ILIRIADA PORTAL

50 kėshillat mė tė fundit nga shkenca pėr kurimin e sėmundjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14032010

Mesazh 

50 kėshillat mė tė fundit nga shkenca pėr kurimin e sėmundjeve




Ju jeni gjithmonė nė njė dietė? Ēokollata ėshtė njė luks? Ndoshta mė nė fund dhimbjet do tė pėrfundojnė kėtu.

Duke iu referuar studimeve tė fundit universitetit tė Oksfordit dhe Liverpoo, dalim nė konkluzionin se qarkullojnė mjaft thashetheme shumė tė ēuditshme dhe tė pabaza rreth ushqimit tė shėndetshėm, apo atyre qė janė pėr t'u shmangur sepse janė tė rrezikshme pėr linjat e trupit.
• “Boronicat janė ushqim i pėrsosur sepse ato janė tė pasura me antioksidantė” - e vėrtetė, por edhe mė shumė janė ēokollata e zezė dhe rrushi, qė ngadalėsojnė plakjen e qelizave.
• “Drithėrat janė ideale pėr rėnien nė peshė” - e gėnjeshtėrt, nė tė vėrtetė, kanė mė shumė kalori se ushqimet e tjera. Janė nė fakt tė pasura me sheqerna, karbohidrate dhe sheqerna artificiale tė dėmshme.
• “Trupi ka nevojė pėr dy litra ujė nė ditė” - e gėnjeshtėrt. Uji duhet tė pihet me masė. Dėshironi tė dini nėse ju pini mjaftueshėm? Shikoni urinėn. Nėse ėshtė ngjyra e verdhė, ju jeni nė rregull. Mos bėni si devetė.
• “Ėshtė mirė hamė pak dhe shpesh” - mashtrim. Nuk ka dallim nė mes tė njė ushqimi ndėrmjet vakteve tė vogla dhe tė reduktuara. Nė fakt, tė hahet shpesh, ekziston rreziku i marrjes sė mė shumė kalorive.
• “Ushqimi, tė ngrėnit natėn ju shėndosh” - mashtrim. Ēfarė mendoni se ndryshon pėr trupin, nėse ai merr kalori natėn ose ditėn? Pėr tė konfirmuar kėtė, studime mbi majmunėt kanė treguar se pesha nuk ndryshon, edhe nė qoftė se marrin 6% tė ushqimit gjatė natės.
• “Vezėt rrisin nivelin e kolesterolit” - e vėrtetė dhe e rreme. Ėshtė e vėrtetė qė pėrmbajnė vezėt kolesterol, por ėshtė njėlloj e vėrtetė qė ėshtė organizmi i ynė qė vepron pėr ta rregulluar atė. Pėrveē kėsaj, veza ėshtė njė ushqim i vlefshėm, sepse pėrmban vitaminėn D dhe vitaminėn B-12.
• “Fruta dhe perimet gjithmonė nė frigorifer” - mashtrim. Konservimi i tyre nė frigorifer rrit jetėgjatėsinė e tyre, por shumica e vlerave ushqyese eliminohet. Lini ata nė ballkon, nė qoftė se keni mundėsi.
• “Mishi i bardhė ėshtė mė i pakėt nė kalori se i kuqi” - e gėnjeshtėrt. Njė filetė mishi i kuq ka vetėm pesė gram yndyrė, ndėrsa njė kofshė pule arrin nė 9.
Janė mjete tė tjera pėr tė mos u shėndoshur ose pėr tė reduktuar mbipeshėn. Si kanė shpjeguar disa studiues tė universitetit tė Oksfordit dhe Liverpool-it, mjafton vetėm pak dinakėri: Tė zvogėlohet sasia e kripės, hani shumė fruta, minimizoni yndyrat e ngopura.
Pra, tė rregullojmė nė sasi dhe t’i kushtojmė vėmendje asaj qė hamė. Por kurrė , tė mos mungojnė frutat, vezėt gjithashtu dhe ēokollata e errėt.
Kėto dhe shumė kėshilla tė tjera do t’i gjeni sot nė njė suplement prej 5 faqesh nė gazetėn “Tirana Observer”.

Uji
Shkencėtarėt gjermanė kanė zbuluar se si brenda njė ore pas konsumimit tė ujit tė pastėr, harxhimi metabolik i energjisė rritet pėr 24 pėr qind, ndėrsa kjo nuk ndodh nėse pihet sasi e njėjtė e tretėsirės fiziologjike. Sipas njė teorie, mendohet se organizmi harxhon energji pėr ta bėrė temperaturėn e ujit tė pirė tė ngjashme me temperaturėn trupore. Megjithatė, edhe pas eksperimenteve me ujė tė ngrohur nė temperaturė 37°C, janė arritur rezultate tė ngjashme nė harxhimin e energjisė. Kėshtu qė mendohet se flitet pėr ndonjė proces tė komplikuar fiziologjik. Studimet kanė treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit tė ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndėrsa organizmi i femrave i shfrytėzon mė shumė karbohidratet.

Ēokollata
Shkencėtarėt nga Universiteti i Yale pohojnė se konsumi i ēokollatės nė shtatzėni zvogėlon mundėsitė pėr shfaqjen e komplikimeve serioze tė preeklampsisė (ngritja e shtypjes sė gjakut te shtatzėnat qė shoqėrohet me praninė e proteinave nė urinė). Ēokollata pėrmban sasi tė madhe tė teobrominės, e cila stimulon punėn e zemrės dhe kėshtu lėshon dhe zgjeron enėt e gjakut, duke zvogėluar nė kėtė mėnyrė mundėsitė e shfaqjes sė preeklampsisė. Teobromina shfrytėzohet nė mjekimin e dhimbjeve nė kraharor, rritjen e shtypjes sė gjakut dhe nė parandalimin e ngurtėsimit tė enėve tė gjakut. Shkencėtarėt shtojnė se teobromina mund ta rregullojė edhe qarkullimin brenda placentės duke bllokuar nė kėtė mėnyrė stresin oksidativ.

Farat e zeza kurojnė 12 sėmundje
Migrena, sėmundjet reumatizmale, diabeti, imuniteti I fėmijėve, sėmundjet e hundės, kolesteroli nė gjak, propodiplegia,ulccera, kollė dhe ftohje, infeksioni I zemrės, sėmudnjet e lėkurės si dhe dobėsia seksuale, kanė tė gjitha njė ilaē. Farat e zeza.
Fara e zezė (Nigella Sativa), ėshtė njė bimė qė ka gjetur pėrdorim tė gjerė nė mjekėsinė popullore. Falė pėrbėrjes qė ajo ka efektet e saj kuruese pėr sėmundje tė ndryshme janė tė shumta. Ajo pėrmban vaj acidik tė pangopur, vaj me eter, vitamina dhe njė sėrė substancash tė tjera tė domosdoshme pėr organizmin. Tashmė ėshtė vėrtetuar se vaji acidik i pangopur qė pėrmban fara e zezė ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinė. Fara e zezė pėrmban pėrafėrsisht 38 pėr qind karbohidrate, 35 pėr qind vajra tė ndryshėm, 21 pėr qind albumin dhe pjesa tjetėr pėrbėhet prej mė shumė se njė qind substanca tė ndryshme. Pėr t’u pėrmendur janė: vajrat acidike tė pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnė rrugėt e frymėmarrjes, lehtėsojnė kollitjen, pengojnė qelbėzimin dhe ndalojnė dhimbjen. Nėse pėrdoren rregullisht ulin sheqerin nė gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnė rol nė prodhimin e enzimave dhe forcojnė sistemin mbrojtės. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sėmundjeve tė zemrės, gjithashtu ėshtė i nevojshėm nė rinovimin e qelizave. Antioksidantėt si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnė sistemin mbrojtės te trupit.

Vitamina D kuron sėmundjet arteriale, funksionet e tjera tė saj
Vitamina D mbron nga sėmundjet arteriale, tė cilat i shkaktojnė shtresat e yndyrave tė cilat e vėshtirėsojnė qarkullimin periferik. Ndėrsa personat tė cilėt kanė nivel tė ulėt tė vitaminės D, nė gjakun e tyre kanė prirje pėr tė fituar ndonjė sėmundje tė arterieve periferike (PAD). PAD zakonisht shkakton pengesa nė qarkullimin e gjakut nė kėmbė, duke shkaktuar dhimbje dhe mpirje, si dhe pengesa nė ecje, ndėrsa nė disa raste mund tė pėrfundojė edhe me amputimin e kėmbės. Vitamina D shėrben pėr pėrthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe ndihmon nė punėn e kalciumit dhe fosforit nė trup. Duke bashkėpunuar me kalciumin, ajo ndikon nė rritjen dhe shėndetin e kockave dhe tė dhėmbėve si dhe nė shėndetin e nervave dhe tė muskujve. Mungesa e kėsaj vitamine nė trup sjell infeksione nė kanalet e frymėmarrjes tek fėmijėt, dobėsi muskulare dhe mos-rritje tė kockave dhe anemi.

Funksionet e Vitaminės D
1. Funksioni i njohur dhe mė i mirė vitaminės D ėshtė roli i tij thelbėsorė nė mineralizimin e kockave dhe tė dhėmbėve. Vitamina D lehtėson absorbimin e kalciumit dhe tė fosforit nga zorrėt dhe inkorporimin (futjen) e kėtyre mineraleve nė kocka.
2. Vitamina D gjithashtu ndihmon nė rregullimin e niveleve nė gjak tė kalciumit dhe fosforit
3. Kjo vitaminė pėrfshihet nė aktivitetin qelizor tė organeve tė ndryshme, pėrfshirė lėkurėn, pankreasin dhe ovaret. Nė kėtė rol vitamina D, funksionon si hormon, pasi sintetizohet nga njė organ, por ka efektin e saj nė organe tė tjera tė trupit.
4. Deri nė moshėn 50-vjeē dilni shpesh jashtė dhe e lini lėkurėn tė ekspozuar pėr tė paktėn gjysmė ore 2-3 herė nė javė. Personat qė qėndrojnė nė shtėpi duan njė sasi shtesė tė vitaminės D(rrezet nuk kalojnė dritaret).
5. Mbi moshėn 50-vjeē, prisni 10-15 minuta para se tė aplikoni kremin e plazhit. Pini ¼ e litrit tė qumėshtit nė ditė.
6. Mbi 70-vjeē, ose nėse diagnostikoheni me deficit vitaminik, rekomandohen tė gjitha rekomandimet e mėsipėrme plus 1 multivitaminė nė ditė si dhe njė vitaminė D shtesė 400 IU pėr nė total prej 800 IU shtesė dite.

Zinku zvogėlon simptomat e ftohjes
Marrja e tabletave tė zinkut brenda 24 orėve nga shfaqja e simptomave tė ftohjes, zvogėlon kohėzgjatjen dhe intensitetin e simptomave. Gjithashtu, njė efekt tė rėndėsishėm pėr tė luftuar simptomat e ftohjes ka edhe vitamina C. Shkencėtarėt nga Universiteti i Mjekėsisė Ėayne nė Detroit, kanė studiuar efektin e tabletave tė acetatit tė zinkut nė mjekimin e ftohjes te 50 vullnetarė, tė cilėt kanė pasur simptoma tė ngjashme me gripin. Pjesėmarrėsit nė studim kanė marrė nga njė tabletė, e cila pėrmbante 13.3 mg zink, ose placebo ēdo dy ose tre orė gjatė ditės. Kohėzgjatja mesatare e simptomave tė ftohjes ishte katėr ditė te grupi i cili kishte marrė zink nė krahasim me ata tė cilėt kishin marrė placebo, ku simptomat kishin zgjatur deri nė shtatė ditė. Tek personat tė cilėt kishin marrė zink, simptomat e ftohjes ishin ndėrprerė te 56 pėr qind e pjesėmarrėsve pas vetėm katėr ditėsh, ndėrsa te grupi tjetėr kishin vazhduar edhe mė tutje simptomat. Burimet kryesore tė zinkut janė mishi i kuq dhe i organeve tė brendshme, pastaj bizelet, arrat, lajthitė, bajamet, ushqimet me prejardhje detare, drithėrat etj.

Vera e zezė dhe e bardhė kuron sėmundjet nė organizėm
Vera ėshtė pije shumė komplekse ku nė pėrbėrjen e saj janė gjetur dhe identifikuar pėrmbi 600 pėrbėrės. Shumica e kėtyre pėrbėrėsve gjenden nė sasi shumė tė vogla nė verė, por kanė rėndėsi tė madhe nė shijen, erėn dhe aromėn e verės. Vlerat higjienike dhe ushqyese tė verės, shekuj me radhė i kanė interesuar njerėzit pėr atė shkak vera ėshtė pėrcaktuar nė mėnyra tė ndryshme. Pėr disa njerėz ajo ėshtė vetėm pije alkoolike, ndėrsa pėr disa ėshtė ushqim dhe barė shėrues. Thėnia se vera nuk ėshtė ushqim, sepse nuk pėrmban vitamina dhe proteina, nuk ėshtė bindėse, sepse as sheqeri, vaji dhe shumė artikuj tjerė nuk i pėrmbajnė kėto elemente kryesore tė domosdoshme pėr organizmin e njeriut. Shkencėtarėt kanė pohuar se vera e zezė e zvogėlon rrezikun nga sėmundjet e zemrės, mbron nga sulmi nė tru, pengon zhvillimin e kancerit tė pankreasit dhe madje vepron fuqishėm kundėr baktereve fatale siē janė salmonelat, e.coli dhe listerioza. Vera e bardhė ka efekte pozitive duke iu falėnderuar llojeve tė ndryshme tė polifenoleve tė pranishme nė tė, tė cilat zvogėlojnė nivelin e kolesterolit. Vera e bardhė pėrmban edhe kalium, i cili e ul shtypjen e gjakut. Pėrveē kėsaj, shkencėtarėt pohojnė se falė pėrbėrėsve tė saj vera e bardhė vepron si njė anti-inflamator, ndihmon nė parandalimin e osteoporozės dhe artritit reumatik. Supozohet se personat tė cilėt pinė nga dy litra e gjysmė verė tė kuqe nė javė, ose afėrsisht dy gota nė ditė, zvogėlojnė rrezikun e vdekjes sė hershme. Nė parandalimin e sėmundjeve tė zemrės efekt tė fuqishėm ka edhe vera joalkoolike, e cila po ashtu ėshtė e dobishme edhe nė parandalimin e tumoreve tė ndryshėm, ndėrsa nga ana tjetėr nga ky lloj i verės nuk ekziston rreziku tė cilin e ka konsumimi i alkoolit.

Patetet e skuqura rritin rrezikun pėr kancer nė veshka
Konsumimi i acryl-amidit, substancės kimike tė pranishme nė patate tė skuqura, kikirikė, kafe etj., mund ta rrit rrezikun e paraqitjes sė kancerit tė veshkave. Hulumtuesit holandez nga Universiteti i Maastricht, kanė pohuar se rreziku mė i madh ėshtė i shprehur te duhanpirėsit. Acryl-amidi ėshtė konsideruar si karcinogjen qė nga vitit 1994 dhe ėshtė menduar se ekspozimi ndaj tij ndodh vetėm nėpėrmjet tymit tė duhanit dhe produkteve tė kozmetikės. Mirėpo, nė vitin 2002, shkencėtarėt suedez kanė zbuluar praninė e acryl-amidit nė produktet ushqimore tė pasura me karbohidrate, tė cilat pėrgatiten nė temperatura tė larta. Nė studimin e ri, i cili ėshtė zhvilluar gjatė 13 vitesh, ku janė pėrfshirė 120 mijė pjesėmarrės tė moshave ndėrmjet 55 dhe 69 vjeēare, ėshtė treguar se personat tė cilėt brenda ditės futin nė organizėm 40 mikrogramė acryl-amid (sasi e cila gjendet nė 150 gramė patate tė skuqura) janė tė rrezikuar pėr 59 pėr qind pėr tė fituar kancerin e veshkave. Nė ēdo 10 mikrogramė tė acryl-amidit rreziku pėr kancer tė veshkave ėshtė rritur pėr 10 pėr qind. Ndėrsa pėr njė numėr tė madh tė analizuarish, burim kryesor i acryl-amidit ka qenė kafeja. Por pėrveē veshkave, edhe organet e sistemit urinar mund tė preken nga sėmundja e kancerit. Sistemi urinar pėrbėhet nga dy veshkat, fshikėza e urinės dhe uretra.

Banjat e diellit tė dobishme pėr veshka
Banjat e diellit veprojnė mirė nė punėn e veshkat. Krahas me zgjerimin e enėve tė gjakut tė lėkurės, zgjerohen edhe enėt e gjakut nė veshka. Nėse shtohet djersitja nė lėkurė, nuk ka ndonjė ndryshim nė funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnė rritjen e punės sė veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinės dhe bashkė me tė, edhe tė lėndėve e tjera qė pėrmban urina. Ėshtė vėnė re se veprimi i rrezeve tė diellit nuk shkakton ndonjė dėm mbi veshkat, jo vetėm kur ato janė tė shėndosha, por edhe kur janė tė sėmura. Klima e nxehtė pėrgjithėsisht ka njė ndikim tė mirė nė funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bėhen 1-2 orė nė ditė, veēanėrisht nė sėmundjet e gurėve tė veshkave dhe fshikėzėn e urinės. Ato (veshkat) as qė i hetojmė, e pėr ēdo ditė filtrojnė 180 litra lėngje (prej tė cilave 179 litra reabsorbohen, e vetėm 1 litėr hidhet jashtė pėrmes urinės). Kur veshkat janė tė shėndosha, ato mund t’i pėrshtaten mėnyrės sonė tė jetesės, pėrkatėsisht shtimit tė sasisė tė ushqimit (nėse nuk tejkalohet jashtė mase), nuk ndikon negativisht nė punėn e tyre. Problemet paraqiten vetėm atėherė kur veshkat sėmuren. Kur nuk kryejnė mė funksionin e tyre tė filtrimit dhe tė djegies tė substancave tė dėmshme, thuhet se fjala ėshtė pėr insuficiencėn (pamjaftueshmėrinė). Simptomat janė: lodhje, tretje e vėshtirėsuar, anemia paraqitet mė vonė, kur sėmundja tė jetė nė fazėn mė intensive.

Aroma e keqe e gojės, alarm pėr sėmundjet e mėlēisė dhe veshkave
Era e keqe e gojės ose Halitos, nė disa raste ėshtė sinjal alarmi pėr praninė e sėmundjeve tė ndryshme tė organizmit. Megjithatė halitosis nuk ėshtė njė sėmundje e mirėfilltė, por shpesh ėshtė njė simptomė e pranisė sė njė sėmundjeje orale, i njė gjendjeje fiziologjike ose njė sėmundjeje sistemike e organizmit. Pėr kėtė, mjekėt shpjegojnė se kur duhet tė shqetėsohemi dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste. Sipas mjekėve, halitosis ose siē njihet ndryshe “fetor ex oris”, ėshtė pėrshkruar qė nė kohėn e grekėve tė lashtė, dhe pėrshkruan erėn e keqe tė gojės. Vetė era e keqe, shkaktohet nga pėrmbajtja e sulfurit dhe pėrbėrjeve tė tij, nė ajrin qė nxjerrim nga goja. Sulfuri dhe pėrbėrėsit e tjerė sulfurorė, shkaktohen nga purifikimi ose shpėrbashkimi, gjatė tė cilave ēlirohen bakteret anaerobe nė hapėsirėn e gojės ose atė nazale (e hundės). Pėrbėrjet sulfurore mund tė transmetohen nėpėrmjet gjakut nga njė organ i sėmurė si pėr shembull: mėlēia cirrotike dhe shkojnė nė mushkėri ku i japin dhe ajrit, erėn karakteristike.

Meshkujt qė preferojnė banjat me ujė tė nxehtė rrezikohen nga papjelloria
Duket e ēuditshme, por ėshtė e vėrtetė. Sipas specialistėve nga Universiteti i Kalifornisė, ku shkencėtarėt, tė tėrhequr nga njė thėnie qė sugjeronte se dushi apo banja me ujė tė nxehtė e bėn njė mashkull jopjellor, kishin vendosur tė gėrmonin mbi tė dhėna shkencore, tė cilat mund tė pohonin apo mohonin kėtė mundėsi. Edhe pse thėnia e lashtė u vėrtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanė akoma mundėsi rikuperimi. Nėse qėndrojnė larg nga uji i nxehtė, atėherė organizimi i tyre rikthehet pėrsėri nė pjellor. Studimi ėshtė drejtuar nga dr. Paul J. Turek. “Kam parė shumė ēifte, tė cilėt nuk e kishin fare idenė e kėsaj thėnieje dhe kėshtu vendosa tė shikoj mbi tė dhėnat e publikuara nė raporte nėse do tė mund tė vėrtetoja nė bazė tė tyre diēka tė tillė”, tha ai pėr “Reuters”. Hetimet e skuadrės sė shkencėtarėve kanė vlerėsuar se cilėsia e farės mashkullore para dhe pasi ata pėrdornin ujin e nxehtė ndryshonte, efektet e saj shfaqeshin pėr 3 apo katėr muaj. Pas 3 deri nė 6 muaj qė u larguan nga uji i nxehtė, pjesa mė e madhe e meshkujve tė pėrfshirė nė studim kishin njė pėrmirėsim tė mundėsisė pėr tė qenė pjellorė nė 491 pėr qind.

Punėtorėt e zyrave, nė rrezik tė madh tė preken nga tromboza
Punėtorėt e zyrave qė qėndrojnė gjatė tė gjithė ditės tė ulur, janė mė tė rrezikuar nga tromboza se tė tjerėt qė janė nė lėvizje, madje ata janė mė tė rrezikuar edhe se viktimat klasike tė trombozės, pasagjerėt e fluturimeve tė gjata. Punėtorėt e zyrave tė cilėt ngjiten pas ekraneve tė kompjuterėve janė mė shumė tė rrezikuar nga mpiksjet e gjakut qė formohen nė kėmbėt e tyre. Studimi mbi trombozėn ka zbuluar se 34 pėr qind e pacientėve qė shtrohen nėpėr spitale me mpiksjet e gjakut kanė qenė pėr njė periudhė tė gjatė nė punė, qė i impononte atyre qėndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrės mjekėsore tė Zelandės sė Re. Tromboza e venave nė thellėsi apo DVT, ėshtė njė sėmundje nė tė cilėn gjaku mpikset nė enėt nė thellėsi tė kėmbėve. Sėmundja mund tė jetė fatale, pasi arrin tė bllokojė edhe venat nė mushkėri. Kjo sėmundje ėshtė lidhur me fluturimet afatgjata, pasi pasagjerėt qė udhėtojnė shpesh dhe sidomos nė klasat ekonomike nuk kanė mundėsi qė tė shtriqen mjaftueshėm sa pėr tė shmangur mbledhjen e gjakut. “Qėndrimi ulur pėr njė periudhė tė gjatė kohe, e zhvillon patjetėr rrezikun e trombozės”, tha prof. Beasley.

Arrat dhe bajamet pakėsojnė rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund tė bėhet shkak pėr sėmundjet tė veshkave, zemrės dhe verbim. Por nė njė studim tė kohėve tė fundit thuhet se gratė qė hanė ēdo ditė 30 gramė arra kanė 30 pėr qind mė pak gjasa pėr tu prek nga diabeti. Ndėrsa tek gratė qė konsumojnė ēdo ditė njė lugė vaj kikiriku rreziku ulet me 20 pėr qind. Pėrveē yndyrės sė mirė, arrat pėrmbajnė edhe vitamina tė shumta, minerale dhe fibra. Shkencėtarėt ranė universitetit tė Harvard nė Boston pėrfshinė nė studim rreth 83 mijė gra tė moshave nga 34 deri nė 59 vjeē. Pasi kanė analizuar tė gjitha tė dhėnat, ata vunė re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitė nuk luajnė asnjė rol nė rritjen e peshės trupore, siē mendohej deri mė sot.

Peshku parandalon hemorragjinė cerebrale

Nė njė studim tė botuar nė njė revistė tė shoqatės amerikane pėr shėndetėsinė thuhet se ngrėnia e peshkut tė paktėn 2 herė nė javė ul riskun nga prekja e hemorragjisė cerebrale nė tru. Studimi tė cilit iu nėnshtruan 99 meshkuj tė cilėt mė parė konsumonin vetėm mish nė dietėn e tyre dhe qė ishin shtruar nė spital si pasojė e shfaqjeve tė simptomave qė ēojnė nė kėtė sėmundje, arriti nė pėrfundimin se mishi i peshkut ndihmon nė parandalimin e sėmundjeve tė hemorragjisė cerebrale falė acidit yndyror qė ai pėrmban dhe qė ndihmon nė qarkullimin e gjakut. Gjatė kėtij studimi shkencėtarėt nuk u bazuan nė ndonjė lloj tė veēantė peshku, gjė qė tregon se nuk ka rėndėsi lloji apo madhėsia, rėndėsi ka pėrdorimi i tij mė shpesh nga tė gjithė njerėzit.

Kremi i tepėrt shkakton infeksion
Shpesh gjatė periudhės sė dimrit njerėzit pėrdorin krem pėr zbutjen e buzėve sa herė qė lėkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencėtarėt pranė universitetit tė Alabamės paralajmėrojnė se lyerja e tepruar e buzėve me krem mund tė bėhet shkak pėr infeksione. Ata tregojnė se kremi zbut lėkurėn dhe e bėn atė tė pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikėrisht pėr kėtė arsye ata kėshillojnė qė sasia e kremit ose pomadės kundėr plasaritjeve tė buzėve duhet tė kufizohet nė maksimum dhe mundėsisht ky produkt tė pėrdoret vetėm gjatė njė moti tepėr tė ftohėt. Madje po tė njėjtėn specialistėt mendojnė se edhe gjatė stinės sė verės, ku pluhurat janė me dendėsi mė tė madhe, ėshtė mė mirė qė tė pėrdoren buzėkuq ose shkėlqyes sesa krem zbutės. Sipas tyre, ky lloj produkti rezulton tė jetė tepėr i dėmshėm dhe shkaktari numėr njė i infeksioneve.

Tetraciklina pengon pėrhapjen e kancerit
Tetraciklina, ilaēi mė i vjetėr nė botė, ndalon pėrhapjen e kancerit. Sipas mjekėve, provat qė janė bėrė me kėtė ilaē tė thjeshtė qė ka ekzistuar nė shekuj dhe kanė dalė tė gjitha pozitive, aq mė tepėr qė ai nuk kushton as shumė para. Tė parėt qė kanė eksperimentuar me kėtė medikament kanė qenė plot 60 gra nė njė institut nė Kanada, tė cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lėkurės. Dhe sipas tė dhėnave tė para, tetraciklina parandalon pėrhapjen e sėmundjes nė vende tė tjera dhe bėn tė mundur mospėrhapjen e sėmundjes nė kocka apo infektimin e qelizave tė shėndetshme. Megjithatė pėr tė dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare rreh efektit tė tetraciklinės, mjekėt kanė bėrė studime tė reja, nė mėnyrė qė tė dalin me njė vendim tė bazuar shkencor dhe mjekėsor dhe me rezultate tė shumėfishta.

Uji mineral favorizon veshkat
Uji ėshtė pėrbėrėsi kryesor nė organizmin tonė. Ėshtė njė nga elementėt kryesore qė e lejon trupin tonė tė pastrohet nga papastėritė e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lėkurėn tonė. Hidratimi ėshtė funksioni kryesor i ujit, mė pas ai ka veti tretėse, ēka do tė thotė se zgjedhja e ujit me pėrqindje mė tė madhe minerale e ndihmon stomakun tonė tė rėnduar pas njė dreke ose njė darke qė tė funksionojė normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund tė jenė shenjat e para tė mungesės sė magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynė, por atė duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, ėshtė shumė i rėndėsishme pėrdorimi i ujėrave mineralė, pasi ato i japin trupit 50 pėr qind tė nevoja pėr magnez.

Shega ndihmon zemrėn, gjakun, tretjen
Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon nė tretjen e ushqimit. Me shumė sukses pėrdoret edhe nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon helmet e organizmit. Ai mund tė pėrdoret edhe pėr heqjen e njollave dhe rrudhave tė fytyrės. Lėkura e saj, e pasur me taninė, akoma edhe sot pėrdoret nė Afrikėn e Veriut si ilaē pėr diarrenė. Lėngu i shegės mund tė quhet edhe ilaē i ēmuar pėr zemrėn. Sipas njė studimi izraelit, pirja e njė gote me lėng shege ēdo ditė do tė parandalonte nė formimin e pllakėzave nė enėt e gjakut, duke ulur kėshtu rrezikun pėr t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorėt e kėtij studimi shpjegojnė gjithashtu se efektet e lėngut varen nga aftėsia e organizmit pėr tė pėrthithur dy gjene qė aktivizohen nga substanca oksiduese, tė cilat forcojnė muret e enėve tė gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerėzore tė marra nga arteriet koronare dhe te minjtė me nivele tepėr tė larta kolesteroli nė gjak, kanė treguar se lėngu i shegės pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, qė janė dy gjene tė njohur pėr favorizimin e formimit tė pllakėzave nė enėt e gjakut dhe ndihmojnė pėr aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitė e saj magjike nuk mbarojnė kėtu. Shkencėtarėt, pas studimit, zbuluan se njerėzit qė pinin dy gota me lėng shege tė shtrydhur nė ditė, prej vitesh kishin rregulluar me 21 pėr qind presionin e gjakut. Pėr mė tepėr, ata vėrtetuan se njė gotė mbulon rreth 50 pėr qind tė nevojave tona pėr vitaminė.

Puna natėn shkakton kancerin nė organizėm
Puna natėn mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri. Njė njoftim shqetėsues pėr ata qė punojnė gjatė turnit tė natės: Njė studim i ri thekson se ata janė nėn njė rrezik tė shtuar pėr t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes sė rezultateve tė studimit qė arriti nė kėtė pėrfundim, Agjencia Ndėrkombėtare pėr Kėrkime nė Fushėn e Kancerit, degė e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, tha se sė shpejti do ta klasifikojė punėn natėn si njė ndėr shkaktarėt e mundshėm tė kancerit. Dhe ka gjasa qė njė hap tė ngjashėm tė ndėrmarrė edhe Shoqata Amerikane Kundėr Kancerit, e cila nė tė kaluarėn i ka parė me dyshim pretendime tė tilla tė ngjashme. Dihet se qėndrimi nė diell, pa masa mbrojtėse, mund tė shkaktojė kancer nė lėkurė. Tani thuhet se edhe qėndrimi nėn dritė artificiale mund tė shkaktojė kancer, jo nė lėkurė, por nė organizėm. Agjencia pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, thotė se sė shpejti ka nė plan tė shpallė zyrtarisht se njerėzit qė punojnė nė turnet e natės, mund tė pėrballen me njė shkallė mė tė lartė rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata Amerikane Kundėr Kancerit thotė se ka tė ngjarė tė ndėrmarrė tė njėjtin hap.

Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut, duke ēuar nė rritjen e presionit tė gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Ai gjendet kryesisht nė kripėn e tavolinės nė formėn e klorurit tė natriumit. Shkencėtarėt kanė gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanė efekte pozitive nė presionin e lartė tė gjakut. Ato ofrojnė njė mbrojtje kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe kundėrshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet nė sasi tė mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskėta. Sasi tė vogla kalciumi gjenden nė perimet me gjethe jeshile dhe nė disa lloje peshqish.

Niveli i kolesterolit ndryshon me stinėt
Duket e ēuditshme, por ėshtė mė se e vėrtetė. Nivelet e kolesterolit ndryshojnė me stinėt, ky rezultat ėshtė arritur nga njė kėrkim i kryer nga universiteti i Masacusetit nė mbi 517 persona tė shėndetshėm. Dhe si pėrfundim rezultoi qė nivelet e kolesterolit ishin mė tė mėdha nė vjeshtė dhe nė dimėr dhe mė tė ulėt nė pranverė dhe verė. Nuk dihet mirė se cilėt janė mekanizmat qė ēojnė nė kėtė rezultat, por matjet tregonin qė vlerat mė tė mėdha pėr meshkujt arrinin nė dhjetor, kurse pėr femrat nė janar. Vlerat e regjistruara tregonin njė rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga kėto ndryshime mund tė pėrshkruheshin me variacionet qė pėson plasma nė stinėt e ndryshme. Nga ky studim gjithashtu rezultoi qė niveli i kolesterolit nuk kishte lidhje me dietėn qė pėrdoret nė stinėt e ndryshme.

Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan
Marrja e pėrditshme e dozave tė mėdha tė kafes gjatė shtatzėnisė shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dėshmuar studimi i publikuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė njėkohėsisht ka vėrtetuar rezultatet e hulumtimeve tė mėhershme. Shtatzėnat do tė duhej “tė mendojnė pėr tė ndaluar pirjen e pijeve tė cilat pėrmbajnė kafeinė”, shkruajnė autorėt e studimit tė publikuar nė numrin e fundit tė gazetės amerikane pėr obstetrikė dhe gjinekologji (American Journal of Obstetrics and Gynecology). Pėr shkak tė mundimeve tė mėngjesit dhe vjellave tė shkaktuara nga shtatzėnia, shumė gra e ndėrpresin konsumimin e pijeve me bazė kafeine, zbulon doktori De-Kun Li nga qendra Kaiser Permanente. Autorėt e studimit i kanė pėrcjellė 1.063 gra shtatzėna gjatė dy vjetėve dhe kanė vėrtetuar “se ekziston lidhje e fortė nė mes tė kafeinės dhe abortimit spontan, sepse hulumtimi pėr herė tė parė ka pėrcjellė vetėm shtatzėnat tė cilat kanė vazhduar tė konsumojnė pijet me kafeinė”, shkruan Li.
Gratė tė cilat kanė konsumuar sė paku dy filxhanė kafe nė ditė apo pesė kanaēe tė pijeve tė gazuar me kafeinė, qė do tė thotė 200 miligramė tė kafeinės nė ditė, kanė pasur dy herė mė shumė gjasa pėr abortim spontan pėr dallim nga gratė tė cilat nuk kanė futur aspak kafeinė nė organizėm. Tek gratė tė cilat kanė marrė mė pak se 200 miligramė kafeinė nė ditė, rreziku pėr tė humbur frytin e tyre ka qenė prapėseprapė 40 pėr qind mė i madh sesa tek gratė tė cilat kanė hequr dorė tėrėsisht nga konsumimi i kafeinės. Rreziku nga abortimi spontan rritet pikėrisht pėr shkak tė kafeinės, e jo pėr shkak tė pėrmbajtjeve tjera kimike tė kafesė, sepse futja e kafeinės nė organizėm nėpėrmes pijeve tjera siē ėshtė qaji, pijet e gazuara apo ēokolata e nxehtė, tregon pėr rrezikun e shtuar nga abortimi spontan, pėrfundon studimi.

Pyjet dhe banjat e hijes, ilaēi pėr sėmundjet e tiroideve
Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ērregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet. Pėr kėta tė sėmurė, rėndėsi tė madhe ka qetėsia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka tė dhėna se nė disa nga kėta tė sėmurė, bregdeti krijon shqetėsime, sidomos gjatė verės, prandaj ėshtė mirė qė tė bėjnė banja ajri nė hije. Banjat e ujit nė det dhe lumenj t'i bėjnė me kujdes, kurse banjat e diellit t'i evitojnė. Nė sėmundjen e strumės (gushės) qė lind si pasojė e mungesės sė jodit nė ushqim, kėshillohen banjat e detit ku ajri ėshtė i pasur me kripėra tė jodit.

Ushqimi vetėm me perime, ngadalėson rritjen e fėmijėve
Nuk ėshtė aspak e shėndetshme qė njė nėnė tė heqė nga dieta e fėmijės sė saj, ushqimet me origjinė shtazore, gjatė periudhės sė ushqimit me qumėsht, e pėr mė tepėr t'u imponojė fėmijėve njė ushqim rigorozisht vegjetarian: pa djathė, gjalpė ose bukė. Studimet tė mjaftueshme tregojnė sesi fėmijėt e mamave vegjetariane, tė privuar nga proteinat shtazore, lindin mė tė vegjėl dhe rritem mė ngadalė, njė efekt qė mund tė kthehet nė problem tė vazhdueshėm pėr jetėn e tyre tė mėvonshme. Nė rast se mjekėve u duhet ti kthejnė kėta fėmijė me njė organizėm normal, atyre u duhet qė pėr dy vjet, tė hanė njė sasi tė kufizuar mishi nė ditė, qė tė kthehen nė njerėz mė energjikė dhe aktivė.

Problemet urinare, kurohen me brokoli
Brokoli nuk gjendet shpesh nė tryezat tona sepse nuk kemi njohuri tė mjaftueshme pėr tė. Megjithatė, ėshtė mirė qė kėtė lloj perime ta konsumojmė mė shpesh sepse ėshtė shumė i ushqyeshėm dhe se pėrgatitja e tij ėshtė shumė e lehtė. Brokoli mundė tė jetė shumė efikas nė problemet qė shfaqen te shumica e femrave por edhe te meshkujt. Brokoli ėshtė treguar shumė efikas nė preventive e ndezjes sė kanaleve urinare. Kjo sėmundje lajmėrohet shumė shpesh te femrat, madje disa prej tyre mėsohen tė jetojnė me kėtė problem. Mjekėt deklarojnė se femrat tė cilat kanė probleme me kanalet urinare duhet me ngrėnė 200 deri 300 gramė brokoli tė zier. Brokoli pėrmban glukinolat, tė cilėt janė pėrbėrje sekondare bimore tė cilėt i shkatėrrojnė bakteret nė fshikėzėn e urinės.

Kanceri i lėkurės luftohet me ushtrime dhe kafeinė
Nėse mund tu shtonit ushtrimeve fizike rutinė njė ose dy filxhanė kafe do tė reduktonit ndjeshėm rrezikun nga kanceri i lėkurės. Kėtė e kanė provuar kėrkimet mė tė fundit nė kėtė fushė. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesė shkatėrron qelizat prekanceroze qė janė krijuar nga dėmtimi qė shkaktojnė rrezet ultraviolet. Sipas njė grupi studiuesish nė Rutgers University, pas eksperimenteve tek njė kavie ka rezultuar se ka njė efekt protektiv tė kafeinės dhe ushtrimeve, jo domosdoshmėrish tė pėrdorura tė dyja njėherėsh. Shkencėtarėt mendojnė se njė efekt i tillė mund tė jetė i ngjashėm edhe tek njerėzit. Pikėrisht pėr kėtė arsye, pėr tė evituar kancerin e lėkurės ata rekomandojnė ndėrthurjen e kafesė me ushtrimet fizike.

Vitamina “B2” ruan indet trupore dhe rrit energjinė
Vitamina “B2” ose (Riboflavina) merr pjesė nė shumė procese tė trupit veēanėrisht pėr tė formuar energjinė nga ushqimet nė rritjen e fėmijėve dhe nė mbarėvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para qė vihen re, nė mungesė tė saj, janė disa tė ēara nė anėt e gojės. Simptoma tė tjera,janė plagė dhe mavijosje nė gjuhė, kruarje dhe skuqje tė syve. Kėto shenja mund tė vihen re brenda disa ditėve dhe ėshtė e kėshillueshme tė mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek; mėlēia, kosi,qumėshti, djathi, drithėrat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kėrpudhat, farat e kungullit etj.

Jodi rregullon mbi 100 sisteme enzimash
Jodi ėshtė i nevojshėm nga gjėndrat tiroide, pėr tė prodhuar hormonin e tiroides,i cili rregullon mė shumė se 100 sisteme enzimash,pėrshirė kėtu dhe metabolizmin,rritjen, riprodhimin dhe shumė funksione tė tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjėndrave tiroide. Kjo ndodh gjatė pėrpjekjes pėr tė marrė jodin nga gjaku, dhe duke formuar kėshtu njė strumė. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalėsim nė aktivitetin fizik dhe mendor, shtim tė peshės, zgjerim tė qafės (sepse gjėndra tiroide gjendet aty), vrazhdėsi tė tipareve tė fytyrės dhe flokė tė thatė. Jodi gjendet kryesisht tek tė gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumėshti dhe bulmetrat dhe perimet qė rriten brenda nė tokė pėrmbajnė jod.

Mungesa e vitaminės A sjell verbim
Mungesa e vitaminės A shkakton shkurtpamėsi dhe verbimin e natės. Prandaj kėshillohet qė veē tė tjerash tė hani majdanoz tė freskėt i cili ėshtė i pasur me vitaminen A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysmė filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A. Kjo pėr tė gjithė ato raste kur personi ėshtė i vetėdijshėm qė nuk ka konsumuar nė menynė e tij ditore produkte qė kanė kėtė lloj vitamine.

Fibrat rrisin energjinė
Nėse doni tė jeni energjik gjatė gjithė ditės, filloni me “fibra” qė nė mėngjes. Shumė nga ushqimet e veēanta ndikojnė nė mirėqenien tonė, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se njė ndryshim i veēantė qė rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha pėr mėngjes njė ushqim tė pasur me fibra. Ėshtė provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka njė efekt pozitiv nė funksionimin e organeve. Ju mban nė formė pėr njė kohė tė gjatė dhe gjithashtu nuk ndikon nė shtim tė peshės.

Lėkura, nevojė pėr trajtim edhe nė dimėr
Edhe pse temperaturat janė shumė herė mė tė ulėta dhe dielli mendohet se nuk tė krijon probleme me lėkurėn, nė stinėn e dimrit duhet tė pėrdoren tė njėjta kremra me stinėn e verės. Ndryshon vetėm numri i filtrave dhe karotina qė nė verė ėshtė mė e madhe. Nėse njė person nuk kujdeset pėr lėkurėn dhe fytyrėn nė dimėr e ka tė vėshtirė ta rigjenerojė atė vetėm nė stinėn e verės.
Pėr t’u kujdesur pėr lėkurėn e fytyrės duhet tė konsumoni vitamine C dhe E ēdo ditė, ose fruta qė i kanė kėto vitamina; si dhe tė keni kujdes kur tė zgjidhni kremrat qė reklamohen nėpėr dyqane. Shihni pėr kremra qė bllokojnė rrezet e dėmshme tė diellit, vitamina C dhe E si dhe acidet Alfa-Hidroksike.

Uji i detit dhe vetitė kuruese tė tij tek njerzit
Sėmundjeve si psoriazis vulgaris, ekzema kronike e thatė, deurodermitet, faza premykotike, tuberkulozi i lėkurės, sėmundja e leshmanozės, aknejuvenilia, alopecia areta, urtikaria kronike etj., tė cilat kanė vetėm pėrfitim nga banjat e detit. Nė mjekimin e kėtyre sėmundjeve ndikojnė mjaft mirė rrezet ultravioletė, aerojonet dhe radioaktiviteti i ajrit, si dhe faktorė tė tjerė tė ajrit, tė tokės dhe ujit. Rrezet e diellit nuk mund tė zėvendėsohen nė asnjė mėnyrė me rrezet ultravioletė qė prodhohen nė mėnyrė artificiale. Megjithatė, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janė tė kėshillueshme dhe kjo mė konkretisht u "mohohet" atyre qė vuajnė nga tuberkulozi aktiv i mushkėrive, qė kanė eksitime (shqetėsime tė forta tė sistemit nervor, dhimbje tė vazhdueshme tė kokės, marrje mendsh me tė vjella, rrahje tė shpejta tė zemrės). Po ashtu, nuk rekomandohet banja nė ato sėmundje tė lėkurės qė acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u kėshillohen atyre qė vuajnė nga epilepsia, nga sėmundjet infektive, nga sėmundje tė rėnda tė veshkave, atyre qė kanė prirje pėr hemorragji nė tru, qė janė shumė tė dobėt, me stenokardi (shtrėngime nė zemėr), qė kanė tension tė lartė tė gjakut etj. Banjat u ndalohen njerėzve me moshė tė thyer dhe grave nė periudhėn e dytė tė barrės. Edhe tė moshuarit qė kanė predispozicion pėr tumore tė lėkurės nuk duhet tė qėndrojnė nė diell mė shumė se dy orė. Pėr ēdo rast ėshtė e nevojshme tė merrni parasysh kėshillat e mjekėve

70 % e personave me akne, nuk kurohen
Aknet: njė shqetėsim qė prek mė shumė se sa 5 pėr qind tė tė rinjve ndėrmjet moshės 14 dhe 19 vjeēare tė tė dy sekseve. Por ky ėshtė njė problem qė mund tė paraqitet dhe nė moshėn e rritur dhe pse me njė frekuencė mė tė vogėl (rreth 10 pėr qind e grave nga mosha 30 deri nė 35 vjeē). Mund tė ndodhė gjatė njė periudhe stresi psikofizik. Por jo vetėm kaq: puērrat janė rezultat i njė ēekuilibrimi tė fortė hormonal qė ėshtė tipik pėr disa faza tė jetės femėrore siē ėshtė puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumė shpesh egziston tendenca pėr ta nėnvleftėsuar kėtė problem. Nė tė vėrtetė njė kėrkim i studiuesve amerikanė mbi kėtė fakt ka zbuluar se 70 pėr qind e personave qė vuajnė nga ky shqetėsim nuk marrin asnjė lloj kure.

Rėnia e flokėve e trashėguar
Rėnia e flokėve mund tė shkaktohet edhe nga trashėgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me njė enzimė tė caktuar dhe shndėrrohet nė njė dihidrotestosteron - apo si ē“emėrohet ndryshe DHT. Kjo futet nėpėrmjet gjakut qė riqarkullon nė rrėnjėt e flokėve dhe ngujohet aty. DHT jo vetėm pengon rritjen e flokėve por edhe ndalon daljen e flokėve tė rinj. Me kalimin e kohės, porja mbyllet krejt. Flokėt rriten pėr dy deri tre vjet pėrpara se tė bien. Rėnia e flokėve tė vjetėr ėshtė krejt natyrale. Nga pori prej tė cilit ra floku i vjetėr zakonisht pas njė farė kohe del njė qime e re floku. Nė njė ditė njerėzve mund t“u bien 150 qime flokėsh. Ka shkaqe tė ndryshme qė shkaktojnė rėnien e flokėve, si ndonjė sėmundje infektoze, pėrdorimi i njė ilaēi tė caktuar etj. Specialistėt tregojnė, se realisht fenomeni nis qė nė moshėn 20-vjeēare, kohė kjo kur nė kokėn e njeriut fillojnė tė pėrdoren produkte tė ndryshme kozmetike.

Gjenet, shkak pėr shfaqjen e kolesterolit
Gjenet dhe trashėgimia janė tė parapėrcaktuara si pėrgjegjėse pėr shfaqjen e nivelit tė lartė tė kolesterolit nė gjak. Ende nuk dihet se cilat janė gjenet qė pėrfshihen nė pėrhapjen e kolesterolit nė organizėm, por tė gjithė njerėzve u kėshillohet njė stil i shėndetshėm jete, regjim ushqimor tė mirė dhe zbatimin e terapive tė kėshilluara nga specialistėt, tė gjitha sjelljet qė janė armėt mė tė mira ndaj hiperkolesterolaminės. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, mė tė prekura janė femrat, pasi ato janė mė tė prira drejt ushqimeve me yndyrė. Njė sėrė studimesh kanė treguar se nė lėkurėn e bajameve, ndodhen substanca tė tilla tė cilat ndihmojnė nė parandalimin e oksidimit tė kolesterolit, njė proces i cili mund tė shkatėrrojė qelizat e gjakut dhe tė shkaktojė rrezik pėr atak kardiovaskular.

Pėrdorimi i celularėve shkak pėr kancer nė tru
Njė sėrė studimesh tė realizuara nė vende tė ndryshme tė botės kanė treguar njė rrezik nė rritje nga pėrdorimi i telefonave celular, sidomos nė anėn e kokės ku njerėzit vendosin aparatin. Pesė nga gjashtė studimet e bėra treguan se te kėta njerėz mundėsia pėr njė tumor malinj nė tru ishte mė e madhe. Po ashtu, pėrdoruesit e rregullt kanė mundėsi pėr tė zhvilluar mė shumė tumore se njerėzit e tjerė. Njerėzit qė kanė pėrdorur telefonat e tyre pėr njė dhjetėvjeēar ose mė shumė, janė 20 pėr qind mė tė prirė pėr tė zhvilluar sėmundjet e veshit dhe 30 pėr qind pėr njė tumor malinj. Rreziku ėshtė shumė herė mė i madh nė anėn e kokės, nga e cila telefoni ėshtė mbajtur mė gjatė. Sipas shkencėtarėve pėrdorimi i telefonave celularė pėr mė shumė se dhjetė vjet rrit ndjeshėm rrezikun e kancerit malinj nė kokė apo vesh.

Shkenca, bimėt jeshile pastrojnė gjakun
Pėr tė pastruar gjakun nga pėrbėrėsit dhe elementet e dėmshme, mund tė jenė tė nevojshme njė sėrė kurash mjekėsore. Njė kurė e efektshme pėr tė luftuar sėmundjet e gjakut ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė. Fiku ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi.

Sporti dhe gjimnastika rėndojnė Artitin reumatik
Ai qė ka artritin reumatik shpesh mundet tė vazhdojė tė merret me interesat e kohės sė lirė po ashtu si mė parė. Por pėr ta do tė ishte mė mirė qė gjatė ditės tė mos kryejnė lojėra me top apo gjimnastikė me ushtrime kėrcimi. Kėto lloj veprimtarish mund t’i mbingarkojnė kyēet. Se sa i lodhur njeriu ndjehet nga kjo sėmundje, ėshtė diēka vetjake. Nėse sėmundja bėhet mė e rėndė mund tė jetė i domosdoshėm marrja e pushimit mjekėsor. Dy vitamina janė shumė tė rėndėsishme pėr trupin e njeriut dhe ndihmojnė shumė nė shmangien e problemeve reumatizmale, ato janė vitamina C dhe A. Tridhjetė ditė nė vit, mjekėt rekomandojnė plazh pėr tė gjithė personat qė kanė probleme me reumatizmėn, sipas tyre, ėshtė shumė e rėndėsishme, qė ata tė shtrihen nė rėrėn e plazhit nė mėngjes dhe nė darkė.

Stresi sjell njė jetė tė ndryshueshme
Pak stres ėshtė normal, madje i nevojshėm pėr tė pasur njė jetė tė ndryshueshme dhe interesante. Pėrgjigjja ndaj stresit mund tė jetė e dobishme nė rastet kur reaksioni i shpejtė ndaj tij, bėhet i dobishėm. Prapėseprapė, mund tė vėshtirėsojė aftėsinė tuaj pėr t’i bėrė ballė detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerėzit qė iu rrethojnė. Nė qoftė se ju ndiheni tė shtypur nga njė gjendje mbistresante pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe ju mund tė filloni tė ndiheni tė dobėt dhe tė shfaqni probleme shėndetėsore. Lajmi i mirė ėshtė se mund tė gjeni rrugė, qė ju shpien drejt indiferencės dhe shpenzimin e kohės me tė tjera plane qė nuk iu lėnė kohė qė tė mendoni rreth stresit. Kalimi i kėsaj gjendje do tė sillte ēaste tė qeta dhe tė ėmbla pas asaj stuhie tė furishme emocionesh tė pakontrolluara.

Mjalti zbut kollėn natėn
Njė lugė mjaltė mund tė zbus kollitjen e natės dhe t'u ndihmojė fėmijėve dhe prindėrve tė tyre qė tė flenė mė mirė, ka dėshmuar njė studim nė tė cilin janė pėrfshirė 105 fėmijė, tė cilėt kolliteshin pėr shkak tė ftohjes. Fėmijėt janė ndarė nė tri grupe nga tė cilat njėri ka marrė shurup kundėr kollitjes, i dyti mjaltė, ndėrsa i treti asgjė, dhe ėshtė dėshmuar qė mjalti ėshtė zgjidhja mė e mirė. Mjalti pėrdoret nė mbarė botėn si ilaē popullor kundėr kollitjes dhe ėshtė alternativė mė e sigurt dhe mė e efektshme sesa mjekėsia zyrtare. Ekzistojnė disa arsyetime pse mjalti ndihmon nė lehtėsimin e kollitjes, kanė sqaruar Paul dhe kolegėt e tij. Mjalti ėshtė i ėmbėl dhe nė formė shurupi si dhe ndikon si relaksues nė fytin e irrituar, e ėshtė i rėndėsishėm ndoshta edhe pėr faktin qė ka pėrqindje tė madhe antioksidantit.

Muzika qetėson mė shumė se ilaēet
Muziko-terapia ndikon pozitivisht nė qetėsimin e trurit dhe dhimbjeve fizike tek personat e sėmurė. Ekziston njė raport i thellė dhe ende misterioz, i cili lidh muzikėn me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund tė na shqetėsojė, apo nė tė kundėrt tė na qetėsojė; mund tė na shtyjė drejt njė agresiviteti, apo tė na nxisė drejt njė dashurie? Dhe nė ē‘mėnyrė muzika mund tė ketė efekte terapeutike dhe tė qėndrojė pėrkrah terapive psikiatrike tė suksesshme? Vetėm prej pak vitesh shkenca, veēanėrisht neuroshkenca, i ėshtė dedikuar kuptimit tė fenomeneve qė lidhen me dėgjimin e muzikės. Pikėrisht zbulimet e fundit tregojnė se muzika dhe shkenca kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Lidhja racionale mendim-muzikė nuk ekziston vetėm te fėmijėt. Ėshtė provuar se muzika nuk ėshtė e bezdisshme, por qė zgjidhet me dėshirė nga tė gjithė, veēanėrisht nga dėgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencėn, humorin dhe arsyen pėr tė kryer punė tė ndryshme, tė cilat kėrkojnė njė pėrqendrim tė veēantė. Veē tė tjerash, nėse eksplorojmė nė natyrė dhe etnologji raportin muzikė-mendim, do tė zbulojmė lidhje tė vjetra dhe shumė tė thella

tirana observer
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi