ILIRIADA PORTAL

Berisha: 100 prokurore per hetimin e zgjedhjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23032010

Mesazh 

Berisha: 100 prokurore per hetimin e zgjedhjeve




Rozeta Rapushi
Propozoj 100 prokurore ne dispozicion te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, per te hetuar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kjo eshte oferta e vetme qe mund te beje kryeministri Sali Berisha, pas deshtimit te gjetjes se zgjidhjes se krizes ne seancen plenare te 19 marsit. Kreu i qeverise, tha dje se opozita nuk ka asnje fakt kunder zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, ndaj refuzon te shkoje ne prokurori apo te pranoje oferten e mazhorances, per te hetuar me 100 prokurore me kohe te plote. "Kjo eshte zgjidhja totale e problemit, ne rast se kerkohet transparenca. Refuzimi i tyre deshmon se ka vetem zero fakte. Ka zero fakte, sepse prokurori funksionon mbi bazen e fakteve konkrete", reagoi kryeministri. Sipas tij ne qofte se transparences i thuhet transparence per zgjedhjet, atehere propozimi i bere prej tij, per angazhimin e 100 prokuroreve me mandat te plote per transparence ne cdo qelize, skute, proces, flete votimi te procesit zgjedhor, angazhimi i nje buxheti te mjaftueshem per te permbushur plotesisht kete detyre. Kryeministri tha me bindje se ai i premtoi 100 prokurore Rames, ne menyre se nese ka fakte per manipulime ne zgjedhje, te mos kete asnje vonese ne procesin e hetimit te tyre. "Imagjino nese zoti Rama ka 100 fakte dhe 100 prokurore fillojne njeherazi hetimin e tyre. Pra, me nje shpejtesi shume me te madhe nga cdo mund ta benin 15 anetare komisioni dhe me nje kompetence e profesionalizem shume me te madh, por edhe ne respekt te plote te Kushtetutes se vendit qe percakton ndarjen e pushteteve, si nje nga 2-3 shtyllat themelore te sistemit demokratik, ne respekt te plote te vendimeve te Gjykates Kushtetuese, te cilat nuk i lejojne politikanet qe te marrin ne dore kompetenca te pushtetit gjyqesor", sqaroi kryeministri. Oferte kjo qe sipas tij, nuk duhet te refuzohet nga opozita socialiste. Ai shprehu urimin qe ata qe jane te interesuar per transparence te plote ne zgjedhje, ta pranojne sa me shpejt kete oferte. "Une mendoj se kjo nuk refuzohet. Uroj dhe shpresoj qe ata qe jane te interesuar per transparence ta pranojne kete oferte. Oferta eshte me e ndershmja dhe me e sigurta per transparence te plote", vijoi Berisha, duke bere te qarte serish se me larg se kaq, mazhoranca nuk mund te shkoje. Cka do te thote se kerkesa per hapjen e kutive te votimit, apo rinumerim te votave nga Partia Socialiste eshte e papranueshme. Qendrimi i prere i kryeministrit, erdhi menjehere pas vendimit te grupit socialist, per t'iu rikthyer protestave masive popullore ne te gjithe vendin, per shkak te mos respektimit sipas tyre te se drejtes per hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive te votimit.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi