ILIRIADA PORTAL

Hajde luajme shtetesh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14032010

Mesazh 

Hajde luajme shtetesh




Me nje vizion inekzistent ekonomik, lideret kosovare do te perballen me Serbine ne krye te CEFTA-s dhe Spanjen qe nuk e do fare Kosoven, e qe ne fokus te presidences se saj ne BE, ka pikerisht ekonomine

Nga Agim Popoci

Flamuri dhe Himni i Kosoves, sic duket do te jene e keqja me e vogel qe lideret kosovare u kane dhuruar qytetareve te shtetit me te ri ne Evrope. Edhe pas 22 muajve ata bejne sikur po luajne lojen e shtetit, dhe jane te papergatitur ndaj cdo sfide, madje edhe atyre te paralajmeruara.

Keshtu, pas nje performance dhe lobimi shume te dobet per pranimin e ketij shteti nga anetaret e OKB-se, janari 2010 e gjen Kosoven me BE-ne qe kryesohet nga Spanja e cila e kundershton ashper pavaresine e saj, dhe CEFTA-n me kryesuesen e rradhes, Serbine. Qe Spanja dhe Serbia do te jene kryesuese te rradhes, kjo nuk ka asgje te keqe, por qe Kosova vjen “nen thundren” e tyre shume e papergatitur dhe kerkon te pranohet nga shtetet e tjera, kjo nuk mund te kuptohet ne asnje menyre.

Derisa per Flamurin dhe Himnin e papranueshem nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane, pergjigja e pakuptimte qeveritare ishte se u be shpejt e shpejt nen presionin nderkombetar, situata ne te cilen sot ndodhet Kosova ka nje fajtor me emer dhe mbiemer, dhe ata jane po ata deputete qe firmosen Deklaraten e Pavaresise dhe menduan se aty gjithcka perfundoi. Per turpin e tyre, janari 2010, Kosoven e gjen shume larg BE-se dhe standardeve evropiane, me nje ekonomi te rrenuar, papunesi te skajshme dhe situate te disfavorshme.

Kur shqiptaret e Kosoves filluan te mburren me shtetin e tyre dhe hapat e pare ne shtetformim, Serbia i dha goditjen e pare dhe me te rende, ne ekonomi, pikerisht aty ku ajo perfiton me se shumti nga Kosova. Shkak i gjithe kesaj goditjeje ishte vula e Kosoves. Edhe pse kjo nuk kishte lidhje me politiken, Serbia si nenshkruese e Marreveshjes per Tregtine e Lire ne Evropen Qendrore, CEFTA, i vendos embargo prodhimeve kosovare. Mungesa e seriozitetit ne zhbllokimin e kesaj situate sqaron shume mangesi ne qeverisjen dhe shtetformimin e Kosoves, nga vete rendesia qe kjo Marreveshje dhe historiku i saj ne praktike ka per te gjitha ato shtete qe ishin pjese e saj dhe sot anetare te BE-se.Duke bere politike kafenesh, duke dhene premtime boshe si ne fillimvitet ’90-te, qeverisja kosovare dhe menyra e trajtimit te CEFTA-s nuk kishte se si te perfundonte ndryshe. Shtetformuesit e Kosoves u nisen ne drejtim te BE-se duke mos pasur idene se cila eshte rruga e anetaresimit, gje qe e kofirmon edhe qasja ndaj Central European Free Trade Agreement (CEFTA). Kjo marreveshje e tregtise ne mes te Shqiperise, Maqedonise, Kosoves, Kroacise Bosnje e Hercegovines, Serbise, Malit te Zi dhe Moldavise qe sot percakton zonen unike te tregtise se lire ne Evropen Juglindore, kishte ne gjirin e saj Polonine, Cekine, Sllovakine,Sllovenine dhe Hungarine qe sot jane anetare te BE-se. Ne kohen kur Shqiperise, Bullgarise, Malit Zi, Kroacise, Maqedonise, Moldavise, Rumanise, Kosoves, Serbise dhe Bosnje-Hercegovines iu mundesua parafirmosja e kesaj marreveshjeje me 10 tetor 2006 ne Bruksel, edhe pse nuk kishin statusin kandidat per anetaresim, dy te fundit e refuzuan kete marreveshje duke kerkuar kushte me te mira. Ne kete kohe, kur te gjithe shqiptaret po prisnin shpalljen e pavaresise, dhe aleatet ishin te bindur se lideret kosovare e meritojne nje gje te tille, keta te fundit nuk ishin ne dijeni se per cfare marreveshje eshte fjala, pse UNMIK-u ne emer te Kosoves parafirmos nje gje te tille dhe pse Serbia e Bosnja refuzojne nje arritje kaq te madhe.

Marreveshja e re eshte firmosur me 19 dhjetor 2006 ne Samitin e kryeministrave te vendeve te Evropes Juglindore ne Bukuresht nga te gjitha dhjete anetaret, ndersa eshte ratifikuar me 31 mars 2007 duke hyre ne fuqi me 1 mај te atij viti. Pra ne kohen kur te gjitha partite politike po beheshin gati per te drejtuar Kosoven, vetem disa muaj para shpalljes se pavaresise, kjo Marreveshje hyri ne fuqi.

Sot biznesi ne Kosove e di se Serbia dhe Bosnja refuzojne zbatimin e kesaj marreveshje me Kosoven vetem per shkak te vules, por duhet te dine edhe shkaqet se pse keto shtete refuzuan parafirmosjen e Marreveshjes ne tetor 2006 ne Bruksel. Ne ate kohe, Serbia kerkonte kushte me te mira per industrine e cigareve, sesa ato qe i ishin percaktuar ne marreveshjet dypaleshe me shtetet tjera anetare, ndersa Bosnja kerkonte kushte me te mira per disa prodhime bujqesore qe ishin percaktuar me marreveshjet dypaleshe me Serbine dhe Kroacine. Pra, ndersa qeveritaret serbe dhe boshnjake mendonin per thelbin e mireqenies se tyre, ne Kosove duhani kontrabandohej, kurse prodhimi i tij ashtu dhe i produkteve bujqesore, shkaterrohej.

Keshtu lideret kosovare, drejt tregut unik 30 milionesh jane nisur pa strategji, me zbatimin e marreveshjes se CEFTA-s vetem ne nje sens por ama me vulen e Republikes se Kosoves ne dore. Dhe me nje vizion te tille ekonomik do te perballen me Serbine ne krye te CEFTA-s dhe Spanjen qe nuk e do fare Kosoven e qe ne fokus te presidences se saj ne BE, ka EKONOMINE.



klan

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi