ILIRIADA PORTAL

Veliaj vs Basha, hapet gara pėr kryebashkiakun e Tiranės?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15032010

Mesazh 

Veliaj vs Basha, hapet gara pėr kryebashkiakun e Tiranės?




E majta, ende nuk ka pėrcaktuar pėrfundimisht, mes Veliajt, Shalsit apo Ngjelės
Lufta e ashpėr pėr tė zėnė karrigen e Edi Ramės
Karrigia e Edi Ramės, nė Bashkinė e Tiranės, shumė shpejt do tė bėhet fushėbeteja e dy prej politikanėve tė rinj, por tė suksesshėm nė Shqipėri siē janė Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Edhe pse ende jo zyrtarisht, kandidaturat pėr njeriun e parė tė kryeqytetit kanė nisur tė pėrfliten nė korridoret e partive mė tė mėdha nė vend. Kryeministri Berisha, i cili duket se 10 vitet e fundit Bashkia e Tiranės i ėshtė kthyer nė “mollė tė ndaluar”, kėrkon me doemos qė tė bėjė blu administrimin e kryeqytetit. Njerėz pranė kreut tė PD-sė, bėjnė tė ditur se kandidati favorit pėr tė kandiduar nė Bashkinė e Tiranės ėshtė Lulzim Basha. Nė kampin e majtė, situata ėshtė disi mė e komplikuar. Rama nė “pole-position” pėr garėn e Tiranės, ka njė nga bashkėpunėtorėt e tij mė ta afėrt tė viteve tė fundit. Pikėrisht, Erion Veliaj ėshtė favoriti i cili do tė kandidojė pėr tė drejtuar kryeqytetin. Gjithsesi, i dilemat tek socialistėt janė ende tė mėdha, veē Veliajt, nė garė ende janė dhe Spartak Ngjela dhe Eduart Shalsi. Rama me tė vetėt janė duke bėrė tė pamundurėn qė ditėn e zgjedhjeve lokale tė mundėsojnė dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare. Strategjia e opozitės me bojkot dhe protesta, duket se po i ēon tė gjitha rrugėt nė njė pėrballje tė re elektorale pėr tė vendosur se kush do qeverisė vendin.
Kandidati Lulzim Basha
Tre herė radhazi ministėr: i Transporteve, i Jashtėm dhe tani i Brendshėm, Basha po profilizohet si njeriu mė i pėrshtatshėm i Berishės, pėr t’ia dalė nė njė sipėrmarrje politike, qė ky i fundit po kėrkon ta fitojė me ēdo kusht. Kjo edhe pėr arsyen se ai do tė thyejė pikėrisht mitin e fundit tė Edi Ramės si kryebashkiak. Emri i tij ėshtė i lidhur ngushtė me atė tė Berishės. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonė krahėt, dhe tani, Basha ėshtė pothuajse produkt i tij. Berisha i dorėzoi ēelėsat e Ministrisė sė Brendshme duke e spostuar nė krye tė njė institucioni kyē, i cili qėndron me njė kėmbė nė sigurinė e rendit publik dhe me njė kėmbė tjetėr nė atė tė pushtetit lokal. Dy detyra tė reja qė Basha duhet ti menaxhojė me shumė kujdes dhe kėtu nuk ka vend pėr gabime. Nė fakt tashmė asnjė nė PD, nuk e fsheh faktin qė Basha ėshtė pinjolli i Berishės dhe shumė herė ai ėshtė hipotetizuar se do tė jetė pasardhėsi i tij i denjė nė krye tė demokratėve. Pėrpara se tė ngjisė shkallėn e fundit, duhet tė kalojė edhe disa kohė. Por mbi tė gjitha duhet tė kalojė provėn finale, qė me sa duket e ka emrin Bashkia e Tiranės. Mė shumė se influenca qė ka nė kryeqytetin ku jeton, pėr pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve, ky post ėshtė njė sprovė politike pėr tė testuar forcat nė nivel lokal.
Kandidati Erion Veliaj
Edhe pse nė moshė tė re, karriera politike e Erion Veliajt ėshtė ngjitur me hapa galopante. I ndodhur tani nė krye tė grupimit politik G99, pas njė viti, do ti duhet tė bėjė njė betejė qė do tė jetė sfida mė e rėndėsishme e karrierės sė tij deri nė kėto momente. Edi Rama dhe Partia Socialiste janė duke menduar seriozisht qė Bashkinė e Tiranės t’ia besojnė pikėrisht Veliajt, i cili nė pak vite ka spikatur nė klasėn politike shqiptare. Fillimisht dalja publike e tij ka qenė me lėvizjen “Mjaft”, e cila nė pak kohė u bė lėvizja e me madhe e shoqėrisė civile kundėr Qeverisė. Veliaj njihet edhe si njė ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Ramės, ēka bėn tė besosh, se kreu socialist do ti besonte ēelėsat e zyrės qė mbajti pėr 10 vjet. Rama nė asnjė rast nuk do qė tė humbasė administrimin e kryeqytetit dhe pėr faktin se do tė humbiste shumė si politikisht, po ashtu dhe moralisht. Ėshtė njė luftė politike, jo vetėm pėr bashkinė mė tė madhe nė vend, por prapa saj fshihet edhe njė duel simbolik midis njerėzve tė Berishės dhe ata tė Edi Ramės. Qė tė dy kanė jo mė shumė se njė vit kohė deri nė zgjedhjet e ardhshme. Mė mirė se Veliaj, sfidėn nga e majta nuk mund ta fitonte askush. Duhet thėnė qė nė kampin e majtė ka ende dilema pėr emrin pėrfundimtar. Nė korridoret e selisė rozė po pėrfliten dhe emra si Spartak Ngjela, Eduart Shalsi, Blendi Klosi apo dhe tė tjerė.

Rikandidmi i Ramės
Edi Rama, kohė mė parė, ėshtė shprehur se do tė qėndrojė vetėm tre mandate nė krye tė Bashkisė sė Tiranės. Mirėpo zhvillimet e fundit dhe fakti qė nuk fitoi dot pėr tu bėrė kryeministėr, e kanė vėnė nė dyshim faktin se do ti qėndrojė kėtij premtimi. Nėse ai nuk do tė arrijė tė shkaktojė zgjedhje tė parakohshme, sė bashku me zgjedhjet lokale, nuk do tė ishte ēudi qė kryesocialisti ti futej njė tjetėr gare pėr tė administruar pėr herė tė katėrt kryeqytetin.

Lulzim Basha
Letrat ende nuk janė firmosur, por Basha duket njeriu i vetėm qė demokratėt kanė nė dispozicion, nė gjendje qė t’ia dali nė njė tjetėr sipėrmarrje politike. Provėn mė tė mirė e dha gjatė fushatės elektorale dhe ekzaktėsisht nė pėrballjen me Ben Blushin e PS-sė, tė cilėn e kaloi mjaft mirė edhe pse vinte nga konsumimi i katėr viteve nė pushtet. Nė 28 qershor fitoi nė njė zonė e cila nuk ishte bastioni i tij, dhe tani ėshtė duke u pėrgatitur pėr revanshin e fundit politik, Bashkia e Tiranės.

Erion Veliaj
Kryetari i grupimit politik G99, ėshtė ndėr personazhet mė mediatik nė gjirin e sė majtės. Deri mė tani, nuk ka lėnė debat pa marrė pjesė dhe thuajse tė gjitha rastet ėshtė pėrballur denjėsisht si me kundėrshtarėt politikė ashtu dhe median. Rama nė asnjė rast nuk do qė tė humbasė administrimin e kryeqytetit dhe pėr faktin se do tė humbiste shumė politikisht. Mė mirė se Veliaj, sfidėn nga e majta nuk mund ta fitonte askush.

Tirana Observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi