ILIRIADA PORTAL

Vetehelmohen me bar miu per dashurine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15032010

Mesazh 

Vetehelmohen me bar miu per dashurine




Korce- Mosha e madhe e vajzes qe donte, dhe presioni i familjes per t'u ndare, ka bere qe cifti i dashuruar te pije bar miu, duke tentuar vdekjen. Kane qene te afermit qe kane konstatuar kete ngjarje, duke i derguar qe te dy ne spital, ku edhe kane marre ndihmen e menjehershme. Policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Mesohet se cifti ka dashur t'i jape fund jetes, pasi te afermit e djalit nuk kane dashur qe ai te martohej me nje vajze 6 vjet me te madhe se ai. Ngjarja Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem. Ka pritur qe pjesetaret e tjere te familjes te shtriheshin, ku me pas 34-vjecarja E.B ka vendosur te beje nje kafe, ne te cilen do te pinte ajo dhe A.M, 28-vjecari, me te cilen jetonte prej nje viti dhe kishte vendosur qe te martohej. Pas pergatitjes se kafes, vajza e ka hedhur ate ne nje filxhan, ndersa me pas te dy kane perzier ne te bar miu. Ne shenje vetemohimi per dashurine e tyre, dy te rinjte kane pire nga pak kafe dhe helm, per t'i dhene fund jetes. Kane qene te afermit, qe kane gjetur ciftin rende, duke u nisur urgjentisht per ne spitalin Rajonal te Korce. Bluzat e bardha kane vene ne dijeni per ngjarjen Policine e Qarkut Korce. Burime zyrtare te kesaj policie bejne te ditur se djali A.M, 28-vjec dhe vajza E.B, 34-vjece, ishin banore te Maliqit, ku vajza kishte ardhur aty nga fshati Grabovice e Pogradecit. Hetimet Pas marrjes se te dhenave eshte krijuar grupi hetimor, te cilet kane shkuar ne vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet e para hetimore. Mesohet se ne momentin kur jane permendur ne spital, vajza dhe djali jane shprehur se kishin pire bar miu. Nga te dhenat e para mesohet se cifti prej nje viti bashkejetonte me njeri-tjetrin dhe pas kesaj kishin vendosur te lidheshin ne martese, per te krijuar edhe familjen e tyre, por kjo gje ishte kundershtuar nga familjaret e djalit. Mesohet se prinderit e A.M, pretendonin se djali i tyre ishte 6 vjet me i vogel se nusja dhe nuk ishin dakord per lidhjen e tyre ne kurore. Per t'i dhene fund nderhyrjeve te prinderve, qe te dy ne shenje kundershtimi, kane menduar t'i japin fund jetes, per te treguar se ashtu si ne jete, por edhe ne vdekje do te ishin bashke. Menjehere pas marrjes se deklarimeve te te afermeve, policia e Korces ka kryer keqyrjen e vendit te ngjarjes, ku u sekuestrua ne cilesine e proves materiale filxhani i kafese, me mbetje kafe, me ere te rende. Grupi hetimor pas kryerjes se te gjitha veprimeve hetimore ngriti akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes e mbetur ne tentative"parashikuar nga nenet 99 dhe 22 te Kodit Penal. Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vetehelmohen me bar miu per dashurine :: Komentet

Mesazh prej Mon Mar 15, 2010 2:33 pm nga ad

Kjo ngjarje ve ne pah dy fakte shume te dhimbshme te familjes dhe shoqerise shqiptare.
E para mentalitetin teper konservator qe dominon ne shoqerine shqiptare, dhe e dyta faktin qe te rinjt shqiptar edhe ne moshe madhore si rasti me lart, nuk jane ne gjendje te marrin vendime te pavarura, e para per shkak te dhunes psikologjike qe ushtrohet mbi ta qe kur lindin(pa permendur ate fizike) e cila i ben rober te perjetshem te "dhunuesve" te tyre, prinderve, dhe e dyta "dhuna" shtetrore me karakter ekonomik, (papunesia, te ardhurat minimale, pasiguria etj) pranga te tjera kto qe e detyrojn edhe njeriun me energjik e te pavarur te detyrohet ti nenshtrohet disa kushteve per mbijetese, dhe qe ne fund te fundit ne nje moment te caktuar sjellin pasoja te tilla.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi