ILIRIADA PORTAL

Eurodeputetėt: Bojkotin e bėjnė ata qė s’e duan Shqipėrinė nė BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24032010

Mesazh 

Eurodeputetėt: Bojkotin e bėjnė ata qė s’e duan Shqipėrinė nė BE




Nė pėrfundim tė vizitės ēertifikuese pėr lėvizjen e lirė, eurodeputetėt, nė njė deklaratė rikonfirmuese, theksuan se liberalizimi i vizave ishte tashmė njė realitet i pritshėm e se reformat e institucioneve ishin ndėrmarrė me shumė seriozitet, por sqaruan se forcat qė ndėrmarrin bojkot afėrmendsh se nismat politike nuk i kushtėzojnė nga interesi kombėtar i shqiptarėve, qė ėshtė integrimi i tyre nė Europė


“Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė bojkotuar punėn e Parlamentit nė tė ardhmen, do tė pengonin dhe vėshtirėsonin ambiciet e Shqipėrisė drejt Bashkimit Europian”. Kėshtu theksojnė nė njė deklaratė tė pėrbashkėt deputetėt e Parlamentit Europian, Eduard Kukan, Jelko Kacin, Simon Busutil, Tanja Fajon dhe Marije Konerlisen. Eurodeputetėt u bėjnė thirrje tė gjithė liderėve politikė, tė vazhdojnė pėrpjekjet qė zgjidhja tė gjendet brenda institucioneve demokratike. “Tė gjitha institucionet demokratike duhet tė jenė funksionale nė mėnyrė qė tė pėrballojnė sfidat e integrimit europian”, thuhet nė deklaratė, nė tė cilėn mė tej citohet se debate politik duhet bėhet nė kėto institucione, vendimet e tė cilave duhet tė respektohen nga tė gjithė.

Po kėshtu, anėtarėt e Parlamentit Europian mirėpritėn progresin e bėrė nga Shqipėria nė kuadėr tė pėrmbushjes sė kritereve pėr liberalizimin e vizave. Ata theksojnė se Parlamenti Europian, ėshtė i kėnaqur me nivelin e pėrgatitjes teknike pėr kėtė proces. “Jemi gati tė mbėshtesim heqjen e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė”, shprehen deputetėt, mes tyre edhe koordinatori i grupit mė tė madh politik nė komitetin pėrgjegjės pėr ēėshtjen e vizave, Simon Busutil dhe raportuesja pėr ēėshtjen e vizave Tanja Fajon.

Deklarata e parlamentarėve, e cila certifikon njėherazi edhe pėrmbushjen e parakushteve teknike tė vendosura nga Brukseli dhe ka paranjoftuar marrjen e vendimit pėr heqjen e regjimit tė vizave, brenda muajit prill, u bė pas vizitės sė tyre dy ditore nė Shqipėri, dhe takimeve me drejtuesit mė tė, artė tė shtetit dhe politikės shqiptare.

Pas kėtij rekomandimi, pritet qė procedura tė vihet nė zbatim para nisjes sė sezonit tė pushimeve verore

Ndėrkohė, edhe nga ekspertėt kjo vizitė e europarlamentarėve shihet si njė konfirmim pėr plotėsimin e standardeve teknike nga ana e Shqipėrisė. Krizėn aktuale politike ata e shikojnė pa ndikim tė drejtpėrdrejtė nė kėtė proces.

Nė kontaktet me autoritetet zyrtare dhe pėrfaqėsues tė opozitės europarlamentarėt janė tė pėrqendruar mė shumė tek plotėsimi i kritereve teknike pėr liberalizmin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė pėr nė hapėsirėn “Schengen” tė BE-sė. Delegacioni i Parlamentit Evropian ka vizituar dhe qendrėn e pėrgatitjes se dokumenteve tė identifikimit nė Tiranė, si dhe sallėn operacionale pėr monitorimin e kufijve e doganave nė Drejtorinė e Policisė sė Shtetit. Duke mos dashur tė bėjnė komente paraprake pėr median, europarlamentarėt priten qė vlerėsimet e tyre ti bashkėngjisin me ato tė dy ekipeve monitoruese qė Komisioni Europian ka dėrguar mė herėt nė Tiranė.

Nga gjithė kjo vizitė, sipas eurdeputetėve, qeveria shqiptare ka pėrmbushur detyrimet e udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave. Ky ėshtė konstatimi qė ka bėrė delegacioni i Parlamentit Europian, i cili ka mbėrritur nė Tiranė nė njė vizitė disa-ditore qė pėrfshin njė njohje nė terren tė hapave tė hedhura nga vendi ynė.

“Ne si deputetė tė Parlamentit Europian do tė vazhdojmė tė ngremė zėrin lart nė favor tė heqjes sė vizave pėr qytetarėt shqiptarė sa mė shpejt”, tha Kukan, duke shtuar se delegacioni konstatoi nė vend funksionimin efikas tė tė gjithė sistemeve pėr kontrollin e integruar tė kufirit dhe infrastrukturės e lidhur me ēėshtjet e migracionit nė institucionet shqiptare.

Kryeministri Berisha shfrytėzoi rastin pėr t’i paraqitur eurodeputetėve rezultatet e punės pėrgatitore tė qeverisė nė kuadėr tė udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave.

Kryeministri theksoi se tė 24 pikat e kalimit kufitar janė unifikuar nė sistemin TIMS, i cili funksionon me efikasitet dhe ėshtė i ndėrlidhur edhe me Interpol-in. Ky sistem kontrolli, u shpreh Kryeministri, funksionon mbi parimin one-stop-shop dhe janė krijuar modelet pėr e-visa dhe e-lejet e qėndrimit.

Ndėrkohė, Berisha u shpreh se ėshtė miratuar legjislacioni i nevojshėm pėr kontrollin dhe survejimin e kufirit, si dhe ai pėr azilin nė pėrputhje me standardet evropiane dhe ėshtė vėnė nė funksion tė plotė kontrolli i hapėsirės detare me radarė. Shqipėria, theksoi Kryeministri , ka nėnshkruar gjithashtu marrėveshjen e ripranimit me tė gjitha vendet e BE-sė.

Kryeministri Berisha i bėri me dije europarlamentarėve masat e rėndėsishme legjislative tė miratuara gjatė kėsaj periudhe nga qeveria shqiptare dhe Kuvendi, si ligji antimafia, shtyrja e afatit pėr moratoriumin pėr skafet, etj.

Nga ana e tij, eurodeputeti Kukan iu pėrgjigj se europarlamentarėt gjatė vizitės sė tyre kanė pasur rastin tė vizitojnė dhe ta konstatojnė drejtpėrsėdrejti funksionimin efikas tė tė gjithė sistemeve pėr kontrollin e integruar tė kufirit dhe infrastrukturės tjetėr tė lidhur me ēėshtjet e migracionit nė institucionet shqiptare, si dhe shprehu vlerėsimin e grupit tė eurodeputetėve se kėrkesat teknike tė udhėrrėfyesit janė plotėsuar tashmė nga qeveria shqiptare.

Garancia e dhėnė nga delegacioni i Parlamentarėve evropianė, se heqja e vizave me Shqipėrinė do tė realizohet para pushimeve tė verės, e ka zanafillėn te deklarata e Komisionerit pėr Zgjerimin, Stefan Fule, i cili vizitoi Shqipėrinė javėn e kaluar.

Fule i shprehu kryeministrit Berisha, gjatė njė takimit tė zhvilluar me tė, se Komisioni Evropian do japė propozimin pėr vizat, brenda muajit prill, duke nėnkuptuar mbylljen e procedurave tė hyrjes nė listėn e bardhė tė “Schengen”-it, pėrpara pushimeve tė verės.

“Dua tė theksoj se pėr sa i pėrket veprave, liberalizimi i vizave ka filluar tė lėvizė nė drejtimin e duhur. Kohėt e fundit, Shqipėria ka bėrė shumė progres nė implementimin e udhėrrėfyesit. Kolegėt e mi nė Komision po punojnė pėr tė prezantuar muajin tjetėr njė vlerėsim, dhe bazuar nė tė, njė propozim se si duhet tė veprojė mė tej, Kėshilli Europian dhe Parlamenti Europian”, deklaroi Komisioneri Fule.


Eduard Kukan, kryetari i delegacionit pėr Evropėn Juglindore



“Kushtet e vetme teknike, janė plotėsuar, tė hiqen vizat pėr Shqipėrinė”



Eduard Kukan, kryetari i delegacionit pėr Evropėn Juglindore, nė njė prononcim dje, pas vizitės nė Shqipėri, rikonfirmoi qėndrimin e tij, pėr liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt, duke qenė se janė pėrmbushur tė gjitha kushtet teknike.



Si e vlerėsoni pėrmbushjen e kushteve tė vėna ndaj Shqipėrisė pėr liberalizimin e vizave?

Mund tė them, se ne jemi tė impresionuar me instrumentet teknikė qė janė tė nevojshėm pėr heqjen e vizave afatshkurtra. Ne i kemi parė dhe ēdo gjė po ecėn siē duhet. Komisioni Europian ėshtė shprehur qė nė fillim, se ka vetėm kushte teknike dhe jo tė tjera. Atėherė, nėse kėto kushte teknike janė plotėsuar, unė jam nė favor tė heqjes sė vizave.



Atėherė, kur ju jeni tė kėnaqur me progresin, prisni qė Komisionit Europian tė jetė pozitiv nė vlerėsim?

Po, do tė ishte e ndershme, qė kur kushtet qė janė vėnė pėr tu pėrmbushur janė pėrmbushur, atėherė tė shkohet pėrpara me procesin.





Jelko Kacin, Zėvendėspresidenti i delegacionit pėr Evropėn Juglindore , komenton vizitėn nė Tiranė



“Vendimi pėr heqjen e vizave, punė orėsh, pranvera do tė jetė shumė premtuese”



“Ka shumė lloje progresi. Kushdo qė vjen nė Shqipėri, kryesisht nė Tiranė ėshtė i impresionuar me progresin qė ka bėrė vendi. Kur flasim pėr kushtet teknike pėr heqjen e vizave afatshkurtra siē janė prodhimi i kartave tė identitetit apo pėrmbushja e pasaportave biometrike, rregullat e procedura dhe gjithēka, hapat qė janė bėrė janė impresionues. Ėshtė shumė evropiane, madje mė shumė se standardeve europiane. Por kur vjen puna te klima politike nė parlament, ndryshon ēėshtja.

Teknikisht, ju i pėrmbushni kushtet , por ku i dihet se kur do tė hiqen vizat? Qytetarėt shqiptarė duan heqjen e vizave tani. Pra ka dhe njė pjesė politike tė procesit dhe ne duam ta pėrshpejtojmė kėtė proces. Ne po i kėrkojmė Komisionit Europian dhe Kėshillit tė bėjė propozimin jo sa mė shpejt tė jetė e mundur, por nė fillim tė pranverės. Fillimi i pranverės ėshtė tani punė orėsh.

Duhet qė klima politike nė vend tė pėrmirėsohet sa mė shpejt. Pranvera po vjen. dimri shkoi. Ėshtė vėrtetė momenti qė tė provohet sesa pranvera nė Shqipėri do tė jetė shumė mė premtuese sesa dimri”.



55

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi