi njėorėsh. Ndonėse ishte lajmėruar pėr nė orėn 17:00 ajo nisi me disa minuta me vonesė. Fillimisht janė mbledhur rreth 50 persona. Ky grupim ėshtė ndaluar nė sheshin nė qendėr tė Lezhės pėr tė vazhduar mė tej nė rrugėn kryesore tė qytetit. Grupit tė parė iu bashkuan tė rinj tė tjerė, duke e trefishuar numrin e pjesėmarrėsve. Tė gjithė bashkė kanė nisur tė thėrrasin nė kor: "Hiqe, hiqe Klodin!", duke shtuar dhe shprehje qė nė tė shumtėn e rasteve ishin ofenduese. "Ky ėshtė njė turp pėr ne. Nuk e meriton Lezha njė pėrfaqėsim tė tillė dhe se nėse Big Brother do pėrfaqėsues nga Lezha ne jemi tė gatshėm tė dėrgojmė njė tjetėr person pėr tė na pėrfaqėsuar". Sipas protestuesve Klodi ėshtė turpi i Shqipėrisė. Ata pohuan se do tė vazhdojnė tė reagojnė nė kėtė mėnyrė, derisa Klodiani tė dalė nga ky format televiziv. "Ai nuk duhet tė vijė nė Lezhė, se ne nuk do e lejojmė mė tė hyjė nė kėtė rreth", kanė kėrcėnuar ata. Rreth orės 18:20 ka qenė shefi i komisariatit tė Policisė sė Lezhės, Asllan Shyti, ai qė ka ndėrhyrė duke u kėrkuar protestuesve qė tė largoheshin nga sheshi pasi afati kohor i lejes pėr protestė kishte mbaruar. Protestuesit janė shpėrndarė qetėsisht mė pas, ndėrkohė qė forca tė shumta policie i kanė shoqėruar ata gjatė protestės dhe nė momentin e shpėrndarjes. Sipas pjesėmarrėsve, kjo protestė ndoshta nuk do kishte filluar thjesht pas deklarimit tė Klodian Ēelės se ai kishte prirje homoseksuale. Ata tregojnė se gjithēka nisi kur ekipi i Besėlidhjes ishte sulmuar me fjalė nė qytetin e Lushnjės. Njė grup banorėsh i kishte fyer lojtarėt, duke u thėnė se: "Ju homoseksualė, jashtė nga qyteti ynė". Pas mbėrritjes nė Lezhė, lojtarėt kanė treguar incidentin, i ndodhur pak ditė pas deklaratės sė personazhit. Menjėherė, sportdashėsit kanė reaguar, duke iniciuar dhe nisjen e protestave masive dhe deklaruan se nuk duan tė identifikohen tė gjithė djemtė lezhianė si Klodi. Bled Jaku, njė nga organizatorėt, u shpreh dje, se pas deklaratės sė Klodit, ata fyhen vazhdimisht nga moshatarėt prej rretheve tė tjera. "Jemi kundėr fenomenit Klodi, jemi kundėr homoseksualėve, pasi jemi shqiptarė dhe nuk kemi pasur kurrė njė epitet tė tillė. Po kėshtu, perėndia qė ka krijuar njerėzimin krijoi femrėn dhe mashkullin pėr tė krijuar njerėzimin. Klodi nuk pėrfaqėson rininė lezhjane", tha ai.

E ėma: Do t'i qėndroj nė krah
Dy javė mė parė, Klodian Ēela, kandidati 35-vjeēar i reality-show "Big Brother" pohoi publikisht, nė njė transmetim direkt, se ai kishte prirje homoseksuale. Ai ėshtė larguar prej vitit 1993 nga qyteti ku kishte banuar, nė Lezhė, pėr tė nisur njė jetė nė Itali. Ky fakt ka qenė shokues dhe pėr tė ėmėn e tij, e cila nė njė intervistė pėr gazetėn "Panorama" pohoi se pavarėsisht kėsaj, ajo do t'i qėndronte nė krah tė birit dhe do tė sqarohej me tė pas daljes nga emisioni.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: “Big Brother” duhet tė largojė Klodin :: Komentet

Mesazh prej Sat Mar 13, 2010 3:18 pm nga ad

E gjithe kjo njgjarje tregon se mentaliteti qe ka shoqeria shqiptare do ta pengoje ate edhe per vite te tera ne mos dekada qe tu bashkangjitet shoqerive te tjera te perparuara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi