ILIRIADA PORTAL

.Aktualitet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27032010

Mesazh 

.Aktualitet




Aq shumė veti pozitive ka ai, saqė kohėt e fundit dietologet e kanė cilėsuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te tė gjitha ushqimeve derisa arrihet vetėm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditė
Ėshtė fryti qe na “dhuron” veren, pijen me fisnike qe na shoqeron ne ēdo feste, ngjarje te rėndėsishme apo thjesht ne ditet e zakonshme te jetės. Me origjinė te panjohur, shkrimet dhe legjendat e vjetra tregojnė se rrushi kultivohej kryesisht ne njė zone te madhe mes Europes, Afrikes se Veriut dhe Azise, rreth 8000 vjet me pare. Vendlindja e tij europiane ėshtė Franca, ku bimet e hardhise u sollen nga fenikasit ne vitin 600 para Krishtit, ndėrsa romakėt e sollen ne Gjermani ne shekullin e fundit pas Krishtit. Ne kontinentin aziatik, sidomos ne Kine, rrushi dhe pijet e prodhuara prej tij mberriten fale tregtise nga Arabia ne shekullin e dytė p.e.s. Aktualisht, prodhimi boteror i rrushit qe pėrdoret si fryt tavoline i kalon 70 milione kuintale ne vit, ndėrsa Italia mban vendin e pare mė me shumė se 15 milione te tillė. Sipas FAO-s, 75866 kilometra katrore e te gjithė botės i ėshtė dedikuar kultivimit te kėtij fryti magjik. Po sipas te dhenave te kėsaj organizate, rreth 71 pėr qind e prodhimit boteror te tij pėrdoret pėr berjen e veres, 27 pėr qind pėr pėrdorimin si fryt tavoline dhe 2 pėr qind pėr t‘u thare. Po ashtu, njė pjesė e mirė e tij shkon pėr prodhimin e lengut, i cili pėrdoret si embelsues pėr produktet qe permbajne etiketat “pa sheqer te shtuar” apo “100 pėr qind natyral”. Nga ana tjetėr, ėshtė pėr t‘u theksuar fakti se zonat qe i dedikohen rrushit pėr prodhimin e veres po rriten me rreth 2 pėr qind ne vit.
Perdorimi
I cilėsuar si mbreti i tavolines, varietetet e ndryshme te tij ngjajne shumė pak me njėri-tjetrin. Rrushi ka veti te mira ushqimore e dietike. Kokrrat e tij permbajne sasi te konsiderueshme sheqeri, qe shkon deri ne 25 pėr qind, acide organike, kripera te kalciumit, te hekurit, vitamine B dhe C, lende tanike etj. Por rrushi ose lengu i tij pėrdoret gjeresisht edhe pėr qellime terapeutike.
Guret ne veshka
Ai keshillohet te pėrdoret nga ata qe vuajne nga guret ne veshka, nga nefritet, ata qe kanė gurė ne melēi, probleme me fshikezen e urines apo nga njerėzitė qe vuajne nga tensioni i lartė i gjakut. Rrushi ka efektshmeri te lartė edhe te te semuret nga pleuriti, bronkiti kronik, ne rastet me astma bronkiale te formes se lehtė e te mesme, si dhe ne sėmundjet e mushkerive. Njė bistak mesatar rrushi ėshtė i barasvlefshem me dy gota uji meqenėse rreth 80 pėr qind e tij perbehet nga uji, njė mėnyrė shumė natyrore pėr te larguar helmet nga veshkat, pėr te mbajtur gjakun te pastėr dhe pėr te luftuar grumbullimin e likuideve, qe janė njė nga shkaktaret kryesore te celulitit.
Pastrimi zorreve
Keshillohet te hahet me gjithė lekure, pasi ėshtė shumė e pasur me fibra dhe ndihmon ne pastrimin e zorreve. I vetmi perjashtim ėshtė se nuk rekomandohet te pėrdoret nga diabetiket, sepse pėrmban shumė sheqer. Aq shumė veti pozitive ka ai, saqė kohėt e fundit dietologet e kanė cilėsuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te tė gjitha ushqimeve derisa arrihet vetėm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditė. Njė kėshillė vėrtetė e vlefshme pėr te gjithė ata qe duan te bien nga pesha. Ne te vėrtetė, kjo ėshtė edhe njė nga dietat me te pėrdorshme nga yjet e famshem te Hollivudit.
Kuzhine
Por perveē vetive te shumta terapeutike, ėshtė shumė i njohur pėrdorimi i tij edhe ne kuzhine ne pergatitjen tradicionale te marmelatave, lengjeve, reēelrave, kompostove e deri te perdorimet me origjinale dhe moderne, si shoqeruesi me i mirė i mishit te bardhe apo peshkut. Shefat e rinj te kuzhines thonė se ata qe nuk e kanė provuar ēokollaten e shkrire te pėrzier me leng dhe kokrra te thata rrushi, nuk e dinė ē’do tė thotė te shijosh njė ushqim apo te falenderosh natyren pėr dhurata kaq te arta.
Pastrues
Njė bistak mesatar rrushi ėshtė i barasvlefshem me dy gota uji, meqenėse rreth 80 pėr qind e tij ėshtė ujė. Ne kėtė mėnyrė ai largon helmet nga veshkat, mban gjakun te pastėr nėse hahet me gjithė lekure, e cila ėshtė shumė e pasur me fibra, ndihmon ne pastrimin e zorreve.
Energjik
E gjithė merita e rrushit qėndron ne perqendrimin e sheqernave qe janė njė ndihmese e madhe pėr te bėrė te ndihen energjike te gjithė ata qe merren me aktivitete sportive.
Antistres
Meqenėse pėrmban metatonine, njė hormon i rėndėsishėm pėr te rregulluar ciklet gjume-zgjim, konsumi i tij garanton njė fjetje te qete ne darke.
Forcues
Forcon kockat dhe muret e kapilareve, sistemin imunitar, aktivizon mekanizmat kundėr radikaleve te lira. Gjithashtu, ai pėrmban edhe antocianine e kurecine, qe kanė veti antioksiduese dhe antibakteriale dhe ndikon ne rritjen e kolesterolit “te mirė” ne gjak.
Dietik
Kohet e fundit dietologet e kanė cilėsuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te tė gjitha ushqimeve derisa arrihet vetėm ne ngrenien e tij deri ne dy kilograme ne ditė.
Maska, pėr njė fytyre qe shkelqen
Qe ne kohėt e lashta, ky fryt njihej pėr cilėsitė depurative, ndaj tashmė industrite e mėdha te kozmetikes e kanė zbuluar qe perberesit e tij aktive kanė njė fuqi te madhe antioksiduese. Ai ėshtė jashtezakonisht i mirė pėr te hidratuar, ushqyer dhe tonifikuar lekuren dhe ndihmon ne parandalimin e plakjes se saj. Kėshtu pėr te pasur njė fytyre me te shndritshme dhe me te pastėr, kėshilla ėshtė shumė e thjeshtė. Lengu i perftuar nga shtrydhja e njė bistaku rrushi lihet te fermentohet pėr disa ore, pastaj vendoset ne lekure, duke shmangur pjesen rreth syve. Pasi lihet te veproje pėr 20 minuta, shpelahet me ujė te bollshem. Kjo maske ka njė efekt pastrues dhe rigjenerues sepse njė pergatitje e tillė ėshtė edhe kundėr rrudhave, duke e bėrė lekuren te duket me e pastėr dhe me e shendetshme se kurrė.
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi