ILIRIADA PORTAL

Presioni i Berishės shtyn Ramėn tė nisė sheshin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29032010

Mesazh 

Presioni i Berishės shtyn Ramėn tė nisė sheshin




Do te duhen plot 9 muaj per perfundimin e fazes se pare te punimeve per rindertimin e Sheshit Skenderbej. Sipas burimeve zyrtare nga Bashkia, punimet e nisura dje paradite parashikohet te zgjatin per nje periudhe 9 mujore. Faza e pare e punimeve eshte ne vleren prej 4,3 milione euro dhe do te realizohet nga kompania Kuvajtiane MAK&Sons Group. Punimet I gjithe projekti per shnderrimin e qendres do te kushtoje 10 milione euro. Nga keto, 5 milione euro jane dhuruar nga Emiri i Shtetit te Kuvajtit, ne saje te nje marreveshjeje mes perfaqesuesve te ketij shteti, qeverise shqiptare dhe Bashkise se Tiranes. Ndersa, 5 milione euro te tjera do te dalin nga fondi i Bashkise se Tiranes. Ne fazen e pare te projektit, financuar nga Emiri i Shtetit te Kuvajtit, eshte parashikuar qe te realizohen punimet e infrastruktures inxhinierike nentokesore, ne te gjithe siperfaqen ku eshte parashikuar te shtrihet sheshi i ri Skenderbej. Fillimisht, eshte parashikuar te ndertohet nje dhome teknike prane monumentit aktual te Skenderbeut, e projektuar te ndertohet ne nje thellesi rreth 9 m nga niveli i sheshit. Ne te, do te instalohen rezervuaret e ujit teknologjik dhe atij per vaditje, si dhe pompat dhe pajisjet e nevojshme per funksionimin e shatervaneve te sheshit te ri. Gjithashtu, pritet te ndertohen edhe dy galeri te nendheshme, ne te cilat do te perdoren per instalimin e te gjitha kabllove dhe tubacioneve qe parashikohet te pershkojne sheshin ne te dy drejtimet kryesore Veri -Jug dhe Lindje - Perendim. Galeria e pare do filloje te ndertohet ne Bulevardin Zogu i prane Veve Center, do kaloje perpara Pallatit te kultures, perpara nderteses se Bashkise dhe do te perfundoje ne kryqezimin e Bulevardit Deshmoret e Kombit me rrugen Myslym Shyri. Ndersa galeria e dyte do filloje te ndertohet ne rrugen e Kavajes perpara nderteses se Bankes se Shqiperise, do pershkoje sheshin e sotem perpara monumentit te Skenderbeut dhe do perfundoje ne kryqezimin e rruges Luigj Gurakuqi me Unazen e Vogel. Kanalizimet Eshte vendosur qe te punohet paralelisht per ndertimin e dy nenobjekteve, qe do te jene te domosdoshem. Behet fjale per ndertimin e disa kolektoreve per ujerat e zeza dhe te bardha qe do te sistemojne te gjitha derdhjet e institucioneve qe jane te vendosura ne periferine e sheshit Skenderbej si dhe ujerat e te gjitha rrugeve qe lidhen me sheshin. Gjithashtu, do te ndertohet edhe nenshtresat e sheshit te ri si dhe bazamentet e shatervaneve dhe kanalizimet e tyre. Projekti parashikon nje infrastrukture nentokesore te paperdorur ndonjehere me pare ne Shqiperi. Ai do te kete njekohesisht nje infrastrukture ujore, e cila do te sherbeje per ta kthyer sheshin, ne nje shesh me shatervane te lartesive te ndryshme ose ne nje shesh pa asnje pike uje. Kjo do te varet nga menyra se si do te administrohet. "Dua te theksoj se uji qe do te perdoret per ta lagur, per ta zbukuruar sheshin, per te krijuar mundesi per lojera te femijeve gjate veres me ujin, nuk do te jete uje i pijshem, por do te jete uje shiu", tha Rama. Kete uje shiu do ta grumbulloje vetiu sheshi, fale infrastruktures se posacme nentokesore. Ceremonia e nisjes se punimeve Te shtunen u be rrethimi me tel i Sheshit Skenderbej. Ndersa dje, u inaugurua fillimi i punimeve, gjate ceremonise ku ishin te pranishem kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, perfaqesues te studios belge te projektimit 51N4E, fituese e konkursit per Sheshin, perfaqesues te kompanise Kuvajtiane MAK&Sons Group, e cila u perzgjodh per te realizuar kete projekt, deputete te qarkut Tirane, kryetare te njesive bashkiake si dhe qytetare te interesuar te kryeqytetit te cilet ndoqen nga afer nisjen e zbatimit te ketij projekti. Sheshi pedonal Kthimi i qendres se Tiranes ne pedonale (kembesore) do te beje qe qendra te bllokohet jo perkohesisht, por pergjithmone. Kjo, sepse projekti fitues e parashikon nje gje te tille. "Do te kete rruge sherbimi, ku mund te kalojne kembesoret dhe njerezit me bicikleta, por jo automjete", percakton projekti i studios belge. E rendesishme, ruajtja e vlerave antike Administrimi i godinave te vjetra Qendra do te strehoje kryesisht programe publike, disa ekzistuese, te tjera te alternuara, e disa te tjera te reja. Sipas projektit, ndertesa e Operes do te plotesohet me nje hyrje ne permasa te medha duke mbuluar oborret e jashtme ekzistuese, per te sherbyer per kongrese dhe ngjarje te rendesishme. Xhamia kornizohet nga nje dysheme e re, pak me e ngritur per t'i dhene asaj vete me shume hapesire dhe per ta bere te duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndertesat e Ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur, duke shtuar peme te mbjella qe mbulojne gjithe hapesiren e kopshtit dhe te rruges. Keshtu, kompleksi njesohet ne nje identitet te vetem duke u theksuar. Teatri i Kukullave e gjen veten ne shesh dhe lidhet me nje hapesire te re te ndertuar perpara tij duke riperdorur pemet ekzistuese. Banka Kombetare, merr se fundi vemendjen qe meriton, duke shmangur cdo nderhyrje vetem duke ndryshuar platformen perpara saj. Pike kyce, edhe ndertimi i godinave te reja Qendra Tregtare ngjitur me banken eshte ripropozuar. Ndertesa eshte e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Hapesira kulturore do te menaxhohet nga qyteti dhe mund te behet partner konkurrent i Galerise Kombetare te Arteve. Edhe pse teknikisht i perjashtuar nga konkurrimi, ripropozimi i ketij projekti eshte pjese integrale e zhvillimit te ri te sheshit. Kulla Qytetare (the Civic Toeer) eshte rivendosja e sherbimeve publike te qytetit ne nje kulle te vogel. Ne te ardhmen qytetaret e Tiranes do ta mbajne mend kete ndertese si vendin me te cilin lidhen ngjarje te rendesishme te jetes se tyre, regjistrimi i lindjes ose i marteses. Ndertesa jo vetem do te permbaje keto sherbime por do te kete edhe ballkone publike qe shohin sheshin dhe qendren e qytetit L.Ndoka

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi