ILIRIADA PORTAL

Boll o Kume apo Balli i Kumes?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14032010

Mesazh 

Boll o Kume apo Balli i Kumes?




Edmond Tupja

Sot ėshtė Dita e Verės, e cila, para disa vitesh, festohej vetėm nė krahinėn e Elbasanit, pėrpara se tė “globalizohej” shqiptarisht, duke u zyrtarizuar si ditė e shėnuar kombėtare. Pėrfytyroni sikur tė dilte njė etnohistorian qė tė ketė mbledhur provat e papėrballueshme se Shqipėria ėshtė shpallur shtet i pavarur mė 14 mars 1912, hajde t’i mbaje pastaj elbasanasit! Sidoqoftė, tani pėr tani nuk do tė merrem as me etnografi e as me histori, por me fjalėn “ballakume”. Deri mė sot, fatkeqėsisht, asnjė gjuhėtar – me sa dimė, natyrisht – nuk ėshtė marrė me prejardhjen e kėsaj fjale qė, siē po venė punėt, rrezikon tė kthehet nė emėrtim tė ėmbėlsirės sonė kombėtare. Embėlsirė e cila, ndryshe nga gjella jonė kombėtare , fasulet, nuk prodhon muzikė frymore, por dashuri! Si kėshtu, – mund tė pyesė me habi lexuesi i vėmendshėm e i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės – pėrse pikėrisht “dashuri”? Sepse tėrė pėrbėrėsit e saj janė tė pasur me proteina dhe me manjez, qė nxisin veprimtarinė erotike tė individit (Nė kėtė kuadėr, do tė ishte me interes tė bėheshin anketa e sondazhe, nė anonimatin mė tė plotė e mė tė garantuar, sigurisht, pėr tė pėrllogaritur numrin e fėmijėve tė ngjizur Ditėn e Verės).
Pikėrisht, pra, meqė asnjė gjuhėtar nuk ėshtė marrė me prejardhjen e kėsaj fjale, unė iu drejtova miqve tė mi tė vjetėr Aqif Qifa, Franēesk Armadhi dhe Vangjel Lezeti pėr tė mėsuar diēka sado modeste lidhur me etimologjinė e fjalės “ballakume”. Sė pari, nga goja e tyre e menēur, mėsova se fjala “ballakume” paska edhe dy variante tė tjera shqiptimi, “ballokume” e “bollokume”; kėto dy tė fundit, nė pamje tė parė e tė nxituar, tė sjellin ne mendje fjalėn “llokum”, e cila fjalė vjen nga arabishtja “rahatu-l-hulqum” qė do tė thotė “kėnaqėsia e fytit”. Por ballakumja nuk ka thuajse asgjė tė pėrbashkėt me llokumin as si formė, as si pėrbėrje, as si mėnyrė tė gatuari e aq mė pak si shije.
Nga ana tjetėr, dhe mė nė thellėsi tė ēėshtjes, vėrehet se pjesa “kume” nė tė tri variantet tė shpie tek emri i pėrveēėm i gjinisė femėrore “Kume”, shkurtim ky i emrit “Kumrie”, qė ėshtė edhe emėr zogu, edhe emėr femre. Fakti ėshtė se nė Elbasan ka shumė kumrie dhe, pėr pasojė tė pashmangshme, edhe shumė femra me emrin “Kumrie”, mirėpo, kumries, qė kėndon gugu-ftu, gugu-ftu, i thonė edhe “guguēe”, por, ama, “guguēe” ėshtė edhe term erotik qė shenjon seksin femėror (shih “Fjalorin erotik tė gjuhės shqipe”, botimet ORA, Tiranė, 2004); sė fundi, nga pėrvoja vetjake, mund tė pohoj shumė seksriozisht se tė gjitha Kumriet qė kam njohur kanė qenė tė bukura nė pėrgjithėsi dhe joshėse nė veēanti. Pra, nga sa mė sipėr, rezulton se ballakumja ka fort mundėsi tė jetė njė ėmbėlsirė e shpikur pėr nder tė ndonjė Kumrieje (A nuk ka edhe njė kėngė elbasanase ku pėrmendet njė Kumrie Elbasani), e cila, edhe vertikalisht, edhe horizontalisht, i harxhonte meshkujt deri nė pikėn e fundit tė... djersės thelbėsore aq sa kėta, ėmbėlsisht tė rraskapitur, i pėrgjėroheshin duke i thėnė: “Boll o Kume!”
Pėr sa u pėrket trajtave “ballakume” dhe “ballokume”, me shumė gjasė, duhet tė jetė bėrė fjalė edhe pėr ndonjė tjetėr Kumrie, shkurtimisht tė thirrur gjithashtu Kume, e cila do tė ketė pasur njė ballė tė bukur, por, meqenėse meshkujt shqiptarė nė pėrgjithėsi nuk janė fort tė ndjeshėm ndaj ballit tė femrave, me siguri qė fjala “ball(ė)” duhet konsideruar si shkurtim i fjalės “ballkon”, e cila ka kuptimin “gjinj, sisė, gjoks” (shih tė njėjtin “Fjalor erotik...”), pra, ballakumja ka fort mundėsi tė jetė njė ėmbėlsirė e shpikur pėr nder tė ndonjė Kumrieje, e cila i ēmendte meshkujt me gjinjtė e saj, kryesisht me tė djathtin dhe sidomos me tė majtin. Sė fundi, nė disa lagje tė Elbasanit, disa tė rinj tė sotėm i japin fjalės “ballakume” edhe njė kuptim erotik, kur i thonė ndonjė vajze seksi dhe provokuese: “Ta hangsha ballakumen!”
Duke qenė se si nismėtar i shtrirjes sė Festės sė Verės nė mbarė Shqipėrinė mbahet Fatos Nanoja, kam pėrshtypjen se tėrė politikanėve shqiptarė, pozitarė apo opozitarė qofshin, u ka interesuar, u intereson dhe do t’u interesojė babėzisht, sa tė kenė jetėn, ballakumja e pushtetit ose, shkruar ndryshe, ball(kon) i Kumes sė Pusht Etit, njė ballkon ku e djathta pėrplaset tru(p) me tru(p) me tė majtėn nė luftė se cila palė do t’ia rrėmbejė tjetrės Pusht Etin pėr ta mbajtur sa mė gjatė, por kam shumė frikė se kurrė nuk ka pėr tė ardhur ajo ditė kur politikanėt tanė gopēarė mė nė fund tė thonė: “Boll o Kume!”.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi