ILIRIADA PORTAL

Presidenti Topi dekoron me Urdhrin “Nderi i Kombit”, artistin Sandėr Prosi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25032010

Mesazh 

Presidenti Topi dekoron me Urdhrin “Nderi i Kombit”, artistin Sandėr Prosi




Presidenti i Republikės, Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin “Nderi i Kombit”, artistin e madh tė skenės dhe tė kinematografisė shqiptare, aktorin e pakrahasueshėm Sandėr Prosi (pas vdekjes), me motivacionin:“Si personalitet i shquar i skenės dhe i ekranit me kontribute tė ēmuara nė krijimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė artit teatral dhe kinematografik shqiptar”.Nė njė ceremoni zyrtare tė organizuar nė mjediset e Institucionit tė Presidencės,pas ekzekutimit tė himnit kombėtar dhe leximit tė dekretit tė dekorimit nga Sekretari i Pėrgjithshėm,Aleksandėr Flloko, Kryetari i Shtetit i dorėzoi Aristidh Prosi, tė birit tė tė ndjerit,Urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės nė shenjė vlerėsimi.Nė fjalėn e tij me kėtė rast,Presidenti i Republikės u shpreh:Tė dashur familjarė tė aktorit tė madh Sandėr Prosi,
I dashur miku im i vjetėr, shok i fėmijėrisė, Aristidh,
Tė nderuar pjesėmarrės,
Zonja dhe zotėrinj!
Njerėzit e mėdhenj si Sandėr Prosi janė shenjtorėt laikė tė kohės sonė! Secili prej nesh duke ardhur nė kėtė sallė, nė vetvete do tė ketė menduar se nuk jemi ne qė po nderojmė Sandėr Prosin, por ėshtė pikėrisht ai qė na nderon ne me veprėn dhe sidomos me profilin e tij njerėzor.
Ai ishte njė artist i fjalės. Njė nga mė tė mėdhenjtė e fjalės shqipe. Fjala pėr tė nuk kishte sekrete, ai ishte i pushtetshėm ndaj saj pikėrisht nė kohėn kur fjala dhe liria e saj kishin marrėdhėnien mė tragjike nė kėtė vend. Sandėr Prosi ishte njė nga kolonat e artit tė shtatė nė Shqipėri.
Ka patur sprova tė hershme teatrore nė Shqipėri, por teatri i mirėfilltė dhe kinemaja lindi me plejadėn e aktorėve dhe regjisorėve tė mėdhenj nė vitet 40-50 tė shekullit tė XX-tė ku shkėlqeu me talentin e tij edhe Sandėr Prosi. Tė parėt, themeluesit, kanė njė karakteristikė qė i bėn ata pjesė tė asaj historie qė shndėrrohet nė pikė referimit pėr brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandėr Prosit.
Tek tė tillė njerėz ekziston njė shkrirje e trefishtė e aktorit me historinė, personazhin dhe fjalėn. Aktori realizohet duke dhėnė, duke u tjetėrsuar nė personazhin qė luan, por ai s’mund tė luajė kurrė siē luante Sandėr Prosi pa qenė njė personalitet i fuqishėm. Aktori shkrihet mė fjalėn dhe ky ėshtė jo vetėm profesioni, por ndoshta edhe misteri i aktorėve tė mėdhenj tė sėrės sė tij.
Talenti nuk qėndron thjesht tek tingulli i dhėnė apo i pėrpunuar, por pikėsėpari tek ajo lidhje shpirtėrore me fjalėn, njė lidhje shumė e lartė pėr tė mos thėnė hyjnore.
Sandėr Prosi ishte njė metaforė e ndritshme e enigmave tė veta e siē ka thėnė Vitorio Gazman “Aktori i vėrtetė nuk mundet e nuk duhet t’i shmanget detyrės pėr tė qenė mishėrim i tė gjitha pasioneve, i tė gjitha frikave, i tė gjitha dobėsive tė natyrės njerėzore”. Jam i bindur, sikurse dhe ju se i tillė ishte dhe Sandėr Prosi.”
Me interpretimin e tij ai krijonte njė jetė tė dytė, fjalėve u jepte ngjyra, interpretimet e tij ishin thellėsi shpirti dhe mendjeje, copa jete e lartėsi fantazie, njė nxitje e madhe pėr mendimin tonė, pėr raportin tonė me tė bukurėn, me artin, me vetė lirinė.
Nė adoloshencėn time apo vitet e shkollės, pak portrete fizike mė kanė tėrhequr vėmendjen, aq sa ai i Sandėr Prosit. Ai ishte i saktė, i vėrtetė, i menēur, shqiptar deri nė palcė, nė jetė dhe nė art.
A nuk ėshtė i tillė Otelloja, qė ai interpretoi me aq mjeshtėri ku duket qartė nderimi pėr besėn dhe pėrēmimi pėr pabesinė?
Lartėsia e interpretimit bashkohej me vlerat e personazhit dhe padyshim me vlerat morale tė aktorit.
Tė dashur miq,
Duke parė sot, Dhaskal Todrin e Sandėr Prosit, fėmijėt tanė dhe brezat e mėvonshėm do tė mėsojnė sa u jep njė libėr historie po aq, e ndoshta mė shumė e mė ndjeshėm, pėr atė figurė tė arsimit kombėtar, pėr rrugėn e mundimshme tė kėtij populli pėr identitet e prosperitet.
Madhėshtor ishte Marēelo Mastrojani, por kurrėsesi nuk erdhi me standardin dhe lojėn mjeshtėrore tė Sandėr Prosit tek “Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur” .
Nuk mund t’i shmangem tundimit pa komentuar nė mėnyrė tė veēantė filmin “Nėntori i dytė”. Nė kujtesėn tonė Burri i Pavarėsisė ėshtė skalitur nėpėrmjet interpretimit tė Sandėr Prosit, njė imazh qė kurrė nuk mund tė tjetėrsohet e ndoshta as tė tejkalohet. Ashtu siē e kemi tė vėshtirė tė ndėrrojmė perceptim pėr Skėnderbeun, pavarėsisht nga gravurat qė shohim, sepse tė gjithė kemi nė zemėr bustin e Odise Paskalit, po ashtu Ismail Qemali pėr ne, ėshtė ai i “Nėntorit tė dytė”. Ndikime tė tilla i shkakton vetėm arti i madh.
Tė nderuar famijarė tė Sandėr Prosit dhe artistė tė pranishėm,
Modeli qė Sandėr Prosi na la jo vetėm ne, qė patėm fatin ta njihnim pėr sė gjalli, por edhe atyre qė e njohin e do ta njohin vetėm nga filmat qė shohin, ėshtė mundėsi pėr kuptuar se “inteligjenca, pasioni, dashuria pėr tė bukurėn rezultojnė si objekti mė i lartė i vlerėsimit pėr kultin modern tė njerėzve tė mėdhenj, por do tė shtoja qė ky vlerėsim, do tė ishte i mangėt nėse nuk marrim nė konsideratė edhe fisnikėrinė e karakterit qė ishte shenja dhe gjurma dalluese e tė madhit Sandėr Prosit nė rrugėtimin e tij artistik dhe human.
I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tė madhit Sandėr Prosi!
* * *
Nė ceremoninė e dekorimit tė aktorit tė madh, nė nder dhe nė respekt tė tij, ishin tė pranishėm aktorė, regjizorė, kineastė dhe personalitete tė larta tė artit shqiptar. Nė emėr tė tyre pėrshėndeti djali i aktorit Sandėr Prosi: “Ju falenderoj pėr fjalėt vėrtet shumė prekėse, tė thella tė thėna nė adresė tė babait tonė! Ju falenderoj shumė edhe pėr dekorimin qė ju e bėtė sot nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij! Dua tė falenderoj shumė edhe kolegėt bashkėpunėtorė tė krijimtarisė artistike, njė pjesė e mirė e tė cilėve ėshtė nė kėtė sallė. Sė fundi do tė falenderoja me shumė respekt dhe do tė shprehja njė mirėnjohje tė thellė pėr dy persona qė unė mendoj se kanė njė vend shumė tė rėndėsishėm dhe tė pazėvendėsueshėm nė jetėn e tij qoftė private, qoftė artistike. Kam parasysh bashkėshorten e tij, zonjėn Filomena dhe mikun artistė tė tij, operatorin, regjisorin e famshėm Viktor Gjika.”

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi